Nga Hajro ÇINI*/
Duke qënë një kritik i hershëm i ish presidentit Topi, kryesisht në rrjetet sociale, kisha vërë re se shumë pak nga miqtë e mi prononcoheshin. Në fakt nuk e kish vënë re deri para pak kohësh kur në një bisedë telefonike me një nga miqtë i mi në USA, gjatë bisedës më tha:
“I kam lexuar shkrimet e tua për Bamir Topin, por nuk kam pasur rastin të të them, se duke e përmëndur aq shpesh po i ngren vlerat. Unë e njoh mirë Topin, nëpërmjet të vëllai, arkitektit, dhe e di që Topi nuk ka kapacitet, jo për president, jo për nënkryetar të PD, apo Kryetar të Grupit Parlamentar, po as për kryetar të një minibashkie. PD e përkrahu më shumë për arsye gjeopolitike dhe se fisi i tij ka qënë mbështetës i fortë i PD se sa për ndonjë vlerë individuale dhe intelektuale të tij. Ato problem që ti ngre kundretj tij qëndrojnë, por ai asnjëherë nuk ka qënë i ndërgjegjshëm për ato që bën. Ai është produkt i inateve të çastit, interesave shumë meskine dhe shpesh jo shumë të llogjikshme ose këshillave të të tjerëve.”
Të them të drejtën jo vetëm u befasova, por edhe, duke analizuar atë që ai më tha, i dhashë të drejtë. Kisha kohë që e kisha hequr Topin nga mëndja dhe isha bërë indiferent kundrejt qëndrimeve të tij. Tek po lexoja lajmet më ra në sy deklarata e mëposhtëme:
“Ata që na kujtojnë kohën kur ishim në PD u them. Ne, shumica jonë në FRD vijmë direkt nga Partia Demokratike, jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë në jetën politike, në parlament, në qeverisjen e vendit, por nuk jemi përgjegjës direkt në keqqeverisjen që iu bë vendit”, tha kryetari i Fryma e Re Demokratike, (FRD), Bamir Topi sot gjate prezantimit qe iu beri departamenteve të kesaj partie.”
Kjo është një e pavertetë kaq e madhe sa për një çast më nxorri mallin e Ponc Pilatit, tek lante duart për krimin monstruoz të kryqëzimit të Jezusit, që ai lejoi të ndodhte. Për një herë më erdhën në mëndje disa gjëra.
Së pari, vetë Topi ka qënë një nga drejtuesit kryesorë të PD, nëkryetar i partisë, kryetar i grupit kuvendor të PD-së dhe më pas President. Deputeti, që dezertoi PD-në për t’ju bashkuar partiçkës së re të Topit, Oketa, ka qënë nën kryeministër dhe ministër i Mbrojtes së Shqipërisë.
Së dyti, PD ka bërë një progress mahnitës në pothuaj të gjitha fushat. Që nga firmosja e MSA e deri tek Statusi i vendit kandidat. Që nga antarësimi me të drejta të plota në NATO e deri në heqjen e vizave për shqiptarët. Qeverisja e PD-së dhe e koalicionit ka ndërtuar mbi 10,000 kilomentra rrugë, duke ndërtuar kështu infrastrukturën më të mirë në rajon dhe më gjërë. Tani krahasuar me arritjet e PD-së, që Topi i quan keqeverisje, le të shikojmë se çfarë ka bërë vetë “antikomunisti Topi:
– Propozoi në më shumë se 90 % të rasteve kriminelë, ish prokurorë, ish gjykatës të komunizmit për në Gjykatën Kushtetuese apo në Gjykatën e lartë;
– Kur propozoi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe e mbajti në detyrë deri ditën e largimit nga presidenca Ina Ramën, Kryeprokurorja më e paaftë, totalisht e dështuar, por që ka krijuar një celulë shumë arkaike militantësh komunistë në atë institucion. Në të gjitha lëvizjet e Ina Ramës, është edhe firma e Topit. Ka raste që këto veprime Gjykata Kushtetuese i ka gjykuar si shkelje kushtetuese.
– Dekoroi kriminelin Skënder Breça; (Vrasësin e Partiotit Xhelal Koprencka);
– Nuk dekretoi ligjin e lustracionit;
– Në të drejtën e tij ligjore, po aspak profesionale, aspak konsekuente votoi për Edi Ramën;
– Uli Presidencën në një rang të një drejtorie të ministrisë së Jashtme;
– Shprehej tek përfaqsitë ndërkombëtare se Edi Rama është opozitar i dobët dhe se ai (si i “fortë”) ishte i detyruar të bëhej opozitë kundër maxhorancës – duke shkelur statusin e Presidencës për të qënë jashtë palëve dhe duke abuzuar me Presidencën duke e bërë atë fole partiçke politike;
– Organizator, frymëzues dhe garantor i aktin kriminal të 21 janarit 2011.
– Nuk dekoroi policin hero që ngriti flamurin plot krenari, vetmohim dhe dashuri dhe e futi në gji. Aq e humbi torruan Bamir Topi atë kohë sa, nuk gjykoi, qoftë edhe për hipokrizi, apo për të mbuluar gjurmët, dhe të vlerësonte atë akt;
Sa ishte nën kryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar të saj, ai ishte gjithnjë i kujdesshëm që të ruante personalitetin e tij “antikomunist” dhe të “ekuilibruar”. Kishte një situatë fantastike për të ardhmen e tij politike duke ndenjur 10 vjet president dhe me pas trashëgonte kreditin politik të Dr. Berishës dhe të PD. Por “personaliteti” i “fuqishëm” nuk e lejoi që ta shfrytëzonte këtë situatë dhe vendosi të bëhej “personalitet” më vete. Edhe për këtë situatë politike që u krijua i dha një shans të jashtzakonshëm. Ai mund të pastronte drejtësine nga e kaluara e shëmtuar, nga korrupsioni galopant dhe nga paaftësia totale. Për fat të keq nuk e lejuan dy gjëra, Kreshnik Spahiu me uri përbindëshi për korrupsion si dhe dëshira për ti futur rrota nën këmbë qeverisë, sepse helbete, tani është “Kapaçitet”, “Personalitet” dhe i “Pavarur”.
Shtetet e fuqishme janë ndërtuar nga burra shteti, në kohën kur formoheshin kombet. Duke mos patur standartet moderne të demokracisë, të udhëhequr nga një vision kombndërtues, duke përfituar edhe nga konvinienca që të jep edhe mungesa e opozitës, kanë ushtruar personalitetin e tyre të fortë dhe kanë arritur ti japin me efiçensë të lartë kombeve të tyre atë madhështi që i ka hapur frymëmarrjen e plotë. Të tillë Burra Shteti janë quajtur Baballarë Kombesh, apo Heronj Kombëtar. Thënë shkurt, mbarëvajtja varet shumë nga agjenda që përcakton personaliteti i fortë. Duke qënë se me kalimin e kohëve, idealizmi kombëtar – që normalisht udhëheq baballarët e kombeve – ka marrë formë gjithnjë e më pak idealiste dhe më shumë materialiste, bota e përparuar e transformoi mënyrën e mbarëvajtjes së kombeve me atë që ne sot njohim demokraci, ndarje pushtetesh dhe zgjedhje të lira, për ti dhënë mundësi një barazpeshe që të parandalojnë pushtetet e forta të një pakice. Ky trasformin u shoqërua edhe me një tjetër. Numri i Burrave të Shtetit u reduktua ndjeshëm dhe u rrit numri i politikanëve. Kjo nuk do të thotë që sot mungojnë tërësisht Burrat e Shtetit, por luksin që kishin, George Washington, Napoleon, Mustafa Qemal Ataturk etj. – me fuqi deri diktatoriale, por që e përdornin për të ndërtuar kombin – Burrat modern të Shtetit duhet të jenë edhe politikanë të një kalibri të lartë që të realizojnë gjëra të mëdha. Si Burra modernë Shteti sot mund të përmënd edhe Kryeministrat vizionar të Shqipërisë dhe Turqisë, përkatësisht Dr. Prof. Sali Berishën dhe shkëlqesinë e tij Taip Erdogan. Të dy kanë pasur fatin që me anën e një politike të mënçur të vënë në pozicionet e Presidentëve të vendeve të tyre nënkryetarët e Partive të tyre, në Shqipëri Topin dhe në Turqi shkëlqesinë e tij Abdullah Gul. Ka ngjashmëri vizioni që kryeministrat në fjalë përpiqen të materializojnë. Por po të krahasosh presidentët e këtyre vendeve do të shohësh me habi një dallim esencial. Ndërkohë që Presidenti dhe Kryemninistri të Turqisë kanë një vizion pothuaj të njëjtë për mbarëvajtjen e Turqisë – sepse vinë nga e njëjta parti dhe se kanë të njëjtën ideologji, apo program politik dhe pa agjenda të vogla, egoiste apo meskine, shumë ndryshe paraqitet Presidenti Shqiptar.
Krahasoni tani Abdullah Gul me devotshmërinë e tij kundrejt Turqisë dhe programit të partisë për progresin e kombit të tij, me mëndjengushtësinë, vogëlsinë, meskinitetin, inteligjencën me një nivel foshnjarak të Zotit Topi. A mund të imagjinoni se çfarë tërmeti do të kishte rënë në Turqi në rast se Shkëlqesia e tij Abdullah Gul të ndiqte një agjendë meskine siç bën Topi? Po fenomeni “Topi” është rast sa unik aq edhe i padëgjuar në historinë e kombeve. Pse? Sepse askush nuk do të toleronte ndonjë figurë politike kaq të paskrupullt në universin njerëzor. Metamorfoza e Topit nga i “djathtë” në aparencë, në një komunist të vendosur për të shkatërruar gjithçka nga vlerat që po përpiqet me shumë mund të ndërtojë PD jo vetëm të shokon, por edhe të shkakton një neveri të pështirë. Sa ndryshe do të kishte qënë puna dhe sa progres do të ishte shënuar në rast se zoti Topi do të kishte punuar për kombin, sidomos për pastrimin e drejtësisë, në mbarëvajtjen ndërinstitucionale etj. (Shenim:Artikulli iu dergua Diellit nga vete autori)
Hajro Çini M.A. Economics,
Richmond Hill, Ontario
Hajro.cini@sympatico.ca
Anesti says
Pershendetje H. Cini.
Nuk ke bere nje shkrim kritike, por nje faksimale te mjira fleteve te Komedise Njerezore te Honore De Balzac.Kushdo piktore mundet te marre penelin dhe te jape pamjen e shpirtit tradhetare dhe te njeriut te lig, i cili shpesh na paraqitet me pamjen e njeriut fisnik.Natyrisht qe nese ky tradhetare dhe i pa afte,do te ishte ne pozita te drejta, nese popzita do te ishte konstruktive, nese drejtesia do te ishte ne nje pozicion te moralshem, sigurisht te gjithe do te merreshim me te metat e Berishes dhe vendi do te shkonte shume perpara.Morali nuk le vend te merresh me te metat e triumfuesit, pasi duke tentuar te “vendosim vetulla mundet te nxjerrim syte.”