Është mbrëmje dhe gjendemi në Frasnitë, një ngulim arbëresh në Kalabri. Në këtë qytezë Lidhja e Krijuesve në Mërgatë zhvilloi aktivitetin e tij vjetor e quajtur “Pranvera Arbëreshe” pranë Bibliotekës internacionale A. Bellusci..
Bëhem gati shpejt e shpejt dhe nisem tek auditoriumi. Ndërsa ecën ë këtë qytezë zhytesh në një dialektikë ku frymarrja dhe mendimet dialogojnë, e lënë hieroglifet e tyre në këto rrugica, arkitektura 400 vjeçare. Rrugicat e gjitonisë janë të ngushta. Hedh sytë. Shikon stema shtëpish eleganca e një epoke, të shoqëruar nga një heshtje e zhurmshme shekullore. Mbartin pat’hos, janë solemne e të trishtueshme. Një skenografi dramatike, në pragjet e tyre copëza- jete.
Heshtje e këtyre shtëpive “ të boshatisura”, Boshlleqe që lihen të zbuluara
“..il dolore non sta sulla carne, ma sul tempo”…
Tek një parvazë ka mbirë lulkuqja dhe bari i egër,
e si nëpër mugëtirë ndien atë profumin e një malinkonie të një jete të shkuar.
Mure që pëshpërijnë, zgavra që ulurijnë, përpjekje e mundi të atyre shpirtërave arbëror që kurrë nuk u pikturuan. Të trëmbin luftrat, por të friksojnë edhe këto heshtje shtëpishë ku shumë prej tyre nuk pipëtinë jetë njeriu. Është e egër qënia njerëzore. Ajo nuk vret vetëm me armë, ajo shuan kombe, popuj edhe me asimilimi.
Si mentesha të mbërthejnë këto psherëtima të heshtura, e pergamena mendimesh rrjedhin në hapsirë sikur të isha në brendësi të atyre pikturat sterile të E. Hooper, ku heshtje dhe qënia humane shkrihen në një fasade inerte.
Vazhdoj të eci.
Jam disi me vonesë, por hapat e mia ndjekin ritmin e kësaj qyteze. Këtu askush nuk vrapon, edhe hapi im i ngadalshëm duket shumë i shpejt. Dikush i ulur tek stoli pranë kroit të kishës. Bastonin e ka ndër duar dhe kokën varur mbi të. Ndoshta ndjeu hapat e mi. Ngre disi kokën, jap një buzëqeshje, i flas shqip, nuk më kupton, dhe vazhdoj destinacionin. Mendimet nuk më lënë të shihja përqark.
Është zëri i Emanueles, një djalosh arbëresh, avokat nga San Cosmo i cili më therret:
“Eja, shpjet se po të presim!”
Ulem. Salla ishte mbushur plot. Një kontrast me atë çka kisha përjetuar jasht. Nuk vonon, dhe spektali fillon. Aktorët hyjnë në skenë. Gëzimi i spektatorëve shqiptar është shumë i madh.
Nisin debutimin me fjalët arbërisht. Për herë të parë shohin një teatër arbëresh, dhe me sa duket nuk janë të interesuar për debutimin e tij ,se sa të interesuar për të veçantën e këtij teatri, në gjuhën arbëreshe. Të gjithë sytë nga palkoshenikun. Mjafton fraza e parë dhe sytë e mëndja e spektatorve të ardhur nga diaspora përqëndrohen tek ta. Flasin një gjuhë 600 vjeçare të ruajtur në një atdhe të dytë. Nuk e kanë të lehtë ti kuptojnë frazat, ndikimi i shekujve mbi gjuhë ka bërë punën e saj, por mallëngjehen, se vëllezërit e tyre vazhdojnë të flasin gjuhën e mëmës dhe tatës të epokës së Sjkënderbeut. Një emocion shikon në sytë e miqëve të diasporës. Skeçet vijnë njëri pas tjetrit dhe entuziazmi, sentimenti, i të gjithë këtyre artistëve e poetëve si një sinergji e fuqishme shkrihen me njeri tjetri dhe krijojnë atë magji që vetëm gjaku i diasporës me gjakun e shprishur dinë ta krijojnë.
Sot “ Pitoni-asimilim” i pa mëshirshëm i mbështjellë çdo ditë e më shumë duke i tkurrur gjuhën deklaruar nga Unesco si gjuhë në rrezik zhdukjeje. Ligji 482\ 99 një ligj i çalët, që nuk mbulon mësimin e gjuhës së detyrueshme nëpër shkolla, sforcon në maksimum si individin edhe shoqatat për të mbijetuar pa ndihmën e istitucioneve, por në këto qyteza shpirti i arbit rron dhe të destinuar për të qenë të përjetshëm.
I afrohemi zonjës Lucia Martino, e cila është edhe themeluesja e këtij teatri dhe i kërkojmë të na informojë diçka mbi këtë teatër.
“Unë nuk vij nga një shkollim artistik- na thotë Lucia- Unë jam një profesoresh në pension dhe kam punuar në Institutin Comprensiv Ernesto Koliqi. Kur ligji 482\99 dha mundësi fakoltative që ne tiu mësonim gjuhën dhe kulturën fëmijëve, kështu mendova të hapja laboratorin e guzhinës, ku të flitej arbërisht dhe të bëheshin recetat e guzhinës arbëreshe, dhe në të njëjtën kohë edhe një laorator të teatrit. Me pak fjalë mësonin gjuhën e të parëve duke u zbavitur. Gramatika iu duhet gjuhëtarëve dhe jo fëmijëve. Kur unë isha e vogël( sot jam 73 vjeç) në shtëpi flisnim vetëm italisht, në shkollë unë nuk dija italisht atë e mësova dalëngadalë në shkollë. Dua t’iu them se në familje dhe në shkollë mësohet gjuha.”
Kur dola në pension mendova të krijoja një teatër dhe kjo u bë pjesë e shoqatës “Vorea” e cila u krijua në 14 shtator 2014. Këtë vit kemi 10-vjetorin e krijimit të saj. Qëllimi ishte ruajtja, dhe përhapja e gjuhës arbëreshe. Aktiviteti ynë mbahet jo vetëm në auditorium, por e sjellim edhe ne sheshet e katundit tonë. Teatrin nga viti në vit kërkojmë ta pasurojmë, me skeç, me parodi, e komedi. Por puna jonë e pa ndalur ka bërë që të paraqisim edhe dy vepra kulturale; Legjenda e Kostantinit dhe Jurendinës, dhe të fabulës “Ish një herë Pinoqi”, të cilat i kemi paraqitur edhe në Tiranë dhe Ulqin” – përfundon mësuese Lucia.
Spektali që pamë në mbrëmjen e datës 5 Maji ishte i mberkullueshëm.
Serioziteti dhe angazhimi i këtyre aktorëve amator që debutojnë në një gjuhë, të cilën nuk e e shkruajnë, dhe as nuk frekuentohet në shkollë e detyrueshme, por vetëm trasmetohet brez pas brezi, në shekuj në familje, i bënë të gjithë këta aktor të mbrekullueshëm më tepër se sa profesionistët e vërtetë.
Mbyllen perdet dhe një nga një dalin këta aktorët në moshë të rritur. Amato Elena, Marietta di Cunto, Pace Salvadore, Stabile Maria Pia, Cecarini Gemma, Basile Salvadore, Ferrari Margarita. Këta aktor kanë edhe një rregjisore, quhet Ima Guarisci e cila nuk është arbëreshe, por duke parë përpjekjet që bëjnë këta arbëresh për të ruajtur gjuhën dhe kulturën e tyre, edhe ajo vendos jo vetëm profesonalizmin e saj por edhe shpirtin .
Komeditë shkruhen nga i madhi Vicenzo Bruno.
Sot,në auditorium ka spektatorë të veçantë, mbledhur nga e gjithë Diapora: Franca, Gjermani, Austri, Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë. Marrin pjesé kryetari i Lidhje sé Krijuesve né Diasporé Z. Musa Jopulli, Sekretari Z. Mentor Thaqi, Miku i madh i arbéreshéve Gazetari Rexhep Rifati, Hulmtuesi, studiuesi dhe autor i dhjetrave librave z.Hazir Mehmeti me banin në Austri, Mbështetësi i gjuhës dhe kulturës arbëreshe Z. Heset Ahmeti, Studiuesi slloven Petro Stoka, Arkitektja dhe kryetarja e shoqatës Gjenocidi në Kosovë Z. Shqipe Bytyqi, Koordinatori i hapjes së 105 shkollave të gjuhës shqipe në zvicër Z. Vaxhid Sejdiu dhe dhe Bashkshortja e tij mësuesja Qefsere Sejdiu, Atelier Sokol Hametaj nga Franca, pIktori Milazim Ukëhaxhaj, e me dhjtra e dhjetra mësues, mjek, intelektualë të diasporës, dashamirës dhe miq të botës arbëreshe. Merrnin pjesë edhe shumë arbëresh si mësuesja Antonieta Rimoli, Francesco Frega, Emanuele Rossanuova, Michele Greco etje..
Lucies, i kanë ardhur vëllezërit dhe motrat anë e mbanë Europës dhe ajo si gjithmonë nuk kursehet. Ajo kishte përgatitur për ta një bufe tipike arbëreshe.
Ishte një mbrëmje shumë e bukur dhe emocionuese. Atë mbrëmje ishte edhe Këngëtari Francesco Frega i cili i dha mbrëmjes atë ton gazmor duke improvizuar një program spontan, me repertor të këngëve arbëreshe. U ndiemë kaq mirë, sa dikush edhe u përlot.
U kthyem në dhomat tona më të pasur, dhe më përgjegjës për atë ç’ka ndodh e po ndodh mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe e cila po asimilohet nga dita në ditë, dhe që mbahet gjallë falë këtyre arbëresheve.
Arbërisë së arbëreshëve duhet t’iu jemi mirënjohës që me forcat e tyre kërkojnë sado pak të mbajnë gjallë gjuhën. Lucia është edhe themeluese e shoqatës “Vorea”, fru edhe të një vepre letrare; La donna Arbereshe, Ieri, Oggi, e Domani.(tra sacro e profano). Me autorë Emilia Blaiotta, Lucia Martino, Flavia D’Agostino e Lucrezia Lindia. Prefazione di Adela Kolea
Design: Francesco Di Benedetto. Libri është një himn i gruas arbëreshe, e cila ishte edukuatore, sepse iu jepte kulturën arbëreshe, ishte mësuese sepse iu trasmetonin gjuhën fëmijëve, ishte një artiste sepse qepnin kostumin arbëresh me duart e tyre, ishte një patriote, dhe amvisë shumë e mirë. Gratë, dje, sot dhe nesër, një vazhdimësi në epopene e tyre, si krijuese, sa nobile, por edhe aq trime,e të zonjat që mbanin mbi shpatull shtëpinë, miqësinë e shoqërinë.
Lucia, ka dhënë dhe jep një kontribut të madh dhe për këtë është vlerësuar dhe nderuar me shumë tituj e çmime, por Lucia ngelet në zemrën e cilit do që e takon si një grua fisnike
Siç e shohim, Arbëria nuk është thjesht e gajdexhinjëve, që iu bien lëkurave e i fryjnë pipzave. Arbëria, është artë, mbajnë polifoninë e hershme, është vazhdimësi e një folklori të mbijetuar, e shenjtë dhe e përcjellë me dashuri e fisnikëri.
Arbëri, shkroi gjuhën e vet, në dejet e tij. Arbëri edhe pse sot i tkurrur vazhdon ta përfaqësojë atë identitetin e tij në një mënyrë mahnitëse. Kjo Arbëri nuk është e padukshme, ajo po ulurinë me të gjithë format e saj. Kjo Arbëri, është e lënë në indiferencën e atyre të cilët nuk duan ta shohin, nuk ta prekin, nuk duan ta mbështesin, me dinjitet ashtu siç e meriton. Gjuha mëmë është e drejta e tyre.
Mos harroni këtë Arbëri. Ne ikim e vijmë, brohorasim për ato pak orë që qëndrojmë duke thënë: sa e bukur, sa mirë që e kanë ruajtur gjuhën, dhe shpesh kur ikin nuk kthehet koka më prapa tek këta njerëz me gjak Arbëri, ku shpirti i të cilit rron!
Arbëria, nuk është atavizëm. Është qytetërim. Arbëria është dinjitose, nuk kërkon mëshirë, as vuan nga deliri i madhështisë. Arbëria kërkon vendin e saj në hapsirën e saj që meriton.
Në këto qyeza falë këtyre arbëreshëve, rron ajo vlerë e qytetërimit dhe e kulturës e mbi të gjitha të kësaj gjuhe e cila u ka mbijetuar dhunimeve të kohës, natyrës, njerëzve, globalizimit.
Etnia Arbëreshe prej 600 vjetësh
Është në sytë e mbarë botës si pistili luleve të bajames,
të përsosur dhe në të njëjtën kohë të pa përsosur,
por që bletët këto lule i tërheqin shumë se kush lule tjetër…
…Të ringjallësh identitetin,
fillo nga ajo pakëz që ka ngelur,
e këtë humus, spërkate me frymën e dashurisë…!
….Arbëreshët,i ngjajnë feniksit
Ringjallen, edhe atëherë kur duken të djegur!
Arbëria është e destinuar për të qenë e përjetshme !
Mos harroni aty ku është një arbëresh është një Arbëri!
Në vijim disa sekuenca nga teatri, Fotografi i tyre është Pierfrancesco Ferrari . Një fotgraf gjithmonë i pranishëm në çdo detajë të botës arbëresh. Askush si ai nuk qëndron çdo ditë pa fotografuar çdo pjesë që rrethon këtë qytezë të botës arbërshe.
Ornela Radovicka
Qëndra albaologjike A. Bellusci themeluar 1980