Nga Keze Kozeta Zylo/
Teatri Kombëtar i Shqipërisë ndonëse e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekt i nisur në fillimjanarin e 1938-ës dhe që përfundoi në shtator të 1939-ës, mjerisht u shemb.
Shembjet shpirtërore dhe fizike do të vazhdojnë ta lenë Shqipërinë vendin e fundit në Europë.
Godina e Teatrit tonë që beri histori dhe nxori aktorë kalibri të paktën ndër artdashësit shqiptarë u vu në shënjestër nga grabitqaret e vendit dhe të huajtë.
Ndonëse kam qenë vazhdimisht në mbrojtje të Teatrit Kombëtar duke pasur rastin te jem fizikisht dhe te shkruajë gjithmonë si: “Mos i vini kazmën Teatrit Kombëtar!”
Mos i vini kazmën kësaj pasurie të patundshme të shpirtit të popullit, përsëri se bindëm dot “kryeqeveriun” Rama dhe sahanlëpirësit e tij.
Sot Teatri Kombëtar mjerisht u shemb nga kazmat, por kujtesen s’e shembin dot si në këto foto që kam nga Tirana në vitin 2018-të në mbështetje të protestuesve. Këtë godinë kombëtare që i kam treguar mbesës sime Deas plot krenari dhe dashuri nga Tirana ime s’mund ta djegë askush, s’arrijnë dot në New York, nëse mbërrijnë shkrumbohen pa u nisur…
Teatrin Kombëtar e shembën, por historinë s’munden kurrë…
(dita e 51-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)
17 Maj, 2020
Staten Island, New York