• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MIHO GJINI: TEATRI YNË PARA DHE PAS FLAMËS SË PANDEMISË

October 3, 2020 by dgreca

Kujtimet e Mjeshtrit të Madh Miho Gjini me plejadën e parë të ndritshme të aktrimit me Birçe Haskon, Gëzim Kamen, Kristaq Mitron, Llazi Serbon, Mevlan Shanaj, Minella Borovën, Niko Kanxherin, Petrika Rizën, Saimir Kumbaron dhe Timo Fllokon…

Intervistoi Çerçiz Loloçi-*

Çerçiz Loloçi…

Kujtimet e Mjeshtrit të Madh Miho Gjini me plejadën e parë të ndritshme të aktrimit me Birçe Haskon, Gëzim Kamen, Kristaq Mitron, Llazi Serbon, Mevlan Shanaj, Minella Borovën, Niko Kanxherin, Petrika Rizën, Saimir Kumbaron dhe Timo Fllokon….

Larguar prej vitesh nga Shqipëria, herë pas here keni qenë në Tiranë për të promovuar monografitë për artistët, si libra mbi teatrin shqiptar. Këtë kohë ku ka qenë e fokusuar puna juaj, libri që keni mbaruar? 

Miho Gjini: Ky libër titullohet “10+1”, sepse bën fjalë për 10 ish-studentët e mi në Akademinë e Arteve, (me Birçe Haskon, Gëzim Kamen, Kristaq Mitron, Mevlan Shanaj, Niko Kanxherin, Petrika Rizën, Saimir Kumbaron dhe Timo Fllokon), të vendosur kështu, sipas regjistrit shkollor, duke shtuar këtu edhe dy studentët e mi, aktorët Llazi Serbo e Minella Borova që janë larguar nga jeta; po kështu edhe kolegen, të ndjerën Drita Agolli, regjisoren e parë profesioniste të Shqipërisë, e cila përbënte atë shtojcën numerike: “+1”. Po ky libër, i tridhjeti i imi, mund të mos ishte shkruar, nëse nuk do të kishte ndodhur që, gjatë këtyre 44 viteve, para kësaj pandemie të mallkuar, nuk do të kishte ndodhur ndër ta ai fenomen i ‘ligjit të pashkruar’ se nxënësi jo pak herë ia kalon edhe mësuesit, ashtu sikur ndodh edhe brenda familjes për djalin që ia kalon babait. Nuk kishte rast më i bukur që unë të shprehesha për këtë mrekulli të artit shqiptar, kur plejada e re e artistëve më të shquar të sotëm, kanë qenë, krejt rastësisht, studentët e mi e të Dritës. Se sa ia kam arritur, këtë mund ta thonë vetëm ata, ish-studentët e mi, por edhe kritika aristike dhe artdashësit e shumtë që janë gjithmonë në kontakt me krijimtarinë e tyre. Dhe ky  libër, në trajtën e një albumi shfletohet lehtë, po edhe sepse kaq e pata ‘jorganin për të mbuluar këmbët e mia’!

Jeni shprehur më herët se dashuria për teatrin nuk rresht. Këtë e keni treguar përmes disa monografive, që keni shkruar për artistët si Mihal Popi, Naim Frashëri, Margarita Xhepa, Nikolin Xhoja, etj. Paralelisht me këto libra për korifejtë e Teatrit Kombëtar, të cilët i keni quajtur si ‘themelues’ të këtij teatri, keni botuar edhe librin me portrete krijuese: “Jetë artistësh” të personaliteteve tona të padiskutueshme si Kadri Roshi, Sandër Prosi, Besim Levonja, Mihal Stefa, Kujtim Spahivogli, Tano Banushi, Bexhet Nelku, Robert Ndrenika, Yllka Muja etj. Çfarë mund të na thonni për këto figura të teatrit shqiptar dhe kontributin e tyre në jetën artistike të vendit? 

Miho Gjini: Secili prej këtyre artistëve me emër të ndritur solli ‘diçka të vetën’ që pasuroi artin tonë skenik. Dhe ndërsa disa prej tyre si Mihal Popi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Mihal Stefa, Besim Levonja, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Margarita Xhepa, Marie Lagoreci, Pandi Raidhi, Nikolin Xhoja e Ndrekë Luca, për të cilët edhe jam shprehur më tepër, vinin nga lëvizja amatore e vendit, po edhe drejtpërdrejt nga rreshtat e partizanëve, duke prurë në teatër talentin ‘e virgjër’, eksperiencën vetiake të përparuar e plot jetë; grupimi tjetër i mëpastajmë vinte nga shkollat  e larta, të huaja e tonat, duke prurë në Teatrin Kombëtar një mjeshtëri më të lartë aktrimi, të një eksperience shkencërisht të provuar në Teatrin Botëror, ku përveç atyre që rradhitëm, dhanë kontributin e tyre të vyer edhe artistë të mëvetshëm si Piro Mani, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Andrea Malo e Mihal Luarasi. Këta ishin edhe pedagogët tanë që na mësuan ABC-në e artit skenik profesionist e të kinematografisë, derisa u krijua brezi i tretë, me Robert Ndrenikën, Yllka Mujon, Luiza Xhuvanin, Roza Xhuxhën (Anagnostin), Ndriçim Xhepën, Reshat Arbanën, Serafin Fankon, Vangjush Furxhiun, Bujar Lakon, Agim Qirjaqin, Fatos Selën, Roland Trebickën… Ata të dhjetët që janë inkuadruar në librin tim të ri, radhiten si brezi i katërt, ndërsa ka dal në pah brezi i pestë i aktorëve me Alfred Trebickën, Vasjan Lamin, Arben Dërhemin, Alert Çeloaliajn, Ervin Bejlerin, Marsela Lenën, Olta Gixharin, Olta Dakun, Nik Xhelilin, Kristjan Koroveshin, Alesja Xhemali e me radhë, për të mos bërë ‘lista’ para kohe!… Breza të rinj do të shfaqen ende. Përtëritja e talenteve dhe e brezave të artistëve do të jetë e vazhdueshme. Teatri dhe kinematografia kërkojnë vazhdimisht ripërtëritje, freski, talente të të gjitha moshave, deri tek vogëlushët e regjizores Xhanfise Keko, të cilët sot janë bërë interpretues të gjyshërve e të gjysheve tona!

–Për ju, a është bërë mjaftueshëm nga institucionet për të promovuar veprimtarinë e këtyre artistëve të njohur ndër vite? 

Miho Gjini: Ka dy lloje promovimesh, ai i veprave teatrore e kinematografike që bëhen, sa herë del para publikut krijimtaria e artistëve, në trajtën e spektaklit e të filmit, pra ai i premierave të tyre si edhe ai i librave që u përkushtohen artistëve, ku radhitet botimi i dramaturgjisë më shumë e i skenareve më pak, i monografive për artistët e karrierës, të cilët i evidenton koha si personalitete të padiskutueshme. Për fat të keq, këto të dytat bëhen pak, ose aspak! Kam patur fatin t’i takoj personalitete të brezit të parë që u ulën në bangat e Shkollës së Lartë të Aktorëve dhe ne u përballëm me një boshllëk të tmerrshëm të literaturës profesionale për aktrimin e regjizurën. I nënshtroheshim praktikës së leksioneve që jepeshin nga persona të paktë që e njihnin teatrin, sikundër qe Xhamal Broja apo të vinte nga Moska një pedagoge e institutit të famshëm “GITIS” që të na jepte leksionet e “mjeshtrisë së aktorit”, sipas teoricienëve të Shkencës Teatrore Ruse, të Stanislavskit e të Dançenkos… Botimet e para tek ne përfshiheshin në disa dispenca të përkthyera e shumë kohë më vonë u duk nëpër libraritë tona ndonjë libër origjinal për Aleksandër Moisiun, edhe ato me karakter biografik e jo si studime analitike për artin e kolosit tonë të aktrimit botëror. Promovimet e librave për teatrin as që njiheshin fare në mjediset e teatrove tona, kur ato ende nuk ishin shkruar e botuar. Egzistonte vetëm një normë për të bërë 4 spektakle në vit, si edhe një shfaqje për fshatin, si ‘plan pune i detyruar’ për aktorët, regjisorët e pedagogët e tyre, të cilët njiheshin vetëm si ‘shërbëtorë të partisë’ që ishte në krye të vendit… Ndërkohë artistët tanë tmerroheshin prej këtyre ‘promovimeve’, ku vinin gjithfarësoj censorë të politikës së ashpër, me ‘gërshërë në brez’ dhe jo pak herë me ‘thikën pas shpine’.

U shprehët se keni qenë student i vitit të parë të Institutit të Lartë të Arteve, të Fakultetit të Aktrimit, që është hapur në vitin 1959. Çfarë kujtoni në ato vite? 

Miho Gjini: Kujtoj një etje të jashtëzakonshme për teatrin e adhurim për artistët e parë të skenës sonë, ashtu sikundër ishin. Për Mihal Popin, aktorin e viteve ’30 të shekullit të kaluar, që italianët e kishin quajtur ‘komiku i kryeqytetit shqiptar” apo për dy aktorët që vinin drejt e nga lufta, për Naim Frashërin e Besim Levonjën… Ky i fundit, atë skeçin për Prefektin e Tiranës, që e loznin në mal me aktorët partizanë,  e bëri komedi të plotë dhe menjëherë e interpretuan aty, në godinat që gjetën si më të përshtatshme të ‘Dolpolavorës’ së ushtrisë italiane, ngritur me ngut, për dëfrimin e saj, që më pas do të merte emrin “Teatri Popullor”. Mirëpo ndodhi që njerëzia zinte radhën para sportelit të këtij teatrit që pas mesnate, për të siguruar një biletë dhe ‘thyheshin dyert’ kur hynin për të parë në skenë komedinë e Besimit, sido që ishte ajo. Ne patëm fatin të ‘ushqeheshim’ me këtë atmosferë ngazëllyese dhe ishim, si të thuash, me një fat dytësor: që shkolla jonë e aktorëve profesionistë, të ishte pranë tyre. Po jo vetëm kaq. Ne përbënim kontigjentin e parë të këtij teatri dhe unë do të kujtoj ende, si një privilegj të madh se e gjitha klasa jonë prej 25 vetësh, do të përbënim emrat e parë të spektakleve të para, përbri këtyre themeluesve të mëvetshëm, çuditërisht edhe të aftë për të interpretuar edhe personazhet-heronj. Kështu kur u vu në skenë tragjedia e Shekspirit ‘Hamleti’ nga një regjisor rus, që edhe ai ishte me një këmbë prej druri, (humbur në Luftën e Dytë Botërore, si pjesëmarrës i ‘Ushtrisë së Kuqe’ në një betejë me gjermanët!), duke qëndruar në skenë, përbri Mbretit Klaud të Pjetër Gjokës, me një tabaka në dorë, ku ishte gota me helm, e destinuar t’ia çoja Hamletit të Naim Frashërit, sa të më jepte urdhër ai. E, ajo që do të ndodhte, me vrasjen e tij, i helmuar nga një mbret ogurzi, për t’i marrë mbretërinë e të ëmën për grua njëherësh, i shpuar edhe nga rapjera e Laertit, do të fiksohej në mëndjen e zemrën time tërë jetën, aq më tepër se, nga rreshti i parë i sallës u dëgjua një klithmë e thekshme; ishte vajza e aktorit Naim Frashëri që interpretonte Hamletin, me një vërtetësi të shkëlqyer, aq sa ajo kujtoi se i vranë të atin me të vërtetë!

Për këto botime kushtuar teatrit dhe artistëve, a keni kërkuar ndonjëherë mbështetje te Ministria e Kulturës? 

 Miho Gjini: Ky është një kapitull më vete që, sipas meje ‘nuk ka Perëndi që ta ndreq’! Sa flitet për para, nisin të veprojnë ‘njëqind mekanizma të nëndheshme’, shpiken lloj-lloj formularësh, hapen kalendat greke për to e për atë që i kërkon paratë! Dhe jepen shumë herë sipas të njohurve, tarafeve e klaneve egzistuse. Do të përmend këtu ‘habinë e madhe’ që pati miku im në Athinë, Thanas Medi, kur iu dorëzua çmimi i parë për romanin e tij (për Sokrat Bubën), sepse po delte edhe një ‘i panjohur’ nga fisi i vllehëve të asgjëkundit (!), pra një ‘askushi”, për të rrëmbyer kështu të parin çmim, madje në rangun kombëtar, pa e parë e  dëgjuar njeri! Sepse ‘shkrimtarllëku’ e tarafllëku, poshtë e lart ‘fshatit tonë të vogël’, qenë mësuar që çmimi i parë të jepej vetem midis dy-tre emrave që qarkullonin nga viti në vit. Po, le të sjellim edhe rastin e kundërt timin, kur në 30 libra të shkruara, mezi u dha minimumi i mbështetjes financiare, për ta botuar monografinë ‘Diva shqiptare’ për Artisten e Popullit Margarita Xhepa, mbi pesë vite pas botimit të këtij libri, me paratë e pensionit tim e me ‘këmbët’ e Margaritës që trokiti disa herë te ish-Ministri i Kulturës e ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës! Rasti i dytë, kishte ndodhur, me kërkesën që dikasteri përkatës të na ndihmonte të botonim për gjithë Diasporën Shqiptare të vetmen revistë për Letërsine e Artet “Pegasi”, ideuar e realizuar nga poeti Grigor Jovani e unë si kryeredaktor që arritëm të botonim 13 numra e ngecëm në vend prej “xhepave tanë të grisur” në mërgim… Shkuam vetë tek ministri ‘merhum’ i asaj kohe, i cili qe bërë qesharak edhe nga fakti i asaj ‘kërkese absurde’ të tij për të sjellur këtu eshtrat e Ismail Qemalit” kur ato preheshin, prej dekadash në vendin tonë, i cili na priti tek shkallët e dikasterit e na përcolli po aty, derisa u detyruam ta mbyllim botimin e kësaj reviste shumë te suksesshme e të domosdoshme për jetën kulturore të vendin, kur ende shohim tek mbështeten lloj-lloj botimesh pa peshë e pa ndonjë vlerë të qënësishme. No Coment! Në vend që organet egzistuese dhe institucionet e larta t’i thërrasin e t’u luten intelektualëve që merren me ‘kësi punësh’, me paradhënie në dorë që të bëjnë të tilla vepra, të domosdoshme për jetën shoqërore të vendit, për kulturën, artin, letërsinë, dramaturgjinë, historinë, përgjithësisht shkencën tonë kombëtare, shpiken lloj pengesash burokratike, klauzola, formularë ‘projektesh’ e sorollatjesh të pafundme, për t’ua ‘plasur buzën’ këtyre krijuesve të njohur e të afirmuar… Ca më tepër, kur janë fare të panjohur, si puna e Medit!

Çfarë ju shqetëson sot për teatrin në vend dhe artistët; çfarë duhet bërë më tepër nga institucionet si Teatri Kombëtar dhe Ministria e Kulturës? 

Miho Gjini: Më ngjan se e ‘konsumova’ këtë pyetje me ato që thashë më sipër. Se edhe për jetën e brendshme, gjendjen, funksionin, të drejtat e ecurinë e mëtejshme të teatrove tona, ende nuk ka ligje bazike, të qëndrueshme e me perspektivë. Nga kjo lind edhe ajo gjendje e mjerueshme e artistëve tanë, të cilët japin shumë nga vetja dhe marrin fare pak, sidomos nga shteti i tyre dhe do të mbeten gjithmonë si njerëzit më të varfër e më te papaguar në vendin tonë, për punën e tyre të vështirë, të veçantë dhe me emocione të mëdha, e cila nuk kërkon vetëm talentin, po edhe një punë vetiake raskapitëse e emocione të pallogaritshme që ua shkurton atyre jetën, sikundër ka ndodhur edhe me Mihal Popin, Naim Frashërin, Kadri Roshin, Nikolin Xhojën, Bexhet Nelkun, Agim Qirjaqin, Bujar Lakon, Fatos Selën, Roland Trebickën, Llazi Serbon, Minella Borovën, Aleko Prodanin e ndonjë tjetër që na ikën para kohe, në kulmin e karrierës së tyre, ende pa i thënë të gjitha, pa u shprehur plotësisht me vlerat e tyre të jashtëzakonshme. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, pa e gëzuar as artin e as jetën, kur në vende perëndimore artistët madhorë bëjnë një jetë komode e janë njerëzit më të privilegjuar, madje më të pasur se nga një ministër e deputet së bashku. Ata janë ‘ajka’ e shoqërisë dhe e vendit të tyre. E kundërta me këta të fundit që përmendëm, të cilët, jo pak herë ngjiten deri aty, me mashtrime, korrupsion e me dëftesa shkollore false, duke u pasuruar në fare pak kohë! Përse të ndodhë kjo gjëndje?! Se, edhe në gjysmën e shekullit të diktaturës dhe as sot, ne 30 vitet e tranzicionit tmerrësisht të gjatë, nuk u vu asnjëherë në krye të dikasterit të kulturës një personalitet i Kulturës, i Artit e i Letërsisë, po vetëm partiakë të devotshëm, edhe kur këta janë tërësisht të papërgatitur, madje të painformuar, jo vetëm për gjendjen aktuale të njerëzve të shquar të vendit të tyre, po as për eshtrat e tyre?!

Një tjetër problem që kanë ngritur autorë të ndryshëm ka qenë dhe mungesa e dramës shqipe në skenat tona. Ju çfarë mund të na thoni? 

 Miho Gjini: Edhe kjo pyetje ka të bëjë me ato që u thanë më sipër. Duke kujtuar se tek ne egziston pandehma që gjinia e dramës është më e lehta, si një bisedë që bëhet midis dy a më shumë personazheve e jo ashtu, sikunder thoshte Shekspiri me gojën e Hamletit se: “Drama është gracka ku shpirti i mbretit zihet si Laraska”! Pra, kemi të bëjmë me një “lëndë të sofistikur”, me një mjeshtëri krejt të veçantë, me organizimin e të cilit jam marrë vetë dhe që do të përfundoja në burgun politik, së bashku me regjisorin Mihal Luarasi e dramaturgun Minush Jero! Megjithatë, le të pranojmë se atëhere punohej sistematikisht në teatër, me energji të jashtëzakonëshme krijuese. Ndryshe nuk merrje as rrogën për të ushqyer familjen! U evidentuan edhe spektakle të nivelit të lartë, sikundër qenë: “Karnavalet e Korçës”, “Halili e Hajria”, “Hijet e natës”, “Toka Jonë”, “Familja e Peshkatarit”,”Këneta”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”,”Hamleti”, “Gratë gazmore te Uinstorit”, “Dhelpra e Rrushtë”, “Xhaxha Vanja” e të tjera si këto, ku do të shkëlqenin edhe talentet e para të aktrimit shqiptar, ku do të ‘thyheshin’ dyert e teatrit për të parë një shfaqje në skenë.

Jemi në fund shtatori e fillim tetori dhe çdo vit kjo periudhë përkonte dhe me nisjen e sezonit artistik; për shkak të pandemisë ende nuk dihet se si do të vijojë aktiviteti në institucione. Në këtë situatë ju çfarë mendoni se duhet bërë për teatrin? 

Miho Gjini: Pandemia e vuri teatrin para një sprove të vështirë që ka të bëje drejtpërdrejt edhe me egzistencën e tij jetësore… Se teatri është një art kolektiv, i cili harmonizon punën krijuese të artistëve të skenës me publikun që është në sallë, drejpërdrejt i lidhur me reagimin e tij e me frymëmarrjen e tij…  Ndryshe nuk mund të bëhej!… Me maska?! Në distancë?! Të shkëputur nga njeri-tjetri?! Është duke u provuar edhe kjo, më thanë disa spektatorë që ishin në Korçë muajin e kaluar, ku u zhvillua një festival komedie, jashtë sallës së teatrit. Miku im, kritiku Josif Papagjoni shkruante në një gazetë para disa ditësh se, mbi taracën e Teatrit të Operës u shfaq drama e re e Çapalikut dhe u kalua “sprova e një suksesi” kundër Pandemisë. Tani unë vij nga Dibra e Madhe, në Maqedoninë e Veriut, e cila zhvilloi një festival teatri me pjesë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Dua të them se ka nevojë për më shumë investim për dramën. Dramat nuk mund te shkruhen nga njerëz që vetëm kanë dëshirën për të krijuar drama, që bëjnë edhe provat e para dhe që nuk kanë studiuar 4 vite të tëra në një fakultet dramaturgjie, që në vendin tonë as që është menduar të ngrihej ndonjëherë e as të dërgohej jashtë vendit ndonjë autorë me talent, me prirje e fantazi që të mësojnë ligjet e saj. Mbetëm në ato përjashtime të veçanta me talentet e dikurshme, të rralla të autorëve Spiro Çomora, Xhemal Broja, Kolë Jakova e Vedat Kokona që kanë jetuar e bërë jetë e shkolla analoge jashtë shtetit amë, të prirur ta njohin e dashurojne teatrin dhe dramaturgjinë, si gjininë më të vështirë të letërsisë. Pa u bërë nihilistë, edhe tek ne, në periudha të ndryshme, jane shkruar e po shkruhen edhe drama origjinale, po këto jane fare te pakta, të keqkuptuara hera-herës, nga shkrimtarë me përvojë të gjatë, si Bubani, Laço, Paçrami, Kraja, Kozeli, Çapaliku, Shllaku, Rama, Kame etj, të cilat kanë pasur vlerë në kohë e periudha të caktuara e pastaj janë ‘mbyllur’ në kohët e sotme. Zhvillimin e hershëm të dramaturgjisë kombëtare e ka penguar edhe e ashtuquajtura ‘platfomë ideologjike e politike’ që e sugjestiononte koha e rënduar e së kaluarës… Për 50 vjet, ata qe shkruanin drama e kushdo tjetër, quheshin “Shërbëtorë të Partisë” e drama duhej të qe me domosdo: “Gazetë folëse e Partisë”! Dhe luheshin në skenë ‘antidrama’ për të mbushur repertorin që kërkohej nga lartë! Më kujtohet se në konkursin e parë për Dramën Shqipe që u bë në vitet ‘60 të shekullit të kaluar, ku juria përzgjedhëse përbëhej nga Ismail Kadare, Naum Prifti e Miho Gjini, nga 100 drama që lexuam, gjetëm vetëm një të saktë, të shkruar prej një autori erudit, po me ‘biografi të keqe’, A. Kasaruho nga Gjirokastra, po nga lart ky emër do të ‘shuhej’! Pra, drama e vërtetë ‘varrosej’ para se të lindte!

Si e keni parë teatrin dhe zhvillimin e tij para ’90 dhe çfarë ndodhi pas këtyre viteve, cilat ishin problemet që ndikuan në teatër sipas jush? 

Miho Gjini: Para viteve ‘90 të shekullit të kaluar, në periudhën e soc-realizmit, i gjithë teatri ynë ishte i politizuar dhe i nënshtrohej një detyrimi: Të bënte 4 premiera në vit dhe të pasqyronte ‘vijën e partisë’ dhe direktivat e saj. Njiheshin në atë kohë sloganet e Enver Hoxhës për ‘heroin pozitiv’, për ‘njeriun e ri’, ‘fundin e lumtur’ dhe ‘masivizimin’ dhe që në çdo teatër, të kishte një organizatë partie, që ruante me vigjilencë “moralin proletar’ nga çdo rrëshqitje e mundshme ideologjike dhe kështu atrofizohej artisti, dramaturgu, regjizori për të shprehur botën e tij të brendshme. Nëse do të vihej një dramë në Teatrin Popullor apo në ato të rretheve, ajo do të kalonte në disa filtra: filtri i parë nga vetë institucioni, pastaj nga levat e partisë FDSH, BRPSH e BPSH, nga ‘skifterët’ e gazetave të partisë dhe në fund sektori ideologjik i Komitetit të Partisë. (Ti si artist, si dramturg, si regjisor mund të kalojr filtrin e “Zërit të Popullit’, por duhet të prisje edhe atë të gazetës ‘Bashkimi, “Puna’, ‘Zëri i Rinisë’, madje edhe nga  ‘Horizonti’ e ‘Pionieri’. Por edhe po të shpëtoje prej tyre prapë do ishe ‘sy e veshë ngrehur’ se çfarë do të thoshnin gazetat lokale dhe e keqja mund të vinte andej nga nuk e prisje, nga ‘Pararoja’ apo ‘Fitorja’, nga ‘Kukësi i ri’ apo ‘Ushtima e maleve’, nga ‘Drapër e çekan’ apo nga një organ tjetër partie që ishte vrasës i jetëve njerëzore. Por edhe kur i kishe kaluar këto pengesa dhe drama shfaqej, sërish ishe në ankth se çfarë mund të thoshte një i rrjedhur nga fshatarësia kooperativiste apo një i shkarë nga klasa punëtore; mjafton një letër anonime në organet më të larta dhe shfaqja mund të ndërpritej). Për një periudhë të caktuar u ndaluan krejtësisht dramat e huaja dhe me detyrim kërkohej ‘drama e partishme’ që t’i përgjigjej ‘flakë për flakë’ realitetit politik të kohës. Kështu u forcua skematizmi e dogmatizmi, me këmbëngulje e urdhëra partie, duke ndëshkuar të gjithë ata krijues, me frymë liberale, që hezitonin e bënin të kundërtën, me ose pa dashje, me instiktin e lirisë së shprehjes në shpirtin e tyre.

Megjithatë drama shqipe nuk ka vdekur. Dhe ky sinjal domethënës na vjen nga Maqedonia e Veriut, ku një artist krejt i veçantë si Ylber Nuredini zhvilloi Festivalin Mbarëshqiptar të Dramës Shqipe në edicionin 19, në të njëjtën praktikë, jashtë teatrit të këtij qyteti, me shumë artdashës, i vetmi në botën dhqiptare që nuk ka zhvilluar asnjë festival të tij pa praninë e kritikëve të teatrit dhe pa bërë debate e analiza, jo vetëm kundër formalizmit të deritanishm që vihet re në disa vende e qytete të tjera, të infektuar nga “FESTIVALOMANIA”! Gjithashtu, këto ditë ndodhem në Elbasan, ku zhvillohet me sukses edhe Festivali Ndërkombëtar Teatror, në të njëjtat kushte, në natyrë, me publikun në distancë e me maska, me një skenografi që do ta quaja ‘të magjishme’ brenda e jashtë kalasë së lashtë. Pra, teatri ynë do të mbijetojë e do të triumfojë edhe nga flama e Covid-19!

*Faleminderit Çerçiz Loloçi, që e ndave me lexuesit e Diellit intervistën me Mjeshtrin e Madh Miho Gjini.

Filed Under: Opinion Tagged With: Çerçiz Loloçi, Miho Gjini, teatri

Fundi tragjik i një teatri

May 22, 2020 by dgreca

Nga Migena Andoni/ New York/

20 vite më parë nisa të punoj si gazetare, duke raportuar debatet që nisën mes artistëve dhe politikës për iniciativën e ish-Ministrit të Kulturës Edi Rama, për ndryshime në “Ligjin për Teatrot” si dhe shembjen e Teatrit Kombëtar. Të gjithë artistët, mes tyre ikona të Teatrit dhe Kinematografisë
Shqiptare, një  pjesë e të cilëve nuk jetojnë më, (sic ishte Vangjush Furxhi),  kundërshtuan me forcë këtë ide, e cila do të rrënonte jo vetëm një godinë, që aso kohe ishte pjesë e trashëgimise kulturore dhe historike, por edhe  shpirtin e artit skenik, mishëruar nga interpretimi i kryeveprave të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore. Godina arriti të rezistonte, artistët vijuan punën.

          Në këto 20 vite, Rama ngjiti shkallët e karrierës, duke u zgjedhur fillimisht Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas Kryeministër i vendit. Koha dhe veprimet treguan se ai nuk e harroi bastin që i vuri vetes: të ndryshojë “Ligjin për Teatrot” dhe të shembë Teatrin Kombëtar për të ndërtuar në truallin e tij jo pak, por 6 kulla shumëkatëshe. Sot pas 20 vitesh, duke qenë vetë Maliqi dhe Ligji i vendit, Rama e hoqi Teatrin Kombëtar nga lista e monumenteve të kulturës, duke i dhënë të drejtën ndërtuesit që teatrin e ri ta ngrejë në një prej bodrumeve të gradacelave. 

Synimi: pastrimi i parave, pasi Shqipëria tashmë konsiderohet edhe nga ndërkombëtarët si lavatriçe e parave të pista.
           Në këto kushte, në një akt banditesk, ku shumë artistë ishin në ambjentet e Teatrit Kombetar, me urdhër të Kryeministrit, punonjësit e Bashkisë goditën me fadromë Teatrin Kombëtar, në orën 4 të mëngjesit të datës 17 Maj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj edhe në këtë rast u bë vegël e Kryeministrit, që është njëherësh dhe Kryetari i Partise se tij. Si fillim, Bashkia synoi që ndërtimin e Teatrit të ri, (pra, të kullave shumëkatëshe), t’ia besojë kompanisë “Fusha”, me të cilën ka bashkëpunuar për shumë afera, sikundër ishte ai i Landfillit të Tiranës. Kujtoj këtu, 17- vjeçarin e ndjerë Ardit Gjoklaj, i cili u gjend i vdekur nën rrënojat e Landfillit, për shkak se kompania “Fusha” nuk kishte plotësuar asnjë kusht për mbarëvajtjen e punës. Ndërkohë që për këtë punë skllavëruese, kjo kompani kishte punësuar fëmijë, një prej të cilëve edhe Arditi. Ende sot për këtë tragjedi, që i mori jetën një djali vetëm 17 vjeç, nuk ka asnjë të dënuar.  

Për të konkretizuar synimin e tij, Kryeministri (Maliqi) bëri një tjetër ndryshim ligjor. Truallin e Teatrit Kombëtar ai e kaloi në varësi të Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj në një mbledhje online, në shkelje të plotë të legjislacionit dhe pa asnjë projekt të ri për ndërtimin e Teatrit.

Pas 20 vitesh godina ra, por artistët vazhdojnë rezistencën.
Uniformat blu, pa numër identifikimi, i dhunuan artistët, qytetarët, gazetarët, përfaqësuesit e opozitës që ishin të pranishëm, duke i arrestuar dhe mbajtuar për disa ditë në ambjetet e komisariteve të Tiranës. Qytetarët që vijuan të shtoheshin në mbrojtje të Teatrit Kombetar, u bënë sërish pre e dhunës së paprecedentë. Përfaqësuesit  e medias kanë dokumentuar këtë tragjedi që ndodhte para sheshit të Teatrit, tashmë të shembur, duke i dhënë jehonë kësaj ngjarjeje edhe në shtypin ndërkombëtar. Artistët, qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat masive kundër këtij vendimi arbitrar, antikushtetues, një shembje që ndodhi në kushtet kur Bashkia e Tiranës ende nuk kishte një projekt për ndërtimin e Teatrit te ri. Artistët që aderojnë në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe opozita duan që kjo godinë të ringrihet në këtë vend, me arkitekturën tipike që kishte, ndërtuar në vitet ‘30, falë projektit italian.
Ata akuzojne se ndertimi i Teatrit te Ri eshte vetem ALIBIA, pasi qëllimi i vërtet i qeverisë është toka e këtij Teatri në zemër të Tiranës (pronë publike), për ndërtimin e kullave shumëkatëshe, edhe pse ky projekt stonon me godinat përreth, të projektuara nga arkitektët italianë, si nje kompleks gjeometrik në harmoni me njëra-tjetrën. Sot Tirana, është i vetmi kryeqytet në botë që nuk ka Teatër.  Me të drejtë artistët dhe qytetarët thonë ’Kemi parë qytet pa bulevard, por kurrë pa Teater“.

I mirëkuptoj dhe jam sinkron me artistët, artëdashësit dhe kolegët e mi gazetarë, në revoltën e tyre kundër shkatërrimit të kësaj vlere,
artistike dhe historike. Ata janë të gatshëm deri në fund, për t’I rezistuar dhunës, tashmë me qëllimin për të mos lejuar Kryeministrin të përmbushur ambicien e tij personale, që mbi rrënojat e Teatrit.
Kombëtar të ndërtojë kullat e larta të pastrimit të parave. Sot ata kanë në krah edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë reaguar për këtë masakër të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të vendit, duke e krahasuar veprimin e Qeverisë të ngjashëm me veprimet terroriste te
talebanëve. Ky veprim banditesk i Qeverisë u rreshtua madje dhe në listën e problematikave që pengojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndihem e keqardhur që edhe pas 20 vitesh vendi im lundron mes të njëjtave debate. Këtë herë me një ndryshim shumë të madh. Në krye të vendit është i njëjti person që 20 vite më parë ishte ministër kulture, por që sot është 20 herë më arrogant, 20 herë më prepotent, 20 herë më i pasur, 20 herë më i fuqishëm politikisht, që për egon  dhe ambiciet e tij do të shëmbte dhe digjte çdo pëllëmbë tokë, ashtu si Neroni dogji Romën.

Filed Under: Analiza Tagged With: Migena Andoni, teatri, vdekja tragjike

Ndryshe nga autoritetet e Tiranës, Shkupi reflektoi!

May 21, 2020 by dgreca

NGA Frank Shkreli*/

Ndryshe nga Tirana zyrtare që turpërisht dhe brutalisht shembi Teatrin Kombëtar mu në mes të Tiranës, Shkupi zyrtar reflektoi më në fund – falë presioneve të ndryshme –mbi vendimin e marrë më heret për shlyerjen e gjurmëve të familjes së Nenë Terezës në sheshin e Shkupit, qendra shpirtërore e shqip-tarëve kudo në botë. ”Na vjen mirë që autoritetet e Shkupit reflektuan pozitivisht dhe zgjodhën rrugën e shtegdaljes, duke i lënë hapësirë dialogut dhe zgjidhjes me konstruktivitet të problemeve të paraqitura.  Fillimisht, u premtua se do të hapet një qasje që do të shërbejë si shteg për pelegrinazh në pllakën përkujtimore që shënon vendndodhjen e shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës, dhe kjo u bë me vendosjen e zhavorit, pastaj edhe të disa pllakave, por krejt këto, në funksion të gjetjes së zgjidhjes sa më adekuate”, – është shprehur Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani.  “Ne shpre-sojmë”, shtoi ai, “se ky projekt do të përfundojë brenda pak ditësh dhe se kryetari i Shkupit, z. Shilegov, do ta mbajë fjalën, duke rivendosur shenjat e themeleve të shtëpisë së lindjes së Nënës Terezës dhe hapjen e një shtegu për pelegrinazh”, theksoi ai për median. Ndërkohë, që ditët e fundit në Tiranë, autoritetet e qeverisë shqiptare zhdukën përgjithmonë, në mënyrë të turpshme, një pjesë të historisë kulturore të Shqi-përisë, duke hedhur për tokë Teatrin Kombëtar në mes të Tiranës, disa ditë më përpara në Shkup, bashkia e atij qyteti kishte marrë vendimin për të shlyer gjurmët e shtëpisë së Nënë Terezës në Sheshin e Shkupit.  Gjëja e përbashkët që ndajnë këto dy ngjarje të tmershme antishqiptare është shlyerja e identitetit, historisë dhe kulturës shqiptare në trojet shekullore të Kombit.  Por ndryshe nga autoritetet e Tiranës zyrtare, autoritetet e Shkupit zyrtar, pas presioneve të ndryshme, duket se janë tërhequr nga vendimi i tyre origjinal për të zhdukur gjurmët e shtëpisë së Nënë Terezës dhe familjes së saj, në qendër të Shkupit.  Kështu, të pakën njofton në portalin e tij Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, nëpërmjet një deklarate të Drejtorit të këtij enti, Dr. Skender Asani. 

Unë e kam ndjekur nga larg këtë zhvillim shqetësues në Shkup, si një sulm jo vetëm kundër Nënë Terezës, por edhe si një përpjekje nga Shkupi zyrtar për të vazhduar politikën për shlyerjen e gjurmëve të kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar në atë qytet të vjetër shqiptar.

https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-duket-se-po-trashen-punet-rreth-truallit-te-shtepise-se-nene-terezes-ne-shkup/

https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-a-e-di-kush-cka-po-ndodh-ne-shkup-me-shtepine-e-nene-terezes-2/

Ndonëse nuk besoj se këto dy zhvillime të kenë qenë të bashkërenduara, objektivat për shembjen e tyre, në thelb — dashtë e pa dashtë – përfundojnë në zhdukjen e gjurmëve të identitetit shqiptar në trojet e Arbërit.  Ndonëse nuk dimë se kush janë kompanitë e përzgjedhura për të ndërtuar “teatrin e ri” në Tiranë, sipas zyrtarëve maqedonas, parcelën në sheshin e Shkupit e ka blerë kompania Amadeus Group nga Shqipëria, gjatë periudhës së qeverisjes së Gruevskit.  Autoritetet maqedonase janë cituar të kenë thënë më herët se lokacioni i blerë në sheshin e Shkupit nga firma shqiptare “do t’u kthehet qytetarëve”, pikërisht ashtu siç pretendojnë edhe autoritetet e Tiranës, pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar, gjithçka në emër të popullit, por pa e pyetur popullin.  Dikush duhet të shpjegojë dhe të japë përgjegjësi se si, pse dhe në llogari të kujt, vet shqiptarët, me veprimet e tyre —të drejtpërdrejta ose tërthorazi — janë të angazhuar në skema të tilla për zhdukjen e gjurmëve të historisë, të identitetit dhe të kulturës shqiptare, jo vetëm në Tiranë e Shkup, por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare.  Këto dy raste, njëra në Tiranë e tjetra në Shkup, pasqyrojnë qartë një mungesë flagrante mos vullneti të angazhimit në mbrojtje të monumenteve, personaliteteve dhe lokacioneve të ndryshme historike shqiptare, anë e mbanë Ballkanit Perëndimor.  Por, ekziston një ndryshim i madh midis reagimeve të Tiranës dhe Shkupit në lidhje me këto dy raste.  Ndërsa Shkupi po “reflekton”, Tirana zyrtare nuk ka përfillur aspak shqetësimet e grupeve të interesit, artistëve e të tjerëve, që ishin në favor të Teatrit, në një formë ose një tjetër – dhe vendosi më në fund ta hedh në erë, hajnisht, herët në mëngjes, ndërkohë që u arrestuan një numër protestuesish në proces të shembjes së Teatrit, duke arrestuar shumë prej tyre që kundërshtonin shembjen e Teatrit, përfshirë gazetarë.  Reagimi i autoriteteve të Shkupit ishte krejt ndryshe në lidhje me protestat ndaj shlyerjes së gjurmëve të shtëpisë së Nënë Tere-zës në Shkup.  Si rrjedhim i presioneve dhe protestave nga grupe të interesit ndaj vendimit për të shlyer gjurmët e shtëpisë së Nënë Terezës në sheshin e Shkupit, autoritetet e Shkupit rishqyrtuan vendimin e marrë më herët dhe vendosën ta tërhiqnin përballë protestave.  Drejtori i (ITSHKSH), Dr. Skender Asani deklaroi të martën, së bashku me përfaqësuesit e një numri organizatash që mbajnë emrin e Nënë Terezës, se Shkupi zyrtar ka REFLEKTUAR mbi vendimin e mëparshëm dhe se autoritetet kanë premtuar të rivendosin, “Hapjen e shtegut deri te pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, që ishte bllokuar më herët: “Qyteti i Shkupit ka reflektuar dhe ndonëse bëhet fjalë për një pronë të privatizuar padrejtësisht dhe në kushte të tjera, është arritur të gjendet një zgjidhje, duke mundësuar hapjen e një shtegu për të vendosur lule te pllaka përkujtimore e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Tereza, si dhe për përcaktimin e vijave të themeleve të shtëpisë Bojaxhiu”, ka thënë për median, Dr. Asani.

Dr. Skender Asani duket optimist me vendimin e autoriteteve të Shkupit për t’u tërhequr nga vendimi i tyre i mëparshëm, ndërsa u shpreh se “Shpre-sojmë që mos të ketë nevojë të shtrohet më kjo çështje” dhe u angazhua se në të ardhmen do të përpilohet një propozim që do t’u dorëzohet institucioneve përkatëse të kulturës që kjo zonë të shpallet e mbrojtur dhe ajo të mos mund të rrezikohet më nga askush në të ardhmen.  Sepse sipas tij, “Figura e Nënë Terezës është pasuria më e madhe shpirtërore që mund ta ketë një shtet, si ky i yni për faktin se ajo prej këtu doli në botën e madhe, ku i shpërfaqi të gjitha vlerat më kulmore të humanizmit dhe solidaritetit, prandaj kërkojmë që institucionet tona të gjejnë një modalitet ligjor për ta shpallur trashëgiminë e saj shpir-tërore e materiale, aset kombëtar nën mbrojtjen e shtetit”, pasi Nënë Tereza tha ai, është “personaliteti që e ka nderuar më shumë se askush tjetër qytetin tonë në botë”. Eh, sikur edhe në Tiranë të mbizotëronte fryma e dashurisë, tolerancës, mirëkuptimit dhe e respektit për njëri-tjetrin, vlera këto që promovonte Nënë Tereza sa ishte gjallë, jo vetëm midis shqiptarëve kudo, por edhe në botë.  Eh, sikur të ndodhte kjo, edhe Tirana zyrtare dhe klasa politike shqiptare në përgjithësi, ndoshta do të kishte një dashuri më të madhe ose të paktën një tolerancë sado të vogël ndaj njëri-tjetrit, kur vjen puna tek ruajtja dhe respekti ndaj trashëgimisë së përbashkët historike të identitetit kombëtar, kulturës dhe gjuhës, e mbi të gjitha të veprohet në interes të Kombit dhe jo në favor të interesave të ngushta personale e partiake, në kurriz të shkuarës dhe të ardhmes së brezave.  Të paktën mos ia mbyllni derën një reflektimi pozitiv mbi situatën e krijuar aktuale dhe idesë se si të dilet prej saj, para se të jetë vonë!  Fatkeqësisht, nuk di nëse e shihni, por hapësira për një mundësi të tillë po zvogëlohet, ndërsa atmosfera e radikalizmit po rritet dita ditës, drejt së cilës ju vet po kontribuoni jo vetëm me fjalë, por edhe me veprat tuaja të papërgjegjshme, siç është hedhja në erë e Teatrit Kombëtar, ditët e fundit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Ndryshe Shkupi, teatri

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe hija që la pas

May 19, 2020 by dgreca

Studiues, Dr. Paulin Marku /

 Prishja e Teatrit Kombëtar do të mbetet një kujtesë e hidhur historike për shqiptarët. Jo se është e vetmja vepër e shkatërruar nga qeveria e Kryeministrit Rama gjatë këtyre 7 viteve qeverisje, por për mënyrën e dhunshme dhe tinëzare që përdoren në prishjen e kësaj godine të rëndësishme historike. Shembja e teatrit, më 17 maj 2020 në orën 4.30 të mëngjesit, me ndërhyrje të shumë forcave policore, të cilët përdorën dhunë ndaj artistëve, shoqërisë civile dhe mediave për t’i hapur rrugë prishjes së godinës. Kjo më ngjallë, në kujtesën historike veprat e dhunshme të regjimit diktatorial, kur arrestoheshin e dhunoheshin natën “në emër të partisë si tradhtar të popullit”. Për më tepër, kjo ndodhi në momentin më kritik, ndërkohë që e gjithë Bota po përballet me pandeminë e Covid 19 dhe me menaxhimin e krizës, dhe në të njëjtën kohë qeveria shqiptare kishte shpallur zonë të kuqe Tiranën, me urdhër njerëzit s’duhet të dilnin nga shtëpia. Por, në pabesi nga ana tjetër vërshojnë ekskavatorët për të rrafshuar teatrin dhe për të çuar deri në fund realizimin me sukses të misionit të ndërmarrë prej vitesh nga partia-shtet. Edhe pse Teatri Kombëtar i rezistoi tërmeteve të ndryshme ndër dekada, mjafton të kujtojmë dy tërmetet e fundit të datës 21 shtator e  26 nëntor 2019, ku morën disa jetë njerëzish dhe shkatërruan shumë pallate të reja dhe të vjetra, teatri qëndroi përsëri në këmbë nga forcat mbinatyrore por jo nga dora ekzekutuese e qeverisë Rama. Pra, tërmeti testoi rezistencën e teatrit dhe hodhi poshtë alibinë e fundit që na ishte thënë se Teatri Kombëtar po bie brenda, pasi ishte i ndërtuar me cilësi të dobët.Shpesh dëgjoj të artikulohen shprehje të ndryshme në drejtim të shqiptarëve, si: “çdo popull udhëhiqet nga qeveria që meriton”, “shqiptarët janë mësuar me dajak gjatë diktaturës komuniste, ndaj vetëm dhunë i vë në vijë ata” apo kulmi është kur dëgjon se, “shqiptarët janë dele dhe mirë ua bën kryeministri Rama”, etj… etj. 

Jo, joooo unë nuk e gjej vetën në asnjë nga këto shprehje indinjuese,  për më tepër nuk e konsideroj veten dele, po ashtu nuk mendoj se, seicili që e lexon këtë shkrim të konsiderojë veten si një dele e kryeministrit Rama. Përkundrazi, mund të pohohet me plot gojën se jemi racë e zgjuar dhe të mirë formuar në fusha të ndryshme shkencore e shoqërore, brenda dhe jashtë vendit, madje shumë veta të diplomuar nëpër universitetet më prestigjioze që ka Bota. Për të vërtetuar këtë, mjafton të kujtojmë këtë periudhë pandemie që po përjetojmë, kur pamë, me zë e me figurë, mjek, infermier, asistent shëndetësorë, forca të rendit apo gazetarë shqiptar  nëpër shtete të ndryshme të Botës, të cilët shërbenin me profesionalizëm dhe korrektësi. 

Po ashtu, ekziston një tezë tjetër që “shqiptarët nënshtrohen lehtësisht”. Nuk pajtohem me këtë, pasi ne si popull, nuk iu nënshtruam as sundimeve e pushtimeve të ndryshme, edhe atëherë kur na dhunuan fenë, gjuhën, kulturën, traditën, etj, por gjithsesi rezistuam e luftuam për Liri e Pavarësi.

Shqiptarët reaguan edhe gjatë periudhës komuniste, e cila ishte mjaft e ashpër, me vrasje, persekutime, internime e deri në izolimin totalitar të Shqipërisë. Përsëri ia dolëm të mbijetojmë dhe të kthehemi në një pseudodemokraci artificiale dhe me një pluralizëm politik. Pra rezistuam me shekuj ndaj dhunës së të huajve dhe të tanëve.  

Këtu lindin disa pyetje spontane: Si arriti ky njeri të nënshtrojë këtë popull atdhedashës që luftoi për Liri e Pavarësi, të cilët nuk kursyen as jetën për interesa Kombëtare, kundër çdo pushtimi?! 

Si arriti të realizojë autokracinë z. Rama në të gjithë Shqipërinë!? 

A e meriton Shqipëria që pas 30 vitesh, të kthehet në regjim komunist, ndërkohë që akoma plagët e diktaturës janë të hapura dhe muret e burgjeve janë ende të freskëta nga gjaku i shqiptarëve që kundërshtuan apo nuk u bënë palë me regjimin?! 

Duhet ta pranojmë publikisht që për fatin tonë të keq, Shqipëria po rrëshqet drejt një sistemi monist, njëpartiak, ku e gjithë Shqipëria sundohet nga një njeri i vetëm, i cili ka kapur çdo institucion, përjashto presidencën e Shqipërisë (?).

Z. Rama na paraqitet në çdo televizion, në çdo kohë e në çdo orar, herë shfaqet si Skënderbeu, herë si Ismail Qemali, e herë-herë si Babai i Kombit, por fatkeqësisht, Ai është një autokrat dhe s’ka asnjë lidhje me figura të ndritura të Kombit Shqiptar. Falë mungesës së sistemit të drejtësisë,duke përfituar në reformimin e gjyqësorit, kapja e të gjitha pushteteve, vendore e lokale nga qeveria-Shtet, si dhe inegzistenca e opozitës reale në tempullin e demokracisë dhe dalja e tyre nga aktiviteti politik i ligjshëm, i jep mundësinë dhe forcë Kryeministrit Rama të instalojë dhunë, frikë dhe të degradojë vendin në një sistem totalitar komunist. 

Një tjetër akt i vrasjes së pluralizmit politik në Shqipëri, ishin votimet e vitit 2019 (të cilat nuk kishin mundësi zgjedhje me kandidat alternativ të opozitës), si dhe mos zbatimi i datës së shtyrjes së zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti Meta, i dhanë pushtet të pakundërshtueshëm duke marrë Bashkitë me të gjithë këshillat bashkiak.

Po ashtu, forcën e autokracisë e dëshmoi qartë gjatë qeverisjes së tij, me arrestime dhe dhunime të qytetarëve, mjafton të kujtojmë aktin e fundit të barbarizmit lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse artistët së bashku me shoqërinë civile ishin kthyer në roje të mbrojtjes nga shembja e teatrit Kombëtar për 27 muaj me rradhë, thuajse do të vërshonin të huajt për të shembur nga inati pasurinë tonë Kombëtare, e jo Kryeministri i vendit që duhet të ishte i pari njeri në mbrojtje të teatri, për më tepër vjen që vjen nga bota e artit. Por, Rama dëshmoi se është i fortë edhe para forcës së ligjit, duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi Kryetari i Shtetit që duhet të jetë dhe Garanti i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta e kishte dërguar çështjen e Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, pa kaluar as 72 orë nga depozitimi i kërkesës së z. Meta, teatri u kthye në një shesh beteje midis forcave të policisë dhe artistëve të mbështetur nga shoqëria civile, ku për pasojë e drejta e tyre mbeti nën gërmadhat e teatrit.

A imagjinon dot njeri se çfarë do të ndodhte nëse do të prekej një pllakë e një vepre monumentale, e jo të prishet që nuk konceptohet as në imagjinatë, në “Teatro dell’Opera” në Romë, “Il Palais Garnier e la Sede Storica dell’Opera Parigina”, “Konzerthaus Berlin”, apo Teatri Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj., se çfarë tërmeti do të shkaktonte?! 

Kjo ngjarje nuk do të ndodhte kurrë pasi do të ishte vetë qeveria e para që do të mbronte në çdo monumente kulturore historike.

Ndërsa, në vendin tonë ndodh e kundërta, pasi është vetë qeveria ajo që e shkatërron historinë e Shqipërisë. Pra, ky është edhe kulmi i absurditetit, për të mos i hyrë çështjes, pse duhet të ndërtohet një teatër i ri mbi atë ekzistues, i cili mbarte një histori në vete. Shembja e teatrit kombëtar dhe mosmarrja në konsideratë e rezistencës për mos prishjen e objektit, e as vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi mund të jetë Pro apo kundër dhe dhuna e përdorur ndaj shqiptarëve ishte një demonstrim i pastër, i shfaqjes publike se në Shqipërinë është rikthyer diktatura dhe kryeministri Rama s’pyet për asnjeri.

Sot, në Shqipëri është vrarë shpresa, arti, fjala e lirë dhe çdo term tjetër që karakterizon demokracinë. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Paulin Marku, teatri

TEATRI… Ta bejme Shqiperine si Gjithe Europa!

May 18, 2020 by dgreca

Shkruan: Merita B. McCormack- Uashington DC/*

Diten e Diel, me daten 17 maj 2020, ne oret e para te mengjesit, sipas lajmerimit nga Zeri I Amerikes, nga Tirana, Forcat Policore te Qytetit te Tiranes nderhyne me shpejtesi te papare dhe me nje efektivitet te plote, duke vene barrikada rreth teritorit te nderteses historike te Teatrit Kombetar dhe duke i perzene protestuesit qe ishin aty, pa kontrolluar nese kishte apo jo njerez brenda. Fadroma goditi muret dhe brenda pak castesh nje re e madhe pluhuri mbuloi sheshin Skenderbej ne Tirane. Ne SHBA ishte duke u afruar mesnata dhe ne Tirane ishte agim. 

Gazetari  Ilirian Agolli , ishte i vetem  tek filmonte dhe ju kerkonte policeve te lejohej te afrohej per filmime, ai  e solli direkt lajmin per ne. Zeri i Amerikes na beri te mundur te shihnim me dhimbje se si ne menyre te rrufeshme u shkaterrua  ndertesa e Teatrit dhe si u perndoq grupi protestues dhe se sa e panevojshme ishte kjo menyre.

Personalisht kam ato kujtime qe kam, si spektatore , si artdashese dhe si shqiptare. 

Per shume te tjere ka kujtime te ndryshme, sipas integrimit e pjesemarrjes ne Teater si shikues, artdashes, apo si punonjes. Per te gjithe ndjesia eshte e ndryshme. Nuk eshte fjala per tullat e llacin, nuk eshte fjala per nje gje teknike.  

Per Aleancen per Mbrojtjen e Teatrit ka mese dy vjet e gjysem qe eshte shnderruar ne ceshtje jetike dhe nje ceshtje tashme qe prek cdo qytetar te Tiranes e gjithe popullin shqiptar. 

Flitet per disa gjera dhe do mundohem ti rendit me poshte e shkurtimisht

Se pari per Tiranen e tiranasit (tironsit), ne vecanti, eshte nje ndertese e para komunizmit dhe paraqet dicka unike Tiranase, qe ka te beje me themelimin e qytetit e zhvillimin e tij si kryeqytet por edhe me lidhjen shpirterore, pasi tironsit kane qene ata qe ishin me shpirt antikomunsite dhe kosmopolitane. Prishja e teatrit, mes shume te tjerave, ju theu edhe kete lidhje qe kishin me periudhen parakomuniste.

Se dyti, Teatri paraqet e pasqyron vlera te medha historike per artin e kulturen shqiptare ne pergjithesi e jo vetem perTiranen. Per vlerat arkitetkurore e artistike te teatrit kane deshmuar  eksperte vendas e te huaj si edhe disa organizata nderkombetare.  Mirepo kjo nuk eshte marre parasysh nga autoritetet qeveritare qe morren persiper ta shkaterrojne dhe hajdutce, ne momentin me delikat, kur njeriun e lodh gjumi i humbur dhe eshte disi i rraskapitur. 

Se treti, qendresa e aktorve dhe e qytetareve erdhi natyrshem, e pasponsorizuar nga parti politike, megjithese mund te kete pasur perpjekje monopolizimi, por kjo levizje eshte e paster nga influencat e parrallinjve, e atyre qe quhen “movers and shakers” qe nuk i mungojne Shqiperise. Kjo levizje eshte reflektim i ndergjegjjes qytetare. 

Se katerti, mos perfshirja e komunitetit nderkombetar me thelbin e ceshtjes ne fjale tregon se  ata kane besim tek Shqiptaret dhe se shqiptaret duhet e do t’ja dalin vete. Megjithese ne disa momente nje mesazh mbeshtetes e ndonje nderkombetari, perfshi edhe ambasaden amerikane  do te ishte shume e mirepritur. Jam e sigurt qe me shume do jene shqetesuar nderkombeateret per mungesen e distancimit social ne kete proteste sot!! 

Se pesti , kjo Aleance per Mbrojtjen e Teatrit i ka dhene udhe nje ceshtjeje me te madhe e me te qendrueshme e me perspektive qe megjithese duket e pashprese, mendoj se duhet te marre kreditin e duhur. Protesta e sotme ne Tirane ishte deshmuese e asaj qe do te vije me pas. Qytetaret po marrin (e duhet ) te marin fatin e tyre ne duart e veta. Reagimi qytetar ndaj nje akti te qeverise duhet te jete gjithnje parametri kyc ne  menyren e drejtimit dhe llogaridhenia ndaj popullit duhet te jete e vazhdueshme, e shpeshte dhe te percaktoje qendrimin apo jo ne pushtet te tyre. Kur populli reagon, e reagon fuqishem, qeveria duhet te degjoje e duhet te mbaje shenime e duhet te permiresoje punen , jo te shtype  e te diktoje veprimet qeveritare. Sepse populli e paguan qeverine e jo anasjelltas. Prandaj, kjo proteste e udhehequr nga aktore e aktiviste tiranas duhet te mbeshtetet nga gjithe populli dhe t’i sherbeje demokratizimit e lirise se individit dhe te shoqerise. Prandaj ato qe u thane per tridhjete vite “E duam Shqiperine si Gjithe Europa”, tashme, me vend jane zevendesuar me togjfaleshin “Ta bejme Shqiperine si Gjithe Europa”. Dhe kjo do behet sepse duan shqiptaret ta bejne. Ku ka nje qellim te mire, ku ka shqiptare te mire, ka gjithmone edhe nje rruge te mire. Shqiperine do ta bejne si Europa vetem  Shqiptaret e mire. Aleanca per Mrojtjen e Teatrit eshte e perbere nga shqiptare te mire. Le ti mbeshtesim e le ti japim ate qe ne mundemi per nje Shqiperi te mire!  Jemi me ju!   

*Merita B. McCormack eshte anetare e Kryesise se Vatres,  qe jeton  e punon ne Uashington DC, SHBA. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Merita B McCormack, Si githe Europa, teatri

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT