• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-ITALIANE DHE INVESTIMET E ITALISË GJATË PERIUDHËS SË AHMET ZOGUT

September 25, 2021 by s p

Dr. Paulin MARKU

Marrëdhëniet dypalëshe, Shqiptaro-Italiane janë të hershme. Ato datojnë shume më parë se Shqipëria të shpallej e lirë dhe e pavarur. Italia ishte e lidhur ngushtë me Çështjen Shqiptare edhe gjate periudhës së Ahmet Zogut. Arsyet ishin të ndryshme: së pari, strategjike e gjeografike për shkak të pozicionit gjeografik për të siguruar sigurinë Kombëtare, pasi me përforcimi e kufirit, Italia forconte pozitat dhe parandalonte çdo depërtim të mundshëm nëpërmjet detit; së dyti, për shkak te investimeve ne fusha te ndryshme ne vend, duke i kushtëzuar Shqipërisë, një lloj varësie financiare e institucionale ndaj Italisë; së treti, për shkak të lidhjeve të hershme dhe të interesave personale qe kishte ndaj Shqipërisë, si dhe të lakmive të vazhdueshme të Fuqive të Mëdha dhe të Shteteve Ballkanike për të fituar epërsi dhe shtrirje në bregdetin shqiptarë, te cilat shkonin ne kundërshtim me interesat e Italisë.

Marrëdhëniet dypalëshe midis popullit shqiptar dhe atij italian janë të hershme dhe luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit tonë. Këto marrëdhënie u forcuan gjatë periudhës kur në krye te Shtetit Shqiptare ishte Ahmet Zogut. Një vend te rëndësishëm ne zhvillimin e Shqipërisë zënë investimet e kapitalit italian, ku bashkëpunimi ishte evident dhe dora e investimeve italiane gjendej në fusha të ndryshme. Mund te përmenden disa prej tyre, si: ngritja dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë, themelimi dhe ngritja e sistemit bankar e financiar, marrëdhëniet tregtare. Ndikim të rëndësishëm pati dhe në ndërtimin e sistemin urbanistik-arkitekturor, kulturore e fetare, te cilat ndikuan në zhvillimin shoqërore ne Shqipëri.

Bashkëpunimi dhe investimet italiane ne Shqipëri pati dhe ne fushën politiko-diplomatike, doganore ne shkëmbimin eksport-import midis dy vendeve, ne infrastrukture rrugore për ndërtimin e rrugëve dhe te urave për te mundësuar lëvizjen e njerëzve ne zonat e thella rurale. Investimet e Italisë nuk mbeten vetëm me kaq, ato u shtrinë edhe ne fushën e bujqësisë ku kontribuan ne sistemin e drenazhimit te këneta dhe te sistemit kullues për ti kthyer ato ne toka bujqësore pasi një pjese e madhe e shoqërisë shqiptare jetonte me te ardhura nga sektori i bujqësisë e blegtorisë. Te gjitha këto investime, jo vetëm ishin jetike për institucionalizimin e Shqipërisë por ndikuan drejt për drejt ne zhvillimin e vendit dhe te popullit shqiptar ne periudhën e Zogut.  

Gjatë viteve 1925-1939 pushteti ishte i përqendrua ne duart e Ahmet Zogut dhe Italia ishte një partner i rëndësishme strategjik e ekonomik qe ndikoi drejt për drejt në zhvillimin e Shqipërisë në fusha te ndryshme për ndërtimin e godinave qeveritare, linjat detare e ajrore. Mund te përmendim, përpos investimeve ekonomike-financiare gjatë procesit të ndërtimit dhe të konsolidimit te shtetit shqiptar, rendësi pati edhe ne zhvillimin e ushtrisë e xhandarmerisë, si dhe ne arsim e kulture. Po ashtu, Italia u investua ne ngritjen dhe themelimin e sistemit bankar, konkretisht atë të ngritjes së Bankës Kombëtare të Shqipërisë, ku një rol kyç pati themelimi i SVEA-as. Pra, mund të pohohet se vendi fqinj investoi gjerësisht ne Shqipëri dhe luajti rol kyç ne disa fusha kryesore për zhvillimin e vendit. Pati dhe momente kur marrëdhëniet midis Zogut dhe Musolinit u ftohen dhe mund te thuhet se Shqipëria u përball me sfida te vështira financiare-ekonomike dhe më gjere. Vlen te përmendet mos rinovimi i “Paktit te Tiranes” dhe pozitat e Zogut me Italinë u ftohen dhe për pasoje gjendja u përkeqësua ne Shqipëri. 

Procesi i Shtet-Ndërtimit dhe konsolidimit të Shqipërisë në Arenën Ndërkombëtare lidhet ngushtë me figurën e Ahmet Zogut. Kjo për shkak se Zogu mbajti poste të rëndësishme gjatë procesit të shtet-formimit si: Kryeministër në vitet (1922-1924), President (1925-1928) dhe mbret i shqiptarëve (1928-1939) deri në pushtimin e Shqipërisë, 7 prill 1939 që përket dhe me largimin përfundimtar nga vendi. Solla në vëmendje këto tre etapa për të analizuar rolin dhe ndikimin e Italisë në Shqipëri pasi përpjekjet e shtetit shqiptar për të ndërtuar institucione dhe për të zhvilluar ekonominë në vend ishin të vazhdueshme dhe pa padyshim ndihma e shteteve të huaja ishte e domosdoshme.

Në dhjetor të vitit 1922, sapo Ahmet Zogu emërohet kryeministër i Shqipërisë, ai delegoi Jak Koçin për të biseduar me qeverinë italiane. Ai arriti të rivendosë kontakte me përfaqësuesin e qeverisë, Alessandro Lessona, i cili iu përgjigj pozitivisht kërkesës së kryeministrit Zogu dhe se ai kishte ardhur fshehurazi në Shqipëri për të takuar Ahmet Zogun në çifligun e tij në Mat. Më tej thuhet se ata biseduan për ngritjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinjë me objektivave konkrete. Ky takim shërbeu edhe si një urë lidhëse ndërmjet Zogut dhe qeverisë së Italisë të kryesuar nga Benito Mussolini.

Ahmet Zogu shprehej se duhet të ngriheshin ura bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Në një prej fjalimeve të mbajtur në parlament, Zogu ishte shprehur se “vendi ynë duhet të ketë marrëdhënie të mira me vendet fqinj, gjithashtu ne duhet t’i respektojmë dhe të kërkojmë që edhe ata të na respektojnë”. Ahmet Zogu iu bënte thirrje të huajve që të kontribuonin në zhvillimin ekonomik, institucional të shtetit si dhe social-kulturore.

Marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Itali kishin filluar në mënyrë konvencionale me traktatin e tregtisë dhe të lundrimit të nënshkruar më 20 janar 1924. Këto marrëdhënie u pasuan me paktin e stabilizimit dhe atë konsullor që u nënshkrua në Romë në shkurt të vitit 1924. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga përfaqësuesit Fuqiplotë të dy vendeve: për Italinë Benito Musolini dhe nga pala  e qeverisë shqiptare ministri i Financave Kol Thaçi dhe ish ministri Fejzi Alizoti.

Nga fillimi i vitit 1925, Musolini kishte dalë prej problemeve të brendshme dhe ishte shprehur pozitiv për të depërtuar në Ballkan. Nga ana e tij Zogu shprehte gatishmëri që të ngrinte ura bashkëpunimi me Romën zyrtare. Qeveria shqiptare nënshkroi në mars të vitit 1925 një konventë me një grup financiar italian. Marrëveshja e nënshkruar ishte mjaft e favorshme për shtetin e Italisë, ndërsa për Shqipërinë ishte mjaft e kufizuar. Duhet të theksoj se në ato kushte ekonomike që ishte vendi, Zogu e kishte të detyruar të pranonte marrëveshjen sepse duhej t’i jepte një impuls rimëkëmbjes ekonomike në vend. Pjesë e këtij grupi financiar ishin shumë banka italiane me potencial të lartë financiar për të investuar në Shqipëri. Pra, falë bashkëpunimit dypalësh, më 12 shtator 1925, u krijua Banka Kombëtare e Shqipërisë që ishte e domosdoshme dhe mjaft e rëndësishme për ekonominë e vendit. Banka mori të gjitha të drejtat ekskluzive të emetojë kartëmonedha*. Selia administrative e bankës ishte në Romë, selia qendrore në Tiranë, ndërsa filiale u hapën në qytete të ndryshme të vendit si: Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Sarandë. Banka e Emetimeve ishte ajo që krijoi kartëmonedhën shqiptare. Një kompani italiane siguroi një kredi prej 50.000.000 fr. ari për t’i investuar në punët publike.

Po ashtu një tjetër institucion mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për kohën ishte dhe krijimi i Società per lo Sviluppo Economico dell’Albania (Shoqëria e Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri) (SVEA)**. Ajo u krijuan në vitin 1925 dhe luajti rol kyç në ngritjen e ekonomisë dhe në zhvillimit e shoqërisë në Shqipëri. Me miratimin e Paktit të Tiranës në vitin 1926 dhe zgjerimin e tij në vitin 1927 midis dy vendeve, marrëdhëniet Shqipëri-Itali vazhdonin të intensifikoheshin në rritjen e vazhdueshme të shkëmbimit të mallrave dhe të investimeve në vend. Italia e pa të domosdoshme të investojë në bonifikimin e tokave dhe t’i kthejë ato në tokë buke. Duhet të theksojmë se një pjesë e mirë e tyre ishin këneta, moçale apo të pamundura për t’u shfrytëzuar. Po ashtu për të rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit duhej të sistemoheshin kanalizimet dhe sistemi i kullimit të arave dhe kërkohej investime në shfrytëzimin e pyjeve. Gjatë viteve 1925-1928 u ngritën disa ferma bujqësore me kapital italian. Ndër fermat më të rëndësishme të kohës ishte EIAA në Sukth të Durrësit, krijuar në vitin 1926 me kapital prej 18.200.000 lireta italiane apo 2.926.045 të kthyera në fr. ari, ferma Luka Mimbellit në Aliko të Delvinës, SAPIA në Ysberisht të Tiranës etj… . Ndërhyrja e Italisë nuk ishte vetëm për të monopolizuar tregun shqiptar, ajo synonte të lehtësonte gjendjen në vend nëpërmjet rritjes së infrastrukturës dhe prodhimin vendas. Qeveria italiane mbështeti projektin e qeverisë shqiptare, të miratuar në fund të marsit të vitit 1926 të klasifikuar në gjashtë fusha: rrugë e ura; bonifikime tokash e kanale kullimi; ndërtesa qeveritare; porte; si dhe në përmirësimin e kushteve bujqësore duke bërë të mundur shfrytëzimin e tokave. Në projektin e qeverisë parashikohej edhe ndërtimi i molit të portit të Durrësit që kushtonte 8 milion fr. ari, pastaj nëse do të ishte e mundur investime do të kryheshin edhe në porte të tjera.

Nga huaja e marrë Italisë, pjesë e listës së punëve publike ishte parashikuar ndërtimi i shumë objekteve qeverisëse si: rezidenca presidenciale, parlamenti, gjashtë struktura ministrie, prefektura, komanda e xhandarmërisë, komanda e forcave të armatosura, spitali i përgjithshëm, pallate në shërbim të qeverisë, një shkollë e mesme për femra si dhe do të riparoheshin të gjitha ndërtesat ekzistuese. Për realizimin e këtyre projekteve publike ishte parashikuar një kosto totale prej 4.535.000 fr. ari.

Këtu do te rendisim disa vepra te rëndësishme publike të ndërtuara në periudhën e Ahmet Zogut, të cilat patën mbështetjen financiare dhe u angazhuan inxhinier e arkitekt italian në realizimin e tyre

  • Rruga: Shkodër-Pukë me dy ura të mëdha, njëra në Pistall 27,80 metra dhe tjetra në Vaun e Dejës mbi Drin, 209,94 metra;
  • Rruga Krujë-Burrel;
  • Rruga Tiranë-Elbasan, me tri ura të mëdha;
  • Rruga Durrës-Tiranë përbri hekurudhës me një urë të madhe mbi lumin Erzen me gjatësi 71,60 metra;
  • Rruga Lushnjë-Brostar;
  • Ura me Harqe, ose siç quhet edhe ndryshe “Ura e Zogut” mbi lumin Mat me 148 metra;
  • Ura Uraka me 124 metra;
  • Ura Shoshi me gjatësi 85 metra;.
  • një tjetër urë ajo e Limuthit 39 metra;
  • Në total investimet në infrastrukturë rrugore llogariten rreth 275 km rrugë të ndërtuara dhe 1500 km rrugë të rikonstruktuara;
  • Vlejnë të përmenden këtu edhe transporti detar dhe ajror që u zhvillua me ndihmën e Italisë;

Në vitin 1931 qeveria italiane i ofron mundësinë e një borxhi prej 100.000.000 milion fr. ari dhe vendi ynë duhet t’ia shlyente borxhin Italisë me dhjetë këste nga 10.000.000 milion në vit. Kushti i Italisë ishte që këto të holla të investoheshin për bashkëpunim doganor me pretendimin për të rritur ekonominë e dy vendeve. Por kjo nismë nuk u finalizua me sukses pasi mbreti Zog e shikonte të papërshtatshme bashkimin doganor dhe ndërhyrjet e potencialit italian në çdo fushë. Kjo ishte dhe një ndër arsyet e mosrinovimit të Paktit të vitit 1926, 1927 që shkaktoi një krizë të thellë në vitin 1932 mes dy vendeve dhe i shkaktoi mjaft probleme politike e ekonomike mbretit Zog. Por pas shumë diskutimesh, qeveria italiane, me në krye Musolinin i erdhi në ndihmë shtetit shqiptar në shkurt të vitit 1935 duke i vënë në dispozicion 3.000.000 fr. ari për shlyerjen e pagave të prapambetura, pasi administrata, ushtria dhe shumë funksionarë publik nuk kishin marrë rrogat. Kishte prej atyre nëpunësve që ankoheshin se kishin afro gjashtë muaj pa marrë pagat.

Kontributi i Italisë në procesin e shtet-formimit dhe në vendosjen në shina të ekonomisë ishte jetik dhe evident në Shqipëri. Padyshim se gjatë viteve 1925-1939 Italia kontribuoi në ndërtimin dhe centralizimin e financave, në ngritjen e sistemit monetar dhe atë të Bankës Kombëtare në Shqipëri, me investime të ndryshme në porte, rrugë e ura, u shfrytëzuan pyjet duke i kthyer në faktor pozitiv për zhvillimin e ekonomisë se vendit, u bonifikuan disa hektarë tokë me sistem kullimi, u çelën puse, gjithashtu u gërmua në miniera.

Shume prej veprave te ndërtuara gjate kësaj periudhe i kane rezistuar kohës, ndonëse nje pjese e tyre janë amortizuar dhe lënë ne mëshirë te fatit apo shkatërruar me qellim, siç ishte rasti i stadiumit “Qemal Stafa” apo “Teatri Kombëtar” etj… .

Për ta mbyllur, mund të pohohet se investimet e Italisë ishin te shumta dhe jetike qe ndikuan në procesin e shtet-ndërtimit dhe në zhvillimin shoqëror e kulturore, si dhe në konsolidimit e Shqipërisë në Arenën Ndërkombëtare.


* Themelimi dhe administrimi i monedhës shqiptare pati jehonë të gjerë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo u kotua rregullisht në bursën e Triestes dhe të Milanos. Kursi i saj ishte 1 frang ari = 3,66610 lira italiane. Prerjet e kartëmonedhave ishin 1, 5, 20, 100 franga prej letre të konvertueshme në ari dhe një frang ari ndahej në 5 lek.

** SVEA: “Società per lo Sviluppo Economico dell’Albania”-( Shoqëria për zhvillim ekonomik në Shqipëri).

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Paulin Marku, MARRËDHËNIET SHQIPTARO-ITALIANE

“Memorandumi i Greçes” drejtuar Stambollit dhe lëshimet që përfituan shqiptaret nga qeveria Xhonturke me marrëveshjen e Gushtit 1911

August 26, 2021 by s p

Dr. Paulin Marku

Gjendja e shqiptarëve në pranverë të vitit 1911

Çështja shqiptare zë një vend të veçantë në trajtimin e ngjarjeve historike gjatë sundimit të Perandorisë Otomane ne viset shqiptare. Problemet ishin te ndryshme, të cilat u shoqëruan me diskutime, debate dhe beteja të ndryshme gjate sundimit shekullor. Po ashtu, debatet parlamentare në Stamboll ndaj çështjes shqiptare ishin bërë të udhës midis kabinetit qeverisës xhonturk dhe përfaqësuesve të opozitës shqiptare. Debatet ishin te shumta dhe ato shpesh shoqëroheshin me protesta dhe rebelime te shqiptareve kundër autoriteteve osmane. Kryengritjet nuk munguan gjate mandatit te pare te qeverisjes se Turqve te Rinj, ato përkeqësoheshin në rastet kur reformat shkonin kundër interesave të shqiptarëve apo implementimi i tyre kryhej forcërisht në viset shqiptare.

Në pranverë të vitit 1911, shqiptarët i kundërshtuan urdhrat e Portës së Lartë. Ata u ngritën kundër autoriteteve vendore nëpërmjet formave te ndryshme si, duke iu drejtuar diplomateve te huaj, kundërshtonin autoritet lokale dhe me protesta e rebelime sporadike.  Në një hark kohor të shkurtër, ne krahinën e Mbishkodrës, krerë te ndryshëm arritën të organizojnë popullata shqiptare, ku u bashkuan ne ndihme dhe te tjerë atdhetar nga viset shqiptare. Ne këto rrethana, në gjysmën e dytë të marsit 1911 shpërtheu kryengritja anti-xhonturke. Betejat qenë të vazhdueshme dhe të përgjakshme dhe me shumë dëme materiale e ekonomike në sanxhakun e Shkodrës.

Situata e krijuar në pranverë të vitit 1911 në Malësinë e Mbishkodrës ishte e rënduar. Gjendja ekonomike-shoqërore ishin në kushte te vështira. Pasojat që po shkaktonte kryengritja ishin shumë të mëdha, numri i lartë i atyre që humbisni jetën në beteja të drejtpërdrejta me forca osmane vinte e rritej çdo ditë e më shumë, si nga pala shqiptare ashtu dhe në radhët e ushtrisë osmane. Ekonomia e shqiptareve ishte shkatërruar në shume aspekte, si: banesat e tyre ishin të dëmtuara rende, disa prej tyre te djegura dhe shkatërruara jashtë kushteve te banimit; dëmtime në gjënë e gjallë; arat me të korra; djegur pyjet dhe kullosa; si dhe drithërat për t’u ushqyer për vete dhe për dhëntë ishte në rezervat e fundit. Rritja e taksave dhe mos investimi ne zonat Mbishkodrës ishte një tjetër pike e rëndësishme qe shtoi pakenaqesite ne popull dhe nxiti konfliktin me autoritet vendore e lokale.

Përplasjet e shqiptareve me forcat ushtarake Osmane në Malësi të Mbishkodrës në pranverë të vitit 1911

Përleshjet e para të malësorëve me ushtrinë osmane ndodhen me 24 mars 1911 në zonat e Grudës, Kelmendit, Kastratit dhe pastaj ata vijuan të shtriheshin në krahinat e tjera të Malësisë së Madhe. Malësorët e këtyre viseve me në krye krerët Dedë Gjo Luli, Gjekë Marash Gjeloshi Frano Pali, Mehmet Shpendi, Mirash Luca dhe Tom Nika… etj, sulmuan fortifikatën kufitare të Rapshës. Luftimet rezultojnë të kenë qenë shumë të ashpër. Edhe pse humbjet ishin të mëdha nga të dyja palët, shqiptarë nuk u dorëzuan derisa ia arritën qëllimit të marrin qytetësen e Tuzit. Një sukses i jashtëzakonshëm i kryengritës shqiptare finalizohet me 6 prill 1911, kur ata ngritën flamurin Kombëtarë Shqiptarë në majën të Bratilës së Deçiqit. Kjo ishte një arritje shumë e madhe për ta, të cilët mposhtën forcat e shumta ushtarake osmane të pozicionuara për mbrojtjen e fortifikatës së Deçiqit.

Me 9 maj 1911 nëpërmjet një qarkoreje disa ditore, qeveria xhonturke iu kërkoi malësorëve që të heqin dorë nga kryengritja dhe i ftoi ata që të dorëzojnë armët në mënyrë paqësore. Në shpërblim të kësaj marrëveshje qeveria iu premtoi amnisti të plotë brenda pesë ditëve. Nga kjo amnisti përjashtoheshin të gjithë udhëheqësit e kryengritjes. Edhe pse qeveria lëshoi qarkoren disa ditore, ajo nuk priti përfundimin e afatit por ndërhyri në terren me forca të shumta ushtarake. Ekspedita ndëshkimore sulmoi vatrat kryengritëse në zonat e Hotit, Grudës dhe kishën katolike në Traboin, duke djegur dhe shkatërruar çdo gjë. Beteja shumë të ashpra që zgjatën dy ditë e dy net pa ndalim për pikat më të larta të Deçiqit, Traboinin dhe Vojanja-s të Malësisë së Madhe. Këto pika ishin shumë të rëndësishme dhe strategjike për të kontrolluar rrugën Shkodër-Tuz dhe kufirin malazez. Luftimet ishin të ashpra me humbje në njerëz nga të dyja palët, si dhe shumë dëme ekonomike për shqiptarët duke iu shkatërruar shtëpitë, kishat; duke iu djegur pyjet dhe kullotat për bagëtinë, me synimin për të shkatërruar dhe vështirësuar jetën e këtyre banorëve.

Por, përsëri malësorët nuk u binden kërkesave të autoriteteve osmane dhe nuk hoqën dorë nga betejat luftarake me ushtrinë osmane.

Me 11 maj 1911 qeveria xhonturke shpalli një proklamatë më të gjerë, me përmbajtje prej 12 nenesh. Gjithashtu, po atë ditë ajo shpalli rrethimin e vilajetit të Shkodrës me motivacionin se Perandoria Osmane duhet të sigurojë rendin dhe qetësinë publike, të ndëshkim për të gjithë ata rebelë që nuk i binden urdhrave të Stambollit.

Krerët organizator të kryengritjes, Ded Gjo’ Luli, Sokol Baci, Frano Pali, Mehmet Shpendi, Mirash Luca dhe Tom Nika reaguar menjëherë pas këtyre iniciativave të xhonturqve. Ata shkuan dhe takuan konsullit anglez në Cetinë, dhe i shprehen ankesat që kishin ndaj ekspeditës ndëshkimore me në krye Shefqet Turgut Pasha, duke e akuzuar se ndërhyrja e dhunshme ushtarake ishte e padrejte dhe e pajustifikueshme për malësorët. Krerët shqiptarë akuzonin gjeneralin osmane se misioni i tij me urdhër të Stambollit ishte që të bënin të pamundurën për të futur në zgjedhë shqiptarët, duke kryer vrasje, djegie dhe shkatërrim banesash; prishje të kishave, djegie pyjesh dhe kullotash e çdo gjë që kishin. Krerët shqiptarë i kërkuan konsullit britanik që ankesat e tyre të shpërndahet edhe ndër diplomacitë e tjera që ata të njihen me problemet që po përjetojnë shqiptarët .

Në Veri të Shqipërisë, gjatë muajve maj-qershor trupat ushtarake shtoheshin çdo ditë e më me tepër, me synimin që kryengritja të shtypet sa më parë dhe ajo mos të shtrihet në krahinat tjera shqiptare. Edhe pse forcat ushtarake shtoheshin çdo ditë e më shumë, krerët shqiptarë, Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ded Gjo Luli, Sokol Baci, etj, vazhdonin të organizonin malësorët në kryengritje duke mos hequr dorë nga kryengritja pa u përmbushur kërkesat e tyre.

Kuvendi i Greçes 1911

Me 12 qershor 1911 u mblodhën udhëheqësit kryengritës nga Hoti, Gruda, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Shoshi dhe Shala për te biseduar dhe për te vendosur rreth qëndrimit të mëtejshëm ndaj Portës se Larte. Ata nuk u ndalën vetëm në bisedime krahinore por e zgjeruan atë kuvendim duke ftuar edhe përfaqësues të tjerë nga zona të ndryshme shqiptare. Kështu, me 23 qershor 1911 në Greçe të Malësisë së Madhe kuvendi u mblodhën me një plan gjithëpërfshirës, me pikëpamje kombëtare duke ftuar përfaqësues te ndryshëm nga viset shqiptare. Në përfundim të diskutimeve, kuvendi miratoi dokumentin e rëndësishëm “Memorandumi i Greçes”, ose siç njihet edhe ndryshe “Libri i Kuq” sepse kishte kopertinën ngjyrë të kuqe. Ndër hartuesit kryesore të këtij dokumenti gjithëpërfshirës, ishin Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Memorandumi përbëhej prej 12 pikave, me program politik të lëvizjes kombëtare shqiptare e përfaqësonte kërkesat dhe interesat e të gjithë shqiptarëve. Objektivi kryesor i drejtuesve shqiptarë ishte të arrinin të fitojnë autonominë kombëtare.

Libri i Kuq pati rëndësi të veçantë për shqiptarët për tri motive kryesore: Së pari, memorandumi ngjalli reagime në Stamboll dhe kërkesa e tyre u trajtua me përparësi në Portën e Lartë; së dyti, shënonte një moment të rëndësishëm për të ardhmen e shqiptarëve pasi hynte në linjën e kërkesave me karakter kombëtar; dhe, së treti, diplomacitë e huaja u njohën me kërkesat e shqiptarëve të paraqitura me shkrim.

Pjesë e delegacionit shqiptarë ishin edhe Luigj Gurakuqi, Ded Gjo Luli, Sokol Baci etj, që i dorëzuan kopjen e memorandumit, ambasadorit të Stambollit në Mal të Zi, Sadredin beu dhe  përfaqësuesve diplomatik të Fuqive të Mëdha të akredituar në Cetinë. Njëkohësisht shqiptarët u përpoqën të kontaktojnë me gazetat më prestigjioze të Evropës për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe argumentuan shkaqet që detyruan malësorët të ngrihen në kryengritje kundër qeverisë.

Stambolli mori zyrtarisht kërkesat e shqiptarëve dhe shprehej se iu njihte atyre disa prej kërkesave te paraqitur ne memorandum. Por Veziri i Madh, Haki Pasha u kishte premtuar se të gjitha pikat e paraqitur në memorandum do t’i prezantonte para parlamentit osman për diskutime.

Nga ana tjetër, drejtuesi i larte i forcave ushtarake osmane Shefqet Turgut Pasha përpiqej të ulte sadopak tensionin dhe të binte malësorët të heqin dorë nga rebelimet e armatosura kundër qeverisë. Ai nënshkroi shtyrjen e afatit me 15 ditë të tjera për dorëzimit e armëve. Në shpërblim qeveria do të iu jepte amnisti të përgjithshme me urdhër të Sulltanit. Kjo ishte një provë për të kuptuar qëndrimin e krerëve kryengritës edhe pse xhonturqit ishin të bindur se nuk mund të kishte paqe mes gjeneralit Shefqet Turgut Pasha dhe shqiptarëve. Por as shtyrja e dytë e afatit nuk i bindi malësorët ë dorëzojnë armët. Kështu, me 15 korrik 1911, qeveria vendosi zëvendësojë Shefqet Turgut Pashën me një shqiptar. Kjo lëvizje e Portës së Lartë kishte si qëllim që të shuante sadopak zemërimin e shqiptareve ndaj autoriteteve osmane. Por, ndryshimi i qeverisë nuk solli ndonjë rezultat pozitiv në arritje e armëpushimit mes shqiptarëve e xhonturqve.

Pas këtij ndryshimi qeverisës rezulton një tjetër ndërhyrje për ndërmjetësimin e malësorëve me qeverinë xhonturke. Mbreti Nikolla ndërhyri për ndërmjetësim tek Sadedin beu, i cili ishte ambasadori i Perandorisë Osmane në Mal të Zi. Kështu, me 28 korrik 1911 mbreti malazez filloi bisedimet me ambasadorin turk në Cetinë. Pas ndërmjetësimit edhe te Malit te Zi, qeveria xhonturke arriti të bëj disa lëshime si: amnisti për kryengritësit, lejoi armëmbajtjen, uli taksat, detyrimi ushtarak do të kryhej në Vilajetin e Shkodrës, lejoi hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, gjithashtu u zotuan se do të angazhoheshin në rindërtimin e shtëpive që ishin prishur gjatë kryengritjes. Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, ishte edhe kthimi i shqiptarëve në zonat e tyre.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së gushtit 1911

Marrëveshja u nënshkrua me 2 gusht 1911 në Podgoricë, nga përfaqësuesi i qeverisë osmane, Sadedin Beu. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, qeveria e Malit të Zi, u bëri thirrje malësorëve të pranojnë dhe të respektojnë rregullat e marrëveshjes. Ministri i Luftës së Malit të Zi, iu rikujtoi malësorëve se ata duhet të lënë territorin malazez brenda afateve kohore të nënshkruar në marrëveshje, dhe shtonte se edhe mbreti Nikolla ndante të njëjtin mendim ndaj kthimit të shqiptarëve.

Marrëveshje u zyrtarizua me 4 gusht 1911. Sadedin Beu i dorëzoi si garanci zbatimi të marrëveshjes një kopje qeverisë malazeze (që ishte edhe ndërmjetëse e malësorëve) dhe nga një kopje Fuqive të Mëdha. Shqiptarët shpreheshin se marrëveshja është e pjesshme nga ato çka ne kërkuam dhe dyshonin se qeveria nuk do të zbatojë marrëveshjen e cunguar sipas interesave osmane.

Me 5 gusht 1911 shqiptarët filluan të rikthehen në shtëpitë e tyre, dhe siç dihet pjesa më e madhe e tyre gjendej në Mal të Zi. Por, kishte edhe nga ata si Ded Gjo Luli që nuk pranoi të kthehet pa u arritur në autonomia e Shqipërisë. Ai nuk pranoi të joshet me marrëveshjen e gushtit, e as me poste drejtuese që i premtoi qeveria xhonturke. Kryengritësi nga Traboini pati një rol vendimtarë si udhëheqës i zjarrte dhe aktiv në lëvizjet kryengritëse të vitit 1911.

Shumica e shqiptarëve u kthyen në trojet e tyre, dhe prisnin zbatimin e marrëveshjes prej 12 pikave. Ata prisnin dëmshpërblimet e miratuar nga qeveria për ndërtimin e shtëpive; kishave; per djegien e pyjeve e kullotave ne mënyre qe te ngrihej ekonomia e dëmtuar.

Ne përfundim, mund te pohohet se kuvendi i 23 qershorit 1911, i mbajtur ne Greçe të Malësisë së Madhe hartoi një plan gjithëpërfshirës (jo vetem me kërkesa krahinore) por për te gjithë shqiptaret, duke ftuar përfaqësues te ndryshëm nga viset shqiptare dhe me pikëpamje kombëtare. Për hartimin e “Librit te Kuq” u morën mendime dhe sugjerime nga krere te krahinave  te ndryshme shqiptare, u konsultuan me diplomat te huaj si dhe me përfaqësuesve religjioz, një nder ta ishte edhe Arqipeshkvi i Shkodrës, Jak Serreqi. Ajo qe vërehet ne përmbajtje te kërkesave me 12 pika te Memorandumit si dhe ne politikat qe ndiqej prej elitës politike shqiptare, rezulton se ndër hartuesit kryesore të këtij dokumenti gjithëpërfshirës prej 12 pikave me program politik të lëvizjes kombëtare shqiptare, ishin Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Pra, Memorandumi pati rendësi te veçante, i cili ngjalli reagime zyrtare duke nxitur autoritetet qe te trajtojnë me përparësi kërkesat e shqiptareve ne Stamboll, iu beri te njohur diplomacive të huaja me kërkesat e shqiptarëve të paraqitura me shkrim dhe ajo qe është per t’u theksuar, shqiptaret arritën te merrnin një përgjigje me shkrim nga Porta e Lartë.

Kështu, gushti i vitit 1911, shënon fundin e kryengritjes së Mbishkodrës dhe fillimin e një etape te re ne realizimin e synimit te ëndrrës shekullore te shqiptareve për një Shqipëri Autonome dhe te Pavarur.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Paulin Marku, Memorandumi i Greçes, Qeveria Xhonturke

KONTRIBUT I RI I DR. PAULIN MARKU PER HISTORINE TONE KOMBETARE

May 21, 2021 by dgreca

Intervistë nga Rafaela Prifti/

Nga promovimi ne Vater i librit te Dr.Paulin Marku./

Përmbledhja: Me anë të dokumenteve të paraqitura në librin e tij të ri, Dr. Paulin Marku sjell tablonë dramatike të viseve shqiptare në fillimet e shekullit XX, kur “Perandorisë Otomane po i vinte fundi, Fuqitë e Mëdha ishin të interesuara të mbronin interesat e tyre, Austro-Hungaria dhe Italia donin të ruanin status-quo-në, ndërsa krerëve shqiptarë si: Ismail Qemal Beu, Hasan Prishtina, Preng Bibë Doda, etj ju duhej të lobonin me kancelaritë e huaja prej nga kërkonin ndihma e armatime për kryengritjen antiosmane,” por, gjithashtu, tregonin kujdes dhe ishin të vetëdijshëm për raportet delikate me aktorët e fuqishëm politik të kohës. Për Dr. Marku, libri Dokumente Diplomatike Italiane për Historinë e Shqiptarëve gjatë Vitit 1912 është kontributi i tij për historinë tonë kombëtare. Ky projekt me rëndësi i Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA) nënvizon nevojën e plotësimit të studimeve historike me dokumente italiane, thotë Dr. Marku. Relacionet dhe shifrat e telegrameve dërguar për konsullatat dhe legatat italiane evidentojnë se Roma zyrtare jo vetëm kishte informacione të detajuara në vend por edhe interes primar për ngjarjet në Ballkan, organizimin e shqiptarëve, gjendjen e brendshme të Perandorisë Osmane, dhe qëndrimin e shteteve ballkanike dhe Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare. Dokumentet pasqyrojnë situatën politike-ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve duke dhënë informacione për shkencat historike, politike, ekonomike e shoqërore-kulturore.

Dr. Marku vazhdon të shkruajë studime, monografi e publikime shkencore në Shtetet e Bashkuara. Ai mendon se hulumtimi në arkivat shqiptare dhe të huaja ka qenë dhe mbetet një detyrë e rëndësishme për çdo studiues. Për punën e tij hulumtuese, ai thotë se është e vështirë të ndalesh kur merresh me kërkime shkencore dhe me studime “në lamin e dokumentacionit historik e diplomatik.” Pasioni i tij për historinë nis qysh në vitet shkollore në vendlindjen e tij në Lezhë. I dhënë pas përkushtimit të tij për studimet historike politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ai shkon të ndjekë studimet në shkencat humane në Universitetin La Sapienca, Romë, Itali. Në të njëjtin universitet, Marku mbrojti disertacionin me temën Ahmet Zogu, Themelimi i Shtetit shqiptar dhe Konsolidimi i Tij në Arenën Ndërkombëtare dhe merr titullin Doktor i Shkencave. Ai është autor i disa studimeve shkencore të publikuara në botime e revista brenda dhe jashtë vendit, si edhe pjesëmarrës në disa konferenca e seminare shkencore.

Dr. Marku sjell tek lexuesi shqiptar librin e parë të botuar në Tiranë nga ASA me dokumentacione italiane relevante për periudhën e pavarësisë shqiptare. Për përgatitjen e vëllimit, studiuesi ka hulumtuar më shumë se 16,000 dokumente në gjuhën italiane, të cilat i ka seleksionuar dhe përkthyer me standarde shkencore. Libri në tërësinë e tij është dëshmi e dokumentuar e lëvizjeve të kujdesshme të elitës politike shqiptare në kohen kur dobësimi i sundimit pesëshekullor dhe shthurja e Perandorisë paralajmëronin rreziqe të copëtimit të trojeve shqiptare nga fqinjët, e kombinuar me premisa politike të rrezikshme dhe interesa rivale të kancelarive të huaja. Për nga roli dhe rëndësia historike, spikatin dy momente: mbledhja e elitës politike në lagjen Tasim në Stamboll në janar 1912 parashtron platformën që do të ndiqnin udhëheqësit politikë shqiptarë në të ardhmen ndaj Portës së Lartë; dhe qëndrimi i përfaqësuesve të zgjedhur nga populli shqiptar për në parlamentin e Stambollit, i cili nisi punimet për herë të parë në fund të vitit 1908, edhe pse de juro ishte miratuar qysh prej vitit 1876.

Për pyetjen time në lidhje me përpjekjet diplomatike të periudhës së pavarësisë dhe diplomacisë shqiptare të kohës sonë, Dr. Marku vëren se “patjetër që diplomacia është shkollë në vete dhe aty ka vend për mësim gjithmonë, sidomos nga e shkuara dhe rrethanat e ndërlikuara historike e politike që patën shqiptarët në gjysmën e parë të shekullit XX.” Në harkun mbi një shekullor nga fillimi i viteve 1900 deri në 2020 janë parashtruar, komentuar dhe analizuar teza, pseudo-teza e kundërteza të natyrave shkencore, politike, diplomatike etj që shpesh kanë polarizuar opinion dhe turbulluar të vërtetën historike. “Për periudhën që flasim libri është i plotë dhe gjenden të dhëna dhe informacione të ndryshme për çdo person që është i interesuar të di të shkuarën historike të shqiptarëve dhe të katër vilajeteve, të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës që gjenden në dokumentet diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë,” pohon akademiku Marku.

Në fund, Dr. Paulin Marku falenderon Vatrën, Vatranët, Diellin, Kryeredaktorin Dalip Greca dhe gazetarin Sokol Paja për promovimin e librit në 13 prill. Ai shpreh mirënjohje për Drejtorin e Institutit të Historisë në Tiranë, akademik prof. Dr Beqir Meta për recensionimin e këtij vëllimi. Ai gjithashtu falenderon kolegët e Departamentit të Pavarësisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar dhe të Institutit të Historisë si edhe miq e dashamirë të tjerë jashtë institutit. _______________________________________________________________________

Dielli: Dr. Marku, ju jeni këshilltar në Vatër për çështje të arsimit, kulturës dhe historisë kombëtare si edhe akademik në Institutin e Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA) Tiranë. Cili ishte synimi dhe shtytësi kryesor i hulumtimeve tuaja për vëllimin e parë të librit të promovuar në Vatër Dokumente Diplomatike Italiane për Historinë e Shqiptarëve gjatë Vitit 1912?

Dr. Marku: Historiografia është një materie me rëndësi të veçantë dhe luan rol kyç për studimin e popujve, shtetit, kombit, përfshirë gjuhën, kulturën, traditën dhe gjithçka që lidhet me të shkuarën historike. Studimi i historisë është gjithmonë në kërkim të prurjeve të reja dhe kërkon studime të thelluara nëpër dokumente arkivore të ndryshme. Hulumtimi në arkivat shqiptare dhe të huaja ka qenë dhe mbetet një detyrë e rëndësishme për çdo studiues që mundet të përforcojë mendimet e mëparshme ose edhe të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve historike bazuar në fakte të dokumentuara në sa më shumë burime arkivore të jetë e mundur. Historia e shqiptarëve ka qenë dhe mbetet një fushë e rëndësishme dhe mjaft e debatueshme, shpeshherë me ngjarje dhe personazhe që kanë ndarë në qëndrime të ndryshme, jo vetëm opinionin publik dhe politikën në Shqipëri por edhe studiuesit, historianët dhe albanologët. Unë pranova propozimin e Departamentit të Pavarësisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar (1912-1939) i Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA) Tiranë pasi kolegët e departamentit miratuan në mënyrë unanimale botimin e vëllimit të I me dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve, janar-qershor 1912, “Documentazione Storico Diplomatica – Archivio Storico Diplomatico, Ministero degli Affari Esteri, Roma (më tej: ASD MAE)” nën indeksin “Affari Politici, Seria Politica “P” Ministero degli Affari Esteri 1891 – 1916, Albania” pasi e pashë të nevojshme dhe të domosdoshme që të jap edhe unë kontributin tim për historinë tonë kombëtare.

Mund të veçoj disa arsye kryesore: Së pari, dokumentet diplomatike italiane përbëjnë një rëndësi të veçantë për këtë periudhë dhe ato ndriçojnë politikën e jashtme dhe të brendshme të Italisë në raport me çështjen shqiptare dhe të rajonit në Ballkan; së dyti, roli kyç i Italisë për shkak të pozitës gjeo-politike, diplomatike dhe të konfliktit të hapur me Perandorinë Osmane në këtë periudhë; dhe së treti, janë të botuara dokumente në gjuhën shqipe të disa vendeve të ndryshme që patën rol dhe rëndësi të veçantë në çështjen shqiptare, ndërsa ato italiane mungonin në botimet shqiptare, si dhe për faktin që isha njohur prej vitesh me dokumentet italiane gjatë studimeve të mia në Itali, pasi njoh gjuhën e dokumentit, literaturës italiane të periudhës dhe të jetës akademike-universitare çka ishin ndihmesë e madhe për mua në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm të Institutit të Historisë (ASA).

Dielli: Periudha e Pavarësisë është moment konvergjence i shumë faktorëve politikë, ekonomikë, ushtarakë e social. Qarkullimi i disa tezave lidhur me domethënien e kërkesave të kohës për autonomi dhe nivelin e vetëdijes kombëtare si edhe roli i disa figurave qendrore të pavarësisë, si Ismal Qemali kanë paralele me historinë e kolonive amerikane për shkëputjen e republikës së re të dalë nga Britania e Madhe përfshirë këtu edhe rolin e një prej promotorëve siç ishte Benjamin Franklin, përkrahës i flaktë i lidhjes anglo-amerikane përpara se të bëhej patriot revolucionar. Veçanërisht brezat e rinj shqiptaro-amerikanë mund të bëjnë krahasime midis këtyre periudhave, respektivisht përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi, përballjen mes prirjeve lojaliste dhe qëndrimeve të prijësve të pavarësisë. Në rastin e Franklin-it, historianët kanë arsyetuar në favor të pajtimit midis disa aspekteve të jetës dhe aktivitetit të tij që krijuan një lloj aleance të dyfishtë të njeriut që kishte lidhje të forta me Londrën dhe që më pas u identifikua dhe iu kushtua kauzës së pavarësisë amerikane. E them këtë për arsye se ikonat e Vatrës që kontribuan me sukses në arritjen e pavarësisë së Shqipërisë ishin të vetëdijshëm për ngjashmëritë historike të përpjekjeve të dy popujve sepse ashtu sikur kolonitë amerikane në 1776 përballeshin me një fuqi perandorake edhe populli shqiptar përballej me Perandorinë Otomane në fillim të shekullit XX, apo jo Dr. Marku?

Dr. Marku: Në rrjedhat historike ka plot raste e fenomene kur kauzat dhe shoqëritë e popujve të ndryshëm mund të kenë një perkorso të ngjashëm në fusha të ndryshme, siç ju edhe e citoni por ama duhet të theksoj faktin se çështja shqiptare është rast tepër specifik dhe i veçantë për nga përmbajtja dhe rrjedhat e ngjarjeve të popullit shqiptar dhe të tokave shqiptare për disa arsye të ndryshme. Shqipëria ishte e pushtuar për afro pesë shekuj nga Perandoria Otomane dhe betejat e shqiptarëve për autonomi ishin të vazhdueshme, po ashtu për lirinë e përdorimit të alfabetit latin dhe hapjen e shkollave shqipe për të mësuar fëmijët shkrim e këndim në gjuhën amtare, kërkonte që taksat të investoheshin në territore shqiptare, dhe jo të shkonin tek Porta e Lartë dhe mos të investohej në infrastrukturë rrugore, shkolla, qendra shëndetësore e kulturore, ndryshime në kryerjen e shërbimit ushtarak vetëm brenda perandorisë, po ashtu lejimin e mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje dhe kërkonin që në poste drejtuese dhe në shërbime civile të kishte përfaqësues shqiptar si dhe më kryesorja ishte kërkesa për autonominë e Shqipërisë. Ndonëse Perandorisë Otomane po i vinte fundi, Fuqitë e Mëdha ishin të interesuara të mbronin interesat e tyre. Austro-Hungaria dhe Italia donin të ruanin status-quo-në, ndërsa krerëve shqiptarë si: Ismail Qemal Beu, Hasan Prishtina, Preng Bibë Doda, etj duhet të mbanin lidhje dhe të lobonin me kancelaritë e huaja. Ata, nga njëra anë, kërkonin dhe ju duhej mbështetja e kancelarive evropiane, si edhe ndihma e armatime për kryengritjen anti-osmane, nga ana tjetër duhej të ishin shumë të kujdesshëm në ruajtjen e balancës.Intervisten e plote mund ta lexoni ne numrin e gazetes se muajit maj

Filed Under: Interviste Tagged With: Dr. Paulin Marku

Mos hesht kunder shpopullimit te Shqipërisë, voto ndryshimim…

April 24, 2021 by dgreca

Mos hesht kunder shpopullimit te Shqipërisë, voto ndryshimim, vota jote eshte dinjiteti yt…! MOS HARRO- Numrin 9!

Shkruan Dr. Paulin Marku/

Me votën tende Ti mundesh të marrësh vendimin të rëndësishme për te ardhmen tënde, timen, dhe të të gjithë shqiptareve, po ashtu mundesh të ndalosh dhe shpopullimin e Shqipërisë me monopolin e pushtetit absolut, ku një njeri i vetëm administron qeverinë vendore e lokale, përjashto presidencën e Republikës, si dhe mundesh ti japësh fund abuzimit nga partia-shtet nen petkun e emërtimit pseudo-Rilindje, me ne krye njeriun e gjithanshëm dhe të ndriturin e Kombit, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama. 

Keqpërdorimi i termit Rilindje nga qeveria Rama nuk i nderon te mëdhenjtë e kombit, Rilindësit  Kombëtarë. Rilindësit e vërtetë luftuan për bashkim te shqiptareve dhe mos copëtim të trojeve etnike, ndërsa pseudo-Rilindësit e sotëm, me ne krye njeriun e plotfuqishëm z. Rama, luftojnë për interesa personale. Sot s’kemi as kushtet teknike infrastrukturore për përfshirjen e shqiptareve të diasporës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për në parlamentin e Shqiperise.

Marrëzia e mini-Shengenit Ballkanik ideuar sipas tij, nga vete z. Rama nuk pati diskutime parlamentare, as tryeza me ekspert të fushës së sigurisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe të politikes së jashtme si dhe nuk e informoi opinionin publik për qëllimet e përfitimet e këtij projekti, te prezantuar si një arritje e madhe e qeverise. Ne tryezën e bisedimeve për mini-shengenin ballkanik, aty nuk pati përfaqësues te Shtetit te Kosovës. Shfaqja e turpshme si arritje e madhe e qeverise Rama nuk është as me pak, as me shumë, veçse për t’u justifikuar para shqiptareve për zhgënjimin e qeverise ne mos përmbushje te kritereve qe një shtet serioz duhet te zbatoje për te aderuar ne BE. Por, marrëzia e përçarjes se shqiptareve vazhdon dhe përforcohet me vendosjen e traut ne kufirin Shqipëri-Kosove me një taksë rruge prej 5 eurosh. Rilindësit e vërtete dhanë jetën për komb e per atdhe, per nje Shqiperi te Lire dhe te pavarur, ndersa pseudo-Rilindja e Ramës, jo vetem nuk ka asnjë lidhje me interesat kombetare por, përkundrazi i distancoi shqiptaret me njeri tjetrin dhe me BE.

Perballjet e kësaj qeveria me shqiptaret ishin te vazhdueshme, e cila sundoi për 8 vite me dore te hekurt dhe me fjalën burg, burg, burg ishin shqetësuese. Mungesa e gjate për afro dy vitesh te Gjykatës Kushtetuese shkaktoi nje kaos te madh ne Shqipëri. Kjo mjegullnaje ne gjyqësorë i shërbente vetëm qeverise, ku vetoja e pushtetit absolut te Kryeministrit Rama vendos për gjithçka. 

Reformat e qeverise Rama gjate tete vite qeverisje te Rilindësve janë një zhgënjim i madh ne fusha te ndryshme ne Shqipëri. Rilindja dështoi në: shëndetësi me Chek-up qe na kushtoi miliona euro, si dhe pseudo shëndetësi falas, reforma ne drejtësi dhe ngritja e OFL një tjetër iniciative e kryeministrit Rama, po ashtu reforma ne arsim u shoqërua me protesta te shumta nga studente dhe profesor, si dhe, pseudo reforma ne administrate, e shume nisma te Kryeministrit Rama rezultuan një dështim i madh për shqiptaret dhe u denoncuan abuzime te mëdha financiare. 

Shembja e teatrit Kombëtar ne kater te mëngjesit me forca te shumta policie e sigurie, prishjen e stadiumit Qemal Stafa, prishjen e spitalit si dhe shkatërrim te pronave te qytetareve ne lagjen Astir, Tirane, ishin jo vetëm abuzime me fondet publike qe u denoncuan vazhdimisht nga Partia Demokratike me ne krye z. Lulzim Basha si dhe ndonjë media e cila nuk u kap plotësisht nga pushteti. Vlen te përmendët sulmi i kryeministrit Rama ndaj gazetareve dhe mbyllja e TV AGON CHANEL nga qeveria si dhe humbja e gjyqit ne arbitrazh ndërkombëtare qe i shkakton një gjobe te madhe shtetit shqiptar me shifrën 109 milion euro. 

Me ardhjen e Rilindjes ne pushtet, gjate këtyre tete viteve qeverisje Shqipëria lulëzoi vetëm me kanabizimin e vendit nga Veriu në Jug dhe rritja e krimin te organizuar.

Po ashtu, futja ne parlament e te fortëve, te njerëzve me precedentë penale dhe atyre te paformuar ne aspektin akademik dhe profesional është e gjitha merite e Rilindjes. Te gjitha këto dhe jo vetëm nxiten pakënaqësi, urrejtje dhe konflikte te vazhdueshme brenda dhe jashtë parlamentit. Pakënaqësia e madhe e qeverise Rama reflektohet dhe ne mbare popullatën. Disa protestojnë, disa duhet te nënshtrohen për shkak te numrit te madh te patronazhisteve si ne kohe te komunizmit kur Enver Hoxha nëpërmjet fuksave, informonte Komitetin e Partisë nga çdo cep i Shqipërisë. Një tjetër problem i madh, qe shikohet dhe dëgjohet gjithandej, gjate qeverise Rama është largimi i shume te rinj dhe te reja shqiptare nga vendi, te cilët shohin si te vetmen rruge shpëtimi, largimin nga Shqipëria. Këta te rinj dhe te reja janë e ardhmja e Shqipërisë, forca e punës, te mire shkolluar me sakrifica te prindërve apo dhe te tyre duke studiuar e punuar. Te larguarit, nuk janë pak, sipas statistikave te ndryshme janë mbi 75 % e te rinjve shqiptare, shumica e tyre me arsim te larte. Kjo është e dhimbshme dhe mjaft shqetësuese për te ardhmen.  

Te moshuarit e moshës se trete ne Shqipëri nuk arrijnë te mbyllin as shpenzimet minimale me pensionin e tyre qe janë me te ultë ne rajon.

Pakënaqësi e madhe për shpenzime te larta dhe rroga te ulta shfaqet ne mbare popullin shqiptare, Gjithandej dëgjon te ankohen se fatura e dritave dhe e ujit është e papërballueshme, karburanti shume shtrenjte, ushqimet dhe ilaçet me çmime te papërballueshme për te mos folur për pushime, veshmbathje dhe taksa universitare te studenteve ne master .., etj etj. 

Qeveria flet vetëm nëpërmjet ERTV, pa projekte, pa ballafaqime me popullin për realizimet e premtimeve ne këto tete viteve qeverisje. Kryeministri, Rama justifikohet pas fatkeqësive natyrore te tërmetit dhe te pandemisë globale te Covid 19 si problemi kryesore qe nuk arriti te realizonte programin e tij qeverisës TIMONI, TEPSIA, KAZANI dhe ironia e tij e vazhdueshme me sulme ndaj opozitën si fajtore për mos realizimet e qeverisë. 

Se pari, uroj qe shqiptaret, te majte e te djathte, te ruajnë qetësinë, gjakftohtësinë dhe mos te ketë përplasje verbale apo fizike siç kemi pare këto dite me gjakderdhje për politike si ne rastin e Elbasanit, se dyti, te mos shesin votën dhe se treti, te mos mendojnë për interesa te ngushta personale te përkohshme por te mendojnë për te ardhmen e Shqipërisë me objektiv parësorë me vizion Euro-Atlantik për realizimin e ëndrrës 30 –vjeçare “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”. 

Njeriu i penës dhe i mendjes, Sami Frasheri pohonte: “Historia do te na gjykoje te gjithëve, jo vetëm atëherë kur folëm por edhe atëherë kur heshtëm”, unë do te shtoja, mos heshtin por votoni ndryshimin, Shqipëria është e jona na përket vetëm Ne”. 

Ne përfundim do te thoja, gjate betejave dhe luftërave te ndryshme, shqiptaret humben pasurinë, territore dhe jetën, por, besimin jo kurrë, fale, moralit te larte dhe përkushtimit te palëkundur për te realizuar qëllimin e përbashkët Kombëtarë ne interes te Shqipërisë. 

Ndaj, ju them Ju sot, vota juaj vlen me shume se kurrë ne këto 30-vite pluralizëm për ndryshimin e madh historik. Te gjithë se bashku, te fotoje numrin 9 qe ne te mundemi te ia dalim me sukses te te iu kthejmë besimin dhe shpresën shqiptareve.

Për këto arsye dhe jo vetëm, Pseodo-Rilindja me ne Krye z. Edi Rama nuk meriton një mandat te trete qeverisës ne Shqipëri.

Ndaj, 

Dil dhe voto,

Voto nr. 9 për ndryshimin, 

Voto te ardhmen e Shqipërisë,

Me respekt,

Dr. Paulin Marku

New York, 23 prill 2021

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Paulin Marku, Voto Ndryshimin

PROMOVIM NË VATËR

April 15, 2021 by dgreca

-VATRA PROMOVOI “DOKUMENTET DIPLOMATIKE ITALIANE” TË STUDIUESIT DR.PAULIN MARKU/

Nga Sokol PAJA /

Të martën më 13 prill 2021, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, promovoi librin e studiuesit Dr. Paulin Marku me titull “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”, Vëllimi I, botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike – Instituti i Historisë. Në një atmosferë pozitive dhe shumë miqësore, studiues, historianë, gazetarë, patriotë, vatranë, kërkues shkencorë, familjarë, të ftuar, kryetarë shoqatash atdhetare dhe autoritetet drejtuese më të larta të Vatrës, kishin mbushur plot sallën qëndrore të Vatrës në nderim të kësaj dite të shënuar. Ky promovim i rëndësishëm për Vatrën, Institutin e Historisë dhe vetë autorin e botimit Dr. Marku, u prit me shumë entuziazëm nga të pranishmit si një festë e ligjshme e fillimit të fitores ndaj pandemisë globale. Në këtë promovim mori pjesë duke referuar kumtesën e parë Prof. Dr. Muharrem Dëzhgiu i cili theksoi rëndësinë e dokumenteve italiane mbi historinë e shqipërisë dhe viseve e trevave shqiptare, publicisti Idriz Lamaj që foli rreth rëndësisë së dokumenteve arkivore e fakteve historike për historinë tonë kombëtare, editori i Diellit Dalip Greca i cili theksoi në fjalën përshëndetëse rëndësinë e dokumenteve autentike të padeformuara nga sistemi dhe propaganda komuniste etj. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha në promovimin e librit të Dr. Paulin Marku me “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”, Vëllimi I, u shpreh se ky promovim hedh dritë për një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve siç është koha e pavarësisë. Z. Berisha i shprehu falenderimet në emër të Vatrës Dr. Markut për studimin voluminoz. “Vatra do të mbështesë pa hezitim Dr. Paulinin dhe të gjithë ata studiues që hulumtojnë në Biblioteka e Arkiva për të sjellë libra që i shërbejnë historisë, albanologjisë, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare” – siguroi kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha. Prof. Dr. Muharrem Dëzhgiu në promovimin e librit të studiuesit Dr. Paulin Marku me titull “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”, Vëllimi I, ndër të tjera u shpreh se botimi i dokumenteve diplomatike italiane ishin shumë të nevojshme për periudhën e para pavarësisë, dokumente këto të marra direkt nga arkivi i diplomacisë italiane për çështjet politike e diplomatike kryesisht. “Dokumentet diplomatike, referuar relacioneve, telegrameve dhe informatorëve që punonin për konsullatat dhe për legatat e ndryshme italiane, evidentohet se Roma i ndiqte me interes primar zhvillimet në Ballkan dhe informohej vazhdimisht për organizimin e shqiptarëve, për gjendjen e brendshme të Perandorisë Osmane dhe rreth qëndrimit të Fuqive të Mëdha” argumentoi Prof. Dr. Muharrem Dëzhgiu. Publicisti Idriz Lamaj në promovimin e librit të studiuesit Dr. Paulin Marku vlerësoi gjurmimin dhe nxjerrjen në dritë të dokumentacionit arkivor si dëshmi e fakteve historike dhe fakteve të tjera relevante jetësore. Vlerën e këtij vëllimi, sipas publicistit Lamaj, e shton më tepër edhe puna e rëndë profesionale dhe e dedikuar e autorit, në përzgjedhje të lëndës, transkriptim dhe përkthim të këtyre dokumenteve në gjuhën shqipe, si dhe në renditjen kronologjike të përsosur shkencore. “Përzemërsisht e përgëzoj Dr. Paulin Markun për nxjerrjen në dritë të këtyre dokumenteve më rëndësi të veçantë në fushën e studimeve historike, pa të cilat nuk mund të shkruhet historia jonë kombëtare drejtë dhe si duhet” – përfundoi publicist Idriz Lamaj. Gazetari i Diellit Sokol Paja, veçoi në këtë promovim figurën e lartë fetare dhe atdhetare Imzot Jak Serreqin i cili në dokumentet diplomatike italiane zë një vend të veçantë si një njeri me ndikim të fuqishëm fetar, diplomatik dhe patriotik. Imzot Serreqi paraqitet në dokumentet italiane diplomatike, si një njeri i besuar i Vatikanit dhe Austrisë. Imzot Serreqi për shkak të ndikimit që kishte, sipas gazetarit Paja, u sulmua fuqimisht prej osmanëve që kërkonin me çdo kusht largimin e tij nga Shkodra. Imzot Serreqi përbashkoi forcat e krerëve të fiseve të Malësisë për ti bërë bashkë në fuqinë e kërkesave mbrojtëse të popullsisë shqiptare “Nëpërmjet lidhjeve e njohjeve personale e fetare, imzot Serreqi loboi fort për të drejtat e malësorëve. Ai e bëri shqetësimin e tyre nga shqetësim kombëtar në shqetësim rajonal e europian” argumentoi z. Paja. Ish nënkryetari i Vatrës z. Asllan Bushati gjatë kumtesës së tij u përqëndrua te karakteri ushtarak i letërkëmbimeve diplomatike italiane duke theksuar se mendimi politiko- diplomatik Italian, është pasqyruar bukur, me vërtetësi, kronologji, vend, kohë etj. Z. Bushati u ndal gjërësisht në armatosjen e popullsisë së viseve e trevave shqiptare në luftën kundër osmanëve. “Dr. Paulin Marku në gjykimin tim ka sjellë një kontribut të shumëanshëm në zbulimin dhe njohjen e të vërtetave historike, diplomatike dhe ushtarake. Metodologjia e studimit e Dr. Paulin Markut, gjuha e përdorur, citimet ekzakte e korrekte, argumentat e dala nga studimi janë pasuri e shtuar në fushën e studimeve historike” –përfundoi fjalën e tij z.Asllan Bushati.

Editori i gazetës Dielli z. Dalip Greca në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e  relacioneve, telegrameve diplomatike e raporteve pasi ato saktësojnë gjendjen në Shqipëri dhe viset e tjera në një periudhë gjashtë muaj para Pavarësisë së Shqipërisë. “Disa nga dokumentat i kam të konsultuara dhe më parë ku shfaqin rolin e diasporës së Amerikës në përgatitjen e Pavarësisë së Shqipërisë, rëndësinë që pati kryengritja e Malësisë së Madhe në Pavarësinë e Shqipërisë, një kumtesë e mbajtur me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së heroit Ded Gjon Lulit” saktësoi editori i Diellit z.Greca. Në përfundim të promovimit të librit të Dr. Paulin Markut, Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj pasi falenderoi të pranishmit dhe përgëzoi organizatorët e autorin e librit theksoi se populli shqiptar ka një histori të lashtë dhe me karakteristika të veçanta. Sipas z.Rexhaj dokumentet e huaja të botuara na japin mundësinë të shohim në brendësi politikën e një shteti dhe ndikimi nga ngjarjet kombëtare e rajonale. 

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË DOKUMENTET DIPLOMATIKE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË 

Sipas Dr. Paulin Markut Dokumentet diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë ndriçojnë katër pika kyçe të ngjarjeve në vilajetet shqiptare:

1. Ngjarjet e fillimit të janarit të vitit 1912 i cili ishte vazhdimësi e përplasjeve parlamentare midis përfaqësuesve shqiptarë dhe qeverisë xhonturke. Krahas problemeve të shumta që po përjetonte Porta e Lartë, përplasjet e saj me shqiptarët e rënduan situatën politike. Në vazhdimësi dokumentet pasqyrojnë se si krerët shqiptarë ranë dakord për të organizuar një kryengritje të përgjithshme në të cilën do të angazhoheshin të gjitha viset shqiptare, detyrat që secili prej tyre duhet t’i përmbushte në Kryengritje që do të shpërthente në pranverë të vitit 1912 në vilajetin e Kosovës, pastaj do të shtrihej në vilajetin e Shkodrës e kështu me radhë synohej përfshirja sa më e gjerë e të gjitha viseve shqiptare. Dokumentet paraqesin lidhje dhe kontakte të vazhdueshme të disa prej krerëve shqiptarë si: Ismail Qemal Beu, Hasan Prishtina, Preng Bibë Doda, Sokol Baci, Simon Doda e shumë përfaqësues të tjerë me kancelaritë e huaja. Ata kërkonin në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen e kancelarive evropiane për kauzën e tyre dhe ndihma financiare e armatime për kryengritjen antiosmane. 

2. Ky vëllim dokumentar shërben për të analizuar situatën politike të kohës dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 1912 për në Parlamentin Osman. Sipas këtyre dokumenteve, rezulton se një shqetësim i madh për elitën politike shqiptare ishte mënyra se si po bëhej fushata zgjedhore në pranverë të vitit 1912. 

3. E fundit për nga renditja por aspak nga rëndësia është pasqyrimi përmes këtyre dokumenteve të ndikimit të jashtëm në situatën e krijuar në viset shqiptare. Përmbajtja e këtyre dokumenteve nxjerr në pah qëndrimin e Fuqive të Mëdha dhe ndikimin e vendeve fqinjë ballkanikë në çështjen shqiptare. Sipas dokumenteve, ashtu si Perandoria Austro-Hungareze edhe Mbretëria e Italisë ishte për ruajtjen e status-quo-së. Megjithëse Vjena zyrtare, ndërhyri herë pas here tek Porta e Lartë për çështjen shqiptare, ajo nuk arriti të ndalojë kryengritjen e vitit 1912. Ndërsa, Mali i Zi kishte ndikim tek krerët e Malësisë së Madhe dhe u përpoq të përfitojë nga situata për të shtrirë influencën e tij për shkak se shqiptarët ia kishin nevojën për të futur armë nëpërmjet territorit malazez. 

4. Dokumentet e botuara dëshmojnë se Roma kishte informacione të bollshme për organizimin e brendshëm dhe të jashtëm të krerëve shqiptarë në kryengritje si dhe rreth kancelarive evropiane. Në këto dokumente gjendet një numër i madh relacionesh dhe telegramesh që dërgoheshin nga ambasada, legata e konsullata italiane për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë dhe një numër i pakët i dërguar nga kryediplomati San Giuliano për të udhëzuar diplomatët rreth qëndrimit që po ndiqte politika e jashtme italiane ndaj kryengritjes së vitit 1912. Një falënderim të veçantë kam për drejtorin e Institutit të Historisë, akademik prof. dr. Beqir Meta që pranoi recensionimin e këtij vëllimi dokumentar, i cili shprehu gatishmëri bashkëpunimi që nga dita e parë dhe nëpërmjet sugjerimeve, këshillave në mënyrë që libri të ketë të gjitha kriteret shkencore akademike. 

Filed Under: Featured Tagged With: Dokumente Diplomatike, Dr. Paulin Marku, italiane

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT