• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, apo zgjedhjet e Frontit Demokratik të Diktaturës?

May 30, 2023 by s p

Migena Andoni/

Fatkeqësisht pas 32 vitesh pluralizëm, Shqipëria u rikthye në traditën e vjetër të së shkuarës së saj diktatoriale Parti-Shtet. Rezultati zgjedhor, me 97 për qind fitues për kandidatët e mazhorancës, që morën pjesë në garën e 14 Majit, ishte i pritshëm në kushtet kur Qeveria keqpërdori pushtetin për të mos lejuar një garë me rregulla të barabarta loje mes saj dhe opozitës.
Opozita u pengua të regjistrohej sipas Kodit Zgjedhor. Pengmarrja e simboleve të saj, mungesa e fondeve, përcaktimi nga mazhoranca i emrit të kryesuesit të koalicionit zgjedhor, sikundër mungesa e komisionerëve dhe vëzhguesve, ishin parathënia e farsës elektorale që u mbajt më 14 Maj. Sikur të mos mjaftonte ky deformim i demokracisë, të dhënat në terren dëshmojnë të gjitha mekanizmat e përdorura nga mazhoranca pë të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Bandat më të rrezikshme në vend, krerët e të cilëve u liruan nga burgu para zgjedhjeve, ushtruan presion dhe terror ndaj qytetarëve për të mos marrë pjesë në votime.
Në këto zgjedhje, fenomeni i shit-blerjes së institucionit të votës ishte masiv. Njerëz afër pushtetit ju shpërndanë 300 deri në 500 Euro qytetarëve që të bojkotonin procesin zgjedhor dhe akoma më shumë për të votuar kandidatët e Partisë Socialiste. Në thyerje të Kodit Zgjedhor, Qeveria në fushatën zgjedhore shpërbleu pensionistët, rriti pagat për një pjesë te administratës si edhe për ata që
trajtohen me ndihmë sociale. Të gjitha këto, patën ndikim tek 850 mijë votues.
Edhe në raportin paraprak tw Misionit Ndërkombëtar Vëzhgues të Zgjedhjeve të 14 Majit thuhet: “Vëzhguesit vërejtën tregues që votuesit nxiteshin ose detyroheshin të votonin për një parti të caktuar, jashtë ambienteve të tre për qind të qendrave të vëzhguara dhe në njëmbëdhjetë përqind të tyre, njerëz që nuk ishin anëtarë të KQV-ve mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuar”. Në daljen e saj të parë pas zgjedhjeve, shefja e ODIHR, ambasadorja Audrey Glover, e perkufizoi fushatën të polarizuar politikisht duke theksuar se “cështje shqetësuese janë pretendimet për rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, për presione të administratës dhe për shitblerje të votës”.
I frikshëm është ky revansh pushteti, i cili i ka hapur rrugën instalimit të Diktaturës së Kohëve Moderne, por që në thelb ka Diktaturën 50-vjecare të E.Hoxhës, përqëndrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu.
Në kushtet kur Shqipëria konsiderohet një prej vendeve më të varfra të Europës me pasojë shpopullimin masiv, është fyerje inteligjence për këdo qytetar të besojë se ata shqiptarë që kanë mbetur në Shqipëri duartrokasin Qeverinë me Votë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Migena Andoni

Për çdo vit Shqipërisë i zbrazet një qytet

October 4, 2022 by s p

Migena Andoni/

Shqipëria po shpopullohet çdo ditë e më shumë. Instat jep të dhëna alarmante për largim masiv të shqiptarëve nga vendi. Sipas të dhëneva zyrtare të Instat, struktura e popullsisë po pëson ndryshime thelbësore. Në 1 janar 2022 raportohet se Shqipëria banohet nga 2. 793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1.3% krahasuar me 1 Janarin e vitit 2021. Shqetësues është fakti se  janë të rinjtë ata që po braktisin masivisht Shqipërinë. Në vigjilie të vitit të ri akademik përllogariten 2 mijë studentë më pak krahasur me një vit më parë. Pamundësia financiare për të ndjekur arsimin e  lartë në vend, kushtëzon të rinjtë të bëjnë të gjitha përpjekjet për t‘u arsimuar në vende të ndryshme te botës, me shpresën se pas studimeve, ata do të lidhin një kontratë pune në vendet ku u arsimuan, me synimin për të mos u kthyer më kurrë në Shqipëri. Sipas Instat emigracioni i të rinjve 20-24  vjeç dhe ulja  e lindjeve shënon rënien më të fortë të popullsisë. Ky është viti i pestë, sipas të dhënave zyrtare që vendit i ikin 41 mijë banorë, ose e thënë ndryshe 1 qytet çdo vit. Eshtë e trishtueshme të shohësh se si auditoret e univesiteteve boshatisen.Çdo ditë takon miq, profesionistë të fushave të ndryshme që artikulojnë vetëm një shqetësim:

 Si të largohen nga Shqipëria? Në pamundësi për të siguruar kontrata pune dhe për t‘u larguar në mënyrë te ligjshme nga vendi, disa kanë zgjedhur të çajnë detet me gomone, ashtu sikundër vepronin para 32 vitesh, kur  sapo vendi kishte rrëzuar diktaturën komuniste dhe kur  Shqiperia hyri në statistikat ndërkombëtare si vendi më i varfër në botë pas Ugandës. Ky fenomen tragjik është bërë problem serioz për kancelaritë ndërkombëtare, ndërsa shtypi i huaj çdo ditë referon fakte të emigracionit të shqiptarëve shoqëruar me shqetësimin se ky alarm vjen nga një vend si Shqipëria, anëtare e Natos dhe kandidate për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Eshtë tragjike pohimi i shumicës së shqiptarëve se vendi i tyre nuk i ofron asnjë mundësi për të garantuar minimumin jetik. Mungesa e punësimit, pagat dhe pensionet e ulëta, mungesa e investimeve të huaja si pasojë e pasigurisë juridike dhe klimës armiqësore ndaj biznesit, shëndetësia dhe arsimi pa sistem, është tabloja e realitetit që nxit shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, të largohen me çdo kusht dhe mjet. Ndërsa  varferia është ulur në çdo familje Kryeministri Rama tha se Qeveria  do të blejë dy satelitë me vlerën e 6 milionë dollarëve, për të mbikëqyrur sikundër tha ndërtimet pa leje. Eshtë qesharake të besosh këtë justifikim, kur ndërtimet pa leje janë ngritur në 9 vite në sytë e qeveritarëve tanë, ku “betoni“ është parë si alternativë e larjes së parave të drogës dhe krimit. Trishtim për fatin tragjik te shqiptarëve, të cilët kanë vetëm një mundësi për t‘u ushqyer, “EMIGRIMIN”. 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Migena Andoni

Fundi tragjik i një teatri

May 22, 2020 by dgreca

Nga Migena Andoni/ New York/

20 vite më parë nisa të punoj si gazetare, duke raportuar debatet që nisën mes artistëve dhe politikës për iniciativën e ish-Ministrit të Kulturës Edi Rama, për ndryshime në “Ligjin për Teatrot” si dhe shembjen e Teatrit Kombëtar. Të gjithë artistët, mes tyre ikona të Teatrit dhe Kinematografisë
Shqiptare, një  pjesë e të cilëve nuk jetojnë më, (sic ishte Vangjush Furxhi),  kundërshtuan me forcë këtë ide, e cila do të rrënonte jo vetëm një godinë, që aso kohe ishte pjesë e trashëgimise kulturore dhe historike, por edhe  shpirtin e artit skenik, mishëruar nga interpretimi i kryeveprave të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore. Godina arriti të rezistonte, artistët vijuan punën.

          Në këto 20 vite, Rama ngjiti shkallët e karrierës, duke u zgjedhur fillimisht Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas Kryeministër i vendit. Koha dhe veprimet treguan se ai nuk e harroi bastin që i vuri vetes: të ndryshojë “Ligjin për Teatrot” dhe të shembë Teatrin Kombëtar për të ndërtuar në truallin e tij jo pak, por 6 kulla shumëkatëshe. Sot pas 20 vitesh, duke qenë vetë Maliqi dhe Ligji i vendit, Rama e hoqi Teatrin Kombëtar nga lista e monumenteve të kulturës, duke i dhënë të drejtën ndërtuesit që teatrin e ri ta ngrejë në një prej bodrumeve të gradacelave. 

Synimi: pastrimi i parave, pasi Shqipëria tashmë konsiderohet edhe nga ndërkombëtarët si lavatriçe e parave të pista.
           Në këto kushte, në një akt banditesk, ku shumë artistë ishin në ambjentet e Teatrit Kombetar, me urdhër të Kryeministrit, punonjësit e Bashkisë goditën me fadromë Teatrin Kombëtar, në orën 4 të mëngjesit të datës 17 Maj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj edhe në këtë rast u bë vegël e Kryeministrit, që është njëherësh dhe Kryetari i Partise se tij. Si fillim, Bashkia synoi që ndërtimin e Teatrit të ri, (pra, të kullave shumëkatëshe), t’ia besojë kompanisë “Fusha”, me të cilën ka bashkëpunuar për shumë afera, sikundër ishte ai i Landfillit të Tiranës. Kujtoj këtu, 17- vjeçarin e ndjerë Ardit Gjoklaj, i cili u gjend i vdekur nën rrënojat e Landfillit, për shkak se kompania “Fusha” nuk kishte plotësuar asnjë kusht për mbarëvajtjen e punës. Ndërkohë që për këtë punë skllavëruese, kjo kompani kishte punësuar fëmijë, një prej të cilëve edhe Arditi. Ende sot për këtë tragjedi, që i mori jetën një djali vetëm 17 vjeç, nuk ka asnjë të dënuar.  

Për të konkretizuar synimin e tij, Kryeministri (Maliqi) bëri një tjetër ndryshim ligjor. Truallin e Teatrit Kombëtar ai e kaloi në varësi të Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj në një mbledhje online, në shkelje të plotë të legjislacionit dhe pa asnjë projekt të ri për ndërtimin e Teatrit.

Pas 20 vitesh godina ra, por artistët vazhdojnë rezistencën.
Uniformat blu, pa numër identifikimi, i dhunuan artistët, qytetarët, gazetarët, përfaqësuesit e opozitës që ishin të pranishëm, duke i arrestuar dhe mbajtuar për disa ditë në ambjetet e komisariteve të Tiranës. Qytetarët që vijuan të shtoheshin në mbrojtje të Teatrit Kombetar, u bënë sërish pre e dhunës së paprecedentë. Përfaqësuesit  e medias kanë dokumentuar këtë tragjedi që ndodhte para sheshit të Teatrit, tashmë të shembur, duke i dhënë jehonë kësaj ngjarjeje edhe në shtypin ndërkombëtar. Artistët, qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat masive kundër këtij vendimi arbitrar, antikushtetues, një shembje që ndodhi në kushtet kur Bashkia e Tiranës ende nuk kishte një projekt për ndërtimin e Teatrit te ri. Artistët që aderojnë në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe opozita duan që kjo godinë të ringrihet në këtë vend, me arkitekturën tipike që kishte, ndërtuar në vitet ‘30, falë projektit italian.
Ata akuzojne se ndertimi i Teatrit te Ri eshte vetem ALIBIA, pasi qëllimi i vërtet i qeverisë është toka e këtij Teatri në zemër të Tiranës (pronë publike), për ndërtimin e kullave shumëkatëshe, edhe pse ky projekt stonon me godinat përreth, të projektuara nga arkitektët italianë, si nje kompleks gjeometrik në harmoni me njëra-tjetrën. Sot Tirana, është i vetmi kryeqytet në botë që nuk ka Teatër.  Me të drejtë artistët dhe qytetarët thonë ’Kemi parë qytet pa bulevard, por kurrë pa Teater“.

I mirëkuptoj dhe jam sinkron me artistët, artëdashësit dhe kolegët e mi gazetarë, në revoltën e tyre kundër shkatërrimit të kësaj vlere,
artistike dhe historike. Ata janë të gatshëm deri në fund, për t’I rezistuar dhunës, tashmë me qëllimin për të mos lejuar Kryeministrin të përmbushur ambicien e tij personale, që mbi rrënojat e Teatrit.
Kombëtar të ndërtojë kullat e larta të pastrimit të parave. Sot ata kanë në krah edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë reaguar për këtë masakër të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të vendit, duke e krahasuar veprimin e Qeverisë të ngjashëm me veprimet terroriste te
talebanëve. Ky veprim banditesk i Qeverisë u rreshtua madje dhe në listën e problematikave që pengojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndihem e keqardhur që edhe pas 20 vitesh vendi im lundron mes të njëjtave debate. Këtë herë me një ndryshim shumë të madh. Në krye të vendit është i njëjti person që 20 vite më parë ishte ministër kulture, por që sot është 20 herë më arrogant, 20 herë më prepotent, 20 herë më i pasur, 20 herë më i fuqishëm politikisht, që për egon  dhe ambiciet e tij do të shëmbte dhe digjte çdo pëllëmbë tokë, ashtu si Neroni dogji Romën.

Filed Under: Analiza Tagged With: Migena Andoni, teatri, vdekja tragjike

Artikujt e fundit

  • VATRA priti kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama
  • Presidentja Vjosa Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi
  • SOT NË ORËN 12.30 PM, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / E VËRTETA E KËRKESAVA TË ESAD PASHËS NDAJ ISMAIL QEMALIT — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME DERVISH HIMËN, TË BESUARIN E ESADIT
  • Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemisti i ashpër
  • SOT NË ORËN 6 PM KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS Z.PËRPARIM RAMA VIZITON VATRËN
  • Observing The World In Real-Time Data Works for Everyone
  • Presidentja Osmani në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor
  • Nga non-paper i Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë tek oferta për heqjen e asteriksit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT