Nga Sami REPISHTI/ish i burgosun politik ne Shqiperine komuniste (1946-56)
Me keqardhje te madhe mesova lajmin e vdekjes se mikut tim, tani te ndjere, Teki Gjonzeneli, nga Vlora.
Zonjes Filanda, djelmeve dhe vajzave te tij, dhe te gjithe te dashtuneve e familjareve, ngushellimet e mia ma te thella per humbjen e njeriut te tyne.
Une kam njohe te ndjerin Teki vetem ketu ne Amerike Por ne Shqiperi, babaj i tij, i ndjrei Muhamet Gjonzeneli ka kalue se bashku me mue shume vite burgimi te rande, dhe ka perballue fatkeqsine e vuejtjeve te pameritueme me guxim dhe dinjitet shembullor. Djali i tij Tekiu ka qene i brumosun me kete fryme patriotike dhe te vendosun ne sherbim te atdheut shqiptar dhe demokacise.
Ne burgjet komuniste kam njohe edhe xhaxhajn e tij Profesor Bego Gjonzeneli, qe une kam portretizue ne lobrin tim Pika Loti, dhe kam quejte mesuesi i im. Te dy keto burra vlonjate kane qene shembull per te gjithe. Guximi i tyne nuk kishte kufi.
Mbas viti 1949, kur diversantet e pare zbriten ne token shqiptare per organizimin e nji rezistence te armatosun kunder qeverise kriminale te Enver Hoxhes e Mehmet Shehut, Profesor Gjonzeneli me shume shoke, atehere ne burgun e Vlores, ia doli me sukses me marre kontakt me boten e jashteme me ndihmen e nji polici shkodran qe sherbeu si korrier. Kjo “lidhje” u zbulue. Ish te burgosunit Prof. Gjonzeneli, studenti i Medrezese Hamdi Gjoni, dhe te tjere u moren perseri ne Sigurim, u torturuen dhe u denuen me vfekje mba pak ditesh.
Ne ate kohe une ka qene ne kampin e punes se detyrueshme te Vloçishtit dhe kam perjetue dhimbjen e madhe te humbjes se tyne. Ish koleget e burgut te Vlores u tronditen shume. Åta kishin humbe disa nga udheheqsit e rezistences anti-komuniste dhe humbja e tyne ishte e pazevendsueshme.
Une ia kam spjegue te njerit Teki kete faze persekutimi ne Shqiperi, dhe te dy se bashku kemi vajtue fatin e keq qe na solli kaq tragjedi. Sot vajtojme Tekiun, akoma ne moshe te pjekun por jo i plakun. Shpesh here bisedojshim ne telefon dhe shqyrtojshim zhvillimet e ngjarjeve ne Shqiperine post-komuniste, dhe dilshim te shgenjyeme rande nga ky zhvilim. Ideali i nji Shqiperie te lire, te pavarun, etnike, demokratike dhe europiane nuk u plotesue, die shpresa per nji zhvillim ma fatlum, u zbeh deri ne ate pike sa me na detyrue me perqafue pesimizmin.
Sot kujtoj me dhimbje kete shok vuejtjesh nga nji famailje e persektueme rande dhe shpreh ngushellimet e mia per te gjithe ata qe e njohen dhe e deshen Tekiun qe na la sot. Nuk do te harroj asnji here te ndjerin dhe familjaret e tij.
I perjeteshem qofte kujtimi i tij. Pushofte ne paqen qe aq shume e meriton!
Sami Repishti, ish i burgosun politik ne Shqiperine komuniste (1946-56)