
Nga Eleonora Gjoka/
Në kuadrin e Muajt të Letërsisë në kryqeqytet për të gjithë artdashësit ka aktivitete të shumta që të joshin me tematikat e larmishme. Mund të lexosh çdo ditë lajmërime dhe të vizitosh ambjente të ndryshme të cilat tregojnë se kryeqyteti e ka brenda embrionin gati në të shpërthyer, në çdo fushë: Në letërsi, art, muzikë, pikturë, ekspozita, opera, festivale kinematografike, prezantime me librin, promovime…etj.
Është e çuditshme që njerëzit tanë me gjithë ngërçin ekonomik që kanë, mundohen të jenë pjesë aktive e Kulturës bashkëkohore. Tirana ka një larmi të madhe në këtë periudhë… si dhe stina e vjeshtës që pasqyrohet me ngjyrat e gjetheve që ndrojnë pamje si mozaikë zbavitës … dhe që e ruajnë magjinë e tyre deri në perëndimin e diellit!
Kalova në datën 18 Tetor 2019, disa momente të këndshme te “Shtëpia e Gjetheve”. Interesante ishte se jam disa dekada e larguar nga Tirana dhe këtë emër nuk e kisha fiksuar më parë, e kërkova dhe e gjeta në hartë. Për ta vërtetuar mora në telefon një mike të afërt, gazetare dhe ajo më tha: Është ajo shtëpia e hetuesisë së Ministrisë Brendshme, përballe Katedrales së Ringjalljes. Mos na I kujto tani dhe ti Eleonora, ato hijet e këqia… se i shmangëm me zor…e kur kaloj andej sa herë mendoj: Kushedi sa shpirtra janë dërmuar brenda atyre mureve me masakrat e pa skrupullta të diktaturës së egër komuniste! Ok. I thashë, po unë do shkoj.
Vërtet…dikur kaloja andej çdo ditë më këmbë ose me biçikletë për shumë vjet dhe nuk e kam pasë ditur kurrë se për se ishte ajo godinë e ç’ fshihej brenda saj? U deshën të binin muret e Berlinit të hapej “Kutia e Pandorës”!
Po unë nuk tërhiqem lehtë…shkova për te shijuar mbrëmjen artistike, ku shkrimtarja Vera Bekteshi do prezantonte librin “Vila me dy porta.” Shumë interesant rreth 500 faqe, nga jeta e saj dhe e familjes Bekteshi, që kaluan në skëterrën e persekutimit. Një vend i vogel si yni, me një popullsi minimale ne ato vite, ishte ndarë në tre pjesë: 1/3 nën tokë të ashtuquajtur armiq, 1/3 mbi tokë skllevër punë me një meditje qesharake dhe 1/3 fëmijë në rritje ose në shkollim. Me një përafërsi të tillë në mendje i ndava shifrat… po besoj se ato janë të besueshme.
U afrova te vendi duke shijuar ecjen mes njerëzve dhe gjallërisë së mbrëmjes dhe kërkova “Shtëpinë e Gjetheve” U habita kur gjeta një grumbull dëgjuesish të ulur në karrike në oborrin e pasëm të asaj namë – keqes shtëpi… që ngjante romantike nga jashtë për ata që s’ e kanë jetuar atë periudhë. E ndjeva veten si në Manhattan, se kishte vetëm një copë qiell sipër saj…e mbyllur nga një grataçiel i ri … që duhet të jetë binjak i “Plazas” tjetër më kubikë të bardhë!
Në karriket drejtuese ishte ulur shkrimtarja Vera Bekteshi, zonja e shtëpisë botuese “Mapo” dhe aktori Vasjan Lamë qe interpretonte here pas here pjese nga libri “ Vila me dy Porta” te shkrimtares dhe shkencetares Bekteshi. Ishte nje bisede ngacmuese qe jepte pjese te se kaluares te pershkuara me dhimbje nga autorja. Mua si grua me preku situata dramatike e pershkruar, per lindjen e Zanes. Sakrificat e saj gjate muajve te shtatzanise, krizen ekonomike dhe sociale qe kalonin familjet e persekutuara dhe ( gjithe ajo mase e armiqve imagjinare te Partise e te Enverit ne ate kohe). Ata qe zvarriteshin ne qelite eburgjeve ose ne hapjen e kanaleve ne mes te moçalishteve, ku dhe dy flete qepe po ti gjeje do dukej nje luks i madh t’i fusje ne goje.
Shpesh here aktori Lami, nderprirste leximin nga pyetjet sqaruese qe benin degjuesit, ja jepte fjalen autores cila me qetesi e dhimbje sqaronte gjitheçka rreth temes. Citonte gjithashtu autore nga letersia boterore. Kishte nje kujtese brilante per figurat eminente te Letersise Boterore.
Ne nje moment erdhi dhe u ul ne mbremjen letrare Ministria e Aresimit znj. Elva Margariti. Ajo e ndoqi deri ne fund takimin, ju pergjigj dhe shume pyetjeve qe ju drejtuan nga publiku. Tha se tani ne shume lagje te Tiranes jane inagururuar biblioteka te reja, ku mund te keni me shume kontakte me librin. Mua me erdhi shume mire qe ne kushte te thjeshta, aty jashte ne oborrin e asaj shtepie, erdhi dhe Ministria dhe ul me thjeshtesi duke shkembyer biseda me ne te tjeret. Ajo ftoi rinine te jene kerkues dhe lexues te letersise shqiptare per ngjarjet e para 30 viteve, se ajo eshte periudha qe rinia e sotme nuk e ka jetuar. Ne nje moment kujtova me nostalgji kohen e femijerise ne Qeparo…ku ne mes te ullinjve vinin nga Tirana dhe hapnin çarçafin e bardhe dhe ne ndiqnim me aqe pasion kinemate e asaj kohe.
Ne mbarim te takimit beme bisede te lire dhe shkembyem mendime me Ministren, autoren e librit si dhe disa figura te tjera te fushes se Artit dhe Letersise. Une si perfaqesuese e botes se krijuesve jashte atdheut, konkretisht ne Nju Jork, anetare e Shoqerise se Shkrimtareve Shqiptaro – Amerikane, e disa Klubeve kombetare dhe nderkombetare, Antare e I WA’s ( Internacional Writer & Artist ) “Peace Ambassador ” i ftova dhe nxorrem disa foto se bashku, duke e mbyllur me mbresa te mira kete mbremje Tetori ne kuadrin e muajit te Letersise.
© ELKO N. Qeparoi
Eleonora Gjoka
Tirane 2019