Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij, në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”, është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.
Sipas një postimi në Facebook, Thaçi ka falënderuar për mbështetjen që këto vende po japin në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
“Edhe me këtë rast, i falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që vendet e tyre po vazhdojnë t’i japin konsolidimit të shtetit tonë, duke përfshirë edhe kontributin për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Ata e ndanë gëzimin për debutimin e republikës sonë të re në Lojërat Olimpike dhe i uruan sportistëve tanë fat në garat në vijim. Jemi të bekuar për miqtë që i kemi”, përfundon Thaçi.
Shumë mir por po më duken tri foto me frizurë të ndryshme të Hashimit