
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Shkurt 2025
“The Illustrated London News” ka botuar, me 24 mars 1934, në faqet n°442 – 443”, fotografitë ekskluzive të një kolonie pelikanësh në Shqipëri, realizuar asokohe nga natyralisti i njohur austriak, Hugo Adolf Bernatzik, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Zogj pothuajse në zhdukje në Evropë : një koloni pelikanësh në Shqipëri
Të dhëna të reja të fluturimit, të zakoneve të ndërtimit të foleve dhe mënyrës së tyre të ushqyerit të të vegjëlve.
Fotografi të © Dr. Hugo A. Bernatzik, Vjenë
Në një shkresë përshkruese bashkangjitur me këto fotografi interesante, lexojmë :
“Natyralisti i njohur austriak, doktor Hugo Adolf Bernatzik, ka arritur të hetojë në vështirësi të mëdha, në malësitë shqiptare, pjellat e fundit evropiane të mbijetuara të atij shpendi gjigant, pelikanit. Këta zogj, më të shquarit nga të gjithë, kanë ngjallur interes për mijëra vjet dhe janë objekt legjendash dhe mitesh. Ata janë me përmasa të mëdha, me gjerësinë e krahëve të tyre që arrin deri në 4 metra tek një zog të rritur; dhe me sqepat e tyre të fuqishëm dhe grykën madhështore, ata të kujtojnë krijesat parahistorike. Legjenda e pelikanit që çan gjoksin për t’i dhënë gjakun e zemrës të vegjëlve të tij dhe që u bë kështu simboli i dashurisë amtare, është megjithatë vetëm një histori prekëse. Metoda e tyre aktuale për të ushqyer të vegjlit e tyre nuk është më pak patetike kur mendojmë se, pavarësisht nga ky shqetësim prindëror për fëmijët e tyre, ata mezi po i rezistojnë fushatës së shkatërrimit që po bëhet kundër tyre. Tani pelikani është pothuajse i harruar dhe zogjtë pothuajse kanë ngordhur në Evropë, si krijesa që nuk ‘i përshtaten’ epokës sonë të zymtë dhe materiale. Fatmirësisht, vitet e fundit është zbuluar të vjedhësh natyrën është një aktivitet steril dhe i padobishëm. Vëzhguesi ka zënë vendin e gjahtarit. Ai nuk shkon më të mbajë një armë për të vrarë krijesa të rralla në mënyrë që t’u tregojë pasardhësve të tij se si dukeshin ato me anë të një karikature të ballacamosur. Aparati fotografik ka zënë vendin e armës dhe tani na zbulon historinë misterioze të jetës së kafshëve të fundit “përrallore”.”
Mund të kujtojmë se në numrin tonë të 15 prillit 1933, ne botuam disa fotografi po aq të mrekullueshme nga Dr. Bernatzik që ilustrojnë zbulimin e tij, jo shumë larg Vjenës, të një kolonie të shumimit (riprodhimit) të spoonbills-ëve, zogj që atëherë besohej se ishin zhdukur në Evropën Qendrore.

Roje dhe i kujdesshëm ndaj shushurimës më të vogël që dëgjohet aty pranë : një pelikan i vjetër pranë folesë dhe shikon në drejtim të një zhurme, por nuk mund të shohë asgjë. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

Një nënë pelikane ushqen të vegjlit e saj : xhepi i madh i ngjitur në pjesën e poshtme të sqepit shtyhet nga koka e të voglit brenda, pothuajse duke shpuar zverkun e qafës së të voglit me sqepin e saj. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

Shfaqja e shtrirjes së madhe të krahëve të pelikanit gjatë fluturimit dhe mënyra e uljes : mbërritjet në një vend shumimi (riprodhimi), me fole aq afër njëra-tjetrës sa të rinjtë luajnë me fqinjët e tyre. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

“Streha e fshehtë” e fotografit : një strukturë me kallamishte e ndërtuar mbi një varkë të palosshme me një vrimë të vogël për vëzhgim – një objekt me të cilin zogjtë duhet të mësohen përpara se ai të mund të qëndrojë në të. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

Si një nënë pelikane ushqen të vegjlit e saj – një proces që supozohet se nuk është fotografuar kurrë më pare : koka e zogut të ri shtyhet në grykën e fytit të prindit për të marrë ushqimin që përmban. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

Pelikanët janë zogj shumë paqësorë, por nëse një i huaj afrohet shumë, ai mund të marrë një shtytje me sqepin për t’i mësuar sjelljet më të mira : një shqetësim i lehtë në koloni. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

Një fole tipike pelikani, e ndërtuar me kallamishte të vjetra, që përmban një vezë dhe një “fëmijë” një ditor tashmë i aftë për të pare : (në të majtë) një vezë që është rrokullisur nga foleja, por që zogjtë e vjetër nuk përpiqen kurrë ta kthejnë. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

Në një fluturim fillestar, pelikanët nuk e tërheqin (siç thuhet ndonjëherë) qafën mbrapa dhe e mbështesin kokën mbi shpatulla, por e shtyjnë atë dhe trupin përpara dhe, me mbylljen e pendëve të krahëve, ngrihen pa mundim. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

Një familje e uritur dhe në pritje : pelikanë të rinj gjysmë të rritur që presin kthimin e prindërve me ushqim – i riu më i vjetër shikon lart në ajër ku nëna po fluturon sipër. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.

Një pamje më e qartë e metodës së nënës pelikane për të ushqyer fëmijët e saj : një zog i ri kërkon ushqim brenda të grykës së fytit së prindit, me fytin e tij që përpëlitet si një gjarpër në sqepin e tij të poshtëm të gjerë. — Burimi : The Illustrated London News, 24 mars 1934, faqe n°442 – 443 / Fotografi e © Hugo Adolf Bernatzik.