Nga Albano Kolonjari/
Diten e hene ne ora 17:45 ne stadiumin “Selman Stermasi”, Tirana do te prese rivalen e saj per kete sezon FK Kukesi. Nje fitore, apo edhe nje barazim do tu siguronte bardhebluve titullin e 25 te Kampion. Nje humbje perballe Kukesit, do te shkurtonte distancen midis dy skuadrave ne 6 pike dhe do te vendoste Tiranen ne nje pozicion te veshtire duke patur parasysh se ne ndeshjen pasardhese bardheblute do te luaje me “armikun” e tyre te perjetshem Partizanin. Por jo vetem kaq. Tirana (por edhe Bylisi) tashme duhet te perballet edhe me Komisionin e Etikes prane FSHF.
Cfare ndodhi?
Tirana humbi takimin e pare te Kupes se Shqiperise ne Ballsh me rezultatin 2-1. Menjehere pas takimit, mediat sportive, bazuar edhe ne te dhenat te kompanive te basteve por edhe asaj cfare u pa ne fushen e lojes hodhen dyshimin qe takimi Bylis-Tirana (0-1, 1-1, 2-1) kishte te dhenat e nje ndeshje te trukuar. Kompanite e specializuara te basteve gjate ndeshjes sinjalizuan levizjet e cuditeshme te koeficienteve qe paralajmeruan permbysjen e takimit ne pjesen e dyte. Nje nga keto kompani ishte dhe Sport Radar qe ka per qellim e saj luften kunder trukimeve. (match-fixing).
Deklarat e FSHF,
Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.
Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.
Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.
Halili kerkon “tradhetarin”.
Tek skuadra e Tiranes nuk ka qetesi. Presidenti Halili pasi ka zhvilluar nje mbledhje te shkurter me stafin teknik, ka takuar diten e shtune edhe futbollistet bardheblu. Sipas Presidentit te Tiranes Halili, “Nga une i pari jam i gateshem te perballem me drejtesine. Une jam i bindur qe ne skuadren time nuk ka tradhetare. Ne skuader nuk jane afruar para per ndeshjen dhe nuk di qe lojtare te caktuar te kene marre para. Nese ka pasur sic thote kompania ata do te denohen. Ne nuk kemi hequr dore nga kualifikimin per ne finalen e Kupes se Shqiperise, por na intereson kampionati, duhet te fitojme qe te shpallemi kampione qe ne sfiden me Kukesin dhe Partizanin”.
Tirana tashme ndodhet midis dy zjarreve. Ne fushen e lojes ne 180 minutat e ardhshme bardheblute do te perballen me Kukesin dhe Partizanin. Jashte fushes se blerte per Tiranen sapo ka filluar nje vere e gjate. Bardheblute por edhe ballshiotet duhet te provojne se nuk jane te perfshire ne trukim e takimit te pare Bylis-Tirana. Sfida e drejtesise per te dyja ekipet sapo ka nisur…