Nga Astrit Lulushi/
Ndonjëherë vendi i fsheh sekretet e veta nga një udhëtar, duke i treguar atij asgjë, përveç livadheve, pyjeve dhe pjesën e jashtme të shtëpive; kjo fillimisht, sepse pastaj papritmas i hedh një çelës për të hyrë ku të dojë dhe të shohë çfarë të mundet.
Njerëzit duhet ta mbajnë mend lavdinë e të parëve, pasi dalin nga dënimi prej shumë kohësh kur tradita i mohohej; lavdia nuk duhet të merret si e dhënë, por si arritje e brendshme e një vendi.
Tradita nuk është pronë materiale, prandaj nuk mund të mbijetojë vetëm a pa njeriun. Kishat u pakësuan apo u zhdukën jo nën forcën e shpatave osmane, por sepse shqiptarët nuk kishin a nuk ishin mendimtarë a filozofë mjaftueshëm për të qenë të interesuar në doktrinën fetare, dhe as mjaft të dashuruar për t’u magjepsur me të gjatë shekujve të pushtimit apo edhe në periudhën e izolimit komunist.
Perënditë e kishin dënuar Sizifin për të ngjitur një gur të rëndë në majë të malit, nga ku guri rrokullisej përsëri poshtë shtyrë nga pesha e vet. Nuk ka dënim më të tmerrshëm se sa puna e kotë dhe pashpresë.
Nëse i besohet Homerit, Sizifi ishte më i urti mes njerëzve. Por tallja me Perënditë, urrejtja ndaj vdekjes dhe pasioni për jetën i dhanë atij dënimin e papërshkrueshëm të punës për realizimin e asgjëje. Sizifi u ndëshkua nga Perënditë për pasionet e tij. Ky është çmimi që paguhet për pasionet e kësaj toke. Asgjë nuk dihet lidhur me Sizifin në ferr. Mitet janë bërë për imagjinatën.
Njeriu sot punon çdo ditë të jetës, në të njëjtën detyrë, si Sizifi, dhe ky fat nuk është më pak absurd. Por është tragjik vetëm kur bëhet i vetëdijshëm.
Sizifi, i pafuqishëm dhe rebel, e njeh shkallën e gjendjes së tij të mjeruar: këtë mendon ai gjatë zbritjes nga mali, për t’u ngjitur përsëri bashkë me gurin që e shtynte me përbuzje për të mposhtur mjerimin.
I NDERUARI ASTRIT LULUSHI
KJO ANALIZ POLITIKE SHUM PROFESIONALE
POR SOD JAN HAJNAT TUNA SHKATRU
UN PAJTOHEM ME KET ANALIZ SHUM PROFESIONALE POR EKEçJA JET TE [ LIDERËT DHE KRIMINELIZIMI SHQIPTAR
HAJNIJA KARIJERIZMI TRADHTIJA ] KJO DOTNA KOSTOJE SHUM NEV ATHER MENDOJ SE KOHA KA ARDHUN MEIHAP SYT.
PËR ZGJIDHJEN KOMBTARE.