Dr. Paulin Marku
KRIZA LINDORE DHE LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE
Kriza Lindore e ngjarjeve të vitit 1877-78 shkaktoi përballje të ashpra luftarake midis forcave ruso-turke, sollën ndryshime për Perandorinë Osmane dhe territoret shqiptare. Përplasja ushtarake shkaktoi zhvillime të vrullshme dhe me disfatën e ushtrisë turke, linte të kuptohet se ne nje kohe te afert do te kishte ndryshime në Gadishull. Kjo disfatë impononte otomanet të hiqnin dore nga hapësira territoriale në Rumeli dhe në Anadoll, pasi Rusia e mundi në beteja ushtarake dhe i rrezikohej edhe Stambolli. Keshtu, Sulltani ishte i detyruar të pranonte kushtet e vendosura në traktatin e Shën Stefanit. Pjese e humbjes së territorit ishin shqiptaret e veriut të Shqipërisë edhe të jugut po ashtu. Aspekti shqiptar dhe çështja e mbrojtjes së tokave shqiptare në kuadrin e Krizës Lindore ishte problem serioz dhe ngjalli reagime të shumta. Lëvizja kombëtare shqiptare, qysh me Traktatin e Shën Stefanit dhe me Kongresin e Berlinit kishte përpunuar dhe trajtuar një platformë politike gjithëpërfshirese. Veprimtaria patriotike shqiptare u bë një veprues aktiv në arenën ndërkombëtare, i cili iu beri të njohur dhe të merrnin parasysh faktorin shqiptar, pavarësisht se ishte një zë i papërfaqësuar në tryezën e diskutimeve të Fuqive të Mëdha. Në pranvere të vitit 1877, një grup shqiptaresh, nën drejtimin e Abdyl Frashërit u takuan dhe hartuan një program për autonominë administrative të një krahine të vogël të Shqipërisë si mënyra më e mundshme për të ruajtur të gjitha tokat e banuara nga shqiptarët. Platforma e grupit autonomist shqiptar, të memorandumit të Janinës mbajtur në mars të vitit 1877 në përmbajtje kishte kërkesën themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare, bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare në një vilajet shqiptar të vetëm me administratë shqiptare, me shkolla në gjuhen shqipe, me milicinë e vet e ligje të veçanta, të ardhurat fiskale të cilat do të shpenzoheshin në vend. Platforma e Janinës, u plotësua dhe u pasurua në vitet në vazhdim nën ndikimin e ngjarjeve politike e gjeopolitike. Fitorja e Rusisë ndaj Perandorisë Osmane, bënte që shqiptaret të bashkuar me emrin “Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” të ishin më të mbledhur pasi synimet e fqinjëve ballkanik ishin pranë realizimit të interesit territorial në dem të tokave shqiptare. Si rezultat i faktorëve të ndryshëm dhe interesi për ruajtje tërësisë territoriale, filloi veprimet më 10 qershor 1878 Lidhja Shqiptare me qendër në Prizren. Nëpërmjet një procesi të brendshëm me zhvillime të vazhdueshme u bë e para organizate politike masive kombëtare që vepronte si përfaqësuese e të gjithë kombit shqiptar. Në këtë mënyrë u shfaq shqiptarizmi si rrymë patriotike e politike me synime politike autonomiste.
TRAKTATI I SHËN STEFANIT DHE REAGIMI I SHQIPTARËVE
Pasi Rusia, ishte shume pranë Stambollit, Porta e Lartë ishte e detyruar t’i pranojë kushtet e saj në mënyrë që të shpëtojë Perandorinë Osmane nga pushtimi. Rusia zgjodhi të kishte përball vetëm Turqinë e mundur dhe të vendoste për çështjen e Lindjes sipas interesave të saj. Gjithashtu, Rusia nuk pranonte asnjë përfaqësues të Fuqive të Mëdha dhe as të aleatëve ballkanik, Rumaninë, Serbinë e Malin e Zi. Kështu, një muaj pas armëpushimi, më 3 mars 1878, u nënshkrua marrëveshja midis Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Pasi akti i Shën Stefanit u shpall zyrtarisht në prill të vitit 1878 dhe shqiptarët u njohën me trojet e tyre që do t’i kalonin vendeve ballkanike: Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi pati protesta dhe proklamata drejtuar diplomateve te huaj për te kërkuar ndërhyrje për padrejtësitë në dëm të tokave shqiptare. Traktati, jo vetëm që e linte Shqipërinë në sundimin osman, por i cungonte territorin e saj. Traktati i Shën Stefanit prekte popujt e ndryshëm brenda Portës së Lartë dhe ngjalli reagime edhe në rrafshin ndërkombëtarë. Marrëveshja kishte në përbërje masa territoriale dhe i shkëpuste asaj tokat që deri atëherë ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane duke ndryshuar hartën e gadishullit Ballkanik. Të parët që iu interesonte ky akt ishin popujt e shtypur që mezi ç’prisnin të çliroheshin nga Stambolli, po ashtu shtetet ballkanike shfaqni interes për të përfituar nga marrëveshja që favorizonte Rusinë. Protestat e popullsisë shqiptare ishin të ndryshme me rebelime e beteja si dhe me ankesa drejtuar diplomateve të huaj. Protesta e popullsisë së Dibrës drejtuar ambasadorit të Anglisë në Stamboll kundërshtonin vendimin e padrejtë të Traktatit të Shën Stefanit për aneksimin e krahinës së saj. Citoj dokumentin“Dibra është një vend krejt shqiptar dhe ka përmbi 220.000 myslimanë e 10.000 të krishterë, të cilët të gjithë janë prej një gjaku. Më mirë të shuhemi deri në burrin më të fundit, sesa të hyjmë nën sundimin e Bullgarisë kundër të drejtave të kombësisë sonë”. Protestat ishin të vazhdueshme gjatë vitit 1878 në krahina të ndryshme shqiptare. Popullsia e Shkodrës, Podgoricës, Shpuzës, Zhabjakut, Tivarit, Ulqinit, Grudës, Kelmendit, Hotit e Kastratit, drejtuar ambasadorit të Francës në Stamboll kundër aneksimit të tokave shqiptare nga Mali i Zi. Në kërkesën e tyre, shqiptaret i drejtoheshin diplomatit francez që t’i përcillte Republikës së Francës shqetësimin e tyre dhe i kërkonin që të mbronin tokat shqiptare nga copëtimi. Në letrën e drejtuar diplomatit francez, shpreheshin se:“katolikët dhe myslimanët, vëllezër që prej shekujsh që jetojmë në bashkësi interesash e zakonesh dhe kemi qenë të bashkuar gjithmonë, duke derdhur edhe gjak për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona”. Në mbyllje të letrës, përfaqësuesit shqiptar i kërkonin që Republika e Francës të ndërhynte dhe i drejtoheshin me këto fjalë: “Ne kemi ruajtur gjatë pesë shekujsh zakonet dhe fenë tonë; gjuhën dhe kombësinë tonë; prandaj ne protestojmë pranë Fuqive të Mëdha kundër aneksimit të vendit tonë nga Mali i Zi”.
Reagimet e shqiptareve ishin të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe për të mbrojtur krahinat shqiptare që të mos ndaheshin nga kombi dhe për ti kaluar në duart e pushtuesve. Ky ishte një shqetësim i madh me përpjekje të vazhdueshme për t’i mbrojtur nga copëtimi. Proteste drejtuar Ambasadorit të Francës në Stamboll organizoi dhe popullsia e Pejës, Gjakovës, Gucisë kundër vendimit të Shën Stefanit për aneksimin e tokave shqiptare, Bullgarisë, Serbisë e Malit të Zi. Ata i kërkonit diplomatit francez që të ndërhynte pranë qeverise së tij për mbrojtjen nga copëtimi të tokave shqiptare. Reagime me protesta ka patur dhe nga popullsia e Prizrenit drejtuar Sulltanit në Stamboll me kerkesen për të respektuar tërësinë territoriale të tokave shqiptare, dhe i kërkonin për t’i bashkuar të gjitha tokat në një province të vetme si dhe kërkonin respektimin e reformave që nevojiteshin për përparimin e vendit.
KONGRESI I BERLINIT DHE PROTESTAT E SHQIPTAREVE NË MBROJTJE TË TËRËSISË SË TOKAVE SHQIPTARE
Kongresi i Berlinit kishte vënë në pikëpyetje çështjen shqiptare, ekzistencën e kombit shqiptar, të gjuhës dhe historisë së këtij vendi. Për pasoje tokat shqiptare mund të ishin objekt i pambrojtur dhe mund të behej çdo gjë me to dhe nuk kishte asnjë përfaqësues që të kundërshtonte çdo venim që dëmtonte tërësinë territoriale të tokave shqiptare ose të mbronte interesat e shqiptareve në Kongresin e Berlinit. Perandoria Osmane gjendej në kushte të vështira dhe e shikonte veten të pafuqishme për të mbrojtur tërësinë e tokave të banuara nga shqiptarët.
Më datë 13 qershor 1878 shqiptaret i dërgojnë një memorandum kryeministrit anglez, lordit Bikonsfild, përfaqësues i Anglisë në Kongresin e Berlinit. Ata pohonin se përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të mbledhur në Kongres për t’u gjetur një zgjidhje të arsyeshme dhe të ligjshme që përbejnë Çështjet e Lindjes, sigurisht që duhet te merret parasysh kerkesat e shqiptareve të cilët kërkojnë drejtësi. Në letrën e tyre, ata shprehin pakënaqësi për mos përfaqësim, pasi kombësitë e tjera nën Perandorinë Osmane kane një qeveri dhe një diplomaci që ua shpreh dëshirat, vetëm Shqipëria nuk ka asnjë lloj përfaqësie. Nëpërmjet memorandumit, shqiptaret i kërkojnë Britanisë së Madhe të mbroje interesat e shqiptareve dhe të kundërshtoje çdo lloj copëtimi të trojeve shqiptare dhe se s’pranojmë te jemi asgjë tjetër: “Ne duam të jemi veçse shqiptare”. Protestat e shqiptareve ishin të vazhdueshme kundër padrejtësisë se Shën Stefanit drejtuar Kongresit të Berlinit. Mund të përmendën, Protesta e Lidhjes Shqiptare të Gegërisë drejtuar Kongresit të Berlinit; protesta e popullsisë së krahinave të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, të Tivarit etj, drejtuar Fuqive të Mëdha kundër aneksimit të tokave shqiptare, e shume të tjera në mbrojtje të tërësisë territoriale të tokave shqiptare.
Fuqitë e Mëdha i kishin ndjekur me preokupim të veçantë zhvillimet e Krizës Lindore. Britania e Madhe dhe Austro-Hungari nuk pajtoheshin me zgjidhjen ruse dhe pasi u morën vesh ndërmjet tyre e kundërshtuan fort Rusinë, madje deri edhe me përballje nëse nuk do pranonte të ulej në bisedime, ndërsa Italia ishte e dobët ushtarakisht dhe e pafuqishme ekonomikisht për të reaguar në çështjet ndërkombëtare si dhe për faktin se më 9 janar 1878 ndërroi jetë Vittorio Emanuele II dhe pasuesi i tij i biri Umberto I-rë s’kishte eksperiencë në politikën e Jashtme.
Shqiptarët, edhe pse skeptik dhe pesimist ndaj kongresit që do të mbahej në Berlini, ata vendosen që Kuvendi i Prizrenit të filloi punimet më 10 qershor 1878 me qëllim që kërkesat e tyre të paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej me 13 qershor 1878. Lidhja e Prizrenit shënon organizimin politik, e përfaqësuar nga të gjitha territoret etnike shqiptare, e cila kishte disa qendra ndërkrahinore, si: Janina, Preveza, Dibra, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, etj. Ata hapen punimet e kuvendit në Prizren dhe demonstruan me vendosmëri të patundur për të luftuar së bashku për të drejtat Kombëtare duke dërguar me dhjetëra peticione e memorandume kongresit në Berlin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nëpërmjet protestave të ndryshme kundër pretendimeve territoriale të synuara nga fqinjët ballkanik. Përfaqësuesit e kombit të mbledhur në qytetin e lashtë të Prizrenit vunë themelet e asaj organizate politike mbarëshqiptare që prej kohës së Skënderbeut që bashkoi masat popullore dhe luftoi për disa vite për t’u çliruar nga zgjedha shekullore e huaj, për mbrojtjen e trojeve dhe për bashkimin në një shtet të vetëm autonom e të njësuar kombëtar. Shqiptarët nuk prisnin mbështetje nga ndërkombëtarët të mbledhur në Berlin por shpresonin se Anglia* dhe Italia janë të interesuara për frenimin e pansllavizmin në Detin Mesdhe do të ngrinin zërin në favor të çështjes shqiptare.
Traktati i Shën Stefanit që pasoi me Kongresin e Ndërkombëtareve që do të mbahej në Berlin për gjetur një zgjidhje të arsyeshme dhe të ligjshme në lidhje me “Çështjen e Lindjes” ngjallte shpresën e shqiptarëve se dikush mund të ngrinte zërin dhe të kërkonin drejtësi në emër të tyre.
Shqiptarët, ishin të bashkuar në një qëndrim, si ata që ishin pjesë e territoreve që prekeshin, po ashtu edhe ata që nuk banonin në këto territore ishin në këmbë, pasi akti cenonte shqiptarët si komb. Ata shpresuan se zëri i ndërkombëtarëve do të jetë pozitiv për çështjen e tyre. Abdyl Frashëri shprehej: ne rast se popujve të Lindjes do t’u jepeshin të drejtat e tyre kombëtare, Evropa do të kishte paqe të qëndrueshme, përndryshe do të hapën dyert e një lufte hakmarrjeje të vazhdueshme. Nëse Fuqitë e Mëdha do të heshtin në kongresin e Berlinit ndaj copëtimit të trojeve shqiptare, populli shqiptarë do të qëndrojë siç ka bërë në të shkuarën me luftëra dhe kryengritje.
VENDIMI I KONGRESIT TË BERLINIT
Më 13 qershor 1878 të mbledhur në Berlinit, Kongresin u kryesua nga kancelari i Perandorisë Gjermane Oto fon Bismark, Rusia (Gorcakov Ministër i Punëve të Jashtme), Anglia (Lordin Beaconsfield), Austria (Kontin Andrassy Minister i Punëve të Jashtme), Italia (Corti ministri i Punëve të Jashtëm), Turqia përfaqësohej prej (Karatheodori Pashës, Mehmet Ali Pashes, dhe ambasadorit në Berlin Sadullah Pasha). Në këtë Kongres Anglia dh Austro-Hungaria bashkëpunonin për të frenuar shtrirjen ruse, ndërsa Franca dhe Italia nuk është se dilnin shumë në skenë. Pas 20 seancash protokollare, më 13 korrik 1878 kongresi miratoi “Traktatit të Berlinit”, i cili zëvendësoi atë të Shën Stefanit dhe zvogëlonte përfitimet territoriale të Rusisë. Gjithsesi, aty përfituan shume vende, si: Rusia; Austro-Hungaria; Anglia dhe 5 shtetet ballkanike, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Greqia. Ndërsa, synimet dhe shpresat e Italisë për të përfitur një kompensim territorial modest rezultuan të pasuksesshme. Po ashtu, Perandoria Osmane që kishte qene e detyruar të pranonte nënshkrimin e Traktatit të Shën-Stefanit për disa arsye pas disfatës në lufte, ku më kryesorja ishte për të mënjanuar pasojat edhe më të rënda nga përparimi i shpejte i ushtrive ruse drejt Stambollit, ajo pranoi traktatin e Berlinit që iu linte otomanëve më shumë territore sesa parashikonte traktati i Shën Stefanit. Përsa i përkiste “çështjes shqiptare” Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria ishin mbrojtëse të Status-Quosë por nuk u treguan dashamirëse në favorizimin e autonomisë së Shqipërisë.
Kështu, Mbledhja e Kongresit të Berlinit dhe vendimet që u morën ishin në interes të Fuqive të Mëdha pjesëmarrëse. Kongresi nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptarëve dhe nuk e trajtoi asnjë nga Fuqitë e Mëdha dhe trojet shqiptare ktheheshin sikur të ishin “terra nullius” – një tokë e kurrkujt- në shërbim për të kënaqur shtete e reja Ballkanike dhe as nuk mor në konsideratë se ky komb i ka rrënjët e lashta etnike dhe nuk ishte shkrirë përgjatë shekujve me luftëra e pushtime të ndryshme. Një ndër figurat e shquara të kohës, Abdyl Frashëri e cilësonte: “një dënim me vdekje kundrejt një populli të tërë”. Shqiptarët e konsideronin të padrejtë vendimin e Fuqive të Mëdha dhe vazhdonin të kundërshtonin me çdo mënyrë Traktatin e Berlinit. Ata bënë përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar vendin nga copëtimi, duke zhvilluar protesta në qytete të ndryshme, dërguan peticione Stambollit dhe diplomateve të huaj, si dhe disa përfaqësues shqiptar iu drejtuan Romes, Vjenës, Berlinit, etj, për të paraqitur programin me kërkesat e shqiptareve në mënyrë që të vinin në dijeni Evropës të gjitha padrejtësitë që u bënë në Kongresin e Berlinit.