Asllan Bushati/
Nga fundi i Luftës Dytë Botrore (LBD) e deri në rënien e Bashkimit Sovjetik (BS), ekuilibri gjeostrategjik botror është mbajtur nga dy superfuqi SHBA- BS. Nga viti 1990 e deri më sot, ekuilibrat mbahen vetëm nga SHBA. Por vitet e fundit Kina ka rritur pretendimet e shtuar trysninë, për tu bërë superfuqi e re përballë SHBA-së në fushën ekonomike, diplomatike, shkencore, madje edhe atë ushtarake. Ajo synon që deri në fillimin e viteve tridhjetë të jetë baraspeshë botërore përballë SHBA-së. Në këtë dualitet, Rusia e pa vehten të përjashtuar e të poshtruar, ose të paktën e mënjanuar e jashtë garës për superfuqi e së ardhmes së afërt. E xhelozuar nga kjo situatë ajo filloi të deklarojë se jam fuqia më e madhe bërthamor (sasiore) në botë dhe gjeostrategjia e së ardhmes nuk mund të bëhet pa Rusinë. Kjo frymë e nxiti atë të fillonte sulmin ushtarak kundër Ukrahinës me objekt fillestar për ti ”thyer hundët” SHBA-së e NATO-s dhe ta pushtonte atë me një sulm rrufe tre- katër ditëshe e të vendoste një qeveri pro ruse. Por i kishte bërë llogaritë gabim se Ukrahina e perendimi kishin nxjerrë mësime nga pushtimi rus i Krimesë (në 2014) dhe ushtria ukrahinase ja “theu hundët Rusisë” me fuqinë e zjarrit, qëndresën, vullnetin e hekurt dhe ndihmën e perendimit. Tashmë aventura ushtarake ruse, pas trembëdhjetë muajsh, ka bërë që energjitë e saja ushtarake, ekonomike dhe politike të shterojnë deri në kolaps. Ajo ka bërë manovra e prova të shumanëshme që mundësisht të dalë sa më pak e turpëruar nga kjo luftë, të cilën vetë e filloi dhe vetë e katranosi. Në këto kushte Putini fillimisht inicioi doktrinën e re se: “armët e cdo lloji janë prodhuar për tu përdorur në luftë dhe ato duhet të provohen”. Nënteksti i kësaj doktrine ishte se u ka ardhur radha edhe armëve bërthamore (AB). Pas kësaj Rusia deklaroi daljen e njëanëshme nga traktati i AB-ve me SHBA-në për këto armë. Hapi i radhës ishte vendimi për të dislokuar AB-të e kalibrit të vogël në Bjellorusi deri në korrik 2023, gjoja të detyruar nga fakti se britanikët do ti japin Ukrahinësë predha me uranium të varfëruar (ndotës radioaktiv por jo municion bërthamor).Po ashtu pas vizitës së Kryeministrit Japonez në Ukrahinë, Putini filloi lëvrimin e teorisë se një nazizëm i ri si ai i viteve 1930-të po duket në horizont. Me këtë drejtoi gishtin nga NATO-ja, Japonia dhe organizmi i ri ushtarak AUKUS i paqësorit lindor ku paraprakisht bëjnë pjesë Australia, UK-ja dhe SHBA-ja. Dhe si kundër përgjigje dyplanëshe Putini filloi testimin e raketave taktike e aeroplanëve bartës të AB-ve në ngushticën e Beringut dhe detin e Japonisë. Madje me këto lloje raketsh hapi zjarr në një distancë 100 kilometra larg brigjeve të saj. Vec sa më lart me këto tipe raletash bëri prova edhe në Detin e Zi e Detin Balltik. Ditët e fundit Putini hodhi për konsum gjysëm doktrinën se:” një fuqi bërthamore nuk mund të humbasi luftën”. Kjo ishte manovër dy kuptimëshme që synonte nga njera anë të friksonte ukrahinasit që po përgatiten ndoshta për kundër ofensivë, por edhe për NATO-n duke i thënë se jam këtu edhe me AB-të gati për veprim. Në këtë luftë nervash, deklaratash potitiko- diplomatike e veprimtarishë luftarake në Ukrahinë edhe Franca tha se “edhe ne jemi fuqi bërthamore e të gatëshëm si edhe Rusia”. Kjo deklaratë u bë me qëllim për të nënvizuar se Franca është antare e Këshillit Sigurimit të OKB-së, forcë bërthamore dhe me pozitë të rëndësishme në NATO e BE. Në këtë frymë Kina deklaroi se:”nuk duhet të shkojmë drejt armëve e doktrinës shkurajuese se në këto kushte provokohet një luftë bërthamore botrore”.Sipas rusve, me qenë se besohet se amerikanët kanë vendosur AB-të e kalibrit vogël në Turqi, të cilat janë në kufijt tanë, edhe ne në të ardhmen mund ti vendosim AB-të në brigjet e Detit Balltik (në Kaleningrad). Kjo situatë disekuilibri gjeopolitik, po formëson idenë se jemi shumë afër përdorimit të municineve bërthamore të kalibrit të vogël në konfliktet ushtarake. Për këto lloje armësh, po flitet sikur nuk janë ndonjë ndryshim i madh midis tyre dhe municioneve të zakonëshme me fuqi të madhe shpërthyese. Këtë lloji gënjeshtre po e gjeneron në radhë të parë Rusia e zënë në kurthin e luftës në Ukrahinë të provokuar pa asnjë arsye prej saj. Por lufta bërthamore me kalibrat e vegjël, do të cojë medoemos tek ato të kalibrit të madh dhe nga taktike në ato operative e strategjike. Këtë cmenduri bërthamore, askush nuk mund ta fitojë, dhe fundi i këtij qytetërimi do të jetë i pashmangëshëm. Si rezultat i luftës në Ukrahinë, këtij disekuilibri gjeopolitik dhe trysnisë së përdorimit të AB-ve, cmimet dhe kostoja e jetesës në vendet perendimore (por edhe kudo në botë), janë bërë të pa përballueshme për një masë të madhe njerzish. Sindikatat, liberalët, e disa parti politike kanë filluar të protestojnë për shtrenjtësinë e jetesës duke shtruar pyetjen a do të gjendet zgjidhje për luftën në Ukrahinë apo të ja këthejmë shpinën? Pra ka filluar sosja e durimit dhe shterrimi i energjive . Kjo lëvizje e vogël në dukje, por e nëndheshme dhe ndoshta e mbështetur edhe nga struktura subversive ruse, mund të pjellë tërmete politike. Rusia pikërisht këtë do të dëshironte që të dilte nga lufta me ndonjë trofe. Në të kundërt hitlerizmi i ri putinian për ego e kokfortësi, mund ta fusi botën në vorbullën e kasaphanës bërthamore. Kështu na lypset vigjilencë, maturi, por dhe përgatitje për kundërveprim të shpejtë ushtarak. Fakti që municionet e kalibrit të vogël bërthamor po afrohen, tregon se tentohet të zbutet koeficienti i shkatërrimit të tyre para se të dërgohen në objektivat e paraparë.