Nga Murat Gecaj
NE FOTO:Pjesmarres ne ekspoziten e Abaz Hados/
1.
Në Muzun Historik Kombëtar të Tiranës, herë pas here, organizohen veprimtari mbresëlënëse. Aty përurohen libra të rinj të gjinive të ndryshme dhe nderohen njerëz të njohur, në përvjetorë të tyre, por dhe çelen përkohësisht ekspozita të arteve figurative etj. Vërehët se, bashkë me ardhjen e pranverës, aty janë shtuar veprimtari të tilla të bukura, të cilat ndiqen me interes nga banorët e kryeqytetit.
Dje, për shembull, aty u çel ekspozita me pamje nga Shqipëria dhe Greqia, e piktorit të lirë, Bujar Babis Abazi. Vëmëndjen e të pranishmëve e tërhoqën 38 punime të tij, në vaj. Ato dallohen për tematikën e larmishme dhe shprehëse, për ngjyrat e ndezura e tërheqëse. Të tilla mund të përmendim: “Tirana”, “Natyrë e qetë”, “Motiv shqiptar”, “Limani”, “Bregdet shqiptar”, “Akropoli” etj.
Ky piktor i njohur na tregon se, megjithëse i larguar afër dy dhjetëvjeçarë nga Shqipëria, në qendër të krijimve të tij i ka edhe motivet nga Shqipëria. Ndër to, janë pamje të qyteteve e krahinave të ndryshme, të natyrës sonë të bukur dhe personazheve të veçantë. Kënaqësinë e shikuesve të pikturave të Bujarit, e kanë përjetuar edhe shikuesit e shumtë të ekspozitave, që ai ka çelur, që nga viti 1991 e në vazhdim, në Tiranë, por dhe në Greqi, Itali e deri në Nju Jork. Duke biseduar me një koleg të këtij piktori, Vangjel Taton, ky shprehet: “Pikturat e Bujarit dallohen për ndjenjat e holla, të shprehura me penelin e tij, përmes ngjyrave të bukura e shprehëse dhe shijeve suprizuese estetike etj.”.
2.
Sot në mesditë, në hollin kryesor të Muzut Historik Kombëtar pati gjallëri të veçantë. Vizitorë të shumtë kishin ardhur për të marrë pjesë në përurimin e eskpozitës se piktorit mjaft të njohur dhe tani zv.ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Abaz Hado. Ajo titullohej “Çamëria Jonë” dhe përmbante 30 punime të përmasave të mëdha, me grafika e piktura. Këto përshkohen nga frymëzimet dhe ndjesitë e këtij artisti, për vendin e bukur e të bekuar, Çamërinë, nga e ka edhe originën.
Ashtu siç e vlerësojnë specialistët e kësaj gjinie të artit, kjo ekspozitë është me krijime të kohëve të fundit të autorit dhe e para e këtij lloji, jo vetëm për përmbajtjen e saj, por edhe për shprehjet origjinale të një grafike dinamike, me teknika, që u japin atyre frymë e konceptim modern.
Të pranishëm ishin piktorë e skulptorë, miq e kolegë të këtij autori, punonjës të arteve, kulturës, arsimit e shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj. Pjesëmarrësit i përshëndeti dhe i falënderoi vetë piktori, A.Hado. Pastaj folën Adri Nurellari; zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ardian Tana; përfaqësues nga Shoqata “Çamëria” etj.
Duke u ndalur në veçoritë dalluese të kësaj ekspozite, përveç vlerave të larta artistike, ata theksuan edhe mesazhin, që ajo përcjell te shikuesit tanë. Pra, nënvizohet me force se historia e Çamërisë është pjesë e pandarë e të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes së popullit shqiptar.
Në mbyllje, piktori A.Hado i falënderoi, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit, të cilët i ftoi në koktejin e shtruar, me këtë rast. Së bashku, përveç bisedave të ngrohta e mmiqëssore, ata bënë mjaft fotografi, që kanë kujtim nga kjo veprimtari mbresëlënëse.
Kjo ekspozitë pikture, me tematikë nga Çamëria jonë, do të çelet edhe në qytetet Fier, Durrës, Berat, Vlorë, Sarandë etj.
3.
Gjatë ditës se sotme, vëmendjen e vizitorëve në këtë Muze e tërhoqi edhe një afishe, ku njoftohej për çeljen, në mbrëmje, të një eskpozite me punime të disa famijëve, pra me vizatime e piktura të tyre. Për këtë ngjarje të bukur më foli edhe Pandeli Koçi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Fëmijë e të Rinj.
Për kënaqësinë e këtyre artistëve të vegjël të penelit, të prindërve, por dhe të mësuesve të tyre, këtu poshtë po i shënojmë të gjithë emrat e tyre:
Al’bert Buraj, Ana Lekloti, Amelia Gjika, Denis Kolgegaj, Ditio Varkova, Era Selimaj, Ema Çiçolli, Elena Basho, Ergi Isaraj, Emili Nushi, Ester Zotka, Ilia Basho, Iris Boshnjaku, Jona Selimaj, Kaltra Mezini, Kevin Kolgegaj, Kristiana Sterio, Kleist Sulaj, Laura Halku, Melina Zhupa, Martina, Petri Çiçolli, Viktoria Basha e Viola Hoxha.
Duke i shikuar me vemendje të gjitha punimet e thjeshta të kësaj akspozite, që mbante emërtimin kuptimplotë, “Pranverë fëminore-2013”, menjëherë bie në sy tematika fëminore e saj. Kshtu, ata kanë bërë objekt të vizatimeve dhe pikturave të tyre, pamje nga natyra jonë e bukur, lule të ndryshme, kafshë e shpendë etj.
Padyshim, kjo ekspozitë e famijëve tanë ndihmon në nxitjen e mëtejshme të talentit të tyre, në këtë fushë të artit, por edhe e bën më të këndshme jetën e banorëve të kryeqytetit. Prandaj i përgëzojmë dhe i urojmë ata nga zemra, për punimet e bukuara dhe shprehëse, që kanë paraqitur në këtë eskpozitë! Jemi të bindur që, duke ecur të sigurtë në këtë udhë të artit, nesër do të bëhen piktorë e skulptorë të njohur.
Tiranë, 24 prill 2013