Tri vepra letrare të poetit të mirënjohur Kristo Çipa i shtohen Bibliotekës Shkencore të Federatës Vatra. Dielli Çipa, nipi i Kristos sapo u kthye nga Shqipëria erdhi menjëherë te Vatra për të sjellë librat e gjyshit të tij. Veprat “Ruzana”, “Kambana e dashurisë” dhe “Vesha mjegullën e hollë” përbëjnë një aspekt të pasur të krijuesit Kristo Çipa që pasuron kritikën letrare, eseistikën dhe prozën moderne shqiptare. Studentët shqiptarë në Amerikë dhe studiuesit e apasionuar të letërsisë do të kenë një mundësi të shkëlqyer për të konsultuar e shqyrtuar në studimet e tyre një aspekt të veçantë të letërsisë që vjen dhuratë prej mjeshtrit Kristo Çipa. Në Bibliotekën e Vatrës gjithashtu zë një vend të veçantë e gjithë krijimtaria e poetit të madh të kombit shqiptar Lefter Çipa “Nderi i Kombit”. Federata Vatra e gazeta Dielli shprehin respekt e mirënjohje për çdo krijues që kontribuon në pasurimin e Bibliotekës së Vatrës dhe pasurimin intelektual e shpirtëror të komunitetit tonë.