Nga Faik KRASNIQI/
Në kohë krizash siç është kjo e tanishmja, është mirë të rishikohen dhe analizohen gjithë shkaqet që ndër të tjera na sollën në këtë derexhe. Tribalizmi i politikës shqiptare është një nga shkaqet madhore. Është shumë e rëndë dhe e dëmshme që të mos vihet re, të mos përfillet apo të neglizhohet. Tribalizmi është shkak madhor i prodhimit të krizave të njëpasnjëshme, të kapjes së shtetit, të abuzimit me pushtetin, me ambientin, me njerëzit, me qytetarët.
Tribalizmi, në thelb, nuk është asgjë tjetër veç racizëm. Është i thellë deri në atë pikë sa t’u mohojë të drejtat elementare pjesës tjetër të popullatës që nuk i përket tribusë të caktuar për të qeverisur. Këtu ka shumë cinikë, ironikë dylekësha, të cilët nuk më ndjellin asnjë ndjesi tjetër veç shfaqjes (ironikisht shfaqja kryhet nëpërmjet fshehjes) së kompleksin të tribalitetit. Nuk mund të neglizhohet, as të shpërfillet ngjarja madhore që i vuri vizë përfundimisht ndarjes në dy kampe të mëdha. Nëse kjo situatë vazhdon në këtë mënyrë dhe në këto kondita, përplasja e madhe është e pashmangshme, sepse sistemi është jashtë mase rigjid e nuk mund të bëhet elastik. Është i dënuar të përplaset.
Historia e Shqipërisë, deri më tani është karakterizuar nga këto përplasje tribale që kanë sjellë si rezultat qëndrimin vendnumëro. Sepse, qëllimi nuk është drejtuar kah së ardhmes, kah arritjes së vendeve të tjera, por ka patur gjithnjë një qëllim të fshehur (jo dhe aq ama) përplasjen e brendshme. Zyrtarisht, mund të quhemi vend me probleme madhore të brendshme. Pa frikë fare kjo.
Kjo situatë tribale është çelësi shpjegues i shumë situatave dhe gjendjeve në të cilat ndodhemi. P.sh.: Pse abuzojmë kaq shumë me ambientin? Pse ka mungesë patriotizmi real? Pse nuk dënohen politikanët e korruptuar? Pse ekziston korrupsioni kaq i përhapur?
Në rrënjë të gjithë këtyre problemeve, do të gjeni asgjë tjetër veç tribalizmit. Sepse, tribalizmi nuk është vetëm ideja e përkrahjes dhe stimulimit me baza fisnore, por edhe dritëshkurtësia, mungesa e identitetit të “përtejmë” – identitetit civil dhe nacional. Identiteti i tribalit është fisi dhe katundi i vet i rrethuar me një gardh imagjinar. Përtej gardhit është “tjetri”. Dhe me çdo gjë të tjetrit, mund të abuzohet. Mund të abuzohet me mjedisin e “tjetrit”, me identitetin, me pronën, me votën… dhe në rastin më fatkeq, me jetën e ‘’tjetrit”.
Kur thuhet rëndom se “gjërat nuk kanë për të ndryshuar”, kjo është relativisht e vërtetë, sepse pritet që “tjetri” të aplikojë të njëjtin sistem me të “ishit” (pse më i mirë është ai “tjetri”?). I takon politikanëve të së ardhmes, që duan vërtet të civilizojnë vendin, të bindin se do të veprojnë ndryshe. Në të kundërt, do të vijojë politika e rripa-rripave.
SAMI says
I NDERUARI FAIK KAM KNAQSIN PË KET PËRSHKRIM TË MREKULLISHËM POR FATKEQSIJA POLITIKE ËSHT DHE JET SE KREU POLITIK JAN KORUPTUA DERI NË PALC JAPRA PSE SHQIPTARET NUK MUNDIN ME E ZGJEDHUR çËSHTJEN E VET APO AS AT POLITIK DHE KAME VAZHDUA KSHTU DERI SA KAME QEN KI FAKTOR POLITIK NËKRYE TË POLITIKES ASNJI HER NUKEMI MEI ZGJEDHR PROBLEMET TONA POR KAM NJI MENDIM SE POLITIKA DHE LOBI SHQIPTARO QIFUT DUHET MEU VEDISHURR PËR HIRTË POPULLIT SHQIPTAR APO AT KOMBTAR SE JAKEMI BORGJË KOMBIT DHE TROJEVE SHQIPTARE AKTUALISHT JENI JU QË MUNDENI MEI NDRIçUR GJËRAT JUPRIFT E MARA ZOTI E BEKOFT LOBIN SHQIPTARO AMERIKAN JU SOD EKENI NDERIN E KOMBIT.