Visar Zhiti/
Kastriot Myftaraj autor i shumë shkrimeve dhe librave dhe emisioneve televizive. Me njohje të gjerë, hulumtues guximtar dhe tërheqës, me fantazi deri edhe alarmante, krijoi një zë të veçantë në gazetari, të thellëfutur, ndërkaq solli monografinë e parë dhe të çuditëshme, me dy volume për diktatorin Enver Hoxha, botime per posdiktaturën, partitë, portrete penguese, që la socializmi real dhe që thadroi përçudnueshën demokracia shqiptare. Ngacmues deri në shqetësim, me deduksione të befta, edhe të frikshme, ndërkaq fitues i gjyqeve të veta, jurist me profesion, korrekt me shoqërinë etj, etj.
Sot vrau veten, u hodh nga kati i katërt i apartamentit të tij në Tiranë, diagonstikohej së fundmi për një sëmundje të rëndë, informojnë lajmet e sotme. Keqardhje e madhe për ne, që e kemi njohur, ikje e parakohëshme, humbje dhe tragjedi për familjen.
…Ndoshta nga që zhvillonte emisionin televiziv me titullin sarkastik ”Ju flet Moska”, m’u nëpërmend thënia e poetit ruso-sovjetik Evgenij Jevtushenko: “Nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”…