BUJAR DEMIRALI – PERKUJTIMORE/
Nga Stefan Kochi/
“Rrofte Shqiperia!” Keshtu e mbyllte im ate urimin sa here ngrinte goten per te bere “Gezuar”, pavaresisht festes dhe vendit ku ishte. Keshtu e pershkroi Nekiu, babane e tij Bujar Demirali, perpara qindra njerezve te mbledhur te zyra e sherbimeve funerale per te respektuar njeriun te cilin e kishin takuar para gjashtedhjete vjetesh kur ishin arratisur nga Shqiperia apo gjashte jave me pare te qendra tregetare.
“Rrofte Shqiperia!” Pse dikush ndjehej keshtu gjate gjithe jetes se tij ndaj vendit ku ai vuajti aq shume kur ishte aty, prej nga ku ishte arratisur si nje adoleshent i ri me familjen e tij dhe ku me siguri do te kishte vdekur ne burg nese do te kishte qendruar pas?
Ky ishte Bujar Demiraliu. Aq patriot ishte ai. Bujari, i cili nderroi jete ne 12 shtator, 2013, u lind ne Shqiperi ne 1933. Verleni, fshati ku ai u lind e u rrit, kishte pjesen e vet te historise dhe emigracionit. Fshati ndodhet ne zonen e Devollit, disa ore larg nga Korca, dhe pothuajse ne te njejten distance nga kufiri me Greqine. Te dyja keto pika gjeografike, Korca dhe kufiri me Greqine, u bene shume te rendesishme ne jeten e Bujarit.
Fshati i tyre, bashke me fshatra te tjera te zones, u bene deshmitare te perpjekjeve te kombit te ri shqiptar per te ndertuar institucionet e veta, kufirin, ligjet, dhe natyrisht qeverine. Zona e Devollit ishte ne krye te perpjekjeve per te konsoliduar gjuhen e tyre: shqipen. Ne nje nga udhetimet e tij per te siguruar libra ne gjuhen shqipe, gjyshi i Bujarit u vra, sipas gjasave nga ushtaret greke.
Per kete arsye, babai I Bujarit, Abduli emigroi ne Amerike. Shume shpejt atij ju bashkua dhe djali i madh Myfiti. Bujari dhe vellai i tij Aliu u rriten se bashku dhe ishin shume te lidhur. Nena e tyre Samija i rriti vete te dy djemte dhe vajzen e saj Kike. Pas perfundimit te luftes dhe mbylljes se kufijve, familja u perball me shume situata te veshtira qe i shtyne ata te arratisen ne vitin 1951. Si pasoje e shume ndryshimeve qe u ndermoren nga regjimi komunist, familja pa se si ju moren pronat me force, si ju burgosen te afermit si dhe shume kercenime te tjera, kryesisht per arsye te lidhjes se tyre me SHBA.
Vitet ishin te veshtira dhe kjo si perfundim i detyroi ata te arratisen, por per sa kohe ishin ne Shqiperi Bujari dhe Aliu ishin te vendosur te shkonin ne shkolle. Megjithese Korca ishte disa ore larg, ata shkuan ne shkolle ne Korce per disa vjet. Ne vitet e mepasme, ata e kujtonin me dashuri dhe respekt kohen e shkolles. Nuk ishte e pazakonte per femijet e tyre e me vone per nuset e dhenduret te degjonin histori te ndryshme se si Bujari dhe Aliu ecnin ose vraponin per ne shkolle me ore te tera nga shtepia e tyre ne fshat per ne Korce. Sa i veshtire ishte dimri i Korces per dy djemte. Te gjitha keto histori ata I tregonin me gezim e hare, asnje prej tyre nuk permbante trishtim apo meri. Disa tregime bile ata I tregonin si aregetuese, p. sh. se si duhet te varnin buken ne tavan, qe te mos ta hante miu kur ata ishin ne shkolle.
Ne korrik 1951 familja vendosi te arratisej. Njerez qe e kane bere kete gje, kurre nuk e harrojne arratisjen. Arratisja e tyre do te mbetej ne kujtese per faktin se naten qe ata kaluan kufirin nje hene e plote ndriconte ne zonen e kufirit duke trembur grupin prej 23 vetash dhe nje kale. “Ate nate na ruajti Zoti. Nuk dime se si nuk na pane ushtaret” thoshin Bujari me Aliun kur tregonin historine. Nuk ka shpjegim tjeter me kaq shume ushtare rreth e rrotull dhe henen qe ndriconte mbi ta.
Pasi kaluan disa muaj ne kampe refugjatesh ne Greqi, familja u largua per ne Amerike. Gradualisht ata u vendosen ne Uoterberi, ne shtetin Konektikat, nje qytet i njohur per traditen e tij shqiptare. Pervec punes qe Bujari bente per te mbeshtetur veten dhe familjen, ai punoi shume qe te mesonte e pervetesonte gjuhen e re: anglishten. Gjithe I perkushtuar ndaj arsimit, per vete, dhe per femijet e niperit e mbesat me vone. Ishte ky lloj dedikimi per shkollen dhe arsmimin qe i beri te dy vellezerit te punonin shume ne vitet e ardhshme ne SHBA se bashku me bashkeatdhetare te tjere nga Shqiperia per te hapur e mirembajtur institucionet shqiptare ne Uoterberi, si xhamine, shkollen shqipe, festivalin shqiptar, ceremonine e ngritjes se Flamurit shqiptar, etj.
Ne 1958 Bujari u martua me Dilen, nje vajze e re nga Turqia, prinderit e se ciles ishin gjithashtu me origjine shqiptare. Martesa e tyre e bekuar zgjati 55 vjet, ashtu sic e thote edhe shprehja “deri sa vdekja te na ndaje”. Per ne qe I njohem Bujarin dhe Dilen nga afer, martesa e tyre ishte shembull I dashurise dhe respektit. Ata gjithmone udhetonin ne vende te ndryshme, dhe natyrisht, benin ngjarjen me te dashur: takim me familjen dhe shoket.
Ashtu sic edhe pritej nga nje njeri qe vlereson punen dhe ndershmerine, Bujari punoi shume gjate gjithe jetes se tij per te mbeshtetur gruan dhe tre djemte e tij, Xhonin, Nekiun dhe Rein. Dhe ashtu sic thane edhe djemte e tij gjate perkujtimores, ai asnjehere nuk u ankua. ”E ndjeva qe dicka nuk shkonte me shendetin e tij”- tha Dilja disa dite perpara se Bujari te nderronte jete. “Per here te pare ne jeten tone te perbashket Bujari po ankohej se kishte dhimbje. Kurre nuk e kishte bere kete me pare. Kurre!”
Bujari me shume deshire festonte arritjet e familjes dhe shokeve. Ai do te mbeshteste kedo: mik I ri apo I vjeter. Bujari gezonte te shikonte femijet e tij, niperit e mbesat e tij, femijet e shokeve te luanin teater, concerte, mbaronin shkollen, apo dasmat. Bujari respektonte dhe ndihmonte kedo qe kishte nevoje. Ai donte qe njerezit te mbaronin pune, te arrinin sukses. Ai festonte me ta suksesin e tyre. Ai ishte “gjyshi” per niperit e mbesat, “xhaxhi” per familjen dhe komunitetin.
Zyra funerale ku u bene sherbimet ishte mbushur plot me njerez qe vinin per te bere homazhe ndaj Bujarit. Ishte dite jave, jo fundjave, e megjithate njerezit vazhdonin te vinin. Te gjithe donin te shprehnin respektin e tyre ndaj Diles, djemve dhe pjeses tjeter te familjes. Respekti i madh qe kishin krijuar per Bujarin gjate viteve te shkuara i beri ata qe te vinin. Shume prej tyre ai u kishte sherbyer mengjes ose dreke tek “Robinnon’s Lunch” ne Nogatak, nje restorant qe Bujari e kishte ne pronesi per afro 30 vjete. Te tjeret e kishin takuar ne shkollat e femijeve, ne aktivitete te qytetit ose e kishin pare si Kryetar Nderi i Bashkise gjate Dites se Flamurit, nje aktivitet shume i rendesishem per komunitetin shqiptar ne Uoterberi. Ky aktivitet, se bashku me shprehjen e mirenjohjes ndaj njerez qe kane ndihmuar komunitetin, tregon ndikimin e rendesishem qe komuniteti ka ndaj jetes politike, ekonomike dhe ceshtjeve te tjera te qytetit. Kryetari i vertete i Bashkise eshte pjese e festimeve dhe ashtu ka qene prej vitesh, qe ne ditet kur z.Bergin ishte kryetar. Shqiptaret e sapoardhur te atyre viteve dhane shume nga jeta e tyre per qytetin nderkohe qe perpiqeshin te ndertonin jeten dhe familjet e tyre. Bujari ishte anetar i grupit nismetar per te krijuar xhamine ne vitin 1968. Ai ishte President i xhamise per disa vjet si dhe prezantues i mjaft ceremonive dhe aktiviteteve shqiptare. Dilja me shijen dhe pasionin e saj, qepi kostume popullore per brezat e rinj. Dhe kjo vazhdoi per shume e shume vjet.
Ky ishte Bujar Demirali. Keshtu e jetoi cdo dite te jetes se tij. Kjo eshte arsyeja pse nipi i tij Douglas e quajti “shembulli im ne jete”. Kjo eshte pse familja e tij kujton “Rrofte Shqiperia” si urimin e tij per cdo gote te ngritur neper festa. Bujari hyri po aq thelle ne shpirtin e njerezve qe takoi ne jete sa edhe Shqiperia hyri ne shpirtin e tij. I perjetshem kujtimi!
Bujar Demirali – t’u prehte shpirti ne paqe!