![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2022/11/Turhan-pasha-.png)
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2022/11/woodrow_wilson.jpg)
100 Vjetori i marrëdhënieve Shqiptaro- Amerikane.
Nga Rafael Floqi
Konferenca e Paqes së Parisit u mbajt në Paris më 18 janar 1919 dhe në të morën pjesë një numër i madh diplomatësh të kryesuar nga Presidenti Woodrow Wilson që prezantoi programin e tij dhe alternativat për zgjidhjen e çështjeve në territoret strategjike që kishin mosmarrëveshje për kufijtë.
Në dhjetor 1918 nën kujdesin e Italisë, një ndër mbeshtetëset e pavarësisë së Shqipërisë në 1913, u krijua Qeveria e Përkohshme e Durrësit e cila do të dërgonte delegacionin e saj zyrtar si përfaqësuese në Paris, të kryesuar nga kryeministri Turhan Pasha. Në Paris mbërriti edhe një delegacion i kryesuar nga Esat Pasha në cilësinë e kryetarit të vetëshpallur të qeverisë shqiptare. Ky dualizëm në përfaqsim nuk i bënte dobi trajtimit të statusit të Shqipërisë, i cili pas Luftës së Parë Botërore dhe ndryshimeve të ndodhura ishin vënë përsëri në diskutim. Në kryeqytetin francez, për të mbështetur qeverinë e Durrësit dhe të ardhmen e pavarësisë së Shqipërisë dhe kufijve të saj territorial, mbërritën edhe përfaqësues të kolonive shqiptare në SHBA, Rumani, Turqi, etj, të cilat herë pas here organizonin takime të përbashkëta me delegacionin zyrtar të Shqipërisë.
Në ceremonine e festimeve për Ditën e Pavarësisë së Amerikës, në 4 korrikut 1918, Fan Noli i ftuar si përfaqësues i shqiptarëve në Amerikë, arriti të takonte presidentin Wilson dhe ti fliste për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetje nga SHBA në Konferencën e Paqes. Pasi e dëgjoi me vëmendje Nolin, Wilson u përgjigj “ Une do të kem një zë në Konferencën e Paqes dhe do ta përdor këtë zë edhe në emër të Shqipërisë”
Kjo është ajo çka ka deklaruar Noli, por nuk ka qenë vetëm ky takim që i ka mbushur mendjen Presidentit Wilson, në janar të vitit 1919, do të mbahej diskutimi i Çështjes Adriatike.
Në fund të luftës, më pas, përcaktimi i kufijve midis Italisë dhe shtetit të ri jugosllav u bë objekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë dhe të ashpër diplomatike, e cila e shndërroi konfliktin kombëtar në një konflikt midis shteteve sovrane, që përfshinte shtresa të gjera publiku. Tensionet e forta ngritën veçanërisht çështjen e Fiumes, e cila pretendohej nga Italia në bazë të të njëjtit parim të vetëvendosjes që i kishte caktuar tokat dalmate, tashmë të premtuara Italisë, në mbretërinë jugosllave, ku si kompesim i jepej Vlora Italisë.
Pikërisht më 10 Janar 1919 Turhan Pasha, kryeministri i qeverisë së Përkoshme të Shqipërisë dhe me ndërmjetsimin e palës italiane, ministrit të Jashtëm Sonino, arrin që t’i dërgojë një memorandum para Konferences së paqes, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson që ndodhej për një vizitë në Romë.
Ky memorandum i është drejtuar më dhjetë janar 1919, ministrit të jashtëm të Italisë, Sonino bashkë me një kopje bashkangjitur për t’ia dhënë presidentit amerikan, sipas dokumenteve të Ministrisë së Jashtme Italiane.
Memorandumi është letër mjaft elokuente e një diplomati me mjaft përvojë si Turhan Pasha, aty gjen sa diplomaci dhe patriotizëm, aq dhe vlerësimin e një burri shteti si Presidenti Wilson si edhe aftësinë për ta prekur atë, jo vetëm në raportet shtetërore por dhe humane, duke kërkuar në përputhje me doktrinën e 14 Pikave ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Ambasadorët otomane shprehën jo kryesisht si diplomatë profesionistë, por si anëtarë të shquar të shoqërisë oborrtare dhe aspirantë të mundshëm për ofiqe dhe nderime edhe më të larta. Së pari dhe më kryesorja, diplomatët e hershëm modernë iu përmbajtën etikës së patronazhit. Larg atdheut, ambasadori ende i bindej logjikës sociale të fraksioneve të oborrit rrjeteve të klientelës dhe konkurrencës për prestigj.
Woodrow Wilson ushtroi detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet 1913-1921. Gjatë kohës së qeverimit të tij si president mori pjesë në shumë organizime të rëndësishme shtetërore ndër të cilat edhe Konferenca e Paqes së Parisit. Fundi i Luftës së Parë Botërore më 11 nëntor 1918 kërkonte një bashkërendim të veprimeve dhe zgjidhje të problematikave të dala pas Luftës së Madhe. Pikërisht në këtë kohë të nevojshme Presidenti Wilson që udhëtoi më 14 dhjetor 1918 drejt Europës, pra në Paris ku u mbajt edhe konferenca, u bë një figurë e rëndësishme me anë të programit të tij që ka hyrë në histori me emërtimin “14 Pikëshi i Woodrow Wilson” për popujt që kishin qenë pjesë e luftës. Pikëpamja e Wilsonit ishte e qartë: arritja e paqes ishte po aq e rëndësishme sa dhe fitimi i luftës. Asnjë president tjetër amerikan nuk kishte udhëtuar kurrë më parë drejt Europës gjatë kohës që ai mbante postin zyrtar. Rrjedhimisht mund të themi se ai ishte i pari që e merrte një iniciativë të tillë. Nga ana tjetër, Shqipëria në këtë periudhë historike të marrë në shqyrtim (fund i Luftës së Madhe dhe Konferenca e Paqes në Paris) ishte një komb që kishte pësuar dëme nga zhvillimet e Luftës së Madhe dhe për më tepër kishte shumë pak vite që ishte krijuar si shtet dhe kishte hasur shumë vështirësi. Në këto rrethana Shqipëria do të dërgonte një delegacion përfaqësimi në Konferencën e Paqes në Paris për parashtrimin e kërkesave. Një pikë e rëndësishme në këtë konferencë ishte parashtrimi i çështjes për shtetet e vogla ndër të cilat përfshihej edhe çështja shqiptare.
Kjo çështje u trajtua në kuadër të çështjes së Adriatikut ndaj ishte e interesuar dhe Italia. Memorandumi i Mirëkuptimit për Istrinë, Fiumen, Dalmacinë, Shqipërinë, Vlorën dhe ishujt e Adriatikut dhe çështjen e Triestes (1919) .
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet qeverisë italiane, Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe për Istrinë, Rijekën, Dalmacinë, ishujt e Adriatikut, Shqipërinë, qytetin e Vlorës, marrëdhëniet diplomatike të qytetit të Zarës, aneksimin e ishullit Lagosta në Itali.
Ndërsa kur Turhan Pasha Përmeti qe funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të jashtme të Perandorisë Osmane. Ai shërbeu si ambasador në Madrid, vali në Gjirit (vilajeti i Kretës) në vitet 1895 dhe 1896, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Vakëfeve. Dërgohej nga Stambolli në të gjitha misionet në Evropë. Më 1908- 1912 ai shërbeu si ambasador i Perandorisë Osmane në kryeqytetin e Perandorisë Ruse, Shën Petërsburg. Në vitin kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore Turhan Pasha erdhi në Stamboll dhe më 12 shkurt 1914 u pranua nga Sulltani osman si ish-ambasador i Perandorisë Osmane në Shën Petersburg.
Ndoshta në këtë takim, ai u nda zyrtarisht nga shërbimi osman dhe doli për të shërbyer në atdhe. Para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Pashai u shpërngul në Shqipëri dhe vazhdoi karrierën e tij burokratike këtu. Sipas një dokumenti osman, Turhan Pasha shkoi në ambasadën osmane në Romë më 1 korrik 1914 dhe i tha ambasadorit Nabi Beut (1912-1915) se do të ishte e dobishme nëse Perandoria Osmane do të mund të krijonte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.
Në korrik të vitit 1914, Turhan Pasha shprehej në një intervistë se “marrëdhëniet tona me qeverinë osmane, e cila ka disa shtetarë të aftë, janë më të mirat dhe është krejt e natyrshme që të jetë kështu, sepse shumica e banorëve të Shqipërisë janë myslimanë”. Mbreti i ardhshëm Zog e ftoi në mars 1914 ftoi Turhan Pashën të formonte kabinetin shqiptar të monarkisë ndërsa Esat Pashë Toptani e hoqi nga pushteti. Më vonë ai u bë presidenti i tretë i Shqipërisë, megjithëse u shkarkua brenda të njëjtit vit. Më vonë, në vitin 1918, ai u bë përsëri president i Shqipërisë dhe qëndroi në detyrë deri në vitin 1920. Ai përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919.
Turhan Pasha u përshkrua nga Surja Bej Vlora si një patriot, i virtytshëm, i sjellshëm, zotëri, dhe ai ka thënë se Turhan Pasha shërbeu për Perandorinë Osmane për 40 vjet me besnikëri dhe të gjithë e respektonin. Ai nuk favorizoi askënd dhe fitoi vlerësimin e pushtetarëve dhe shtetarëve evropianë. Pashai u besonte tepër të tjerëve.
Pas largimit nga posti i kryeministrit u largua në Romë. Më 1925 qeveria e Ahmet Zogut kishte lidhur një pension të mirë. Turhan Pasha vdiq në Neuilly, Francë më 9 shkurt 1927. Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga legata shqiptare e Parisit.
Turhan pasha kohësisht i përket gjeneratës së Ismail Qemalit, gjeneratë shqiptarësh që bënë karrierë të spikatur në burokracinë e lartë osmane. Por, ndryshe nga Ismail Qemali, të cilit zyrtarët më të lartë osmanë i nënvizonin kapacitetin e lartë prej politikani, Turhan Pashës i nënvizonin kapacitetin prej diplomati, dhe më shumë akoma aftësinë e tij menaxheriale për zgjidhjen e situatave të vështira. Duke i shërbyer diplomacisë së Perandorisë Osmane, ku tokat shqiptare de jure bënin pjesë deri në nëntor 1912, Turhan Pasha arriti në pozitën e një personaliteti të njohur nga brigjet e Atlantikut e deri në Rusi, nga Deti i Veriut dhe deri në thellësi të Orientit Islam, në Jemen e në Iran. Karriera e tij e gjatë në diplomacinë osmane e bën Turhan Pashë Përmetin të ketë një jetëshkrim profesional mjaft të gjatë.
Ismail Qemali në Kujtimet e tij shprehet qartë se ishte kjo njohje ndërkombëtare që ai gëzonte dhe, siç e dëshmon edhe ky dokument, personaliteti i tij i fuqishëm si menaxhues situatash të vështira cilësitë e spikatura, që e vendosën Turhan Pashën në qendër të zgjedhjes së tij si kryeministër të një shteti në ri, por problematik që po lindte në zemër të Evropës.
Po t’i kthemi letrës. PRO MEMORIA është një shënim zyrtar që mishëron të dhënat me shkrim të një diskutimi diplomatik, është shkruar me një frëngjishte elokuente dhe është sa diplomatike, aq edhe zyrtare sa humane aq dhe patriotike. E përbashkët për të gjithë diplomatët shkrimi është fokusi tek respekti për marrësin, objektiviteti i vëzhgimi dhe analiza, dhe shpesh tek përdorimi i vetës së tretë që të lejon fokusimin te problemi, jo personaliteti.
Letrat shkëmbehen drejtpërdrejt ndërmjet kreut të Shteti dhe Kreu i Shtetit ose me një përfaqsues ndërkombëtar funksioni i tyre është të ngrenë pyetje rreth ose të shpjegojnë politikën, të përcaktojë pozicionet dhe linjat e synuara të veprimit, të vendosë qëllimin për të filluar marrëveshjen. Karakteristikat e një memorandumi janë se ai mund të mbështetet nga një letër shoqëruese dhe është e ngjashme me, promemorien por më pak formale se një shënim, pa hapje ose formalitetet mbyllëse dhe nuk nevojitet asnjë nënshkrim. Kërkesa e shqipërisë në këtë Pro memorie është thënë shkoqur:” Prandaj, ju drejtohem Juve, zoti President, e ju drejtohem në emër të Shqipërisë, tashmë të krijuar nga Traktati i Londrës në 1913, por jo brenda kufijve të saj natyrorë, për të kërkuar nga Ju, besnikërinë tuaj dhe autoritetin tuaj të pakundërshtueshëm për integritetin e saj të plotë.
Por për të arritur këtë qëllim ne na duhet që Shqipëria :
1°) të përfaqësohet në Konferencën e Paqes;
2°) të mbështetet atje nga Fuqitë e Mëdha Aleate;
3°) që vendi ynë të riintegrohet në territorin e tij dhe në unitetin e tij etnografik të grabitur në 1913, në të mirë të vendeve fqinje pasi kështu mund të shmanget në kohë, marrja flakë të gjithë Evropës. »
Zoti President,
Besoj bini dakort me mua se ndërsa jam majft i gëzuar që e gjendem në Romë në moment kaq historik, kur Ju po vizitoni atë. E falenderoj shansin e madh dhe madhështinë e shpirtit Tuaj, për mundësinë që më dhatë për t’a drejtuar vëmendjen Tuaj ndaj vendit tim, aspiratave dhe fatit të tij.
Unë jam një shqiptar i moshuar. Dhe në një kohë, kur Shqipëria bënte pjesë në Perandorinë Osmane kam mbuluar detyra të larta, qoftë brenda vendit ose jashtë vendit, dhe atë në cilësinë time, si ministër i parë fuqiplotë, kam marrë pjesë në dy konferencat madhore në Hagë, – por, megjithatë, është e mundur që emri im, nuk do t’ju ketë rënë në sy, e mund të ketë qenë, absolutisht i panjohur për Ju. Ju lutem Zoti President që së pari ta mbështesni pavarësinë e Shqipërisë dhe të kuptoni se nga realizimi i formulës “Shqipëria e shqiptarëve” do të varet në një masë të madhe, edhe rregullimi përfundimtar i Ballkanit.
Në çdo rast, unë e di, meqenëse e gjithë bota e ka mësuar e ju njeh Ju, dhe e vlerësojnë vlerën e lartë të shpirtit Tuaj dhe drejtësinë e ndjenjave Tuaja, se Ju do të dëgjoni thirrjen që unë ia lejoj vetes t’ua drejtoj edhe Ju, dhe se Ju me dashamirësinë Tuaj të zakonshme, do t’ia vini veshin, zërit të një populli që ju flet nëpërmjet zërit tim.
Ata nuk janë një popull i madh, zoti President.
Shqipëria aktualisht ka vetëm rreth dy milionë banorë. Por shumë herë ju keni pohuar, se nuk ka asnjë ndryshim nga këndvështrimi Juaj, midis kombeve të vogla dhe të mëdha, dhe për fatin e çdo populli, cilido qoftë ai, ju jeni po aq i shqetësuar.
Mendja Juaj është shumë e qartë dhe largpamëse për të mos kuptuar se pikërisht për kombësitë e vogla duhet të mendojmë, nëse duam të parandalojmë fitoren e barbarisë kundër njerëzimit, fitore për të cilën ju keni kontribuar së toku me popullin tuaj dhe nga zemra juaj, pasi koha ka brenda saj farat e grindjeve të ardhshme dhe fatkeqësive të reja, – dhe se Lidhja e Kombeve, paraardhës i së cilës Ju jeni, të mos i vendosë themelet e saj në një tokë të dobët dhe tinëzare.
Prandaj, ju drejtohem Juve, zoti President, e ju drejtohem në emër të Shqipërisë, tashmë të krijuar nga Traktati i Londrës në 1913, por jo brenda kufijve të saj natyrorë, për të kërkuar nga Ju, besnikërinë tuaj dhe autoritetin tuaj të pakundërshtueshëm për integritetin e saj të plotë.
Por për të arritur këtë qëllim ne na duhet që Shqipëria :
1°) të përfaqësohet në Konferencën e Paqes;
2°) të mbështetet atje nga Fuqitë e Mëdha Aleate;
3°) që vendi ynë të riintegrohet në territorin e tij dhe në unitetin e tij etnografik të grabitur në 1913, në të mirë të vendeve fqinje pasi kështu mund të shmanget në kohë, marrja flakë të gjithë Evropës.
Askush më mirë sesa Ju, zoti President, nuk mund të na bëjë ta realizojmë këtë program.
Më 1915 Traktati i Londrës, me synimin për të kënaqur pretendimet e një shteti drejt të cilit u kthyen aso kohe shpresat më të mira të aleatëve, kryen në një ndarje (do të ishte më mirë të themi në një gjymtim) që prishi unitetin tonë nacional përgjithmonë; — dhe i dha një goditje vdekjeprurëse aspiratave të atyre që kanë qenë gjithmonë në krye të mendimeve dhe fjalëve tona.
Ndër firmëtarët e këtij copëtimi ishte edhe Italia.
Por ne jemi të bindur se, për sa i përket Shqipërisë në Traktatin në fjalë, kjo fuqi, fisnike dhe mike e madhe e Shqipërisë, e dha aderimin me shumë ngurrim.
Në të vërtetë, do të jetë gjithmonë që sot fqinji ynë i madh
Që nga origjina e tij e lashtë që fillon nga kohët më të largëta (Shqipëria është ndoshta populli më i vjetër në Evropë), vendi im, ka ëndërruar vetëm për lirinë e tij; – dhe qoftë në malet e saj të ashpra dhe të dhunshme, qoftë midis popullsive të bregdetit, kulti i dheut amtar formuloi në një aspiratë të vetme: që të ishte i bashkuar dhe i pavarur, që të mund të jetonte brenda kufijve të tij gjeografikë dhe etnologjikë, duke ecur në rrugën e përparimit dhe të qytetërimit.
Sikur të ishte vetëm në emër të kësaj aspirate, pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë e gjallë, gjithmonë e ripërtërirë, Shqipëria meriton mbrojtjen dhe ndihmën e kombeve civile e libérale, të pasura, në mënyrë që thjesht tokat shqiptare që u shkulën prej territorit të saj dhe u shpërndanë një vendet ballkanikë janë thelbësore për një Shqipëri të qëndrueshme, drejtësia e duhur t’i kthehen, me të drejtë, vendit amë.
Dhe ju, zoti President, ju që zotëroni në shkallën më të lartë besimin të tokës suaj amtare, ju që sapo keni vizituar në një pelegrinazh të devotshëm qytetin e vogël të Carlisle, në rrugët e të cilit, pranë zonjës dhe zonjushës WILSON, me një zemërbutësi që preku dhe lëvizi mbarë botën, tani e tutje duke ndjekur çdo hap tuajin, ju evokuat figurën e ëmbël të zonjës Nënë suaj dhe të gjyshit tuaj Rev. Thomas WOODROW, – Ju jeni, zoti President, më i mirë se kushdo tjetër, sepse jeni ai që jeni në gjendje të na kuptoni dhe të na vini në ndihmë.
Ju shpallët, mbi zhurmën e përgjakshme të përleshjes të drejtat e popujve për lirinë dhe pavarësinë e tyre, dhe zëri juaj që na arriti përtej oqeanit pikërisht në momentin e shqetësimit tonë më të errët, zgjoi në thellësi të zemrës sonë, jehonat më të dashura, ëndrrat më të njohura.
Ne u kemi rrezistuar gjithmonë premtimeve dhe kërcënimeve, fuqisë së armëve dhe marifeteve të diplomacisë: as gotët, as avarët, as hunët, as sllavët, as normanët, aleatë të venecianëve, nuk e kanë mundur më të mirën e vullnetit tonë dhe guximin tonë. Shqipëria gjendet sot në të njëjtin vend, ku ka qenë shumë shekuj më parë: nuk ka humbur apo ndryshuar as karakterin, as gjuhën, nuk ka hequr dorë nga traditat e saj kombëtare dhe as nga etja e saj për liri dhe pavarësi.
Në emër të historisë dhe vuajtjeve tona, të shtëpive dhe të varreve tona, të dashurve tanë që kanë ndërruar jetë dhe të heronjve tanë, që na lanë trashëgim këtë dashuri të pafund për atdheun dhe për familjen, – në emër të gjithçkaje që lidhet me jetën tonë me kujtesën dhe shpresën, – Zoti President, ndihmojeni popullin shqiptar.
Ju, lutemi pranoni, Z. PRESIDENT, garancitë e konsideratës sime shumë të lartë dhe me shumë respekt, si dhe mirënjohjen e pritur të shërbëtorit tuaj me përulësi.
Literatura