Gjekë Gjonlekaj / New York/
Në ditën e pavarësisë së Shqipërisë festës më të dashur dhe më të shejtë të kombit shqipar në Tuz të Malësisë do të të vendoset permendorja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot – Skenderbeut. Ky është dhe do të mbetet një hap gjigant që do të nderohet nëpër shekuj. Është vepra më e madhe historike dhe kulturorë që shqipëtarët e kësaj republike realizuan qysh se iu shkëputën kombit nënë para një shekullii e gjysmë. Qysh atëherë e sot nuk pushuan kurrë sulmet kundër trimit tonë të madh i cili për shekuj të tërë e nderua si njëri prej trimave më shquar të Evopës dhe më gjerë, Njëra prej 5 motrave të tij ikishte qënë e martuar në familjen e principatës së Cërnojeviqëve të Malit Zi dhe për asrsy të lidhjeve familjare nuk përjashtohet mundësia që heroi ynë kombëtar të mos ket kaluar udhët e asaj kohe qofshin nëpër tokë ose iqe e det. Skenderbeu disa nga vizitat e tij në vendet e Mesdheut i fillonte në Raguzë (Dubrovnik). Dy pasardhës të Skenderbeut që kanë lidhje farefisi me heron tonë tregojnë shumë të dhëna për lidhjet e tij familjare. Para dy dekadah ata kishin vizituar Shqipërinë dhe Malin e Zi duke tregauar interesim dhe kurajo për të mësuar më shumë për stërgjyshin e tyre të kahershëm por jo të harruar kurrë. Ata kishin vizituar kullat e Vraninës dhe disa objekte historike per rreth. Gjerg Kastroti duhet të ketë pas ldhje me Shkodrën dhe Malësinë e Madhe sepse kur viziton Muzeun Historik të Krujës aty shihen shumë artifakte nga trojet ona si për shëmbull xhubleta e xhamadani dhe disa orendi të të tjera.
Për tonë kombëtar kisha mësuar qysh në fëmiërinë e hershme ngase portretin e tij kryesor e mnante gjithëmonë në dhoëm ne tij të pritjess Kolë Preloka Gegaj, vëllau i Lucë Prelokës Gegaj i cili për pothuajse një shekull njihet me emërin Athanas Gegaj. Sot e kësaj dite Athanas Gegaj nderohet si njëri prej histrianëve më të mirë të kombit shqiptar. Ai e kishte mbrojtur disetacionin e ti të doktoratit në Universitetin Luen të Belgjikes dhe një vit më vonë ky disertacion ishte botuar në Paris. Ky kishte qënë njëri prej nipave tonë të dashur. Imigrimin tim në Shtetet e Bashkura në vitin 1970 e priti mirë duke më kushtuar një shënim të shkurtër në gazetën “Dielli”, Menjëhërë fillova bashkëpunimin dhe korrespondencën më të, duke më këshilluar për jetën në këtë vend. Edhe pas botimit të disertaciont të doktoratit: Invazioni Turk në Shqipëri në Shelln XV, zotëri Gegaj u mor seriozish me të kalurën e tij, duke bërë studime në shumë vise të Italisë e vecanarisht në Rotondon ku kishte jetuar familja e Skenderbeut.
Por ngjarjen më të bukur dhe më madheshtore që kisha parë në jetë kishte qënë festimi i 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut më 17 janar të vitit 1968 në Prishtinë, Në këtë simpozium tri ditësh kishin marrë pjesë historianë të njohur nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende të botës bile edhe.nga Shtetet e Bashkuara. Delegacionn e Shqipërisë e drejtonte Profesor Dr. Aleks Buda. Ata kishin sjellur me vete filmin “Skenderbeu” dhe disa vepra historike dhe letrare për heroin tonë kombëtar. E gjithë kjo veprimtari solli një frymë të re patriotizmi në Kosovë. Shumica e frymzimmeve clirimtare të Kosvës e kishin zanafilllen tek historia e këtij trimi legendar. Gjatë qëndrimit tim tranzit në Itali për në Shtetet e Bashkuara disa herë e kisha vizituar në Romë Sheshin ” Albania” dhe monumentin Skenderbeu. Ky shesh dhe monument ishin pikë bashkimi për shqiptarët e Romës dhe Italisë. Para një gjysmë sekulli një shqiptaro-amerikan kishte bërë thirrje me shkrim për ndërtimin e nje përmendoreje të Skenderbeut në Amerikë. Unë e mbështeta shumë këtë ide duke botuar një shkrim në gazetën “Dielli”. Bile e kujtoj si hapin tim të parë drejtë kësaj veprimtarie. E fillova karrierën time me këtë burrë legjendar dhe sot pas një gjysmë shekulli përsëri me këtë burrë titanik.
Vendimi i Malësisë së Tuzit për të vendosur heroin tonë kombëtar në kryqytetin e tyre Tuz është vepër historike,artstike dhe kulturore. Ëashte vendim për liri për bahkim dhe vëllazërim të popullit shqiptarë. Tuzit dhe Malësisë i ka hije kjo vepër sepse Skenderbeu nga që është vendosur do të vështrojë Malin e Deciqit ku për herë të parë u ngrit flamuri i tij pas pothuajse 500-vjetësh. Ismail Kadare ka thënë kryengrtjet antiotomane fillojnë me Skenderbeun dhe mbarojnë me Dedë Gjo Lulin. Diaspora shqiptare e Amerikës meriton nderime për kontributin e saj financiar. Meritojnë gjithashtu respekt edhe udhëheqja politike e Tuzit dhe Malësisë të cilët patën fuqi morale dhe politike për të ia arritur këtij qëllimi. Prijësit e Tuzit dhe Malësisië u treguan shumë seriozë dhe patriotë kur është fjala për këtë vepër të madhe. Urime Tuz, urime Malësi urime diasporë për këtë vepër madhështore.