PARADA E PARË E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS ËSHTË ORGANIZUAR NGA FEDERATA VATRA, 45 VITE TË SHKUARA, ME 29 NËNTOR 1969, NË BASHKËPUNIM ME ARBËRESHËT E ITALISË/
Të Dielën me 22 Qershor në Shtëpinë e Vatrës ishin për një vizitë Gazetari Marin Mema dhe kameramani Denian Sevi, të cilët janë në SHBA me ftesën e Shoqatës të të rinjëve shqiptaro-amerikanë “Albanian Roots”, “Rrënjët Shqiptare” me president Marko Kepi. Mysafirët shoqëroheshin nga Marko Kepi dhe bashkëpunëtorët e tij të Rrënjëve Shqiptare nga Nju Jorku dhe Texasi.
Mysafirët u pritën nga editori i Diellit, Dalip Greca. Përmes pamjeve fotografike vizitorët u njohën me historinë e Vatrës. Mysafirëve u tërhoqën vëmendjen një cikël fotografishë të zmadhuara nga Parada e parë e Shqiptarëve të Amerikës, organizuar me 29 Nëntor 1969, me rastin e 60 Vjetorit të Gazetës DIELLI. Përvjetori i gjashtëdhjetë i gazetës më të vjetër të shqiptarëve të Amerikës, ishte kthyer në një manifestim të shkëlqyer i bashkimit të shqiptarëve të Amerikës dhe arbëreshëve të Italisë, përfshi dhe nacionalistët e ikur pas Luftës së Dytë Botërore në Itali, me në krye shkrimtarin dhe politikanin Ernest Koliqi. Një vit para këtij manifestimi kishin qenë arbëreshët ata që kishin ftuar vatranët në Romë për festimet e 500 vjetorit të heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Vatra ishte përfaqësuar nga kryetari i saj Anthoni Athanas, Peter Chikos, Christo Thanas, dr. Hamdi Uruci, Selahedin Velaj dhe Van Christo. Ky festim ishte shkaku i gjallërimit të lidhjeve mes shqiptarëve të Amerikës dhe gjakut të shprishur të Arbërit.
Arbëreshët zbritën në Aeroportin e Bostonit me 20 Nëntor 1969 dhe për dhjetë ditë ishin mysafirë të vatranëve. Ndër veprimtaritë e atij manifestimi të përbashkët kulturor ishte dhe Parada që nisi nga Rockfeler Center deri në Snt Patrick. Ishte një paradë vezulluse, ku shquheshin kostumet karakteristike arëbëreshe të femrave dhe veshjet e bukura të shqiptareve të Amerikës. Ndër banderolat që mbanin ndër duar lexohej”Ëe are Proud Americans Albanian Heritage!”. Në krye duket Profesoresha shqiptare Lume Juka, në një grup të mëtejshëm janë fëmijët e z. Agim Karagjozi, pak më tej Prof Rexhep Krasniqi dhe personalitete të tjerë të mërgatës shqiptare. Rreshti I manifestuesëve është tepër i gjatë.Amerikanët për herë të parë shihnin shqiptarët të manifestonin kaq të organizuar në një Paradë të vetme.
Kështu pra parade e parë e Shqiptarëve të Amerikës është organizuar nga Federate Vatra në bashkëpunim me arbëreshët e Italisë me 29 nëntor 1969, plot 45 vite të shkuara. Le të shpresojmë se Shqiptarët e Amerikës, të shtuar shumë në numër dhe me përvojë në rritje këto vitet e fundit në paradat e përvitshme të emigrantëve-ndoshta do ta organizojnë një ditë edhe një paradë vetëm të tyre.Ndoshta në Ditën e Flamurit!
Tonin Mirakaj says
Idashur z.Greca,
Me ket shkrim te shkurte,na sjell kujtime vertete te
kendeshme nga ajo parade,nga Hotel Americana te Kathedralja e Shen Patrikut,ku u koncelebrue meshe per te gjith shqiptaret nga Emineca e Tij Terence Cardinal Cooke.Ka qene vertete nje kenaqesi e paharrueshme per te gjith ata qe moren pjese.Duhet kujtue me shume dashuri inisiatori i kremtimeve te ketij rasti indieri Peter G.Chicos dhe bashkepuntoret e tij qe nuk i kemi me ne mesin tone!