SHERBIMET FUNERALE-E MARTE 2 TETOR 2018, Ora 2.00 PM-9.00 PM/-F. Ruggerio & Sons/
732 Yonkers Ave/
Yonkers NY 10704/
Familja Elezit njoftoi sot, e Hënë 1 tetor 2018, se u nda nga jeta në moshën 92 vjecare Mustafë Elezi. Mustafa u lind më 26 shkurt 1926 në Valbonë të Tropojës…Ishte luftëtar i lirisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1944-’45); ishte i persekutuar politik i regjimit komunist (1944-1990); ishte një vatran-emblemë, qysh prej vitit 1968,- deri në momentet e fundit kontribuoi për Vatrën,duke qenë një donator bujar dhe i përhershëm, ishte dhe njeri i penës: shkroi poezi e shkrime publicistike,që i botoi tek “Dielli”, “Përpjekja Jonë”, “Illyria” etj. La si trashëgimi krijuse librin librin triptik “Nuk e harrova Malësinë e Gjakovës” (466 faqe: me shënime, kujtime, krijime);ishte dhe një qendrestar stoik antidiktaturë, punoi si i dënuar në kampet e punës së detyruar (1952-‘56) si në: Aeroportin Civil të Rinasit, aerodromin ushtarak të Kuçovës, hapjen e kanaleve ujitëse në fushën e Maliqit, Peqin-Kavajë, Levan-Fier etj.; provoi dhe qelitë e burgjeve dhe punën skllavëruse (25 korrik 1949-11 janar 1956) në Tiranë, Durrës, Maliq, Rrogozhinë, Shtyllas, Rinas;ishte dhe një besimtar i devotshëm, punoi vullnetarisht më shumë se një dekadë si veprimtar fetar i Qendrës Islame në Brooklin Nju Jork; ishte dhe një familjar i rrallë e prind i i kujdesshëm.
Mustafa u arrestuar pa kryer asnjë krim. U dënua dhe vuajti pa qenë fajtor.Arrinë që të shpëtojë nga ferri i diktaturës më 19 shkurt 1957, kur ishte 31 vjec, arratiset nga Qafa e Morinës.
Pas arratisjes ne Kosove, u martua më 1962 me Mehanen, vajzën e atdhetarit fisnik Ukë Qerim Neza (Shipshan) e tre fëmijët e parë i pagëzuan me emra simbolik: Mërgim, Bashkim, Shpresë.
Mustafa qëndroi tranzit në Itali për të udhëtuar drejt Amerikës me 24 shkurt 1968. U vendos në Nju Jork.
Mustafa u anëtarësua që në fillim në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra.Ishte qershor 1968. Prej asaj kohe nuk u nda nga Vatra duke qenë pjesmarrës i rregullt në veprimtaritë që organizonte federata. Ka qenë edhe aktivist i Xhamisë. Ishte ndër mbështetësit e ndërtimit të Xhamisë në Brooklyn-it.Për tetë vjet ka qenë nënkryetar i Këshillit të xhamisë. Ka qenë dhe sekretar i xhamisë. Përpara se të ndërtohej xhamija, Mustafë Elezi ishte pjesë e komisionit ndërfetar të shqiptarëve, në kohën kur Imam Isa Hoxha bashkëpunonte ngushtësisht me Monsinjor Zef Oroshin dhe Kishën Orthodokse të Bostonit.
Me ikjen e Mustafë Elezi Vatra humbi një vatran të devotshëm dhe cështja kombëtar luftëarin e saj të paepur.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta e saj DIELLI i shprehin ngushëllimet më të thella zonjës Mehane, djemëve Mërgim e Bashkim, vajzës Shpresë dhe gjithë miqëve dhe Familjes Elezi! Pushoftë në Paqë Mustafa!
SHERBIMET FUNERALE-E MARTE 2 TETOR 2018, Ora 2.00 PM-9.00 PM
ADRESA:
F. Ruggerio & Sons
732 Yonkers Ave
Yonkers NY 10704
914.375.1400