Nënshkrohet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike si dhe marrëveshja për levizje pa viza së Kosovës dhe Federatës së Shën Kitts dhe Nevis/
NEW YORK : Sot, në një ceremoni rasti të organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike si dhe marrëveshja për levizje pa viza në mes të Republikës së Kosovës dhe Federatës së Shën Kitts dhe Nevis. Në dokumentet përkatëse dhe komunikatë për media thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shën Kitts dhe Neviss do të do të forcojnë marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve. Palët janë pajtuar gjithashtu të vazhdohet tutje me intensifikimin e komunikimit politik dhe mbeshtejen reciproke në marrëdhëniet e përgjithshme ndërkombëtare. Pajtim është arritur edhe për inicimin e marrëveshjes për shkêmbim të informacionit në mes të dy ministrive të jashtme, nxitje të investimeve dhe arsim. Ambasadori Sam Terrence Condor, është zotuar se do të ushtoj ndikimin e tij dhe Qeverisë së shtetit që ai përfaqeson në procesin e lobimit për njohje të reja nga shtetet e karaibe dhe përkrahjes së Kosovës për antarësim në organizata ndërkombëtare.
Marrëveshjet janë nëshkruar nga I Ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme në NJu Jork ztr. Ylber Kryeziu dhe Përfaqesuesi i Përhershëm I Federatës së Shën Kitts dhe Nevis në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Ambasador Sam Terrence Condor./B.S/
NEW YORK : Sot, në një ceremoni rasti të organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike si dhe marrëveshja për levizje pa viza në mes të Republikës së Kosovës dhe Federatës së Shën Kitts dhe Nevis. Në dokumentet përkatëse dhe komunikatë për media thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shën Kitts dhe Neviss do të do të forcojnë marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve. Palët janë pajtuar gjithashtu të vazhdohet tutje me intensifikimin e komunikimit politik dhe mbeshtejen reciproke në marrëdhëniet e përgjithshme ndërkombëtare. Pajtim është arritur edhe për inicimin e marrëveshjes për shkêmbim të informacionit në mes të dy ministrive të jashtme, nxitje të investimeve dhe arsim. Ambasadori Sam Terrence Condor, është zotuar se do të ushtoj ndikimin e tij dhe Qeverisë së shtetit që ai përfaqeson në procesin e lobimit për njohje të reja nga shtetet e karaibe dhe përkrahjes së Kosovës për antarësim në organizata ndërkombëtare.
Marrëveshjet janë nëshkruar nga I Ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme në NJu Jork ztr. Ylber Kryeziu dhe Përfaqesuesi i Përhershëm I Federatës së Shën Kitts dhe Nevis në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Ambasador Sam Terrence Condor.(BS)