
U DHANË TITUJT NDËRKOMBËTARË TË AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE NË BRAZIL
Nga Mhill Velaj, poet, shkrimtar, studiues
Në qytetin Uberaba të Brazilit, në mjediset ambientet e bukura të Universitetit të Uberabës,Universitet, i cili ishte angazhuar për konkretizimin me sukses të veprimtarisë, në organizimin e Prof. Dr. Magna Aspasia Fontenelle dhe me nxitjen aktive të Prof. Dr. Kristaq F. Shabanit, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, i AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE ALBANIA , më 5 prill 2025 u organizua instalimi i Akademia Alternative Pegasiane – Brazil, sipas ligjeve braziliane në Qendrën Kulturore Cecília Palmério. Ky organizim erdhi si rrjedhojë e një veprimtarie pesëvjeçare dhe e një lidhësie të ngushtë.
Ngjarja mblodhi shkrimtarë nga disa shtete të Brazilit, autoritete civile dhe ushtarake, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë të letërsisë. Ceremonia u drejtua nga themeluesja dhe presidentja e AAP/Brazil, Prof. Dr. Magna Aspásia Fontenelle, së bashku me shkrimtarin e njohur shqiptar Prof. Mhill Velaj, përfaqësues i drejtpërdrejtë i themeluesit dhe presidentit të Akademisë Alternative Pegasiane (Shqipëri), Prof. Dr. Kristaq F. Shabani, i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017. Përkthimet zyrtare u realizuan nga përkthyesit e ALB/Uberaba dhe AAP/Brazil, Dr. Matheus Felix dhe Togeri Wilson Vicente da Costa. Trupi akademik i instaluar përbëhej nga 29 anëtarë. Përbërja e tryezës së nderit:
• Prof. Dr. Magna Aspásia Fontenelle – Presidente e AAP/Brazil
• Prof. Mhill Velaj – Shkrimtar shqiptar dhe përfaqësues i AAP/Shqipëri
• Major Vagner Morais – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Komandës së 5-të të Policisë Ushtarake të Minas Gerais
• Kolonel Carlos Furtado – President i Akademisë Maranhense të Shkencave, Letërsisë dhe Arteve Ushtarake (São Luís-MA)
•Prof. Dr. Djalma Gonçalves Pereira – Përfaqësues i Kryetares së Bashkisë së Uberabës, Elisa Araújo, dhe i SEMED
*
Gjithashtu, në këtë ceremonial instalimi festiv u ndanë titujt ndërkombëtarë.
Manifestimi i dhënies së titujve ndërkombëtarë “AKADEMIK I PAVDEKSHËM” filloi me himnin kombëtar barazilian, i ekzekutuar dhe interpretuar nga kori i ushtrisë dhe nga të rinjtë e Universitetit Uberaba të Brazilit.
Pas himnit kombëtar brazilian veprimtaria ceremoniale u hap nga moderatorja, e cila lexoi në portugalisht fjalën përshëndetëse dhe motivuese për bashkëpunimin kulturor Shqiperi – Brazil të Presidentit të LNPSHA “PEGASI”, AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE ALBANIA Prof. Dr. KRISTAQ F. SHABANI : “Mbi fytyrat tona sot entuziaste ka rënë me shkëlqimin e gjithë ngjyrave, ylberi kreativ…
Të nderuar miq, shkrimtarë, poetë, studiues, akademikë të Akademisë Alternative Pegasiane Brazil!
E nderuara Prof. Magna Aspasia Fontanelle, Presidente e AAP/ Brazil, drejtuesja e kompletuar, realizatore e ideve të mëdha, synuese për nivele, farkëtuesja e kësaj lidhjeje të madhe universale, e cila, nga sot, nis një rrugëtim edhe më të madh dhe kualitativ universal në fushën e Letërsisë, Kulturës dhe Artit…
Natyrisht, që të arrihet një lartësi e tillë, një kryetregues kaq thelbësor duhet të kesh një staf të përgatitur, staf shumë të gjallëruar, i cili lufton me mish e me shpirt për realizime kaq të madh. Dhe ky reflektim është në anëtarësinë e përkushtuar të këtij organizmi të dritësuar…
Sot, ne përjetojmë një ngjarje madhore të ligjërimit institucional të AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE BRAZIL; KONKRETIZIMIN E MUNDIT TË KËTIJ PESËVJEÇARI dhe kemi të drejtë të krenohemi së toku; kemi të drejtë të festojmë, sikundërse dinë shkrimtarët, poetët, artistët, akademikët e zellshëm dhe të përkushtuar…
Kur lidhen poetët shkrimtarët e dy vendeve, të disa vendeve, njëri me tjetrin, lidhet letërsia, kultura, lidhen shpirtrat dhe nuk ka forcë që të ndajë këtë botë të madhe kreative, e cila ndriçon me forcën e diellit, ndrit me fosforishencën e Hënës së florinjtë dhe me kulmin e gëzimit njerëzor. A nuk e vërteton katërcipërisht kjo lidhësi e bukur, harmonike Brazil – Shqipëri e pandodhur kurrë më parë, por kjo ndodh në këto vite veprimtarie duke patur vetëm botën e pasur shpirtërore dhe mendimin përfaqësues kreativ në kulm. Njerëzit e tillë kapin Maja!
Mbi fytyrat tona, sot entuziaste, ka rënë me shkëlqimin e gjithë ngjyrave, ylberi kreativ…
Ju përshëndesin nga Gjirokastra , nga Tirana e vendit të shqiponjave, buzë Adriatikut dhe Jonit të lashtë, Shqipëria .
Jemi shumë entuziastë për gjithçka arritët dhe arritëm, për gjithçka bëmë gjatë kësaj lidhje të bukur me një partneritet të pakrahasueshëm. Veprimtari të shumta me theks gjatë kësaj kohe me shfrytëzim intesiv: ekspozita, intervista, konkurse, botime, paraqitje të këtyre veprimtarive në median braziliane dhe shqiptare dhe mediet vizive respektive të dy vendeve, revistës “POLEART”; nderime me tituj të shumtë retrospektivë, manifestime dinamike, analitika , promovime veprash e tjera dhe, natyrisht, një kulm është dhe dalja në pah e një Antologjie Universale “ Korsi e Hapur” (Open Lane) 5 proze dhe poezi në gjuhën e bukur portugeze(braziliane), ku marrin pjesë 71 poetë e shkrimtarë nga disa vende, ku është demonstruar niveli, spontaneiteti dhe përfaqësimi.
Prezantimi apo promovimi i Antologjisë në Ditën Ndërkombëtare të Librit, para do kohe, në disa qytete të Brazilit ishte një nisiativë e bukur, e admiruese, ngazëlluese, frymëzuese dhe shumë domethënëse. Po kështu, veprimet madhore të ndërsjellta këtu te ne, flasin realisht dhe dritojnë rrugëtimin tonë të madh e të pandalshëm.
Është një sukses i madh, është një emancipim letrar , është një shkëmbim universal vlerash, është një produkt i planetit tonë mental. Ky rrugëtim i bukur do të vijojë me gradient e temp më të lartë në të ardhmen. Ne poetët, shkrimtarët jemi fatlumë, se kemi pasaportë universale dhe shkalla e njohjes sonë është e madhe , e pakrahasueshme.
Le t’i gëzohemi Antologjisë sonë dhe të projektojmë projekte akoma më të mëdha për të ardhmen! Le t’i gëzohemi këtij ceremoniali përurimi …
Të kaloni gëzuar, të lumtur në këtë ditë historike për ju dhe të gjithë ne, si një përfaqësim i madh i kreativitetit !
Libri është pasuria shpirtërore më e madhe Universit!….
Rrofshim krijuesit dhe gjithë punonjësit shkencorë të Brazilit dhe të Shqipërisë.
Përshëndetje, urime dhe suksese!
Ju përqafojmë të gjithëve, pa përjashtim… Drejt rrugëtimit të ri po nisemi me besim se do të shkëlqejmë !
Prof.dr. Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar, studiues, estet
President i Akademisë Alternative Ndërkombëtare “ Pegasi” Albania
President i Lidhjes Ndëkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA
Anëtar i IWA (OHAJO) SHBA
“Njeriu i Vitit 2011 dhe 2012” ABI SHBA
Kandidat për Çmimin “NOBEL” për paqen për Vitin 2017” e tjerë.
*
Kjo përshëndetje u shoqërua me duartrokitje frenetike nga pjesëmarrësit.
Fjalimet dhe simbolika
Në fjalimin e saj hapës, presidentja Magna Aspásia Fontenelle theksoi rëndësinë e partneriteteve mes popujve dhe kombeve. Ajo riafirmoi përkushtimin e AAP/Brazil për bashkimin e kombeve, shkëmbimin e dijes, vlerësimin e gjuhëve portugeze dhe shqipe, si dhe promovimin e përfshirjes dhe respektimit të dallimeve.
Më pas, Mhill Velaj preku audiencën duke theksuar bashkëpunimin mes Brazilit dhe Shqipërisë, punën e Prof. Dr. Kristaq F. Shabani-t dhe simbolikën e Kosovës, vendlindjes së tij, si shembull qëndrese dhe shprese. Ai gjithashtu bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Brazili, si një akt afrimi diplomatik dhe kulturor.
Mandej, në bazë të një program të qartë e të motivuar folën shkurt dy akademikë brazilianë, të cilët evidentuan rëndësinë e kësaj ngjarjeve dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve; u interpretuan nga këngëtarë të ftuar këngë braziliane, si dhe u recituan poezi nga krijuesit … Mandej, Prof. Dr. Magna Aspasia Fontenelle, Presidente e Akademisë në një fjalë të shkurtër nderuese paraqiti emrat e Akademikëve brazilianë dhe emrat Akademikëve të disa shteteve evropiane. Të pranishmit e lauruar me titullin “Akademikë të pavdekshëm” bënë betimin.
Komisioni vendor caktoi prof. Mhill Velajn dhe profesoreshën Magna Aspasia Fontenelle që të ndajnë Certifikatat dhe Medaljet për të lauruarit me titullin “Akademik i pavdekshëm”. Pas këtij akti solemn ndarjes së Certifikatave dhe Medaljeve, fjalë përshëndetëse mbajti Prof. Mhill Velaj, i cili përshëndeti në emër të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA”, Akademisë Alternative Pegasiane Albania në veçanti dhe në emër të krijuesve shqiptarë në përgjithësi, i cili, midis tjerash, tha: “Të nderuar të pranishëm, përshëndetje për të gjithë! Jam i privilegjuar që sonte jam në mesin Tuaj në, ngjarjen më të madhe të 5 prillit, këtu në UBERABA TË BRAZILIT, në ceremoninë e “instalimit” të Akademisë Alternative Pegasiane, në këtë qytet dhe shtet të bekuar. Është një ngjarje e bukur dhe tepër emocionuese të arrish një synim madhor, i cili po realizohet falë përpjekjeve dhe kontributit të një partneriteti model…, të paarritshëm më parë. Ne jemi të lumtur që në Uberaba të Brazilit po mbajmë ceremoninë e “instalimit ” të Akademisë Alternative Pegasiane, sipas legjislacionit brazilian. Kjo arritje po vjen falë veprimtarisë dhe kontributit të Prof. Dr. Magna Aspasia Fontenelle, Presidente e AAP BRAZIL. Në këtë ceremoni po marr pjesë si përfaqësues i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, i AAP ALBANIA, prandaj, më lejoni që të përshëndes dhe të falënderoj Prof. Dr. Kristaq F. Shabanin, i cili më dha mundësinë që ta përfaqësoj në këtë event të veçantë. Unë jam Mëhill Velaj, poet dhe shkrimtar. Me këtë rast, kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju përshëndes në emër të shkrimtarëve dhe intelektualëve të kudondodhur në botë. Vij nga shteti më i ri Kosova dhe duke përfituar nga ky rast i madh kërkoj që dinjitetshëm të njihet Pavarësia e Republikës së Kosovës nga ky shtet i bekuar 202 milionësh, Brazili. Dhe në këtë akt kanë rolin e tyre dhe krijuesit e këtij vendi, akademikët, intelektualët progresistë. ( Duartrokitje frenetike miratimi nga pjesëmarrësit).
Unë, që nga paslufta jetoj dhe punoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për një kohë kam qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë, me seli në Nju Jork. Jam autor i 25 veprave letrare, romane, tregime, poezi, vëzhgime kritike letrare etj. Jam babai i pesë fëmijëve, i dy djemve dhe i tri vajzave. Me lejoni t’ju përshëndes dhe të ftoj kryetaren, Magna Aspasia Fontanelle për t’ia dorëzuar asaj flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe, me këtë rast, aktivitetit i uroj dhe i dëshiroj suksese dhe punë të mbarë, ndërkaq, të gjithë Akademikëve shqiptarë dhe të tjerëve u uroj mbarësi dhe gëzime në jetën e tyre! Dhe tani, më lejoni të lexoj listën e Akademikëve nga trojet shqiptare dhe vendeve tjera me sa vijon:
1.Prof. dr. Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar, studiues është President i Akademisë Alternative Ndërkombëtare “ Pegasi” Albania President i Lidhjes Ndëkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA Anëtar i IWA (OHAJO) SHBA “Njeriu i Vitit 2011 dhe 2012” ABI SHBA Kandidat për Çmimin “NOBEL” për paqen për Vitin 2017.
- Dr. Hekuran A. Rapaj Sekretar i Përgjithshëm LNPSHA “Pegasi” Albania, studiues për çështje ndërkombëtare, poet, publicist.
- Flutura Maçi, poete, piktore, Kryetare e Bordit drejtues të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
- MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA) poete, përkthyese, shkrimtare IWA (SHBA), UPLI (SHBA), POETAS DEL MUNDO (KILI), Zëv/Sekretare e Përgjithshme e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Zëv/ Sekretare e AAP ALBANIA.
- Prof. dr. Bexhet Asani, studiues, shkrimtar, Maqedonia e Veriut, Sekretar i Akademisë Alternative Pegasiane ALBANIA.
- Xhevat Limani shkrimtar, poet, dramaturg, aktor, regjisor Maqedonia e Veriut; Bashkëkryetar i Bordit Drejtues i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA; President i Tetarit SHQIPTARO- AMERIKAN.
- Prend BUZHALA, poet, shkrimtar, studiues , Klinë, Kosovë, anëtar i Kryesisë së AAP/Albania
- Dinos Koubatis IWA writer, shkrimtar, poet, regjisor, aktor, President i “KLUBI I IDEVE” ATHENS, GREECE.
- Eli Llajo poete, përkthyese Patra, Greqi, Koordinatore e LNPSHA “PEGASI” GREQI.
- Zekerija Idrizi – studiues, poet, shkrimtar dhe kritik letrar, Koordinator i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA – Berlin, Gjermani.
- Vasiliki Kolliopoulou Kalahani poete, përkthyese, Korinth Greqi ; Anëtare e Kryesisë së AAP/ Albania
- Petro Dudi shkrimtar, poet, studiues, IWA, Zëv/President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Tiranë.
- Dr. Panagiota Zaloni, anëtare e shquar e Shoqërisë së Shkrimtarëve Grekë, poete, eseiste, kritike, piktore; Presidente e Lidhjes së Shkrimtare “Xasteron” , botuese e revistës letrare ndërkombëtare në disa gjuhë “Keleno”.
- Antonios Zalonis, përkthyes (anglisht, frëngjisht, greqisht), anëtar i Katedrës së përkthyesve IAPËA “PEGASI” ALBANIA.
- Prof. dr. Begzad Baliu, albanolog, shkrimtar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina’’Republika e Kosovës.
- Nexhmije Hasani poete, shkrimtare; Koordinatore e LNPSHA “ PEGASI” ALBANIA për Anglinë.
- Vjollca ALIAJ poete, shkrimtare, Presidente e Shoqatës “Gratë e Detarëve Shqiptarë.
- Dr. Albert Habazaj poet, shkrimtar, studiues. Kryetar i Shoqatës “Petro Marko “ Vlorë Albania, anëtar i Bordit Drejtues të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
- SIBELA ALIMOVSKA , studiuese, poete, Presidente e Shoqatës “22 Nëntori” Manastir, anëtare e katedrës së Përkthimeve të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , Maqedonia e Veriut.
- Prof. Mhill Velaj,IWA shkrimtar, poet, studiues SHBA, anëtar i AAP/ ALBANIA, Koordinator i LNPSHA “ PEGASI” ALBANIA në SHBA.
*
Pjesëmarrje të spikatura në ceremonial:
• Prof. Dr. João Paulo Vani – President i Akademisë Braziliane të Shkrimtarëve (SP)
• Prof. Fátima Mandelli – Presidente e Akademisë së Arsimit të Brazilit (PR)
• Dr. Dione Navarro – Presidente e Akademisë së Letrave të Ponta Grossa (PR)
• Prof. Samira Aparecida de Camargo – Presidente e Tertulia Lusófona (SP)
• Këshilltari Bashkiak Almir Silva – Përfaqësues i Këshillit Bashkiak të Uberabës
• Shkrimtarja Maria Graça Melo – Azore, Portugali
• Familjarë, miq dhe dashamirës të artit, kulturës dhe letërsisë.
Koloneli Carlos Furtado foli në emër të akademikëve, duke theksuar lidhjen ndërmjet letërsisë, arsimit dhe qytetarisë.
*
Kjo veprimtari ishte një kulm i arritjeve të AAP/ Brazil, i Presidentes së sajProf. Dr. Magna Aspasia Fontenelle dhe kjo vërehej në reflektimet e të gjithë pjesëmarrësve, të cilë, të të cilat ishin shumë entuziastë dhe shprehnin falënderimet e tyre.
Veprimtaria “intaluese” u parapri më datën 4 prill nga një veprimtari shkencore në Hotelin Tamareiras Park , e quajtur “Debat Kulturor letrar” ku referuan personalitete si: Dr. Rudolfo Medeiros Cunha Fortes Dr. Matheus Felix, Prof. Toger Wilson Vicente da Costa, Dr. Katia Valadares, Maria Graça Melo. Debati u drejtua nga Cel Carlos Furtado . Diskutimet e këtyre protagonistëve tërhoqën vëmëndjen dhe u zhvillua në formë të debatit…Përshëndeti këtë debat dhe Prof. Mhill Velaj. Paneli promovoi një dialog ndërkombëtar të pasur mbi letërsinë, paqen dhe identitetin kulturor. Veprimtaria u plotësua dhe u ndriçua gjithashtu nga referimi konciz: inisiativa e dy Akademive Albania- Brazil i hartuar nga Prof. Kristaq F. Shabani dhe Magna Aspasia Fontenele me objekt: ” PËR NJË MENDIM TË KONSOLIDUAR NË FUSHËN E LETËRSISË, ARTIT DHE TË KULTURËS PËR PROGRESIMIN E BOTËS “… Kjo nismë mendohet të shtrihet në plan botëror.
” PËR NJË MENDIM TË KONSOLIDUAR NË FUSHËN E LETËRSISË, ARTIT DHE TË KULTURËS PËR PROGRESIMIN E BOTËS “…
INICIM BASHKËKOHOR MBARËBOTËROR
Iniciues: Prof. dr. Kristaq F. Shabani Albania
Prof. dra. Magna Aspasia Fontenelle Brazil
LËVIZJA E MADHE, NË NJË DITË TË MADHE : ” PËR NJË MENDIM TË KONSOLIDUAR NË FUSHËN E LETËRSISË, ARTIT DHE TË KULTURËS PËR PROGRESIMIN E BOTËS “…
Të nderuar miq, dëshirojmë të shpalosim në këtë ceremonial të instalimit të AAP/ Brazil , një lëvizje tërësore globike.
Ne jemi menduar dhe e kemi konceptuar drejt këtë lëvizje dritëruese.
Kjo lëvizje do të ketë një program të detajuar me synime- objektiva dhe, në këtë sipërmarrje, do të marrin pjesë Njerëz të shquar të këtyre fushave, liderë të Shoqatave dhe Lidhjeve të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve , Akademive që veprojnë sot kudo në Botë, personalitete të larta akademike , shkrimtarë, poetë, artistë, studiuesë të njohur, jo vetëm nga të dy vendet tona, por edhe nga Bota…
Kjo do të jetë e motivuar si Dita e harmonizimit të mendimit të konsoliduar , e cila mund të përkojë me Ditën Ndërkombëtare të Poezisë apo të Librit, apo me ditët e lindjes të akademive tona …
Logua e veprimtarisë : “Jemi të gjithë engjëj … Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku”për progresimin e Botës” .
Sinkronizimi i ideve, mendimit material intelektual kreativ letërsia, art , kulturë në plan botëror .
Pikësynimi kryesor është : “Letërsia dhe arti i mirëfilltë , novator i shekullit”
Synime:
*Për tërheqjen e vëmendjes nëpërmjet letërsisë shumëgjinish në prozë, ku në substratin e saj të mbartet shumëformëshmëria e gjinive, si dhe, nëpërmjet të shkruarit kreativ novator, të mundësohet përcjellja e mesazheve madhore për një botë të ndryshuar,në sensin progresist, e cila ecën drejt suksesimit të saj, humanizmit, dashurisë njerëzore dhe luftës eksistenciale të një paqeje të qëndrueshme …
*Rritja e nivelit të kontributit kreativ të të talentuarve dhe rritja e dimensionit të pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën shoqërore dhe në përparimin e mentaliteteve të saj në kahje pozitive.
*Qenia njerëzore të gëzojë të gjitha privilegjet e saj, të drejtat e saj dhe të kontribuojë në praninë dhe forcimin e një paqe ekzistenciale universale. Kreativiteti i letërsisë dhe artit mezazhues paqetues dhe rritjes së ndjenjës së gjallimit të ekzistencës.
*Për rritje të nivelit në gjininë e poezisë, duke parapëlqyer poezinë e temperamentit aktiv, filozofik, psiko-moral dhe të edukimit shkëlqimtar të brezave, duke ndriçuar me aftësi pjesë e errëta e duke zgjuar energji pozitive për kualitet jetese individuale dhe shoqërore gjithëglobike.
*Spikatje aftësie në kreativitetin në fushat e artit: pikturë, skulpturë, art skenik e tjerë, duke ndikuar qenësisht dhe thellësisht në rritjen inkadeshente me synim dritimin e jetës së njeriut në të gjitha kahjet.
*Në rritjen e ndjenjës së vetkontrollit dhe kontrollit për të krijuar barrierë ndaj plagëve shoqërore , të cilat ndikojnë në rritjen e koeficentit mortor ; pra të krijohet një kthesë në eliminimin në maksimum të procesit të eliminimit njerëzor duke mos privuar jetët .
2. Në platformën e kësaj Lëvizje madhore do të hidhen piketa për një partneritet mbarëbotëror midis Akademive, lidhjeve, klubeve, shoqatave të shkrimtarëve, poetëve, artistëve, stafeve akademike e tjerë me synimin madhor për lidhësi të ndërsjelltë në përgatitjen me nivel të Antologjive Ndërkombëtare në poezi e prozë, e cila duhet t’i përgjigjet zhvillimit logjistik të kohës, me qëllim që antologjive, librit të zhanreve të ndryshme të letërsisë së printuar t’i tregohet interesi i duhur.
Duhet që në këtë lëvizje me princip të hyjmë me moton: “ Libri i printuar është i pavdekshëm”. Që të realizohet kjo duhet që, ne krijuesit në mbarë botën, t’i kushtojmë parësi ndryshimit përmbajtësor, formatit, futjes së elementëve dinamikë të letërsisë së mirëfilltë gjithëgjinish për t’iu përgjigjur elementëve progresivë të leximit të sotëm dhe të shtimit të kuriozitetit për modelim e module të rinj të paraqitjes dhe të përmbajtjes tërheqëse dhe shtimit të kënaqësisë gjatë leximit ….
Nëse flasim për romanin, duket të shkëputemi, (kemi mendimin), nga ndërtimet kompozicionale statikë të letërsisë klasike dhe të sjellim vepra me kompozicion të ndërtuar me një arkitekturë të re, ku të ndërlidhen gjithë zhanret e letërsisë: prozë, poezi, proemë , fabul, hajk , epigram e tjerë, duke përdorur me aftësi narrativitetin, diskursin letrar dhe figurimin e simbolikën . Duhet të kuptojmë mirë se, sot, ka ndryshuar katërcipërisht niveli, logjika lexuese, niveli intelektual dhe të këndvështruarit e botës.
Të nderuar miq, kjo lëvizje është shumë e nevojshme. Gjetja e formave dhe metodave sa më të larmishme e çliron gjininë e prozës nga përgjumja, nga thatësira dhe e lulëzon kurorën e saj gjigande. Po kështu, poezia me figurime të ndritshme dhe me simbolika dinamike me kërkim, me fjalë të figuruara të përzgjedhura, me plasticitet, me temperament filozofik e vë në lëvizje planetin mental të lexuesit dhe ndriçon rrugën e tij për përparim dhe zhvillim të intelektit; krijohet kështu një frymëmarrje e re, larg klisheve dhe praktikave të rëndomta, duke e shndërruar poezinë në një princeshë të vërtetë e tjera. Po kështu mund të flitet për Artin në të gjithë spektrin e tij të gjerë, për kulturën dhe ndërlidhësinë e kulturave midis popujve. Kështu realizohet më mirë prania, afëria dhe përtypja e materialit kreativ. Qëndrimi në vend të tulat, lëvizja të gjallëron dhe të realizon progresin.
Ne do të paraqesim në të ardhmen platformën e kësaj lëvizjeje elastike. Ne këtë lëvizje tashmë e kemi bërë të njohur…. Inisiatorët e saj jemi të gjithë ne, Dhe shpresojmë se do të përkrahet lëvizja jonë gjerësisht e gjallërisht.
Faleminderit!
Gjirokastër Albania , Uberaba Brazil 04.04.2025
*
Ideimi dhe organizimi i ngjarjes u realizua me përpikmëri dhe përkushtim nga Prof. Dr. Magna Aspásia Fontenelle, në bashkëpunim me Prof. Togeri Wilson Vicente da Costa, duke i dhënë qytetit Uberaba një mbrëmje të paharrueshme dhe historike për kulturën braziliane dhe ndërkombëtare.
Të nderuarit e mbrëmjes
*Shkolla Tiradentes e Policisë Ushtarake të Minas Gerais • Banda Muzikore e Komandës së 5-të RPM • Maître Z. Douglas Silva Mariano • Orkestra Rinore Tiradentes • Prof. Maurício Ferreira – Përfaqësues i ALB/Uberaba-MG • Akademiku Carlos Felipe Peres Vilas Boas • Prof. Togeri Wilson Vicente da Costa – Sekretar Ekzekutiv i AAP/BrazilProf Dr.Rodolfo Medeiros Cunha Fortes.
Takimi i akademikëve u mbyll me një darkë festive në Hotelin Tamareiras Park.
*
Gjatë qëndrimit në Uberaba unë së toku me anëtarët e Akademisë vizituam Muzeun Memorial “Chiko Xavier”. U njoha me këtë figurë poliedrike braziliane me jetën dhe veprimtarinë e tij shumëplanshe, pasi kjo figurë në Brazil ka vlerësim të lartë kontributi.
Befasuese ishte vizita në Atelien e Artit të piktorit akademik Reginaldo Pereira ,i cili në këtë atelie kishte ekspozuar të gjithë punimet e tij që të mbresonin shpirtërisht dhe paraqesnin jetën dhe natyrën braziliane dhe shumë punime kishin objekt qytetin e Uberabës. Punimet ishin realizuar me art dhe shpirt dhe dilte në pah aftësia penelatuese e piktorit, e cila kishte marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, fitues i shumë titujve dhe çmimeve vlerësuese.
Po kështu ne vizituam së toku Parkun Nacional të Disanaurëve, një park i preferuar nga vendasit dhe nga vizitorët e shumë të huaj .
Më bëri shumë përshtypje mikëpritja braziliane, ku unë së toku me Prof. dr.Magna AspasiaFontenelle vizituam disa familje të akademikëve të sapotitulluar.
U largova nga ky qytet i bukur me njerëz pot ë bukur me përshtypje shumë të mira, për t’u rikthyer sërisht pranë tyre.
Uberaba – Brazil, më 5 prill 2025