Më 5 Prillë 2018 i dhamë lamtumirën e fundit në Long Island të NY, njerit nga pjesëmarrësit e Luftës Dytë Botrore(LDB) , ndoshta i fundit nga komunitetit shqiptaro-amerikan, Agim Karagjozi. Ai që në moshe te re mori pushkën në krah dhe doli në mal për të luftuar kundër pushtuesit i radhitur në forcat e Ballit Kombëtar.Askush nuk e dinte aso kohe (përfshi edhe të ndjerin Agim Karagjozin), se si do të rridhnin ngjarjet e pas luftës në Shqipëri dhe se kush do të vinte në pushtet. Por ai si shumë të tjerë, e shihte Mithat Frashërin si njeriun më elitar të kohës , më të besueshmin, por edhe si birin e Abdyl Frashërit , shtyllës kryesore të Lidhjes së Prizrenit. Me mbarimin e luftës, si pasojë e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri, u detyru të braktiste atdheun duke emigruar në Itali e më pas në Turqi ku në këtë të fundit u diploma si inxhinjer në kolegjin amerikan. Në 1956 arrin në SHBA ku punoi në profesion për një kohë të gjatë duke manifestuar aftësi organizuese e drejtuese e duke i shërbyer familjes e komunitetit me devotshmëri e përkushtim. Kjo i dha Agim Karagjozit,(pas asaj të pjesëmarësit në LDB), “medaljen” e dytë në sytë e bashkatdhetarëve, atë të organizatorit e profesionist të zot në punë ,që ndihmonte e mbështeste familjet shqiptare për kapërximin e vështirësive të emigrimit. Dhe që nga 1960 i përkushtohet Vatrës duke e bërë atë pjesë të zemrës, shpirtit dhe jetës së tij.
Unë pata rastin ta takoj për herë të pare të ndjerin Agim Karagjozi në vitin 1995, kur u bë rivarimi i eshtrave të Faik Konicës në Tiranë. Ai ishte Kryetari i Vatrës, kurse unë drejtuesi i ceremonialit shtetror të pritjes dhe rivarrimit. Që në këtë takim, pashë tek ai, atdhetarin e flakët por dhe të përvëluar nga dashuria për vendlindjen. Fliste me shumë respekt për Zotin Sali Berisha (aso kohe President i Shqipërisë) dhe për ish Ministrin e Kulturës Teodor Laco. Fliste me shumë mallë për cdo gjë në Shqipëri, por mbi të gjitha thoshte se shembja e diktaturës së komunizmit me në krye diktatorin E.Hoxha, është fitorja më e madhe e të gjitha kohrave për vendin tonë.
Gjatë atij evendimenti, pata rastin ta takoj e të bisedoj me të disa herë sa në takimin e fundit më tha: “ Ju falenderoj shumë për ndihmesën që na dhatë dhe se prej këtij moment ju konsiderojmë anëtar nderi i Vatrës”. I thashë nuk kam bërë asgjë më shumë se sa detyrën ,por njëkohësisht ndjehem krenar për pranimin anëtar nderi në Vatër. Kur unë emigrova në SHBA (më 11 prillë 1998), kontaktova ne të dhe mbetëm shumë miq deri në momentin që u nda nga kjo jetë. Gjatë kësaj periudhe njëzet vjecare në Vatër, në cdo gjë kam patur e ndjerë përkrahen e mbështetjen e tij të pa kufishme si anëtar i theshtë, si anëtar i Këshillit Drejtues, si Kryetar i Kuvendit të 2013-ës dhe si Nënkryetar.
Pasi u largu nga drejtimi i Vatrës (për arsye moshe), e kam vizituar shumë herë në shtëpinë e tij së bashku me drejtuesit e Vatrës : Dr. Gjon Bucaj, Agim Rexhaj, Zef Balaj, Zef Pernocaj, Marjan Cubi, Dalip Greca etj. Në cdo rast na priste krah hapur e me shumë mallë dhe ingranohej menjëherë në bisedë për cdo gjë që bëhej në Vatër. E lexonte gazetën “Dielli” rresht për rresht dhe gjithnjë jepte mendime për temat madhore. Me Dr.Gjon Bucaj diskutonte deri në detaje ceshtje të organizimit e drejtimit të Vatrës dhe ishte shumë i kënaqur me zgjerimin e Vatrës me anëtarësinë e re. Agim Rexhës i thoshte (nga respekti) ke kaq kohë që nuk ke ardhur dhe më merr në ne telefon, ditë për dite bjeri telefonit. Zef Balës i tha një ditë:” Zef më ke pas mërzitur shumë me kundërshtimet në mbledhje sa një herë u bërë gati të nxirrja jashë. Do të kisha bërë shumë gabim se ti Zef e do Vatrën dhe ke dhënë shumë për të. Prandaj të kërkoj shumë të falur.Kështu bënte shaka e romuze me Zef Përnocën e Marjan Cubin dhe një ditë u bë merak se pse nuk kishte ardhur me ne Dalip Greca. I thashë se Dalipi të bën shumë të fala,por ishte në gjendjë gripale prandaj nuk ka ardhur duke menduar se mund t’ju a ngjishte edhe Ju.Po pse nuk thua hapur më tha se Dalipit se i paska rënë flama. Kurse mua më tha se ato shkrimet e tua i lexoj me shumë ëndje dhe më për mendi një shkrim për Benjamin Gilman dhe një për hyrjen e trenit serb pa leje në Kosovë.
Kujtimet janë të shumta e të pa harruara për ish Kryetarin e Nderit të Vatrës, të ndjerin Agim Karagjozi . Në ndonjë raste tjetër , do tju këthehemi atyre se janë edhe pjesë e historisë së Vatrës . Por në këtë shkrim të lamtumirës për të, dëshiroj të vecoj se ai me punën e kontributin tij i dha shpirtë Vatrës. Ne brezin vijues na mësoi si ta duam, forcojme e zgjerojme Vatrën tonë të dashur. Ajo ishte dhe mbeti një gjë e e shenjë dhe e shtrenjtë për Agim Karagjozin. Ne tashmë na bie barra ta ruajme, mbrojme e forcojme Vatrës si pasuri të madhe kombëtare dhe si amanet që nga Noli e Konica e deri tek Agim Karagjozi.
E nderuar qoftë puna, kujtimi dhe veprimtaria shumë vjecare atdhetare e Agim Karagjozit. I lehtë i qoftë dheu mbi arkivol. U prehësh në paqe e përjetësi miku im i pa harruar.