

Albana Hasku
Sofiela Ropi
SHQIPONJAT E MËNDAFSHTA
(Le Aquile Di Seta) Bari (Itali)/
Udhëtim imagjinar, nëpër Shqipëri dhe Kosovë me UDHËRRËFYESIN. Shkodra. Ishte njëra nga temat (punëtoritë) e mbajtura në, Seminarin e XVIII Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë. “Gjuha shqipe dhe Kultura Shqiptare në epokën digjitale”
Shkodër, 31 korrik – 3 gusht 2025. Po, ç’është Udhërrëfyesi? Si mund t’a përdorim atë, duke krijuar një laborator didaktik dhe edukativ, që ndikojnë në mësimdhënie me bazë konstruktive dhe nxisin krijimtarinë e të nxënit? Udhërrëfyesi, është një cikël me materiale didaktike për mësimdhënien në Diasporë me autore Milena Selimi. Ky cikël, udhëtimesh, rrëfen trashëgiminë kulturore për 10 qytete të Shqipërisë dhe Kosovës, që do t’u shërbejë fëmijëve të diasporës të krijojnë një lidhje shpirtërore me vendet e origjinës. Ky projekt përmban qytetet :Shkodra, Gjirokastra, Berat, Prizren, Gjakovë, Kruja, Tirana, Durrësi, Prishtina, Vlora.
Pra, nga titulli i këtij libri (Udhërrëfyesi), kuptohet rëndësia që kanë materialet që Qendra e botimeve për Diasporën krijon për shkollat shqipe në Diasporë, por dhe aftësia e mësuesve për t’a transmetuar tek nxënësit. Lënda e gjeografisë, zë një vend të veçantë, pasi krahas gjuhës shqipe, nxënësit mësojnë dhe njihen nga afër me vendin, atdheun e prindërve dhe të parëve të tyre. Nëpërmjet kësaj lënde njohin qytete, shtete, territore, pozitën gjeografike, dukuri natyrore, zhvillimin Ekonomik, politik, kulturor, zhvillimin e turizmit, ku herë pas here udhëtojnë me prindërit për pushime, atje ku i pret “Një derë e hapur”, ku gjyshërit gëzojnë ndërkohë bisedojnë me nipërit në gjuhën shqipe. Rëndësi ka jo vetëm komunikimi, por orientimi, kur udhëtojmë. Udhërrëfyesi është një libër praktik, I pajisur me ilustrime të bukura, të thjeshta e të larmishme, nxënësit miqësoren shpejt me të, gjithashtu I gjejmë në format digjitale (PDF), të thjeshtë në përdorim.
Ky projekt në shkollën tonë nisi në muajin janar, me qytetin e Shkodrës qendra e veriut të Shqipërisë. Shkodra mes maleve, liqenit, detit dhe lumenjve. Shkodra, bukuria e rrallë mes ujërave : aty ku Drini Buna dhe Kiri, buzë Rozafës bahen nji. Udhërrëfyesi rrëfen Shkodërlocen këtë qytet të biçikletave, me shëtit I lirë në këtë QYTET DASHNIE, në oborret e historive e lagjeve plot dritë kulture.Shkodra vjen me njerëzit e saj të shquar, nga At. Gjergj Fishta me vargjet e tij, të Filip Shiroka, Koli Idromeno, që thotë, se “Shkodra nuk asht mendjemadhe, por nji vajz e dhastueme, prej dashnisë gjithkujt. Martin Camaj, që e quen” Qyteti me Kunora “. Kështu pra futemi n’Shkoder e njihemi me kulturën e saj, artin, muzikën, arkitekturën, muzetë e bukur, të vetmit në Shqipëri. Në Shkodër gjejmë traditën, mikpritjen e bujarinë. Me kenë shkodran t’tana i ban. Në fund, pasi marrin njohuritë mbi këtë qytet karajfila e lulebore, nxënësit përgatiten të bëjnë një udhëtim imagjinar. Po si?
Klasa e IV ndahet në dy grupe.
Dy mënyra për të udhëtuar nga Bari drejt Shqipërisë dhe pastaj drejt Shkodrës së legjendave.
1-grupi i parë udhëton me avion
2-grupi i dytë udhëton me anije.
Propozimet janë të ndryshme. Dikush me Google Maps, Një tjetër me hartat e përgatitura në klasë, një nxënëse njofton gjyshin për t’i shoqëruar etj. Pra pyetjet janë të ndryshme pjesëmarrja
kurioziteti dhe fantazia e nxënësve, është aq interesante, sa mund dhe kohën, duan të vazhdojnë dhe pse ajo kalon. Por, a do të arrijnë shqiponjëzat e Mëndafshta, këta Udhëtarë të së ardhmes të udhëtojnë drejt Shkodrës me udhërrëfyesin? Per këtë kemi menduar të bashkëpunojmë me shkollat shqipe në Itali, të krijojmë një konkurs me një pyetësor të Udhërrëfyesit me titull UDHËTARË TË VEGJËL RRITEN NË DIASPORË. Ejani me ne, të udhëtojmë sëbashku nëpër Shqipëri dhe Kosovë me UDHËRRËFYESIN. Po ju presim.