-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi diplomën studentes Antigona Pllana/
-Në kuadër të Universitetit të Mitrovicës funksionojnë gjashtë fakultete, ku ndjekin studimet rreth 3500 studentë/
MITROVICË, 19 Maj 2016-B.Jashari/Studentja, Antigona Pllana, ka pasur fatin që të marrë diplomën e parë të lëshuar nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”. Këtë diplomë e ka ndarë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili të enjten vizitoi Universitetin e Mitrovicës së bashku me ministrin e Arsimit, Arsim Bajramin dhe ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhillar.Pas takimit në rektorat është realizuar edhe një vizitë në kampusin e ri universitar që është në ndërtim e sipër. Presidenti Thaçi shprehu kënaqësinë për ecurinë pozitive në Universitetin e Mitrovicës, duke e vlerësuar si një universitet model në Kosovë.Ai shprehu besimin se viti i ri akademik për studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Mitrovicës do të jetë një festë, meqë do të kalojnë në objektin e ri. “Shohim këtu një objekt modern që është duke u ndërtuar për Universitetin e Mitrovicës, që me degët e veta të veçanta është mjaft atraktiv për të rinjtë e këtij rajoni, por edhe gjithë Kosovës”, tha Thaçi.Ndërsa, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se Universiteti i Mitrovicës e ka arsyetuar plotësisht vendimin për themelimin e tij. Në anën tjetër, ministri Jagxhillar, sqaroi se punët për ndërtimin e objektit janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë.Rektori Alush Musaj, shprehu kënaqësinë për vizitën e presidentit dhe ministrave, të cilët premtuan mbështetje të vazhdueshme për konsolidimin e mëtejmë të Universitetit të Mitrovicës. Ai tha se Universiteti i Mitrovicës sivjet ka shënuar 3-vjetorin e themelimit dhe përkundër faktit se është një universitetit i ri, brenda vetes mban një kuadër me përvojë të gjatë akademike.Kjo sipas tij, ka shërbyer si bazament i fortë për forcimin e universitetit. “Ne sot ndjehemi krenar meqë Universiteti i Mitrovicës ‘Isa Boletini’, është plotësisht i konsoliduar”, tha rektori Musaj.Aktualisht në kuadër të Universitetit të Mitrovicës funksionojnë gjashtë fakultete, ku ndjekin studimet rreth 3500 studentë.Në 26 dhjetor 2012 është vënë gurthemeli për ndërtimin e një objekti për fakultet ekzistuese në Mitrovicë. “Simbolikisht, ky gurthemel shënon edhe fillimin e realizimit të projektit për universitetin publik që do të themelohet në këtë qytet”, është thënë me atë rast, ndërkohë që në 8 nëntor po atë vit Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar vendimin e qeverisë për themelimin e dy universiteteve publike, Universitetit të Prizrenit dhe Universitetit të Pejës. Më pas janë hapur edhe universitete tjera.Universiteti i parë publik kosovar është ai i Prishtinës, i themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969, ndërsa ishte ndër kërkesat e demonstratave studentore e gjithëpopullore një vit më herët.Universiteti i parë publik kosovar është ai i Prishtinës, i themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969, ndërsa ishte ndër kërkesat e demonstratave studentore e gjithëpopullore një vit më herët.
A esht vertet universite??.
Profesoret a jane me universitet???
.Preteksti qe stdenet shqipatar u ngiten ne kemb te hiqet emri i E.H.universitetit 40 vjecare ishte se enver hoxha nuk kishte asnje vite shkoll te universitetitin u bashkaun e u bene bllok mure betoni,hyne ne grev urie e nuk dilnin gjalle.Po universitetin me emrin e nje fshatari,pa shkolle nuk te njef askush ne bote
Iku koha e superelativave qe per ti bere heroj njerzite i futen per gryke te topit qe u pendua dhe vete autori qe beri librin ne demokraci heroin e vete nuk e permendi ase si patriote.
Po me thote nje femen ms. me ngjyre po ju keni nje qytet me emre patrioti pa shkoll?/po i thshe por ai patriot eshte nga nje lagje vukaj qe tash esht bashkangjit qytetite.Pastaj qyteti ka popiullsi te perber puntore, 4 lagje fshati dhe intelektual besoj nuk jane ase 100 tani
E universiteti ka te gjith me tituj e grad shkencore
Sa fjal i thonja luante koken dmth i miratonte. Kjo =======kishte nje boj fernd nga shqipariafliste per per sa shqiptar kishte takuar-njohure
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
A esht vertet universite??.
Profesoret a jane me universitet???
.Preteksti qe stdenet shqipatar u ngiten ne kemb te hiqet emri i E.H.universitetit 40 vjecare ishte se enver hoxha nuk kishte asnje vite shkoll te universitetitin u bashkaun e u bene bllok mure betoni,hyne ne grev urie e nuk dilnin gjalle.Po universitetin me emrin e nje fshatari,pa shkolle nuk te njef askush ne bote
Iku koha e superelativave qe per ti bere heroj njerzite i futen per gryke te topit qe u pendua dhe vete autori qe beri librin ne demokraci heroin e vete nuk e permendi ase si patriote.
Po me thote nje femen ms. me ngjyre po ju keni nje qytet me emre patrioti pa shkoll?/po i thshe por ai patriot eshte nga nje lagje vukaj qe tash esht bashkangjit qytetite.Pastaj qyteti ka popiullsi te perber puntore, 4 lagje fshati dhe intelektual besoj nuk jane ase 100 tani
E universiteti ka te gjith me tituj e grad shkencore
Sa fjal i thonja luante koken dmth i miratonte. Kjo =======kishte nje boj fernd nga shqipariafliste per per sa shqiptar kishte takuar-njohure