Nga Mondi Rakaj
Sot është një ditë speciale jo vetëm për ty miku i veçantë Alfons Grishaj por edhe për familjen tënde, miqtë e tu, bashkëpunëtorët, vatranët dhe këdo që ka pasur nderin të punojë ngushtë me ty. Ishte Shtatori i vitit 2009 kur u njohëm, me rastin e ardhjes së Mjeshtrit të Madh të humorit shqiptar në Michigan, Gezim Kruja. Eksperienca jote shumë vjeçare në lëvizjen studentore, përmbysjen e regjimit komunist, lidershipin e Partisë Demokratike, na ndihmoi jashtëzakonisht shumë edhe këtu në Michigan.
Nën lidershipin tand në Michigan, u rihap dega e Vatrës në Michigan. Përgjatë rrugëtimit tand pati suksese dhe arritje për të cilat të gjithë jemi dëshmitarë. Me propozimin tand u dekoruan të gjitha qëndrat fetare në Michigan, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Rruga jonë për ngritjen e një shoqërie Vatrane të shëndoshë në Michigan nuk ishte e lehtë por kur drejtësia qëndron në anën e të ndershmit dhe të drejtit, koha e nxjerr në shesh gjithmonë të vërtetën. Sot është ditë gëzimi dhe urimi për ty, për ne si miq dhe çdo njeri që ka njohur ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin tand. Gjashtë dekada të mbushura me sfida, suksese dhe arritje që ne të gjithë i njohim. 60 vite të mbushura me krenari dhe sukses. Ditëlindja jote është një moment falenderues për të gjithë ne për besnikërinë që ke treguar, për kulturën, pjekurinë, urtësinë dhe maturinë. Ne jemi rritur çdo ditë me ty, ne mësojmë çdo ditë prej teje. Unë dhe shoqnija Vatrane urojmë të bahesh 100 vjeç me gjithë të mirat dhe bekimet e Zotit. Pas çdo burri të suksesshëm, qëndron një grua e zonja, e cila është Mirela, që bashkë me të keni kriju një familje të mrekullueshme. Fëmijët Almi, Gerhardi, Aurora dhe Kevin po shkollohen dhe janë fëmijë të mrekullueshëm në komunitetin shqiptar në Michigan. Ti je patriot i respektuar dhe i nderuar, një vatran i përkushtuar dhe mik e njeri model. Urime nga zemra Brother Alfons, u bafsh 1 shekull.
Mondi Rakaj
Michigan
Më 10 Shtator 2021.