Dita e sotme, 13 Qershor, është dita e Lindjes e Adriola Spahiut, vajzës së ndjerë të Adriatikut dhe Lolës, motrës të Mateas. Sot Adriola do të ishte 20 vjec dhe ne po i përcjellim urimin sikur të ishte gjallë:Gëzuar Ditën e Lindjes Adriola! Gëzuar 20 Vjetorin! Ta gëzojë ditëlindjen Adriola Adriatik & Lola! Ta gëzojë ditëlindjen Motër-Matea!
Zoti e mori për vete Adriolën dhe jeta e saj toksore u ndërpre, por shpirti është Parajsë! Endrrat iu ndërprenë në pranverën e jetës së saj. Adriola vajza e dashur e Lolës dhe Adriatikut bashkë me motrën Matea, iu bashkuan prindërve në 100 vjetorin e Vatrës, udhëtuan nga Florida për në Nju Jork, dhe u bënë pjesë e festimeve të mëdha, ku u bashkuan shqiptarët e Amerikës, ata të trojeve amtare dhe përfaqësuesit e arbëreshëve.Kush nuk e mban mend Adriolën që së bashku me motrën nuk reshtën asnëj cast por udhëhiqnin vallet në Chelsea Piers 60……
Në kujtesë më ka mbetur një cast nga ajo mbrëmje madhështore: Kur aktori i famshëm i shqiptarëve, Cun Lajci, interpretoi aq bukur dhe mbi plis, mbi krye e mbi fytyrë hodhi dhe’un e vendlindjes që kishte sjellë me vete, Adriola iu afrua, lehtazi dhe me dhembshuri bije, ia pastroi fytyrën nga dhe’u, ia shkundi xhaketën! Një xhest që Adriolës ia diktoi shpirti….Vajza e dashur e Adriatikut dhe e Lolës humbi jetën gjatë një aksidenti të Martën me 14 tetorit rreth të vitit 2014 , aty rreth orës 2.00. dhe u varros me një ceremoni madhështore e plot dhimbje me 18 Tetor 2014, ku derdhëm lot edhe ne që ksihim udhëtuar nga Nju Jorku….Por sot, nuk po kujtojmë ndarjen e saj nga jeta, por po i urojmë ditën e Lindjes: Gëzuar Ditëlindjen Adriola!
Për Adriatikun, Lolën, Matean, për miqtë, për të gjithë të njohurit, Adriola do të mbetet imazhi i një vajze të qeshur e të dashur.
Le t’ia urojmë edhe një herë Ditëlindjen e njëzet Adriolës, duek uruar Adriatikun, Lolën dhe Matean:Gëzuar 20 vjetorin e Adriolës!