Paragraf i shkëputr nga libri im “Elitat e Mohuara, Krenari Kombëtare”(fq.428-435)
Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Zotit Joseph DioGuardi i uroj jetë të gjatë, të lumtur dhe të sukseshme me familjen e tij të bukur!
Shkruan:Vilhelme Vrana Haxhiraj*-
Bashkë me urimin, e falënderoj për gjithësa ka bërë dhe bën për kombin shqiptar!
Me konsideratë të lartë!
Autorja
Xhozef DioGuardi lindi më, 20 shtator, 1940, një Elitë politike bashkëkohore. Hon.DioGuardi është një personalitet dhe individualitet i veçantë për ShBA dhe për kombin shqiptar, për Shqipërinë dhe Kosovën. Është me karrierë politike dhe diplomatike të ndritur, Senator i Kongresit Amerikan, avokat i çështjes shqiptare. Drejtor Financiar për çdo repart dhe çdo agjenci të qeverisë amerikane dhe aktualisht President i organizatës”Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane” (Albanian American Civic League). Si specialist i zoti shquhet në këto fusha: Kontabilitet, buxhetim, mjaft i aftë në politikat fiskale, financim, kurse fjalimi( oratoria) është cilësi kryesore e virtytit të tij. Është mbrojtës i të drejtave të njeriut…
Joseph J. DioGuardi lindi në Nju Jork më, 20 shtator, 1940. Babai i tij kishte lindur në Kalabri, ishte arbëresh, i cili emigroi në ShBA. Vendlindja e të atit ishte Bashkia arbëreshe në provincën e Avellinos, i vetmi katund arbëresh në Provincën e Campanjës. Gruaja e Dioguardit, Shirley Cloyes Dioguardi – Shirli Kloyes Dioguardi ka qenë konsulente e biznesit dhe bashkëpunëtore e Lidhja Shqiptaro-Amerikane. Familja DioGuardi jeton në Nju Jork. Kanë vetëm një vajzë Cara DioGuardi, kompozitore dhe këngëtare.
Joseph DioGuardi ka qenë kongresmen në Kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës. Aderon në Partinë Republikane. Shqiptarët nga të huajtë njihen si ushtarakë të zotët.
Sipas DioGuardit ai vjen nga një familje e ushtarëve të Skënderbeut të cilët ndihmuan Mbretërinë e Napolit në luftën e vitit 1461. Si shumë ushtarakë të tjerë shqiptarë të kohës së Skënderbeut, edhe të parët e tij ngelën në Itali. Joseph DioGuardi i takon gjeneratës së parë amerikane, është diplomuar në vitin 1958 në shkollën Prepartory të Fordham dhe në vitin 1962 është diplomuar shkëlqyer në Universitetin Fordham. Kurse më 1971 përfundoi një studim trevjeçar për t’u bërë një AQP (Agjencia Qëndrore e Prokurimit), është organ qëndror, person juridik funksionon e pavarur dhe është jashtë kompetencave të ministrit. AQP në bashkëpunim me organizatat buxhetore cakton kushtet, kërkesat dhe obligimet për ta shpallur tenderin, pra siç shihet asnjë procedurë apo veprim nuk merret dhe nuk kërkohet nga ministri i Financave, qeverisja qëndrore dhe vendore.
Dioguardi ka arritur statusin e partnerit në moshën 31 vjeç, pasi ka punuar 22 vjet me kompaninë. Ai, si specialist në taksat federale e shtetërore, kishte përgjegjësi të madhe për organizatat jofitimprurëse. Në nëntor 1984, ai u zgjodh në Kongresin Amerikan. U rizgjodh në vitin 1986, duke qenë kështu anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989. Paraardhësi i DioGuardit ishte Richard Ottinger dhe pasardhës i tij ishte Nita Lowey.
Joseph DioGuardi, është politikan amerikan me origjinë arbëresheshqiptare. Anëtar i Dhomës së përfaqësuesve – Nju Jork, distrikti nr.20, mandat që e mbajti nga 3 janari vitit 1985, – 3 janar, të vitit 1989. Më 1986, së bashku me Kongresmenin Demokrat Mickey Leland, DioGuardi inicioi legjislacionin për t’i dhënë Medaljen e Nderit heronjve ushtarakë zezakë të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, gjë që u ishte mohuar për arsye raciale. DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare. Pasi la Kongresin, në vitin 1989, Ai ka bërë të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, pra në tojt etnike shqiptare. Si president i organizatës “Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane” (Albanian American Civic League), Ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990 bënë një vizitë historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga komunizmi. Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, i cili i dorëzoi Tom Lantosh-it një dosje të trashë me dokumente që vërtetojnë se shqiptarët shpëtuan qindra hebrenjë gjatë luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh, me origjinë hebraike dhe DioGuardi me origjinë arbëreshe, i dërguan dokumentet në Izrael, ku u çertifikua vërtetësia e tyre. Dhjetëra shqiptarë kanë marrë titullin Righteous Among the Nations (të drejtat e kombeve) nga shteti Izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fal këtyre dokumenteve faktik për shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë është realizuar nga Norman Gershman një film dokumentar. Në gusht, të vitit 1990, DioGuardi ishte iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të ShBA në Kosovë. Në qershor 1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me kërkesë të Kongresmenit Dana Rohrabacher, në gusht 1998, Joseph DioGuardi udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë për të vlerësuar krizën humanitare, si rezultat i luftës në Kosovë.. DioGuardi, më 1979, është vlerësuar me Urdhrin “Kalorës i Urdhrit të Maltës” Joseph J. DioGuardi pas mbarimit të mandatit, ishte dhe vazhdon të jetë president i “Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane”. Karriera politike e Dio Guardit është e ngjeshur: Në nëntor të vitit 1984, DioGuardi u zgjodh në Kongres, i pari i regjistruar në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve. Ka qenë senator (Qarku 20 i Kongresit të Nju Jorkut, Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara (në 3 janar 1985 – janar 1989), 4 vjet e 1 muaj. Joseph DioGuardi, mbërriti në Capitol Hill në vitin 1985, me axhendën e tij të deklaruar personalisht: për Revel( ahengjet apo festat); për të rregulluar praktikat mashtruese financiare të Kongresit; për të rivendosur përgjegjësinë fiskale dhe përgjegjësinë publike ndaj taksapaguesve. Karriera kongresuale e Joseph DioGuardit: Në Kongres, DioGuardi ka pasur detyrën e Drejtorit financiar, i cili ka qenë i ngarkuar me shumë detyra të një CFO (Chief Financial Officer.) Drejtor Financiar për çdo repart dhe çdo agjenci të qeverisë amerikane. Meqë DioGuardi, ishte i vetëm në zyrën e tij për dy vjet radhë, për ta lehtësuar disi atë, çështjen e kaluan në Kongres me aprovimi dhe nënshkrimin nga presidenti Xhorxh H. W. Bush, në vitin 1990. Në vitin 1986, me anëtarin e Kongresit Demokratik Michael Leland, DioGuardi projektoi një legjislacion për të dhënë Medaljen e Nderit, shoqëruar me shpërblim monetar për forcat Militare pjesëmarrëse në Luftën e Dytë Botërore. Pas legjislacionit si Kongresmen në vitin 1989, DioGuardi themeloi një fondacion të quajtur “Verità al Governo”(E vërteta për qeverinë), i cili mbrojti reformat e taksave dhe ato federale. Në të njëjtin vit bashkë me anëtarin e kongresit Tom Lantosh, bëri një vizitë në Shqipëri, duke i dhënë vendit tonë ndihmën e tij kundër komunizmit,që ndërkohë ishte në grahmën e fundit. Në gusht 1990, Dioguardi dhe Bob Dole, pasi përshkuan disa shtete amerikane, më pas e vazhduan udhëtimin për të vizituar disa qytete shqiptare në Kosovë. Në shtator të vitit 1996, u kthye sërish në Shqipëri, së bashku me Ben Gilman, u takua me presidentin shqiptar Sali Berisha për të diskutuar mbi sigurinë dhe të drejtat e qytetarëve grekë të Shqipërisë së Jugut. Në qershor, të vitit 1997, Dioguardi ngriti një delegacion për të shqyrtuar zgjedhjet kombëtare në Shqipëri dhe në muajin gusht, të vitit, 1998 u rikthye përsëri në vendin tonë për të vlerësuar krizën humanitare të shkaktuar nga lufta në Kosovë, me kërkesën e anëtarit të Kongresit Dana Rohrabacher. DioGuardi shërbeu për 22 vjet, nga të cilët 12 vjet si partner me Arthur Andersen LLP (Limited liability partnership (Partneritet me përgjegjësi të kufizuar), i cili ishte vetëm 22 vjeç (1962 – 1984). DioGuardi ishte një nga avokatët e parë publikë të politikës fiskale qeveritare. Në janar 1985, ai solli përvojën e tij të gjerë profesionale dhe vullnetare në Kongres. Ai u bë i pari CPA (Cassa Previdenza Avvocati – Avokat i Parashikimit të çështjeve), pra u zgjodh në krye të dhomës së avokatëve për parashikimin e çështjeve të ndryshme. Detyra e tij ishte një praktikë e vështirë, por me vlerë për të shërbyer në Shtëpinë e Përfaqësuesve të SHBA. DioGuardi mori rolin udhëheqës në thirrjen për të vërtetën në buxhetimin, kontabilitetin dhe raportimin federal dhe në sjelljen e llogaridhënies financiare në Kapitol Hill. Si President për organizatën “E Vërteta në Qeveri”, 1989, – qëndroi 29 vjet. E vërteta në qeverinë e inkorporuar është një organizatë jofitimprurëse që informon qytetarët për nevojën e transparencës dhe praktikave të përmirësuara në buxhetimin dhe shpenzimet në Kongres.
Vo:www. truthingovernment.org. Pas mandatit të Kongresit në vitin 1989, DioGuardi krijoi disa organizata jo partiake, duke përfshirë edhe organizatën “E Vërteta në Qeveri”. DioGuardi, është folës(oratori) kryesor i vendit, pasi ka folur në konferencën e Shoqatës për Kontabilistë të Qeverisë në NY, Shoqata Amerikane e Kontabilitetit dhe Instituti i Kontabilistëve të Menaxhimit në Uashington. Joseph DioGuardi gjithashtu është një aktivist i komunitetit dhe i të drejtave të njeriut që formon Ligat Qytetare Amerikane Amerikane, Fondacionin Shqiptar dhe Komitetin Amerikan të Çështjeve Amerikane. Është specialist në këto fusha: Kontabilitet, buxhet, mjaft i aftë në politikat fiskale, financim, kurse fjalimi( oratoria), është cilësi virtyti kryesor i tij. Senatori DioGuardi dhe çështja kombëtare në trojet arbërore, veçanërisht në Kosovë e Maqedoni. Nëse Abdyl Frashhëri ishte një shqiptar me mision kombëtar, DioGuardi pas një shekulli, është një misionar i çështjes kombëtare shqiptare në kohë moderne.
vo: TV. Iliria, 27.1.2015 “Joseph DioGuardi,misionar i shqiptarisë”, 432 PB Artur Vrekaj, Voal-Zvicër: “Për shqiptarët e Amerikës DioGuardi ngjason me Abdyl Frashërin.” -shprehet autori Vrekaj me të drejtë,pasi për analogji, them: “Rrënjët e Lidhjes së Prizrenit u mbollën në Janinë nga Abdyl Frashëri dhe hodhën shtat në Prizren. Kurse tani, Pavarësia e Kosovës, rrënjët i mbolli Senatori J.DioGuardi në ShBA dhe shtati i lirisë u rrit në Kosovë.”
Shqiptarët, kudo që kanë shkuar, anekënd botës, i ka tërhequr aroma e tokës mëmë dhe gjaku i të parëve pallazgo-iliro-arbër. Pikërisht rrënjët e kombit më të lashtë në botë ngjallën interesin e Joseph DioGuardit. Për cilindo Ai është një misonar i vërtetë i shqiptarisë në Amerikë. Nga viti1986, deri tani, ai jeton mes trevave shqiptare të Ballkanit dhe Amerikës. Për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare, DioGuardi ka shkuar: në Beograd, Stamboll, Australi, Londër, Paris, Luxembourg, Vienë, Prishtinë, Ulqin, Bajram Curri, Tiranë, Tetovë, Toronto e gjetkë. Kur fitoi mandatin e kongresmenit, është çuditur, sepse nga 535 anëtarë të Kongresit, vetëm 12 prej tyre dinin diçka për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe nuk dinin se shumica e banorëve të kësaj treve ishin autokton shqiptarë. Këtë fakt tronditës ai e dëshmon me shqetësim në një intervistë të vitit 2000 te gaz. “Zëri”.
Vo: A.Vrekaj: 1-Me DioGuardin anëtar të Kongresit Amerikan fillon një etapë e re e historisë së shqiptarëve të Amerikës për të sensibilizuar qeverinë dhe legjislativin amerikan për të prezantuar, përfaqësuar e ndihmuar në zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.”
2. Aktiviteti i ngjeshur, i pandërprerë diplomatik, politik dhe humanitar prej Atdhetari e Shqiptari të madh, DioGuardi, krijoi ura miqësie mes kombit shqiptar me atij amerikan. Përkrahja e shqiptarëve në Amerikë, sidomos roli i veçantë në Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, i përket humanizmit të Joseph DioGuardit. Për këtë arsye lobi shqiptar i New Yorkut e përkrahu në elektoratë dhe Dioguardi u rizgjodh Senator për të dytën herë në nëtor,1986. DioGuardi në mandatin e dytë si kongresmen, i dha përparësi të madhe çështjes së Kosovës, se nxiti median amerikane dhe fitoi mbështetje në Kongres e Senat për të dalë e vërteta e shqiptarëve në shesh
3. Cilido mund të pyes : -Pse?! Le të shohim ç’ka bërë DioGuardi: vo: Admin: 27.01.2015: “Joseph DioGuardi-Misionar i Shqiptarisë! –Qershor, 1986: i paraqiti Kongresit Amerikan rezolutën për mbrojtjen e të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Jugosllavi. -Pas një dite, Senatori Bob Dole, prezantoi në Senatin Amerikan rezolutën me të njëjtën Ngritja e çështjes shqiptare në ShBA,ishte një Rilindje e Dytë për shqiptarët e Amerikës. –Qershor, 1987 me 57 Kongresmenë Ai prezantoi Rezolutën(162) me kërkesa më të detajuara për drejtësinë e shqiptarëve në Kosovë. Të njëjtat kërkesa bëri dhe Senatori Bob Dole. -1987, ardhja e Millosheviçit në fuqi, rriti më tepër luftën e mbështetësve të serbëve në Uashington, në Departamentin e shtetit, në Kongres e Senat. Kjo nxiti kunder DioGuardit ish-qeveritarë, Senatorë dhe Kongresmenë, të paguar nga serbë, grekë dhe rusë që mbronin interesat serbe kundër çështjes shqiptare në Kosovë. Milosheviç i quante shqiptarët armiqte e Jugosllavisë –Nëntor 1989, Dioguradi takon Millosheviçin në Beograd ku i kërkon Liri për Kosovën me një letër të firmosur nga 13 senatorë amerikanë. -Intervistoi para Grand Hotel, Prishtinë para tankeve e ushtrise serbe, konfirmoi faktin konkret të pakundërshtueshëm të militaritzmit serb në Kosovë. –Shkurt 1990, DioGuardi dhe Lantosh në Kosovë. Më 1990– Ai solli në Beograd përfaqësinë e Komisionit të të drejtave të Njeriut të Kongresit Amerikan për represionin serb karshi shqiptareve të Kosovës. –Prill 1990, ai mbështet delegacionin e parë nga Kosova për në Amerikë, për të folur në një séancë dëgjimore kundër pushtimit serb të Kosovës, si akt Historik për Kongresin Amerikan. –Shkurt 1991 DioGuradi bën publike kërkesën për Pavaresinë e Kosovës në Senatin Amerikan, ku Millosheviçin e quajti (Hitleri i Ri dhe Sadam i Serbisë… –Janar 1992, Lantos paraqet rezolutën(264) ku kërkohet Njohja e Pavarësisë së Kosovës. –Shtator 1993, në krye të delegacionit të Kongresit Amerikan shkon në Shqipëri e Maqedoni për të treguar mbështetjen amerikane për anëtarësimin e tyre në NATO. -Nëntor 1993, Tiranë (Konferenca e parë ndërkombëtare për Investime në Shqipëri), ai thekson se potenciali i shqiptarëve nuk janë vetëm resurset natyrore, por milionat e shqiptarëve të Diasporës në botë. -Shkurt 1994, prezanton Rugovën e Bukoshin te presidenti Clinton, për ta bërë të njohur gjendjen e Kosoves nën sundimin serb. –Prill 1994, udhëheq një protestë paqësore para Selisë se Kombeve të Bashkuara ku bën kërkese për dërgimin e trupave amerikane në Kosovë. -Maj 1994,kongresmeni Gilman paraqet rezolutën(251), për të pyetur presidentin Clinton për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe mundesinë e një bashkëpunimi nd/kombëtar me Këshillin e Sigurimit të OKB dhe BE. –Shkurt 1995, shkon me Shirley Cloyes (gruaja e tij, njëkohësh misionare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane për problemin e shqiptarëve të Ballkanit).Në Maqedoni ndihmon për hapjen e Univ.të Tetovës si dhe udhëheq protestën ndaj dhunës qeveritare maqedone deri në mbyllje të këtij institucioni të dijes dhe shkencës. –Gusht 1995, me Kongresmanin Gilman vjen në Shqiperi në një vizitë zyrtare në kabinetin qeveritar te Berishës per sigurinë në Ballkan, për Sh.B.A dhe për Shqipërinë. –Janar 1996, Kongresi Amerikan nëpërmjet Gilman prezanton rezoluten (103) që garanton të drejtat e shqiptarëve te Maqedonisë dhe njohjen zyrtare te Universitetit te Tetovës. –Tetor 1997 Lidhja qytetare shpërndan 10 mijë kopje të një broshure që bënte fjalë për shpëtimin e popullit hebre nga shqiptarët dhe Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore. –Shkurt 1998, me deklaratën,“në mbrojtje të Çështjes Kombëtare Shqiptare mbështet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. –Mars 1998, i shpjegon Kongresit Amerikan se UÇK nuk është organizatë terroriste –Mars 1999, Cloyes DioGuardi dëshmon para Kongresit mbështetjen e ndërhyrjes së trupave amerikane në Kosovë. –Gusht 1999, Dioguradi viziton Kosovën e lirë dhe raporton Kongresin Amerikan për gjendjen e pasluftës në Kosovë. –Shkurt 2002, Millosheviçi nga Tribunali i Hagës sulmon Lidhjen Qytetare dhe DioGuardin për mbështetjen që i jep “terrorizmit shqiptar dhe separatizmit” në Kosovë. –Qershor 2003, nëpërmjet Gilman e Lantos, u paraqit rezoluta (467) në Kongresin amerikan në mbështetje të Pavarësisë se Kosovës në ndihmë të statusit final. –Janar 2004, DioGuardi ndikues i riprezantimit të rezolutës (28) që mbështet Pavarësinë e Kosovës në Kongres. -Shkurt 2007,po me këtë përmbajtje Lantos referoi se, “Çështja shqiptare ende e pazgjidhur”. –Korrik 2008, DioGuardi në një Konferencë me Inteligjencën, në Uashington, nënvizon se Sh.B.A-s duhet të sigurojnë kontrollin e plotë te territorit të Kosoves dhe parandalimin e ndarjes në veri të saj.
Është fat i madh që kemi përkrahjen e Joseph DioGuardit, një personalitet me gene shqiptar, i cili me vullnet e bëri çështjen kombëtare shqiptare më të dëgjuarën në Amerikë e në botë dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane një organizatë të Pavarur, me vlera kombëtare në të mirën e shqiptarisë. Me të drejtë ne krenohemi për një potencial intelektual dhe një individualitet të tillë diplomatik e politik me përmasa botërore.