Dr. Gani Abazi, Ekspert i Shëndetësisë Publike, Universiteti i Harvardit, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, kërcënimin e botës nga varianti Delta i virusit dhe viruset e tjerë, situatën e pandemisë në USA dhe globalisht, frikën për rikthimin e pandemisë në vjeshtë, sa na ruan vaksina dhe a duhet të bëhet çdo vit vaksinimi etj. Me Dr. Gani Abazi bisedoi Editori i “Diellit” Sokol PAJA.
SITUATA E PANDEMISË NË USA DHE GLOBALISHT
Pandemia e COVID-19 është duke hyrë në një fazë kritike në Amerikë, pasi që në 2-3 javet e fundit ka rritje të dukshme të numrit të infeksionëve të reja, sidomos në disa shtete ku shkalla e vaksinimit është e vogel. Për fat të keq, në disa shtete të Amerikës është duke u paraqitur rezistencë ndaj vaksinimit dhe ka një diskrepancë të madhë në mes të shtetëve sa i përket vaksinimit. Për shëmbull, në shtetin e Vermontit janë vaksinuar mbi 70% të qytetarëve, ndersa në shtetin e Alabamës shkalla e vaksinimit është rreth 30%. Sipas institucionëve shëndetësore amerikane, shumica dermuese, mbi 97% e të hospitalizuarve dhe atyre që nuk e mbijetojnë semundjen e COVID-19, i përkasin popullatës që nuk është vaksinuar. Vaksinimi sa më i shpejtë dhe sa më gjithëperfshirës, sidomos në komunitetet ekonomikisht me të varfëra dhe me infrastrukturë shëndetësore me të dobët, është prioritet absolut për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe kthimit të plotë në normalitet.
KUR DO TË MARRË FUND PANDEMIA?
Kjo është një pyetje e cila për momentin nuk mund të ketë përgjigje. Varet se si dhe sa vaksinohet popullsia si dhe evolucioni natyror i vetë virusit në aspektin e mutacioneve gjenetike që mund të pasoje. Një gjë që është tashmë e ditur është se sa më i shpejtë dhe gjithë përfshires që të jetë vaksinimi i popullsisë, jo vetem në Amerikë, mirëpo në nivelin global, atëherë ulet mundesia e paraqitjes së mutacionëve gjenetike të virusit, të cilat mund të jenë më të rrezikshme për njeriun.
FRIKA PËR RIKTHIM NË VJESHTË
Për fat të keq, është tashme e qartë se pandemia do të jetë prezente në një shkallë të theksuar edhe në vjeshtë dhe në shumë muaj pasues. Kjo varet në mënyrë shumë të rëndësishme se sa dhe si vaksionohet popullata, jo vetem në Amerikë, mirëpo në të gjithe globin, pasi që virusi dhe shperndarja e tij nuk njohin kufinj gjeografik, politik, kulturor apo social. Për aq kohë sa në vende të ndryshme të botës ekzistojnë vatra të nxehta të shpendarjes së virusit, atëherë, pandemia do të vazhdoje tëjetë prezente në të gjithë botën.
SA NA RUAN VAKSINA?
Vaksina është menyra më e mirë e parandalimit të infeksionit me virusin e COVID-19. Efektiviteti i të tri vaksinave të prodhuara në Amerikë, ajo e Pfizer, Moderna dhe ajo nga Johnson and Johnson, është mbi 90%, që nënkupton që mbi 90% e popullsisë është e mbrojtur nga infeksioni, ndersa një pjese e vogel e popullsisë mund të infektohet (këto quhen breakthrough cases), mirëpo infeksioni është shumë i lehtë dhe shumica e këtyre pacientëve nuk kanë nevoje të hospitalizohen. Prandaj, është prioritet absolute vaksinimi sa më i gjerë dhe gjithë përfshirës i popullësisë, e cila do të rezultojë me ruajtjen e jetës së qytetarëve amerikanë.
A DUHET TË BËHET ÇDO VIT VAKSINA?
Akoma nuk ka konkludime shkencore definitive se si, me kalimin e kohes, do të vazhdojë të qendrojë imuniteti i pacientëve të vaksinuar dhe gjithashtu akoma ka gjëra të panjohura në raport evolucionin natyror të corona virusit SARS – COV2. Mendoj që në javët dhe në muajt në vazhdim CDC dhe institucionet e tjera shkencore amerikane do të dalin me pergjigje specifike për këtë çështje.
EFEKTET E PANDEMISË NË SHËNDETIN MENDOR
Kuarantinimi i popullësisë gjatë emergjencës së shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 si dhe nderprerja e shumë aktivitetëve ekonomike, edukative, sociale dhe kulturore ka efekte jo të mira në shëndetin mendor të popullatës. Kjo sepse është vetë natyra e njeriut që është qenie sociale dhe kulturore dhe izolimi ka efekte jo të mira në zhvillimin intelektual dhe shoqëror të njeriut, sidomos të moshave të reja. Mirpo, me përshpejtimin e vaksinimit pandemia do të fillojë që të vihet nën kontroll, dhe gjërat dalëngadalë do të fillojnë ti kthehen normalitetit. Institucionet arsimore, mediatike dhe kulturore duhet të gjejnë mënyra kreative që ti zvogëlojnë efektet negative të pandemisë në shëndetin mendor.
A KËRCËNOHET BOTA NGA VARIANTI DELTA I VIRUSIT DHE VIRUSET E TJERË?
Varianti Delta i corona virusit SARS-COV2 paraqet një mutacion të virusit që është shfaqur në Indi dhe studimet tregojnë që ka shkallë me të lartë të shpërndarjes dhe agresivitetit. Mutacionet gjenetike të virusit mund të ndodhin në mënyrë natyrale gjatë procesit të replikimit natyror të tyre. Disa nga mutacionet që ndodhin në mënyrë natyrale, si varianti Delta, mund të jenë shumë të rrezikshëm dhe më agresiv sesa forma fillestare e virusit. Për këtë arsye, vaksinimi i popullsisë është prioritet absolut, pasi që në këtë formë parandalohet shumëzimi dhe replikimi i shtuar i virusit dhe paraqitja e mutacioneve, disa prej të cilëve mund të jenë me të rrezikshme. Duhet theksuar se viruset kalojnë nëpër një evolucion natyror të tyre dhe herë pas here shfaqen forma më agresive të viruseve që shkaktojnë pandemic në të gjithe botën. Egzistojnë shumë teori të ndryshme konspirative në raport me origjinën e corona virusit SARS-COV2, mirëpo mikrobiologet dhe virologet e shpjegojnë shumë mirë që viruset kalojnë nëpër një proces natyror të evolucionit, gjatë të cilit është terësisht e mundshme të paraqiten mutacione më të rrezikshme për njeriun. Sikur të shikohen gjërat në aspektin historik, pothuajse gjatë çdo dekade kemi pasur paraqitje të formave të ndryshme të virusëve. Dihet që gripi spanjoll i vitit 1918 ka shkaktuar miliona viktima.
SITUATA NË KOSOVË DHE NË SHQIPËRI
Mendoj që Kosova dhe Shqipëria janë duke punuar shumë në mbrojtjen e popullatës nga pandemia e COVID-19, duke implementuar masa parandaluese në shkallë vendi. Vaksinimi i popullësisë në Kosovë dhe Shqipëri është i një rëndësie shumë të madhe në këtë drejtim, mirëpo Kosova dhe Shqipëria kanë kufizime buxhetore në blerjen e vaksinave të prodhuara në Amerikë për të gjithë popullaten e tyre. Mendoj që duhet të punohet shumë në kuader të programeve si COVAX dhe të bëhet partneritet me institucionet nderkombëtare si dhe me shtetet e fuqishme perendimore që të lehtësohet procesi i sigurimit të vaksinave për popullin e Shqipërisë dhe Kosovës.