Rreth librit me poezi “Zemra vajton, zemra këndon” të poetit Guri Stefani
Nga Mëhill Velaj
Vëllimi me poezi “Zemra vajton, zemra këndon”, ka një titull shumë mbresëlënës, elegjik, me vlerat e filozofikes dhe simbolit figurativ. Zemra vajton nga dhimbja, nga hidhërimi, por edhe rreh (“këndon”), në castin e emocionit të gëzimit, të ndjenjës së dashurisë, sepse edhe dhimbja e gëzimi janë motër e vëlla, që me forcën e zemrës, janë emocione që përballohen nga vetë zemra e njeriut. Autori i këtij vëllimi me poezi është poeti kolonjar Guri Stefani. Duke e shfletuar këtë vëllim poetik me tematikë të larmishme, ajo c’ka të bie në sy është mendja e shpirti i freskët, atdhetar, vërtetësia e miteve dhe trimërisë së tyre, përkushtimi i tij ndaj atdheut, për të bërë të njohur vlerat e tij, mallin, dhimbjen, dashurinë, gjeografinë dhe historinë e tij, t’i paraqesë këto vlera duke na dhënë artin e të jetuarit e përjetuarit të këtyre vlerave. përmbajtjen e tyre ideo-artistike. Që në hyrje të këtij vëllimi vërejmë se bota shpirtërore, mungesa dhe malli për atdheun, duke ngritur zërin e tij, ndonëse në distancë të afërt e të largët, meditativ dhe elegjik. Poeti Stefani me bukurinë e freskinë e vargut, vajton e këndon, i adresohet atdheut, brezave, për të sigurtën e të pasigurtës, për harresën e mos harresës, për dashurinë dhe dhimbjen, trishtimin dhe rënkimin, për jetën e lirinë, për fatin e bijve e të atdheut, për shpresën e nënës që këta bij t’i kthehen një ditë. Sic edhe thotë ai vetë në këtë poezi, të titulluar “Zëri i nënës Shqipëri”:“Përse rënkon moj Nëna Shqipëri,Cfarë ndjen në shpirtin tënd”Më kanë ikur bijtë e mi,Janë larguar nga ky vend.-.-Ah moj ditë me shumë siklet,Që more yjet e mi.Nëna e gjorë po u pret,Që t’I ktheni prapë në gji!” Në poezitë “Mall e lot”, “Lëndina e lotëve”, “Mërgimi”, “Dhimbje e mall”, një përfytyrim i gjallë i imazheve, jepet me elegancë, bujaria, fisnikëria e vargjeve dhe e zërit të tij poetik mbeten të pashuar, për të kërkuar rrënjët e mallit e lotëve. Pesha e historisë mbetet, por është plot me dhimbje që i përkasin së kaluarës, dramës mallëngjyese, trishtuese, braktisjen –largimi nga atdheu. Zemra që vajtojnë, sy që lotojnë, vaditin lëndinën dhe shpirti i mërgimtarit që digjet e përvëlohet si prush në gji, që as lotët nuk e shuajnë dot. “Sa shumë po lotohem,Rrjedhin sytë e mij,Digjem dhe përvëlohem,Si prushi në gji.” – apo te vargjet: “Mendja aty më mbetët,Më mbyt një mallëngjim.” Poeti bën një analogji meditative, të së kaluarës me atë të viteve ’90, apo edhe në ditët e sotme, duke sjellë poezinë “Lëndina e lotëve”, duke na dhënë ndjenjën e nënave, si një “ndëshkim të pashmangëshëm”, (kurbetin), dëshpërimin në rritje dhe shpresën në fytyrën e këtij”mëkati”, vuajtjet dhe sakrificat për të cilat nuk kishte përgjigje por vetëm lot dhe zemër që vajtonte arratinë: “Nënat janë të plagosura,Në shpirt edhe gratë,Është hata e madhe,C’është kjo mëkatë?”-,-Mbetën vetëm nënat,Dhe të gjiorat gratë,Në lëndinën e lotëve,Qajnë dit’ e natë.” Në poezitë; “Lule mbi varret e martirëve”, “Gërmenji i Themistokliut”, poeti Stefani konfirmon kuptimin historik, ekzistencën tonë në mesin e ngjarjeve historike dhe figurave që e kanë bërë këtë histori, duke na sjellë poezi artistike-historike me figura të goditura letrare dhe apelin e fuqishëm poetik për të mos i lënë në harresë, por nderimin e tyre ndër breza: “Ju nipër dhe ju mbesa,Kurrë të mos harroni,Lule dhe trëndafila,Martirëve t’u coni!Krenaria kombëtare për këta martirë cfaqet madhërishëm, me vërtetësinë e besueshmërinë e të dhënave historike te poezia tjetër: “ Gërmenji ndonëse me pak fusha,Vendi-lindja e gjeniut,Patriotit të shquar,Vend i bukur i Themistokliut”. Vëllimi poetik “Zemra vajton, zemra këndon” ka të gjithë treguesit për të qënë një libër I pëlqyer dhe I lexueshëm. Ndonëse Stefani ka debutuar me vonesë por ai me dhuntinë, talentin dhe dashurinë, ka ditur të gdhendë e zhbiroje shpirtin e njerëzve, karakterin e tyre, duke përcjellë mesazhin e dashurisë njerëzore dhe krenarinë kombëtare. Ai vjen nga Kolonja e Fan Nolit dhe e lirikut Dhori Qirjazi, tiparet lirike shqiptare që ai i adhuron dhe krenohet si një bashkëqyetar i tyre.Është interesante në rast se ndjekim sematikën e fjalëve:Vetmi, dhimbje, mërgim, vajton, loton, mallëngjim, dëshpërim, shpirt i trazuar, që disa prej tyre janë edhe në titull, këtë mund ta quajmë një përmbledhje të vogël të metaforës, së trishtimit e shpresës, mallit e dhimbjes, dashurisë dhe ndarjes, shpirtit të trazuar dhe atij optimist, harresës e mosharresës për atdheun dhe njerëzit, të jetës e mbijetesës. Zgjedhja e fjalëve të vecanta që kontribuojnë vargjet në kuadrin e kuptimit dhe mesazhit që ato përcjellin mbetet një nga konstatimet më me vlerë të punës së poetit Guri Stefani. Elementet mitike, folklorike, përshkrimi I peisazheve të natyrës, vendlindjes së poetit, Shtikës,-te poezia ” Fshatit tim”, trevës së Kolonjës, “Mali i Gramozit”, “Korca e serenatave”, ku u lind e u shkollua , por edhe vendet e tjera, si lumin “Drini”, “Buna”, “Vjosa”, “Deti i trazuar”- janë gjaku që vlon nga stuhitë e shpirtit frymëzues, natyrën e brendëshëm, eposin e tij, forcën lëvizëse të tyre, që na japin plotësisht horizontin kulturor, qytetar dhe intelektual, botën poetike dhe lirike të autorit. Në poezinë “Shpirti I trazuar”, poeti me ironi dhe autoironi, sarkazëm, godet veset si smira, thashethemet, xhelozija, pabesia, e keqja, etj, na I jep të fshehura nën maskën e apatisë për të zbutur vrazhdësinë e fjalës poetike. Kemi edhe poezi të shprehura me sinqeritetin “adoloshent” si një element kompensues që ekzistojnë mes zemrës dhe shpirtit të dashuruar, për sublimen: “Dashuria”, – duke e simbolizuar me trëndafilin që në vargjet e para. Një poezi e bukur është edhe ajo “Pranvera”. Me një kontribut të vlerësuar e modest poeti Guri Stefani na ka sjellë një libër dinjitoz të mirë konceptuar letraro-artistik.