
Familja Belliu në Nju Jork njofton se Vasfi Yzedin Belliu pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë në Greqi. I ndjeri la pas dy fëmijë në SHBA, djalin Rudi dhe vajzën Besa si dhe vajzën Aida në Greqi, e cila i shërbeu me përkushtim deri në momentet e fundit.
Vasfiu është vëllai i vatranit Veis Belliu, dhe i Adem Belliut, pronar i TV Albanian Culture në Nju Jork, si dhe i Tajarit që jeton Ohio dhe Lulit, vëllait që jeton në Shqipëri.Po ashtu ai la pas edhe tri motra si dhe nipër e mbesa.
Vasfiu ishte një mësues i dashur dhe i respektuar, ai ndërroi jetë në moshën 76 vjecare. Shërbimet funerale do të kryehen në vendbanimin e tij në Savër të Lushnjes ditën e shtunë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12 të drekës, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit Lushnjës në orën 13.00.
Federata Vatra dhe gazeta e saj Dielli i shpreh ngushëllimet më të thella Familjes Belliu, fëmijëve, vëllezërve dhe motrave, nipërve dhe mbesave.
Pushoftë në Paqë shpirti i Vasfiut!