VATRA DO TA PËRKUJTOJE 50 VJETORIN E VDEKJES SË FAN S. NOLI ME NJË VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE/
Me 13 Mars 2015 mbushen 50 vjet nga vdekja e Imzot Nolit, ish kryetarit të Vatrës, editorit të parë të Diellit, themeluesit të Kishës Orthodokse Shqiptare në SHBA, diplomatit, përkthyesit, eruditit, Fan Stilian Noli.
Veprimtaria do të organizohet në Shtëpinë e Vatrës të Premte me 13 Mars 2015 në orën 6 pasdite.
Në këtë veprimtari do të shfaqet nje dokumentar nga TV Kultura Shqiptare dhe do të mbahen kumtesa nga zotërinjët: Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Frank Shkreli, Idriz Lamaj, Anton Cefa, Sinan Kamberaj dhe Dalip Greca.
Ne mesazh pershendetes vjen me kete rast edhe nga At Arthur Liolin, Kryekancelar i Kishes e Shen Gjergjit.
Qazim Rrushaj says
Plot 50 vjete, diten qe morem lajmin e hidhur; te nesermen para nxenesve ne Shkollen Qendrore te Zajazit; Une dhe nje arsimtar, qe tashme eshte i vdekur, mbajtem nje minute zie me rastin e Vdekjes se Fanolit me nxenesit e klasave te nalta. Ne mbramje na arrestuan dhe plot 24 ore i kaluam ne SPM ne Kercove. Per moment na liruan, por organet e mbredshme nuk harruan, pas disa vjeteve na arrestuan dhe na denuan. Pas 50 vjetesh, perseri po mbaj zi per ty shkrimtar i dashur; dhe nuk frigohem se do te me burgosin…
EMIGRANTI USA. says
Sa deshire kam te isha ne kete simpozjum me bahkeatdhetaret tane, per te perkujtuar 50 vjetorin e vdekjes te keti personaliteti te shquar, njeriut i cili ne dallim nga shume te tjere, i dha nam dhe emer shqiperis se vogel, qe pak kush e njihte, para se ky korife ti bindete udheheqsit kryesor te evropes dhe SHBA, ta pranonin SHqiperine ne lidhjen e kombeve. SHpresojme qe zoterinjte qe dote ligjerojne me daten 13 Mars, te na sjellin te gjalle kontributin e madh te atdhetarit te shquar, Imzot FAN NOLIT.