• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LE TË NISEMI SË BASHKU!

September 21, 2020 by dgreca

–NË 50-VJETORIN E VDEKJES SË NEXHAT PESHKËPISË-

-Një thirrje klasës politike anë e mbanë trojeve shqiptare-

                                              Nga Frank Shkreli

http://tribunashqiptare.com/wp-content/uploads/2017/02/frank_shkreli2.jpgViti 2020 shënon 50-vjetë nga vdekja e një prej figurave më të dalluara të diasporës shqiptare të shekullit të kaluar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Prof. Nexhat Peshkëpisë.  Prof. Peshkëpia ishte dhe vazhdon të mbahet mend në komunitetin tonë këtu në Amerikë si një ndër kampionët dhe mbrojtësit e pazevëndësueshëm të lirisë dhe të demokracisë. 

Prof. Nexhat Peshkëpia ishte një anëtar shumë aktiv i Komitetit Shqipëria e Lirë me qëndër në Nju Jork, që drejtohej nga Dr. Rexhep Krasniqi – organizatë kjo që mbështetej financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ishte anëtar ekzekutiv i Komitetit due njëkohësisht edhe redaktor i gazetës “Shqiptari i Lirë”.  Komiteti Shqipëria e Lirë gëzonte njohjen dhe legjitimitetin si një ent i sanksionuar nga qeveria amerikane, si përfaques i komunitetit anti-komunist shqiptar në Shtetet e Bashkuara gjatë luftës së ftohtë dhe, njëherazi, përfaqësonte Shqipërinë në komitetin e Përgjithëshëm të Asamblesë së Vendeve të Robëruara Evropiane, organiazatë umbrellë kjo,  që si objektiv të veprimtarisë së saj kishte, përmbysjen e komunizmit në vendet e bllokut sovjetik të Evropës Lindore dhe Qendrore.  

Nexhat Peshskëpia kryer shkollën e mesme dhe të lartë në Itali dhe Belgjikë. Më të këthyer në Shqipëri pas shkollimit jashtë, Nexhati qe emëruar mësues i matematikës dhe fizikës në Shkollën Teknike të Tiranës.  Me pushtimin italian të Shqipërisë në vitin 1939, Prof. Peshkëpia iu bashkua forcave të rezistencës dhe ishte një prej organizatorëve të Ballit Kombëtar dhe një prej ideologëve të programit të kësaj partie. Me daljen e lëvizjes komuniste në skenën politike shqiptare dhe që ra nën ndikimin e shpejt të komunistëve jugosllavë, Nexhat Peshkëpia iu bashkua edhe luftës kundër komunizmit, duke shërbyer si redaktor i shtypit anti-komunist dhe anti-fashist.

Ndonëse, fatkeqësisht, nuk ia kam mbërrijtur ta takoja sa ishte gjallë këtu në Amerikë po e kujtoj Nexhat Peshkëpinë me rastin e 50-vjetorit të kalimit në amshim – me fjalët e një prej miqëve të tij më të ngushtë, Karl Gurakuqit, i cili në një shkrim me rastin e vdekjes në vitin 1970, e ka kujtuar kështu mikun e tij Nexhatin: “Ishte Shqiptar i mirë Nexhati.  Atdhetar i kulluet, shembull për të rijt, njeri i ndermë; i kjante zemra kur vrente përçamje e mosmarrëveshje në mes bashkëatdhetarëve, bij të nji gjaku.  Predikonte vëllaznim; për ‘të mjaftonte të ishe Shqiptar, prej çdo krahine dhe menjiherë e afronte dhe me të kjante hallet. Kur ia paten vra vëllain në Tiranë, Manushin e mjerë, më vjen keq më tha sepse nuk e kishte meritue, ka qenë shqiptar i pastër, e ka dashtë Shqipninë, do të kishte dhanë jetën për ‘të.  E pra, u vra e u pushkatua, e për më tepër prej dorës së Shqiptarit”, i ka shkruar Nexhati, mikut të vet Karl Gurakuqit në lidhje me pushkatimin e vëllait të tij, Manush Peshkepisë ditën e 27 shkurtit, 1951, së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm, që i hodhën në një gropë të përbashkët pranë Urës së Beshirit, në fshatin Mënik të Tiranës, të akuzuar për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike.  

 “Si njëni vëlla ashtu tjetri, si Nexhati ashtu edhe Manushi ishin burra të padjallëzuem”, shkruan Karl Gurakuqi dhe vazhdon: “Të dy predikojshin dashuni ndërmjet vëllazënve shqiptarë, bashkim dhe njisi. Ishin gati tu shtrijshin dorën edhe kundërshtarëve, mjaftonte që veprimet e këtyre të përkojshin me idealet e kombësisë dhe të atdhedashunisë”, ka shkruar Karl Gurakuqi, albanologu, gjuhëtari, përkthyesi, dramaturgu, historiani dhe bashkpuntori më i ngusht i revistes Shejzat të Ernest Koliqit. “Ishte përnjimend Shqiptar Nexhati, me të gjitha virtytet, me të tana vetitë e bukura të racës”, ka kujtuar Karl Gurakuqi 50-vjet më pare, mikun e tij Nexhat Peshkepinë, me rastin e kalimit të tij në amshim.

Nexhat Peshkepia, shkrimtar e poet, në disa prej shkrimeve dhe poezive të tija, shihet se sa mall e kishte Atdheun, se sa shumë vuante në mërgim për Atdheun e tij të largët:

                                “O ti që vjen nga larg,

                                 Nga vendi i lindjes

                                 Më thuaj: Kur vjen vera

                                 Atje në kopshtin tonë? 

                                 Te shtëpia në atë vend të mjerë,

                                 Kumbulla dhe qershija

                                 Çelin gjithmonë lule

                                 Si njiherë?….”


Në çdo shkrim  që lexoj për Nexhat Peshkepinë, ajo që dallon është fakti se ai e donte me gjithë shpirt Atdheun dhe i donte shqiptarët pa dallim feje, krahine a ideologjie, për derisa ata të ndanin me të, “Idealet e Kombësisë dhe të Atdhedashunisë”:  Le të nisemi së bashku, e jo nji nga nji, i porosiste shqiptarët  Nexhat Peshkepia sa ishte gjallë. Edhe sot 50-vjet pas vdekjes dhe 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, ai ka të njëjtën porosi për brezat e sotëm të shqiptarëve, si në trojet shqiptare ashtu edhe në diasporë!  Lexoni më poshtë, “Le të nisemi së bashku”, nga Nexhat Peshkepia:

Një thirrje nga Nexhat Peshkepia, megjithse e botuar në kulmin e luftës së ftohtë në gazetën e Nju Jorkut, Shqiptari i Lirë, organ i Komitetit Shqipëria e Lirë, në vitin 1970 — është gjithmonë një thirrje aktuale për shqiptarët kudo, që në kohë krize të bashkohen rreth interesave të Atdheut due të shqiptarëve — jo një nga një –por të gjithë së bashku! 

Eh, medet!  T’i kishte sot Kombi Shqiptar vetëm 5 Nexhat Peshkepia, anë e mbanë trojeve shqiptare, besoj se ndryshe do të ishin punët e shqiptarëve!


Nexhat Peshkëpia ka lindur në Vlorë më 15 mars 1908 dhe ka ndërruar jetë më 8 shkurt 1970 në Dearborn të shtetit Miçigan, ku kishte shkuar nga Nju Jorku, ku edhe banonte, për të vizituar një kushëri të tijin që jetonte atje.

Frank Shkreli

  See the source imageNexhat Peshkepia i pari nga e djathta, në Romë për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastritoit -Skenderbeut (Shejzat)

Prof. Nexhat Peshkëpia ulur midis Mons Dr. Zef Oroshit dhe Inxhinjer Vasil Germenjit

See the source image

                                                 Nexhat Peshkëpia


                                    Nga Kujto.al

                                               Manush Peshkëpia

Financier, poet, publicist, anëtar i Ballit Kombëtar, delegat i Ballit Kombëtar në Kuvendin e Mukjes. Lindi në vitin 1910, në Vlorë. Punoi si financier në Bankën Kombëtare. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, bashkë me të vëllanë, Nexhat Peshkëpinë, u transferua në Elbasan. Gjatë luftës qe redaktori kryesor i gazetës «Flamuri». Më 1944 drejtoi emisionin letrar të Radio Tiranës. U arrestua më 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg dhe punë të detyruar si «armik të popullit». U lirua pas katër vjetësh. U arrestua sërish më 20 shkurt të vitit 1951, për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe, pas një jave torturash, duke u gdhirë 27  shkurti, u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm, që i hodhën në një gropë të përbashkët pranë Urës së Beshirit, në fshatin Mënik të Tiranës.  

Filed Under: Opinion Tagged With: 50 vjet, Frank shkreli, vdekja e Nexhat Peshkepise

50-VJETORI I “PRANVERËS SË PRAGËS”…

August 16, 2018 by dgreca

….-“ATA MUND TË SHTYPIN LULET, POR NUK E NDALOJNË DOT PRANVERËN”/1-Franku

Nga Frank Shkreli/

Ky vit shënon 50-vjetorin e pushtimit brutal të Çekosllovakisë nga ish-Bashkimi  Sopvjetik.  E ashtuquajtuara “Pranverë e Pragës” filloi me 5 Janar dhe zgjati deri me 21 gusht, 1968, me qëllim për të vendosur një “socializëm me fëtyre njerzore”, kur kjo lëvizje u shtyp brutalisht me pushtimin e Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik dhe nga antarët e tjerë të Paktit të Varshavës, (Bashkimi Sovjetik, Hungaria, Polonia, Bullgaria dhe Gjermania Lindore),duke ndaluar kështu të gjitha reformat që kishin filluar në Çekosllovaki, nën udhëheqjen e politikanit reformist komunist, Aleksandër Dubçek, i cili sa po ishte zgjedhur Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë.  Shqipëria, (e cila teknikisht ishte ende anëtare e Paktit të Varshavës) dhe Rumania nuk morën pjesë në okupimin e Çekosllovakisë të udhëhequr nga Moska.

Autoritetet komuniste sovjetike kishin frikë nga kjo lëvizje liberalizimi të kryesuar nga Dubçeku në njërin prej vendeve të saj satelite të Evropës Qendrore sespse kjo lëvizje sipas tyre do të kërcënonte seriozisht regjimet komuniste në Evropën lindore, por mbi të gjitha do të kërcënonte kontrollin e Moskës mbi këto vende satelite të saj.  Pas disa bisedimeve me autoritetet çekosllovake për tu larguar nga rfeormat e ndërmarra,  bisedime këto të cilat më në fund dështuan, Bashkimi Sovjetik vendosi të shtypte “Pranverën e Pragës”, duke dërguar në Çekosllovaki mbi një  gjysëm milion ushtarë të Paktit të Varshavës, me mjetet ushtarake më moderne të kohës, për të pushtuar vendin.  Ndonëse sovjetikët kishin paraparë se do t’a shtypnin Pranverën e Pragës për 4-5 ditë, rezistenca çekosllovake kundër pushtuesve sovjetikë dhe forcave të Paktit të Varshavës, zgjati në të vërtetë, për pothuaj 8-muaj, duke e shtypur atë përfundimisht me 21 gusht, 1968.  Shtypja e “Pranverës së Pragës” mori fund me arrestimin e Aleksandër Dubçekut, i cili më vonë u lirua, por vizioni i tij për një “Sociaslizëm me fëtyrë njerzore” në Çekosllovaki mori fund, megjithse siç është shprehur më vonë, ai mendon se, moralisht dhe politikisht, kishte dalë fitues.

Roli i intelektualëve dhe i medias: Aleksandër Dubçeku gjatë kësaj periudhe politike, të cilësuar si “Pranvera e Pragës”, u përpoq të bënte reforma themelore të sistemit komunist, duke lejuar pikë së pari vendosjen e shumë të drejtave për qytetarët e Çekosllovakisë nëpërmjet decentralizimit të ekonomisë dhe demokratizimit të shoqërisë në përgjithësi.  Në prill të vitit 1968, në mbledhjen e Presidiumit të Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, Aleksandër Dubçeku njoftoi  programin e tij politikë të, quajtur “socializëm me  fëtyrë njerzore”.    Ndër liritë thelbësore që u miratuan gjatë asaj periudhe eskperimentale qeverisjeje, kryesore ishin liria e shtypit, liria e fjalës dhe liria për të udhëtuar jashtë vendit, ndër të tjera. Ishin këto ide të cilat u promovuan nga shtresa intelektuale e shoqërisë çekosllovake: nga shkrimtarët, artistët dhe gazetarët, ide këto të cilat jo vetëm që nuk u kundërshtuan por u promovuan nga Aleksandër Dubçek, ndërsa toleroi përhapjen e tyre dhe si rrjedhim, për idetë e tija liberale, ai siguroi mbështetje të madhe në radhët e medias, në qeveri dhe në mbarë shoqërinë.

Ishte pikërisht Lidhja e Shkrimtarëve të Çekosllovakisë ajo që vuri në sprovë se sa serioz ishte Dubceku, në lidhje me liberalizimin që predikonte, duke botuar për herë të parë në shkurt të vitit 1968, pa cenzurën e Partisë Komuniste, organin e saj letrar, Literarni Listy,  i cili deri atëherë kontrollohej nga elementë konservatorë të Partisë komuniste.  Deri në gusht të atij viti, ky organ i Lidhjes së Shkrimtarëve çekosllovakë kishte arritur qarkullimin më të lartë në Evropë — prej 300, 000 kopjesh.  Ishin pra përpjekjet për sigurimin e lirisë së shtypit, e promovuar nga intelektualët, si hapi më i rëndësishëm drejtë bërjes së reformave, orvatje këto që çuan më në fund në heqjen e plotë të censurës në Çekosllovaki, më 4 mars, 1968. Ishte kjo hera e parë në historinë çekosllovake që në atë vend nuk kishte cenzurë dhe liria e shtypit, konsiderohet si e vetmja reformë e “Pranverës së Pragës” që me të vërtetë u zbatua, ndonëse ishte jetë-shkurtër.

Reformat që kishte ndërmarrë Aleksandër Dubçeku gjatë lëvizjes   së “Pranverës së Pragës” garantonin për herë të parë lirinë e shtypit, përfshirë botimet e komenteve politike dhe kritikat ndaj Partisë Komuniste dhe autoriteteve shtetërore.  Liria e shtypit bëri të mundur gjithashtu që, për herë të parë, ç’prej vesojes së regjimit komunist, t’i hidhej një sy të kaluarës historike komuniste të vendit,  sidomos gjatë periudhës së Jozef Stalinit në Rusi, përfshirë spastrimet, ekszektuimet dhe burgosjet e ish-udhëheqsve komunistë dhe anti-komunistë, të cilët ishin zhdukur nga historia e vendit. Lidhja e Shkrimtarëve formoi gjatë kësaj periudhe liberalizimi një komision me qëllim për të hetuar persekutimin e shkrimtarëve nga regjimi komunist dhe për të riabilituar figurat e njohura letrare të vendit.  Ishte kjo periudha gjithashtu kur diskutohej lirisht mbi komunizmin dhe të metat e tij, por edhe për idetë abstrakte për kohën, siç ishin liritë bazë në përgjithsi dhe të drejtat e njeriut në veçanti.  Shpejt morën jetë botime të ndryshme të pavarura, ndërkohë që Lidhja e Gazetarëve Çekosllovakë siguroi të drejtën për tu abonuar në gazeta dhe revista nga bota perëndimore duke bërë të mundur kështu edhe zhvillimin e një dialogu ndërkombëtar, mbi situatën politike në botë dhe në vend.  Ente të ndryshme të shtypit organizonin diskutime dhe takime me shkrimtarë e gazetarë të njohur por edhe me intelektualë të tjerë, përfshirë viktimat që e kishin pësuar keq nga komunizmi.  Televizioni transmetonte takime midis udhëheqsve komunistë dhe ish-të burgosurve politikë drejtë për drejtë nga zyrat e policisë sekrete ose nga burgjet ku mbaheshin të arrestuar.  Roli i shtypit në promovimin e lirive të reja në Çekosllovaki gjatë kësaj periudhe kontriboi dukshëm që dialogu politik, përveç sferës intelektuale ku zhvillohej lirisht tanimë, të përhapej edhe në radhët e shoqërisë në përgjithësi.

Më kujtohet intervista e korrespondentit të Zërit të Amerikës, Xhojlin Naegele me Aleksandër Dubçekun në vitin 1988 në të cilën ai foli gjërë e gjatë për ngjarjet e vitit 1968 dhe mbi rolin e shtypit në atë lëvizje, përfshirë rolin e medias ndërkombëtare, ndërsa pranoi se gjatë gjithë kohës kishte qenë dëgjues i rregullt i Zërit të Amerikës në gjuhën çeke e sllovake.   Duke iu referuar zhvillimeve të vitit 1968, megjithë dështimin e tyre, në atë intervistë, Aleksandër Dubçeku është shprehur për Zërin e Amerikës se, duke shikuar pas në histori, “Sot e dijmë se mund të fitonim vetëm politikisht dhe moralisht.”  Megjithse “Pranvera e Pragës” u shtyp brutalisht, udhëheqsi i kësaj lëvizjeje ka deklaruar për Zërin e Amerikës, se, prap se prap, “Unë mendoj se ishte një fitore”, ka thënë ai.  Në intervistën me VOA-n në vitin 1988 — në prak të shembjes së Murit të Berlinit — Dubçeku citohet nga gazeta Nju Jork Tajms të jetë shprehur se, “Ajo që po ndodh në Bashkimin Sovjetik është mirë për demokracitë perëndimore dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi do të ndihmojë që Bashkimi Sovjetik të largohet dal nga dalë nga militarizmi stalinist dhe nga dogmatizmi dhe sektarizmi i Brezhnjevit.”

Siç dihet, Çekosllovakia vazhdoi të mbetej nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik deri në Revolucionin paqësor të vitit 1989, ashtu si edhe vendet e  tjera komuniste të Evropës Lindore, kur me shembjen e Murit të Berlinit, në vitin 1989, mori fund pushtimi sovjetik mbi Evropën Qendrore dhe Lindore.

Pranvera e Pragës nuk ishte një lëvizje anti-komuniste. Në të vërtetë vet Aleksandër Dubceku dhe familja e tij kishin lidhje komuniste. Ndonëse ai siguroi respektin e botës dhe ndërsa bota priste që idetë e kësaj lëvizjeje të përhapeshin anë e mbanë botës, një gjë e tillë nuk ndodhi me atë rast.  Megjithse Aleksandër Dubçek konsiderohet si njëri prej udhëheqsve më frymëzues të shekullit 20, ekspertët e këtyre ngjarjeve kanë thënë gjatë viteve se megjith qëllimet e mira të tija, ai ishte i gabuar të mendonte se mund të promovonte liritë bazë dhe të drejtat e njeriut mbrenda një sistemi komunist. Ai vazhdoi të përdorte komunizmin dhe idetë majtiste të kësaj ideologjie, si një agjent të reformave. Por, ashtu siç i ka thënë edhe Zërit të Amerikës, megjithë dështimin e lëvizjes, ai konsideron se ka dalur fitues, “moralisht dhe politikisht”.

Lëvizja “Pranvera e Pragës”  ishte një përpjekje madhështore për liri e demokraci, por që ishte destinuar të dështone prej fillimit, megjith qëllimet e mira të Aleksandër Dubçekut.  Ndryshe nga lëvizja Solidarnost në Poloni gjatë 80-ave, e cila kishte marrë qëndrime absolutisht pa kompromis kundër komunizmit, Aleksandër Dubçek u përpoq, siç është shprehur një historian, t’i jepte komunizmit një fëtyrë njerëzore, një mision ky i pa-arritshëm.

Por, ishte revolucioni paqësor anti-komunist i vitit 1989, i udhëhqur nga Vaclav Havel, lëvizja që më në fund realizoi ëndërrrat e Aleksandër Dubcekut dhe të bashkatdhetarëve të tij për liri e demokraci të vërtetë dhe për një çkëputje njëherë e mirë të popujve çek e sllovak nga zgjedha ruso-sovjetike.

Filed Under: Featured Tagged With: 50 vjet, Frank shkreli, Pranvera e Prages

50 VJETORI I “REVOLUCIONIT IDEOLOGJIK E KULTUROR” NGA TERRORISTI ENVER HOXHA

February 2, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/* 1 dorezonicelsatNisi me 6 SHKURT 1967/

 PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…”

■HAPJA E DOSJEVE tregon sot të saktë Historinë e pashkrueme të Shqiptarëve!

Vetmija e Popullit Shqiptar në dallgët e ngjarjeve të mnershme të viteve 1944 – 1991 dhe, permbytjet, apo shkapetjet per shkambijtë e sllavëve e grekëve armiqë shekullor, lojnat tinzare të italianëve, francezëve apo turqëve lakmues nder ambasadat e tyne në Tiranë, perforcon mendimin e saktë të Don Ndre Zadejës në bisedë me kolonelin anglez Neell: ■DOSJA 677, SHKURT 1945: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Neell me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia.

Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”.

■Atëherë, duhet të studjojmë edhe arkivat historike, me nxjerrë perfundimin se cili asht kenë qellimi që Konferenca e Jaltës, “arrijti me fshij nga harta e Ballkanit ‘Shqiptarët”?!

Fakti historik i kësaj katastrofe asht shkrue nga z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”…

1945 “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq. 443) Shqipnia ju la sllavokomunistit Tito, që jo vetem vazhdoi shtypjen pamëshirë mbi Popullin Shqiptar me injorantin karrierist Enver Hoxha, por edhe e shkatrroi perfundimisht tue e shkëputë nga Europa, me pelqimin e diktatorit Stalin…

1961 Nikita S. Hrushov në kujtimet e veta shkruen: “Shqipnia asht vend i vogel, por populli jeton në një pozitë të tillë gjeografike ku nderthuren kundershtitë e Europës dhe armiqtë i ka të shumtë… Kufini nuk ishte ai që donin ata…

Ne donim të ngrinim një ekonomi në Shqipni në nivelet bashkëkohore, me ba një Shqipni perlë, e cila do të terhiqte drejt komunizmit vendet muslimane, sidomos ata të Lindjes së Aferme dhe të Afrikës. Këta ishin synimet tona dhe politika që ndiqnim ne atje… Ata mendonin se Kina asht qendra e Botës… Ashtu vepron edhe Mao Ce Duni!”     

■Shqiptarët e rraskapitun e të dhunuem nga sllavo shovenistët antieuropjan, “vetem per me ruejtë kolltukët e tyne një grup terroristësh”, i trokasin dyerve të Murit kinez dhe “gjeneralët” tanë vishen me uniformat ushtarake të Mao Ce Dunit, por “pa spaleta”! Merthehen deri në fyt, por harrojnë të zberthyeme pantollonat me shirita të kuq!..

■Kush ishte ky Enver Hoxha, që zgjodhën shovenistët sllavë per me sundue Shqiptarët?!

■At Konrrad Gjolaj në librin “Çinarët” shkruen: “I vetmi në botë që ka mujt me realizue dëshirën e Leninit asht kenë Enver Hoxha, që e ka qeverisë këte popull si shaka (bushtra – shen. FR), tue hangër klysht e vet e, tue shkye njerzit e pafajshëm për andjet e tija të ndyta, në të gjitha normat e moralit njerzor.

Tregonte i nderuemi Prof. Petro Fundo (që nuk e kuptoj si i ka shpëtue): “Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studentë në Francë, unë dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky ishte i rregjistruar në universitet, por nuk di me se merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm. Pak mbasi u ul, e pyeti Foton, çfarë do të dëshroje të bëje kur të mbarosh shkollën? Foto iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën. Më pyeti edhe mua, po ti Petro? – Unë i përgjigja, Profesor.

Mbas pak u kujtova ta pyes edhe unë atë, po ti Enver, çfarë do të bëhesh? – Ai u përgjigj: “TERRORIST”! Edhe sot nuk e dij sësi më shpëtoi nga dora piruni që isha duke ngrenë … e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti dëshirën!…” (“Çinarët”, fq 216).

■Ndersa, i Ndjeri Martir Muntaz Kokalari, nga Gjinokastra shkruen më 9 Nandor 1944: “Fatkeqësia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindsh, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, magalloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borgje. Ne intelektualët e Gjirokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkë me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.”

■Ky, ishte “Enveri ynë”, për të cilin ka shkrue dishepulli i tij Ramiz Alia, ky ishte ai që shokët e tij lindin njëherë në shekull, madje, zor se i gjindet monstra ndër njëzet shekuj; ky ishte “komandanti lëgjendar” i Luftës Nacional-Çlirimtare, që do të na sillte “Lirinë”!

1966 Kina komuniste filloi një “Revolucion ideologjik” po që e quejti dhe “kultural”, ndonse, drejtohej nga injorantët… Ja çka thonte vetë “krijuesi dhe zbatuesi i tij” Mao…

SHKURT 1967 Në fillim të shkurtit Mao Ce Duni bisedon haptas me Hysni Kapon: 
“– Kryetari Mao: Më kanë vënë edhe disa epitete, si p.sh, mësues i madh, udhëheqës i madh, strategu i madh dhe timonieri i madh, mua nuk më pëlqejnë. Por s´kam ç´bëj. Kudo po veprohet kështu. Ka njerëz që propozojnë që të mbetet vetëm epiteti “mësues”. Unë kam qenë mësues në shkollën fillore, sa mirë që të jem një mësues i thjeshtë.

Sa për profesor, nuk mund të bëhet fjalë. Unë nuk kam ndjekur universitetin.

   Ju keni bërë studime në universitet?

– Shoku Hysni: Asnjë.

– Kryetari Mao: Po ju (duke iu drejtuar shokut Beqir Balluku).

– Shoku Beqir: As unë.

– Kryetari Mao: As ju (duke iu drejtuar shokut Hyni Kapo).

– Shoku Hysni: Kam ndjekur vetëm shkollën e mesme.

   Kryetari Mao: Marksi ka qenë universitar, Lenini gjithashtu. Stalini ka mbaruar shkollën e mesme, edhe unë po ashtu. Unë dyshoj në një pjesë të mirë të universitarëve, sidomos ata që kanë studjuar shkencën shoqërore. Këta njerëz, po të mos edukohen, po të mos kryhet revolucioni kultural, janë shumë të rrezikshëm, këta njerëz do të bëhen revizionistë në të ardhmen…” (E. Bytyçi, “Shqipëri-Kinë dështimi i një bashkjetese”)

Mbas kongresit të pestë të PPSh në nandorin e 1966, goditja e parë e “Revolucionit Ideologjik dhe Kulturor” në Shqipni, u dha në Janarin e 1967 nga rinia e shkollës së mesme “Naim Frashëri”, në Durrës, ku u shpall publikisht nisma revolucionare “të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, bestytnitë dhe zakonet prapanike”.

6 SHKURT 1967, Tirani Enver Hoxha mbajti fjalimin famkeq “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”. Gazeta “ZP” mbas dy ditësh i bante jehonë nismës së nxanësve dhe mësuesve të shkollës nëpërmjet kryeartikullit “Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, bestytnive dhe zakoneve prapanike”. Nga Durrësi nisën debatet dhe fletë-rrufetë: “Të djegim me zjarr zakonet e njohura prapanike duke filluar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit..!”, shoqnue me veprime të tjera kundër Fesë. Nisma gjoja ishte e Rinisë dhe e Organizatave të Frontit në vend…

Më 26 mars organizohet kuvendi i tre brezave në Lezhë, si simbol i karakterit masiv të asaj lëvizje. Enver Hoxha, ato ditë, insistonte për punë bindëse me Rininë. Ai thonte: “Populli duhet të bindet për kotësinë dhe rrezikshmërinë e Fesë, e kishës, të xhamisë, të çdo institucioni e zakoni fetar dhe vetë të marrë vendim të prishë ose jo, ta braktisë Fenë menjëherë ose ngadalë”. Orientimi ma i sakti i dokumentacionit të asaj kohë asht vetem Vepra XIX, botimi i parë, Tiranë 1967. Ma vonë Vepra si të gjitha tjerat u “redaktue” ose ma sakt u fallsifikue, tue u ndryshue edhe kuptimi i thanjeve të diktatorit.

■Kur në 1946 duhej me “futë armët në Kishen Françeskane të Gjuhadolit në Shkoder, pat ardhë gjeneral Hulusi Hako dhe Dilaver Sadikaj me ndihmue Zoji Themelin per me realizue vepren ma të poshter kunder Kishës së ngarkueme nga Enver Hoxha. Ky Hulusi Hako, tregon prap edhe në 1967 sekrete të poshtersive kunder Klerit katolik:“Kryesia e komunitetit mysliman dhe atij bektashian ishin të parët që lëshuan shpejt poshtë qarkoren, ku porosisnin vartësit të dorëzonin çelësat e faltoreve, kur e kërkonte një gjë të tillë populli. Në këtë moment ndërhyn Enver Hoxha, duke thenë: “Po të na kishin pyetur, nuk do t´ua sugjeronim një qarkore të tillë, por meqë e bënë vet, ashtu qoftë!”. Sigurisht, kjo qarkore thjeshtësonte dhe percaktonte qellimin e Revolucionit!Revolucionit i mbetej vetem me u zbatue! “Shumë interesant!”, a besohet se Populli ynë ishte vetë ideator i shkatrrimit dhe i perdhosjes së Fesë dhe institucioneve fetare?!  

■Me dashtë një njeri me shkrue per këte “Revolucion” të ashtuquejtun jo vetem ideologjik por, edhe “kulturor”, po, që nuk e ka jetue atë kohë të mnershme ai vetë në Shqipni, nuk besoj se mërrinë me thanë të verteten historike që ka provue mbi shpatullat e veta Populli i shumvuejtun Shqiptar, në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së të Madhit Hero Kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, në vitin 1967 e ma vonë…deri në 1991.

Ndersa, agjentët e sigurimit që i kanë sherbye me aq perkushtim vet Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Ramiz Alisë dhe sherbtorëve të tjerë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh, të mbathun me tituj “akademikë, dr. Prof.” Apo, “heronjë” edhe sot të “paprekshem”…, vazhdojnë me errsue, fallsifikue dhe deformue faktet historike, deri aty, sa me thanë se “Shqipnia mbas viteve 1946… “nuk kishte fare kundershtarë politik”!

           *Pjesa e I(Vijon)

            Melbourne, Shkurt 2017.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 50 vjet, Enver Hoxha, Fritz radovani, shkaterrimi i fese, terroristi

AGIM LEKA, MJEKU QË KUROI PLAGËT E KOMBIT DHE U SHËRBEU PËR 50 VJET SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

December 13, 2015 by dgreca

NGA DALIP GRECA/(Dielli arkiv)Një mbrëmje të ftohtë të marsit 2014, së bashku me dr. Skënder Murtezanin, udhëtuam nga Bronxi drejt Baldwin, një qytezë, e vendosur në pjesën jugore të Long Island- ishullit më të populluar në të gjithë Amerikën- për dendësinë e popullsisë, renditet i 17-ti në Botë.Nëse do të ishte shtet Long Island, do të renditej i 13-ti në Amerikë, në SHBA-pas Virginias. Dendësia e popullsisë është 5402 banorë për një milje katrore (2,086 për  km2.). Ishulli ka një popullsi prej 7,740, 208 (Sipas statistikave të 2013-ës), ndërsa qyteza e Baldwin, sipas Censusit prill 2010, regjistronte një popullsi prej 23.455 banorë. Baldwin është një njësi banimi që klasifikohet e pasur; të ardhurat mesatare për çdo familje janë $72.456. Pikërisht këtu është vendosur dr. Agim Leka me familjen, që në vitin 1960, ku hapi zyrën e tij të shërbimit shëndetsor. Në muzg shtëpia ka një pamje magjike, veçanërisht në lindje dhe perëndim të diellit, tabloja që përfitohet është e rrallë.Qëndrojmë një copë herë duke vëzhguar diellin që po “zhytet” në oqean, ndërsa dr. Murtezani bën telefonatën e mbërritjes. Dr. Agimi i shoqëruar nga zonja Elisabeth dalin në paradhomë dhe na presin me përzemërsi shqiptare. Edhe pse nga shëndeti nuk janë mirë, duken plot gjallëri dhe gëzimi për vizitën, u lexohet ndër sy.

Pas përshëndetjeve, dr. Leka propozon që të shkojmë për darkë në  restorantin Oak Schalet , që është jo më larg se 7 minuta  prej shtëpisë së tyre.          Është një restorant me klientelë të zgjedhur, ku gjithçka të mbetej në mendje, që nga tavolinat me dru lisi, kthinat, dhe gjellët karakteristike të kuzhinës gjermane, e deri tek gjysëm ndriçimi, që krijon një mjedis romantik. Biseda nis që aty dhe dr. Agimi, kujton rininë, luftën, shkollimin të shtrirë në shumë shtete, ardhjen në Amerikë, studimet universitare, praktikën mjeksore, specializimin, njohjen me bashkëshorten Elizabeth, punën studimore, shërbimin ndaj komunitetit shqiptar, pa harruar veprimtarinë e tij në mjekimin e plagëve të Kombit, artikujt në The New York Times… dhe këtë shërbim e ka nisë që në rininë e tij…Shqetësimi për plagët e Kombit ka qenë pjesë e vetëdijes së tij kombëtare.

Vonë kthehemi sërish në shtëpinë e dr. Lekës dhe vazhdojmë aty bisedën e nisur në restorant Oak Schalet.  Zonja Elizbeth duket pak e lodhur, por fisnikëria nuk e lejon që të largohet. Ulet në një nga kolltukët dhe e ndjek bisedën tonë.

Dr. Agim Leka ka se çfarë tregon nga jeta e tij 90 vjeçare, e cila që në rini është e mbushur përplot ngjarje, ku ai ka qenë protagonist. Më tregon se ka qenë me fat për trashëgiminë familjare dhe për shkollimin, që e ka kryer në shkollat më të mira të kohës.

Edukata familjare la gjurmë tek dr. Agim Leka dhe i përcaktoi orientimin kombëtar.Shërbimin ndaj Kombit, ai e ka konsideruar detyrë, si testament i trashëguar nga gjyshi; Ibrahim Leka Borshi, i cili pat kryer detyrën e Qark/komandantit të Beratit dhe Lushnjës, dhe gjyshi tjetër Nebi Sefa. Ende sot rrëfehen shërbimet e gjyshit të tij atdhetar, i cili shpëtoi Ismail bej Qemalin nga arrestimi, duke e udhëhequr drejt Vloës përmes Myzeqesë. Po ashtu ai krenohet me gjyshin nga nëna, Nebi Sefa, i cili ishte delegat i Lusnjës në Kuvendin e Shpalljes së pavarësisë në Vlorë dhe nënshkrues i aktit historik, si dhe kontribues kryesor në Kongresin kombëtar të Lushnjës. Po nuk kishte se si të mos ndikonte tek ai dhe babai, një intelektual i spikatur i kohës së tij. Juristi Rakip Leka dha një kontribut të vlefshëm profesional në shtetin e pavarur shqiptar, duke shërbyer në poste të larta në Ministrinë e Drejtësisë.

Dr. Leka, thotë se i është mirënjohës babait të tij, që i shpjegoi me detaje vuajtjet e popullit kosovar nën Serbi, vuajtje që ngjanin si dy pika ujë me vuajtjet e shqiptarëve të Jugut nga represioni dhe masakrat greke. Babai i dr. Agimit, Rakip Leka, e kishte përjetuar në moshën 16 vjeçare djegien e fshatit të tij, Borsh nga andartët grekë. Rrefimet e të atit i dhanë kahje nacionaliste vetëdijes së tij.

Dr. Agim Leka më tregon se ishte me fat që njohu apostullin e shqiptarizmës, Mit’hat Bej Frashërin, me të cilin i pat nisë  takimet në librarinë e tij në Tiranë dhe mbeti një nxënës i zellshëm i ideve të tij. Në edukimin e tij nacionalist lanë gjurmë edhe Prof. Vasil Andoni, Prof. Abaz Ermenji dhe nacionalistë të tjerë.

 

NË RRUGËT E LUFTËS DHE TË JETËS

 

Dr. Leka nuk e ka të vështirë ta kthejë pas shiritin e kujtesës. Ai kujton se pushtimi fashist i Shqipërisë e gjeti në radhët e demonstruesëve në Korçë, ku kryente studimet në Lice. Organizimi i Batalionit të Liceut të Korçës, në mars 1939, e gjeti në radhët e tij, si luftëtar, nën komandën e Prof. Abaz Ermenji. Ishte më i riu i batalionit, vetëm 15 vjeç. Në pranverën e vitit 1943 ai është në radhët e luftëtarëve të ballit nën komandën e Abaz Ermenjit në Skrapar. Atje pati rastin të takohej me udhëheqësin e misionit anglez në Shqipëri, kolonel McLean. Po atë pranverë Agim Leka është pjesmarrës-vëzhgues, në Kongresin e Ballit në Berat. Dy nga fotografitë e kësaj pjesmarrje, janë botuar nga publicisti Ylli Polovina në Gazetën Illyria në  New York.

I riu Agim leka, pati fatin që të ishte në Konferencën e Mukjes, ku komunistët e prishën marrveshjen e nënshkruar nga diktati i Jugosllavëve sepse në të njihej e drejta e vetëvendosjes për Kosovën, trevat e tjera etnike në Maqedoni e Mal të Zi si dhe Çamërinë shqiptare, sipas Kartës së Atlantikut.

Dr. Leka, kujton se me 28 nëntor 1943 me një grup djelmoshash të Ballit Kombëtar, realizuan një takim me heroin e 7 prillit, Abaz Kupin. Aty, thotë dr. Leka,-  mbajta një fjalë të zjarrtë ku kërkova bashkimin e ballistëve me Legalistët. Fati e deshi, thotë dr. Leka, që me 9 janar 1976, heroi i 7 prillit, Abaz Kupi, ndërroi jetë nën përkujdesjet e tij mjeksore, pas një operacioni të rëndë në spitalin Mercy Medical Center në Rockeville Center, NY.

-Fati ka qenë me mua,- thotë dr. Leka. “U largova nga Shqipëria pa mbaruar lufta. Me 2 maj 1944, së bashku me 100 studentë shqiptarë, duke qenë se lufta i kishte ndërprerë shkollat në Shqipëri, udhëtuam drejt Vienës për të vazhduar studimet.”

Pas një viti ai përfundoi me sukses studimet në Gjimnazin e Salzburgut. Diploma e Salzburgut i dha mundësi që të regjstrohej në Universitetin”La Sapienza” të Romës. Nga ajo kohë ruan një kujtim; ishte ndalur në Milano para se të shkonte në Romë. Në Milano ai ishte pjesmarrës i rastësishëm në një manifestim popullor në Piazzale Loreto, ishin varur nga partizanët italianë, trupat e udhëheqësit fashist Benito Musolini dhe së dashurës së tij Clara Petacci.

– Më bëri përshtypje, thotë dr. Leka se si ai popull që kishte thirrur për vite me radhë”Rroftë Duçja” ,tash qëllonte kufomat me zemrim! Turmat entuziazmohen, manipulohen, zemrohen…

 

SHKOLLIMI- NGA KORÇA E TIRANA, NË FIRENCE, SALZBURG, ROMË,  NEW YORK…

 

Shkollimi i dr. Agim Leka u bë në shkollat më të njohura të vendit dhe jashtë tij. Për shkak të luftës atij iu desh që të arsimohej në disa shkolla. Filloi në Liceun Francez të Korçës, më i miri në vend. Për katër vite studioi aty dr. Leka. Më pas u zhvendos në Liceun “Francesco Krispi” në Tiranë, për t’u zhvendosur më pas në Liceun”Cicognini” në Firenze të Italisë. Maturën do ta kurorëzonte në Salzburg të Austrisë.

Studimet universitare dr. Leka i kreu në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e njohur “La sapienza” të Romës, ku u diplomua si mjek kirurg më 1953. Pas diplomimit ai vjen në SHBA për  të kryer intership në Jersey City në New Jersey. Beteja për studimet mjekësore nuk kishte mbaruar ende. Ai vazhdoi specializimin në Universitetin e Nju Jork-ut dhe në “Graduate School” të Universitetit të Pensilvanisë, ku u specializua për  sëmundjet e brendshme, me përqëndrim të posaçëm në Kardiologji. Ky specializim i mori dr. Agim Lekës, jo pak, por pesë vjet, nga viti 1953 deri në vitin 1958.

 

NGA KENTUCKY NË NEW YORK

 

Pas specializimit dr. Agim Leka, në qershor të vitit 1958, u emërua specialist internist në spitalin e veteranëve në Louisville, Kentucky, spital i Qeverisë amerikane. Po ashtu ai ishte në të njëtën kohë dhe pedagog në Universitetin e Lousville, Shkollë e Mjekësisë. Përvoja dyvjeçare që fitoi në Kentucky ishte me vlerë. Pas dy vjetësh ai u kthye në Nju Jork. Dr. Leka nuk e harron datën 1 korrik 1960. Ajo ishte një ditë e veçantë sepse pikërisht me 1 korrik hapi zyrën e tij mjekësore në Baldwin në Long Island,  New York. Dalëngadalë qyteza e vogël u bë pjesë e jetës së tij, ndërsa ai një mjek i papërtuar, që ishte përherë pranë pacientëve të tij.

Kalendari kronologjik i shërbimeve të tij mjekësore është i pasur me data e kontribute. Në vitin 1978 dr. Leka emërohet Instruktor i Mjekësisë së Brendshme në Stony Brook University në Long Island. Ky është një ndër universitetet e njohura në fushën hulmtimit publik, edhe pse është relativisht i ri, renditet ndër më të njohurit në Amerikën e Veriut.Kontributi i dr. Agim Lekës edhe në këtë institucion ishte me vlera.

Në vitin 1994. Dr. Agim Leka u emërua asistent –profesor i sëmundjeve parandaluese në  New York Medical College në Valhalla, NY. Këtë pozitë ai do ta mbante deri në 31 Dhjetor 2002, kur për arsye të moshës e mbylli veprimtarinë akademike, për ta vazhduar ende atë profesionale.

Shërbimet e dr. Agim Lekës janë me vlerë. Ai ishte anëtar i Komitetit Edukativ i “Mercy Medical Centre” në Rockville Centre, NY. Në atë kohë dr. Leka kreu një shërbim me vlerë për komunitetin.Arriti që të ndërlidhte Universitetin e Harvardit në Boston me Mercy Medical Centre në Long Island. Kjo u bë për të parën herë dhe tërhoqi vëmendjen e medias.

-Kjo, thotë dr. Leka, ishte e para dhe e vetmja lidhje që Universiteti i famshëm i Harvardit, realizonte me një Institut jashtë Bostonit. Ardhja e profesorëve të Harvardit në Long Island bëri përshtypje të madhe dhe solli një përvojë të çmuar. Zbulimet e fundit të shkencëtarëve të arritura në Universitetin e famshëm të Harvardit u publikuan nga profesorët në konferencat e Harvardit në Long Island.

Kjo ngjarje nuk i shpëtoi as gazetës The New York Times, e cila në numrin e saj të 26 prillit 1975, shkroi:”Bashkëshoqërimi i Harvardit me Mercy Hospital, një nga katër spitalete Dioqezës të Rockville Centre, që përmbledh tërë rajonin e Long Island-it, u krye prej dr. Agim Lekës nga Baldwin, anëtar i Komitetit Edukativ.

Dr. Agim Leka, tha se pasi ka frekuentuar kurse në shkollën mjekësore të Harvardit, ai pa nevojën për ta prurë atë program”afër vendit ku jeton dhe të lidhur me vendin e punës…”.

 

NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT SHQIPTAR

 

Dr. Agim Leka është i njohur për shumë familje shqiptare në shtetin e  New York-ut. I janë mirënjohës doktorit, veçanërisht shqiptarët e porsaardhur në Amerikë, të cilët për shkak të gjuhës, i trokisnin shpesh në derë doktorit.

Dr. Leka, më tregon se, veprimtaria e tij humanitare mjeksore për një gjysëm shekulli të ushtrimit të profesionit, u shërbeu pacientëve të shtresave të ndryshme shoqërore, që nga diplomatët, ministra të qeverive shqiptare postkomuniste të ardhur këtu për mjekime e ekzaminime, nacinonalistë të ikur nga Shqipëria pas luftës së Dytë Botërore, Heroi Kombëtar antifashist Abaz Kupi, shqiptarëve nga Kosova dhe viseve të tjera etnike, që vuajtën nën genocidin e sllavëve, si dhe ish të përndjekurit e burgjeve të diktaturës komunsite, që erdhën pas vitit 1990 në Amerikë.Janë të shumtë emigrantët që kanë marrë shërbimin dhe këshillat e tij mjekësore.

Dr. Leka, me zërin e tij të butë,me zemrën plot dashuri e atdhetarizëm,  thotë se si mjek, si shqiptar, u ka shtrirë dorën dhe u ka shërbyer me zemër, të gjithë shqiptarëve që i kanë trokitë në derë.

Shërbimi i tij në ndihmë të komunitetit shqiptar nisi që në vitin 1960, kur hapi zyrën në Baldwin.

Dr. Leka i ka shërbyer falas komunitetit shqiptar me vizita, vaksina e shërbime të tjera. Ja se çfarë i ka deklaruar ai Revistës”Jeta Katolike”  të majit 1972, kur  përshkruan përvojën e tij me fëmijët shqiptarë gjatë vaksinimit, të mbledhur në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë:” Rrallëherë e kam ndjerë veten time aq të kënaqur me ushtrimin e profesionit se sa kur, pa ansjë interes lëndor, i jap ndihmën time mjeksore, bashkësisë shqiptare, popullit tim, që ka nevojë, dhe që është pjesë e pandarë e racës sonë…”.

Por në tërësi, Komuniteti Shqiptar, e ka prekur shumë herë kontributin e dr. Lekës. Ai ka kryer shërbime të vlefshme për komunitetin. Dr. Leka për të ndihmuar bashkësinë shqiptare të  New York-ut me rrethe, siguroi ndërlidhjen me Qendrën Mjeksore ”Our Lady of  Mercy Medical Centre” në Bronx dhe shkollën mjeksore “ New York Medical College” në Valhalla, në Westchester County; krijoi “Qendrën Mjeksore Shqiptare” me 3 Qershor 1994. Kjo Qendër u përurua nga klerikët e të tri feve, nga diplomatët shqiptarë në Kombet e Bashkuara dhe nga përfaqësues të politikës amerikane. Me këtë rast, kongresmeni demokrat Eliot Engel, i dha dr. Lekës një çmim të veçantë. Pllaka me këtë çmim u lexua nga Kongresmeni Engel edhe në Kongresin Amerikan me 26 Maj 1994. Në çmim evidentohet roli kryesor që dha Dr. Leka në krijimin e “Qendrës Shqiptare të Shëndetit”. Edhe kjo ngjarje nuk kaloi pa u pasqyru në shtypin e kohës. Gazeta “The Bronx Times Reporter” e 9 qershorit 1994, Studio TV Victoria dhe gazeta ILLYRIA i kushtuan shkrime dhe kronika televizive kësaj ngjarje.

Dr. Agim Leka, vazhdoi për 12 vjet të punonte me përkushtim në shërbim të bashkësisë shqiptare në Bronx, duke kryer vizita dy herë në javë në klinikën e hapur në Bronx, përveç asaj në Baldwin. Për arsye të moshës, me 31 dhjetor 2006, ai e kishte të vështirë të udhëtonte nga Long Island në Bronx.

Një vit më vonë, me 30 qershor 2007, po për arsye të moshës, dr. Leka do të mbyllte veprimtarinë aktive edhe në zyrën ku shërbeu për gati 50 vite, në Baldwin. Ishte 83 vjeç, një jetë të tërë në roje të shëndetit të qytetarëve.

***

Dr. Leka i ka shërbyer komunitetit shqiptar edhe në fusha të tjera, përveç mjekësisë. Në shtator të vitit 1967 dr. Leka me bashkëshorten Elizabeth, profesoreshë e gjuhëve të huaja, dhe një grup edukatorësh shqiptarë të devotshëm në përkushtim Kombëtar, hapën shkollën shqipe të Qendrës Shqiptare në Woodhaven, Jamica, New York. Dr. Leka drejtonte funksionimin administrativ të shkollës, ndërsa zonja e tij, Elizabeth, drejtonte anën akademike. Çifti Leka pati fat se në këtë nismë iu bashkuan edhe Prof. Sami dhe Diana Repishti, që të dy profesorë të njohur dhe të regjistruar në Shtetin e Nju Jork-ut. Elizabeth Leka, çifti Repishti, Dr. Ramazan Turdiu, Nesti Andrea, morën përsipër mësimin e gjuhës shqipe dhe historisë shqiptare, dr. Leka mori përsipër mësimin e shqipes në klasën e më të rriturve. Në këtë nismë kontribuan edhe: Albert dhe Joan Fundo, zonja Mini Domni dhe të tjera zonja kontribuan për mësimin e valleve dhe këngëve shqiptare. Qyteti i Nju Jork-ut vuri në dispozicion të bashkësisë shqiptare shkollën publike nr. 60 në Woodhaven, Jmaica, NY. Shkolla shqipe ishte e ndarë në pesë klasa nga 5 vjeç deri në 16 vjeç. Shkollën e frekuentuan 80 nxënës.

 

NË NDIHMË TË SHQIPËRISË DEMOKRATIKE

 

Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe ngjarjet që pasuan, ngjallën shpresa edhe tek dr. Agim Leka. Nisja e ndryshimeve në Shqipëri e gjeti atë të gatshëm për kontribute konkrete.

Ai u ndje mirë, kur djali i tij, Donald Leka, ndërmjetësoi për lidhje ndërmjet Shqipërisë dhe shtetit të Oklahomes. Donald Leka në pozicionin e kryetarit të Shoqatës Amerikane Sirius Systems Inc, inicioi bijësimin ndërmejt Universitetit të Oklahomes dhe Universitetit të Tiranës, i pari në historinë e dy kombeve. Dr. Leka së bashku me Donaldin vizituan Universitetin e Oklahomes së bashku me një delegacion nga Universiteti i Tiranës realizon lidhjen. Marrëveshja u nënshkrua nga Rolanda Dhimitri, zv/ rektorja e universitetit të Tiranës dhe pala tjetër.

Më 1992, dr. Leka së bashku me Joan Fultz Kontos, e bija e profesorit të shquar amerikan Harry Fultz, ish drejtor i Shkollës Teknike të Tiranës e hapur që më 1922, Donald Leka dhe një grup dashamirësisht të Shqipërisë, ndërmjet tyre dhe ambasadori William Kontos, bashkëshorti i Joana Fultz, krijuan Fondacionin Edukativ Shqiptaro-Amerikan Harry Fultz”. Fondacioni u ndihmua financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Fondacioni SOROS. Qëllimi i fondacionit ishte rihapja e Shkollës teknike Harry Fultz në Tiranë. Mijëra studentë e kanë frekuentuar këtë shkollë. Dr. Leka ishte nënkryetar i Fondacionit deri në 31 Mars 2006. Donald Leka, një nga themeluesit e fondacionit, u emërua drejtor ekzekutiv, pozitë që e mbajti për shtatë vjet, kohë kur u trasferua me zonjën e tij Claire Leka në  New York.

Gjithësesi, dr. Leka ndjehet mirë, që i biri i tij, Donaldi nuk është ndarë nga Shqipëria as sot e kësaj dite. Para pak ditësh ai ishte sërish në Shqipëri, ku media shqiptare e kishte në qendër të vëmendjes.

 

GJITHË JETËN DUKE MJEKUAR PLAGËT E KOMBIT

 

Që në rini Agim Leka ishte i kthjellët në qëndrimin nacionalist. Reagimet e tij janë pjesë e vetëdijes kombëtare. Ishte vetëm 18 vjeç kur me 5 Maj 1942 përktheu dhe botoi librin”Skandali Cordignano dhe Mbrojtja e Kombit Shqiptar” në gjuhën italiane me titullin” Risposta a Cordignano su suoi giudizi nei riguardi degli Albanesi”. Ishte një aventurë e gjatë botimi i këtij libri, që dr. Leka ma tregon me detaje. Nuk ishte e lehtë, duheshin kaluar shumë pengesa sepse në Shqipëri ishin italianët, por ai arriti që ta botonte librin në 2 mijë kopje përmes Shtypshkronjës ”Kastrioti”. Libri u shoqërua me një parathënie të shkruar nga i riu Agim Leka”Prefazione e traduzione di Agim Leka(Borshi)”. Ai spjegonte aty nevojën për botimin e librit në gjuhën italiane gjatë pushtimit fashist. Punimi në origjinal ishte shkruar me pseudonimin Nike Barcolla. Autori i vërtetë ishte kleriku atdhetar Don Nikollë Mazrreku, që aso kohe ishte ndihmës famullitar në famullinë Katolike të Tiranës. Libri mbronte Kombin shqiptar, kundër një artikulli denigrues përkundrejt Kombit shqiptar shkruar nga prifti katolik italian Fulvio Cordignano, i cili pat botuar një punim antishqiptar në “Rivista d’Albania” me titull” L’Albania nella storia e nella vita ossia visione panoramica di un piccolo mondo primitive”. Botimi i priftit fashist shkaktoi indinjatë, ndërkohë që studentët shkodranë i dorëzuan rektorit të Jezuitëve në Shkodër  peticionin, ku kërkonin që At Fulvio Cordignano, të tërhiqte publikisht artikullin, ndërsa grupi i profesorëve të  Liceut të Shkodrës, botuan një broshurë me titull” Cordignano në gjyq para botës”! Punimi i Don Nikollë Mazrrekut “Skandali Kordignano dhe mbrojtja e Kombit shqiptar” ishte një përgjigje e merituar. Pas botimit Don Mazrreku u internua në fshatrat e malësisë për mënjanuar ndikimin e tij në kryeqytet, ndërsa libri i shkruar në shqip, u sekuestrua me urdhër të Mëkëmbsit të Mbretit Viktor Emanueli…

Dr. Leka ka qenë përherë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve që kishin të bënin me Shqipërinë. Ja një shembull: Gazeta amerikane The New York Times e 7 shtatorit 1957 botoi shkrimin e dr. Agim Leka(me pseudonimin “Illyricus”) me titull”Për Lirinë e Shqipërisë, kërkohet një politikë pozitive amerikane për të nxitur çlirimin nga Sovjetikët”. Në artikull dr. Leka shkruante:”Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Amerikës z. Dulles se”Qeveria amerikane nuk do të pushojë përpjekjet e saja të shohi Shqipërinë të lirë është e mirëpritur pa dyshim nga shumica e madhe e Kombit shqiptar, e cila e sheh demokracinë amerikane , drejtimin shpirtëror të botës. Atë që shqiptarët duan ta shohin si shtojcë e kësaj deklarate, është një garanci nga z. Dulles që SHBA nuk do të lejojnë një tjetër shqyerje të Kombit shqiptar, i cili është gjysëm i coptuar.”

Më 1961, dr. Leka protestoi në redaksinë e Enciklopedisë Britanike për jetshkrimin e gabuar për heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që paraqitej me origjinë serbe. Dr. Leka ishte shqetësuar dhe i kërkoi ndihmë Metropolitan Fan S Noli, për të dokumentuar prejardhjen shqiptare të Gjergj Kastriotit. Përgjigja erdhi nag Peshkop Noli me 21 gusht 1961. Letra shoqërohej me dokumente të botuar në librin e Nolit”George Kastrioti Scanderbeg”. Dr. Leka i dërgoi dokumentet dhe u korrigjua gabimi. Në ribotimin e vitit 1967, Enciklopedia Britanike botoi, jo më shkrimin me burim serb, por shkrimin jeshkrues të Tajar Zavalanit për heroin Kombëtar të Shqiptarëve.

Në bisedë, i kujtoj dr. Lekës ,se në arkivin e Federatës Vatra kam gjetë një kronikë të veprimtarive të organizuara me rastin e 60 vjetorit të gazetës Dielli, ku morën pjesë edhe arbëreshët e italisë. Në kronikë shkruhej se në konferencën shkencore, përshkruhej dhe një ligjëratë juaja për një dokumentar televiziv në NBC. A mund të kujtoni detaje, çfarë përshkruante dokumentari dhe cili ishte reagimi?

Spjegimi i dr. Lekës:- Me 29 Dhjetor 1968, një vit para se të vinin arbëreshët në ceremonitë madhështore të 60 vjetorit të Diellit, ishte shfaqur në kanalin NBC dokumentari “Sicilia e Rosselinit”. Në dokumentar Rosselini thoshte:” Prania greke akoma ndjehet në Sicili. Ky fshat është “Piana Dei grecci”, fjalë për fjalë”Rrafshina e grekëve”. Ndikimi i Greqisë kristiane duket haptazi këtu:”Musolini urdhëroi që emri të ndryshohet në Piana degli albanesi”(rrafshina e shqiptarëve”, por kjo nuk e bëri punën. Prapë Piana është akoma greke në dukje  dhe zakonet e vjetra mbahen të pa prekura.”

Cili ishte reagimi juaj, dr. Leka?

“ I dërgova një letër të hapur regjizorit italian Roberto Rosellini me anë të Kanalit Televiziv NBC duke i dokumentuar shqiptarsinë e Arbëreshëve dhe i kërkova kanalit televiziv që ky dokumentar nuk duhej shfaqur më për pasaktësi. Po ashtu, ua dërgova arbëreshëve letërkëmbimin me kanalin  televiziv NBC , duke iu kërkuar që të mbronin origjinën e tyre. Reagimi ishte i menjëhershëm, Kanali televiziv ktheu përgjigje se dokumentari nuk do të shfaqej më. Dhe kështu ndodhi.”

Dr. Leka përherë ka qenë i ndjeshëm ndaj Kombit të vet. Ngjarjet në Kosovë në fundvitet ’60 ai i përjetoi me dhimbje. Me 18 janar 1969, Gazeta The New York Times, botoi një letër të gjatë të dr. Lekës me titull”Shqiptarët e Jugosllavisë.” Kjo letër ishte e frymëzuar nga një shkrim që vetë gazeta kishte botuar rreth vrasjes të një djali shqiptar në demonstratën e 28 nëntorit 1968 në Prishtinë.

Shkëpusim një fragment nga letra:” Qeveria Jugosllave mund të fitojë dashamirësinë e Botës së qytetëruar dhe të vetë kosovarëve, po qe se i trajton demonstruesit në mënyrë njerëzore.Gjithashtu, qeveria jugosllave mund të mësojë nga eksperienca amerikane, se demonstratat e zhvilluara në mënyrë paqsore mund tu vënë në dukje autoriteteve dhe botës mbarë padrejtësira, të cilat po të ndreqen me kohë, do të mund të ndihmojnë në fuqizimin e shtetit… Tito duhet t’i japë Kosovës pozitën politike që sot kërkon…”

Vëmendjen e dr. Lekës e kanë tërhequr edhe lëvizjet e shtetit grek në Jug të Shqipërisë. Nisja e shkrirjes së akujve në marrdhëniet mes Shqipërsië dhe Greqisë pas 31 vjet ngrirje, sollën reagimin e dr.Lekës. Në një letër me titull” Lidhjet e Shqipërisë me Greqinë”, që The New York Times e botoi me 17 Korrik 1971 në faqen editoriale, dr Agim Leka, pasi denonconte politikën absurde dhe kërkesat po absurde të Greqisë mbi Shqipërinë e Jugut, coptimin e saj, dhe pushtimin e Çamërisë, shkruante:”Konferenca e Paqes së Parisit 1919-20, përfundoi me coptimin e Kombit Shqiptar ndërmjet fqinjëve të saj duke lejuar pjesë të mëdha të trevave shqiptare të përvetohen nga shteti Jugosllav dhe shteti Grek”.

Rrallë gjejmë ndonjë intelektaul që të ketë reaguar kaq kthjelltsisht si dr. Leka. Me 12 shkurt ai i bëri një thirrje shkrimtarit disident jugosllav Milovan Djilas, i cili kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Titos, të cilit i kërkoi që të ngrinte zërin për lirimin e kolegut shkrimtar Adem Demaçi.

Detyra e atdhetarit nuk mbaroi këtu; dr. Leka u lidh me Komitetin për të Drejtat e Njeriut në NY, për të ndihmuar bashkësinë shqiptare në NY për të grumbulluar e dërguar pako ndihmash për të burgosurit shqiptarë në burgjet jugosllave. Ky Komitet u lidh me Ambasadën amerikane në Beograd që të ndërmjetësonte për dorëzimin e pakove tek të burgosurit shqiptarë.

Disa herë dr. Leka ka reaguar ndaj veprimeve antishqiptare të lobit greko-amerikan. Me 28 Janar ai shkroi kongresistit greko-amerikan Gus Yatron në lidhje me seancat e Kongresit Amerikan që ai drejtonte, dhe i bënte thirrje që ta ndalonte promovimin e kërkesave shoviniste greke në Shqipëri. Në seanca nuk ishte thirrë asnjë shqiptar që të mbronte tezën përkundër asaj greke se në Shqipëri keqpërdorej minoriteti grek.

Janë të njohura sulmet antishqiptare të shkrimtarit dhe ish gazetarit greko-amerikan Nicholas Gage kundër Shqipërisë së Jugut. Në një shkrim Gage botoi në Washington Post më 11 prill 1983 me titull”Kosova, fuçi baruti”, ku krahasohej Kosova me minoritetin grek në Shqipëri dhe kërkohej nga faktori ndërkombëtar trajtim i njëllojtë. Dr. Agim Leka replikoi në maj 1983 dhe me fakte ia hodhi poshtë Gage krahasimin e pa vend.Janë të njohura edhe reagimet e tij në mbrojtje të Ramush Haradinaj dhe çështjes së drejtësisë të luftës për çlirimin e Kosovës.

Shqetësimet për çështjen kombëtare dr. Leka i ka pasqyruar edhe në shtypin shqiptar, këtu dhe në Kosovë.

.. Ja kështu, dr. Leka, krahas detyrës humane si mjek, ka mjekuar dhe plagët e Kombit…

 

               VLERËSIME

 

Dr. Agim Leka ndjehet i vlerësuar për çfarë ka bërë në jetë. Po vlerësimi i të tjerëve për të? Ai u ndje shumë i nderuar kur  me 19 Mars 2011, Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi një Mbrëmje madhështore kushtuar përkushtimit të tij gjysëm shekulli në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Vlerat e këtij nderimi i shtoi edhe pjesmarrja dhe dorëzimi i çmimit që iu akordua prej shoqatës, nga Nobelisti Dr. Ferid Murat, kryetar nderi i shoqatës. Darka u shtrua në klubin prestigjioz të Universitetit të Harvardit.

Në këtë veprimtari vlerësuese kishin ardhë për ta nderuar dr. Lekën edhe Presidenti i Shoqatës Amerikane të Mjeksisë Dr. Peter Karmel dhe drejtori rajonal i Ministrisë Amerikane të Shëndetësisë dhe të Shërbimeve Njerëzore Dr. Jamie R Torres, të cilët edhe përshëndetën dhe e përgëzuan dr. Agim Lekën.

Dr. Agim Leka është nderuar edhe në Kongresin Amerikan me 26 Maj 1994, për hapjen e Qendrës Mjeksore Shqiptare.

Një vlerësim të veçantë i ka bërë dr. Lekës Mercy Medical Center në Rockville , duke e nderuar me motivacionin”Në mirënjohje të sinqertë  dhe vlerësim për  shërbim të dalluar, përkushtim dhe dhe angazhim në 40 vjetë.”

Në prill 2013, Shoqata Mjekësore e Shtetit të Nju Jorkut, i dha dr. Lekës një pllakë mirënjohje më mbishkrim”Në mirënjohje për 50 vjet përkushtimi, shërbimi ndaj publikut, në ushtrimin e profesionit të mjekut.”

Një vlerësim emocionues i bëri dr. Lekës në dhjetor të vitit 2006 ,Our Lady of Mercy Medical Center”, që shtroi një darkë madhështore dhe i dha mirënjohje me motivacion”në vlerësim, urimet më të mira për një jetë të gjatë dhe të lumtur me rastin e mbylljes karrierës profesionale-nga miqtë dhe kolegët”.

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: 50 vjet, Dr. agim leka, ne Sherbim, te shqiptareve

VATRA-50 VJET NGA VDEKJA E FAN S NOLIT

March 9, 2015 by dgreca

VATRA DO TA PËRKUJTOJE 50 VJETORIN E VDEKJES SË FAN S. NOLI ME NJË VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE/
Me 13 Mars 2015 mbushen 50 vjet nga vdekja e Imzot Nolit, ish kryetarit të Vatrës, editorit të parë të Diellit, themeluesit të Kishës Orthodokse Shqiptare në SHBA, diplomatit, përkthyesit, eruditit, Fan Stilian Noli.
Veprimtaria do të organizohet në Shtëpinë e Vatrës të Premte me 13 Mars 2015 në orën 6 pasdite.
Në këtë veprimtari do të shfaqet nje dokumentar nga TV Kultura Shqiptare dhe do të mbahen kumtesa nga zotërinjët: Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Frank Shkreli, Idriz Lamaj, Anton Cefa, Sinan Kamberaj dhe Dalip Greca.
Ne mesazh pershendetes vjen me kete rast edhe nga At Arthur Liolin, Kryekancelar i Kishes e Shen Gjergjit.

Filed Under: Vatra Tagged With: 50 vjet, Vatra, vdekja e Nolit

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT