• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR. DR. AGIM LEKA PROTESTONTE PER MANIPULIMIN SERB PER ORIGJINEN E SKENDERBEUT

January 16, 2019 by dgreca

– Shfletime: Dr. Agim LEKA- Një publicistikë e tërë, që proteston kundër padrejtësive të kombit-/

3 agimi i ri3 Skenderbeu1 britannica-decoder-blog480

– Dr.Agim Leka, protestë Enciklopedisë Britanike, për origjinën e Skenderbeut, të manipuluar nga serbët.

NGA PERTEFE LEKA/ Dielli

Me Dom Nikollë Mazrrekun, me Dom Ndre Zadeja…dhe profesorët e Shkodrës, 18 vjeçari, Agim Leka Borshi, bashkoi qëndresën e hapur antifashiste me penë në dorë.
Në Muzeun Historik kushtuar Skenderbeut, duhet të vendoset letra origjinale e Nolit, të cilën ia dërgoi Dr. Agim Lekës sipas kërkesës së tij. Ajo letër i shërbeu Dr.Lekës për të argumentuar dhe dokumentuar protestën drejtuar Editorit të Enciklopedisë më të madhe Britanike për të korrigjuar origjinën e Skenderbeut nga serbe në autentike shqiptare.
I ndarë prej më shumë se 74 vitesh nga vendlindja, nuk mungoi të ngrinte zërin dhe të shkruante në organet më të njohura të shtypit botëror; letra, artikuj, peticione, në emër të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre.
Po afron dita përkujtimore e Skenderbeut dhe nuk duhet harruar kontributi i Dr.Lekës me rëndësi kombëtare: PROTESTA që i bëri asaj Enciklopedie për të bërë ndryshimin nga një gabim i shkruar, në fakt historik.
Në letrën dërguar kryetarit të Akademisë së Shkencave në Tiranë, Prof.Aleks Buda 1988 së bashku me tërë dokumentacionin përkatës, i thekson ndër të tjera, rëndësinë e ruajtjes së letërkëmbimit të tij me Fan Nolin, në kohën kur Ai ishte në komunikim të drejtë për drejtë me te. Ndër të tjera I shkruan Prof.Budës: ”Këtu brenda do të gjeni letrën origjinale të Peshkop Nolit të cilit I isha drejtuar në kapacitetin e tij si historian I Gjergj Kastriotit, Skenderbej dhe të cilën letër dhe dokumentim e përdora për PROTESTËN time Enciklopedisë në fjalë.
Letra drejtuar Editorit të Enciklopedisë Britanike është njoftim nga ana Dr.Lekës e një gabimi të shkruar në te, lidhur me prejardhjen e Skenderbeut, në të cilën theksohet se si një legjendë ëdshtë dhënë si fakt historik. .
Një fragment nga letra origjinale:” I am a subscriber of the Encyclopedia Britannica and upon going over volume 20 page 726 on the topic of Skanderbeg, the national hero of the Albanians, I was surprised to read the assertion that Skanderbeg was of “Serbian origin” It is disconcerting. I believe for the traditional seriousness of the Encyclopedia Britannica that such a legend be given as a historical fact.
In view of the above, i wrote a letter to an Albanian authority on the life of Skanderbeg, his Eminence F.N.Noli. I do enclose here the reply that Metropolitan Noli has given to me with an excerpt of his book in regard to such a legend…..”
Kështu fillon një maratonë letrash me Fan Nolin dhe Enciklopedinë Britanike që zgjati nga viti 1961-1967, kohë në të cilën përfshihet edhe vdekja e Nolit që mund të shkaktonte ndonjë paqartësi .
Por Dr.Leka e kishte në dorë letrën e F.NOLIT : ”Dear Dr.Leka: Many thanks for your letter of August 11th. The origin of Scanderbeg and the legend of his Serbian descent are discussed in my “Story of Scanderbeg “pp.19-20. I enclose a cony of these two pages. As you may know, “the Story of Scanderbeg “ was my dissertation for my Ph.D. Degree at Boston University.
It was published in 1947 by Vatra, 30 Huntington Ave., Boston 16 Massachusetts. Author book in which the question is discussed is by Fr.Athanase Gegaj,”L’Albanie et  l’Invasion Turque au XV-e Siècle. It was a doctoral thesis, published by the University of Louvain, Belgium, in 1937. All you have to do is call the attention of the editors of the Encyclopedia Britannica to these, which are the latest on the subject, both of them on archival material.
Këmbëngulja e Dr.Lekës ishte e pandërprerë deri sa pritjes së gjatë i erdhi përgjigjja nga Helen, L. Carlock editorial Assistant I Enciklopedisë Britanike e cila i shkruan se në Janar të vitit 1967 do të rishkruhet artikulli i Skenderbeut, sipas autorit Tajar Zavalani dhe ku citohet Edhe libri i Noli në bibliografi.
“ Dear Dr.Leka: The rewritten article on Skanderbeg has not yet been published. It will appear in our 1967 edition, to be published in January 1967, and we enclose a tear sheet of the page. The author is Tajar Zavalani, former Program Assistant, Albanian section, B.B.C. you will note that Metropolitan Noli ’ s book is cited in the bibliography.
We are also returning Metropolitan Noli’s latter and excerpt from his book. We appreciate your continued interest in Britannica.
Sincerely
Helen L. Carlock Editorial Assistant. November 18, 1966.
Dr.Leka insistonte në korrigjimin e artikullit të Enciklopedisë Britanike, të vitit 1961, për paraqitjen e një legjende si fakt historik.
Unë them se janë shumë personalitete shqiptare që u është përvetësuar origjina e tyre nga të huajt. Po përmend vetëm një rast, që ëshë afër kohës së Skenderbeut, Mihail Artioti (1480-1556), shenjtori arbëror nga Arta e ÇAMËRISË, që solli në Rusi frymën e ideve të Rilindjes Evropiane dhe historinë e Skenderbeut, duke u shpallë botërisht humanisti i parë në Rusi, që për krenarinë e tyre, rusët e quajtën Maksim Greku.
Ndërsa, për Nanë Terezën, ne qemë me fat, se Ajo e deklaroi botërisht origjinën e saj shqiptare….
Është mirë t’i bindemi thënies së Naimit “Ç’vleftë t’i verë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt”
Nga kjo marrin vlerë historike  letrat e Dr.Lekës drejtuar Nolit dhe Enciklopedisë Britanike, dhe letrat e Nolit drejtuar Dr.Lekës.
Për t’i dhënë këto vlera kombit A.Leka e mori ushqimin nga rrënjët e familjes. Dr.Leka, nuk mund të ishte ndryshe, në qëndrimet e tij, sepse Ai ishte djali I Av.Rakip Lekës, Student i Zosimeas dhe më vonë i drejtësisë në Universitetin e Stambollit. Ishte i dyti në listën e studentëve shqiptarë që firmosën PROTESTËN e dërguar Sulltanit kundër alfabetit arab the në favor të alfabetit latin për gjuhën shqipe me 1908.
Po më 1911, kur ndodhi incidenti në Parlamentin Turk, goditja pas shpine e Ismail Qemalit, në kohën, kur Ai po fliste në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, ngjalli revoltë në të gjithë botën shqiptare. Protesta “Një shuplakë për Ismail Qemalin, është një shuplakë për kombin” u shpërnda në të gjitha klubet shqiptare….aty ishte edhe zëri dhe firma e studentit Rakip Leka.
Av.Rakip Leka ishte me origjinë nga Borshi. Një fshat i përmendur për trimëri dhe i shkruar në histori me shkronja të arta, sidomos gjatë periudhës së Skenderbeut. Fatkeqësisht një fshat që ishte bërë shkrumb hi edhe me shumë fshatra të tjera, nga andartët grek me 1914. Megjithate, Av.Leka nuk u step nga kjo mënxyrë, krenar për vendlindjen, erdhi dhe e ndërtoi shtëpinë përsëri në fshat.
Duke parë se sa vlerë të madhe kishte shkolla shqipe në ate vend, Ai mendonte se vetëm përhapja e arsimit në gjuhën shqipe do ta shpëtonte ate vend nga helenizimi I grabitqarëve grek. Vetëm shkollimi do të çonte përpara emancipimin e shoqërisë shqiptare dhe përparimin e kombit.
Në këto kushte, shtëpinë e ndërtuar prej tij e la ta përdornin si shkollë, ku përmendet me respekt dhe sot Shtëpia-shkollë e Rakip Lekës.
Me Idetë e tij përparimtare Avokat,Leka iu bashkua lëvizjes demokratike të Fan Nolit, prej së cilës më vonë pati pasoja, por i përballoi me dinjitet.
Në kohën e okupacionit të 1939-ës, mbajti qëndrim kundër fashizmit duke ruajtur pozicionin e tij si jurist i të drejtës civile.
Në gjyqin komunist u përgjegj me krenari, kur i thanë: “ I ndave djemtë, njerin me Ballin the tjetrin me Nac.Çlirim, që kush të fitojë, ti të krekosesh si gjel.”- Unë e di,- u përgjegj R.Leka, se djemtë e mij kanë shkuar të luftojnë kundër okupatorit dhe jo kundër njeri tjetrit.”
Në këte rrugëtim të familjes Dr.Leka, kurrë nuk harroi edhe kontributin e gjyshërve të tij: Nebi Sefa Lushnja, firmëtari i Pavarësisë në Vlorë dhe një nga organizatorët e Kongresit të Lushnjës, me 1920. Po kështu edhe gjyshi tjetër, Ibrahim Leka, i cili si komandant i Qarkut të Lushnjës nuk e zbatoi urdhërin telegrafik nga Valiu i Janinës që të arrestonte Ismail Qemalin dhe delegacionin që e shoqëronin ate. Për këte lamëroi Nebi Sefën që të hapte një rrugë tjetër që të kalonin nën mbrojtjen e heshtur të tij dhe pa pasoja. Kështu u realizua akti historik i 28 Nentorit 1912.
Një frymëzim tjetër, i Riu Leka e merr nga SHKODRA, siç e shkruan vetë:” Shkodra ka qenë nepër shekuj ndriçim diturie dhe një kështjellë krenarie për urtësinë dhe trimërinë shqiptare, për më tepër mishëron lidhjen historike si mburojë e qytetërimit përendimor. Nuk ishte e papritur që gjatë sundimit të Italisë Fashiste, kur penda helmuese e priftit italian Fulvio Cordignano sulmoi bërthamen e ekzistencës shqiptare në revistën famkeqe “Rivista d’Albania “mars 1941, përgjigjja e rreptë doli nga ky qytet historik, nga Shkodra e Teutës, me dy broshura të cilat me mendimin tim përfaqësojnë fillimin e qëndresës së hapur nga penda shqiptare, kundër sundimit fashist: Broshura “Skandali Cordignano dhe mprojtja e kombit shqiptar” nga Nikë Barcolla, pseudonim i Dom Nikollë Mazrrekut. Dhe broshura nga profesorët e Shkodrës “Cordignano në gjyq përpara botës” frymëzuan rininë e Tiranës të bënin demostrata kundër Italisë Fashiste.”A.Leka
Atëhere edhe 18 vjeçari Leka bashkohet me protestën e studentëve, profesorve dhe klerikëve patriotë nga Shkodra.
Artikulli : ”Skandali Kordinjano dhe mbrojtja e popullit shqiptar”, nga Nik Barcolla, ishte në momentin e duhur. Si ishte e mundur që Kordinjano, studiusi i Albanologjisë për 30 vjet, që i kishte ngritur lart vlerat e shqiptarëve, të ndryshojë kahje dhe të shkruaj me neveri për shqiptarët. Si duket shkrimin famëkeq e botoi për të justifikuar pushtonjësit fashist, se kishin ardhur të civilizojnë një popull të prapambetur.
Për këte shkruan Leka, iu drejtova Dom Nikollë Mazrrekut, në Famullinë e Tiranës, ku Ai kishte krijuar një rreth ”Veprimi Katolik” ku zhvillonte një veprimtari të gjallë me të rinjtë.
“ Ishte  viti 1942, shkova. t’i merrja leje Dom Nikollës për botimin e librit të tij, që e kisha përkthyer italisht pa ditur se do të lejohesha ta botoja. Isha një student 18 vjeçar dhe përpara meje ishte një burrë i gjatë, i veshur me petkun e thjeshtë fetar, që me penden e tij kishte nxitur mijëra studentë të DEMOSTRONIN për liri. Fjala e ëmbël e tij dhe idealizmi i tij për atdheun tonë të shtypur ishin mbizotërues në bisedën tonë. Ai e kishte për zemër Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin, Skenderbeun, të cilit I kushtoi shumë këngë, në mijëra faqe “.A.Leka
Edhe pse Dom N.Mazrrekun e degdisën në fshatrat e Malësisë në Pukë dhe librin ia sekuestroi Luogotenenca iItaliane , i Riu Leka nuk i ndali përpjekjet për ta botuar përkthimin, për t’i treguar fashistëve se shqiptarët janë popull me dinjitet duke e titulluar “Risposta a Cordignano sui suoi giudizi nei riguardi degli Albanesi”(Përgjigje Kordinjanos përmbi gjykimet e tij mbi shqiptarët. ”Pas shumë përpjekjesh nën terrorin fashist shtypshkronja Kastrioti botoi 2000 kopje të cilat u shpërndanë në mënyrë klandestine nepër konsullata, nepër zyra italiane në vendqëndrime te tyre, në atë kohë kur libri në gjuhën shqipe ishte i sekuestruar.
Edhe protestën e profesorëtve te liceut të Shkodrës “Kordinjano në gjyq para botës” e përktheu në italisht dhe e vuri në parathënie të librit të përkthyer, pa ndryshuar asgjë nga shkrimi i Dom Mazrekut.
Libri ishte i shoqëruar me një parathënie “ Prefacione e traduzione di Agim Leka Borshi.’ “Molte furono le risposte provocato da questo articolo inopportuno, circa il momento e quanto al contenuto, offensivo dei nostri sentimenti nazionali e della nostra Patria”
Parathënien e fillon me vargjet e Fishtës:( Na jem’ t’bijt e nji fisi të përmendun,//n’dorë, qi i ndriti si rrfeja çeliku,//qi e qestisë veç t’u dridhun anmiku,//qi t’tanë bota kah besa e nderon.) vargjet i përktheu italisht. .Ishte reagimi i Fishtës kur u shkrua artikulli i Kordinjanos : “Ç’ka i ka ba Shqipnija Kordinjanos që e urren kaq fort.”
Po kështu përktheu edhe nga letra e studentëve katolikë të Shkodrës, cilët iu drejtuan rektorit me një peticion me 46 firma, ku kërkonin që At Fulvio Cordignano ta tërhiqte publikisht artikullin në fjalë “ se na ka fye si shqiptarë faqe mbarë botës, ç’ka s’asht aspak e vertetë. Shqiptarët e kanë mirëpritun në malet tona tash 20 vjet, pa dallim feje dhe ai ngrihet dhe u mohon kombësinë dhe origjinën për të cilën ato aqë fort krenoheshin”
Të gjitha këto Dr.Leka I ka përmbledhur në artikullin “Nik Barcolla dhe profesorët e Shkodrës në mbrojtje të Kombit Shqiptar (Gazeta Illyria Janar 2001) ”Në këte botim Dr.Leka vendosi në krye fotografinë që i dërgoi Dom Nikollë Mazrreku, pas vitit 1990 me shënimin prej tij “Të fala, me shumë mall”
Komunikimi pas 90-tës qe I shkurtër me Dom Mazrrekun, sepse Ai ishte në fund të jetës.
Ishte motra e tij, Marija që i shkruante Dr.Lekës. letrën e saj e ruante si një dokument për ta përjetësuar në vepra letrare, historike, ose në filma me tirazh të gjatë. Letra e Marijes ishte një sintezë e tragjedisë së një populli, gjatë diktaturës komuniste. Sa herë e lexonte ate leter, derdhte lot.
Më ka surprizuar simpatia e Dr.Lekës pas gegërishtës letrare të Dom Nikollës, kur thoshte se Ai ‘fliste një gegërishte të pastër, të ëmbël , ku mbizotëronte idealizmi i tij për atdheun” Kjo e ka bërë, që në parathënien e përkthimit të citojë jo vetëm vargjet e Fishtës, që i vendosi në krye, por edhe në mbyllje ka cituar vargjet e të ëmblit, Dom Ndre Zadeja:
” Dishmitarë ty të thrras, o e tepruemja //duresë shqiptare, ti që vuen pa za.//e bren pa ndie, e kjan pa ankim// e therr pa vra… (. ishte poeti Dom Ndre Zadeja që i drejtoi autorit një letër proteste të hapur me titull “At Fulv Cordignanos” të shkruar në 291 vargje.)
Zoti mos e thëntë që ta humbasim këte bukuri gjuhësore, plot elegancë e muzikalitet. të gegnishtës letrare, t’i njohin brezat këta kollos të gjuhës së bukur shqipe. Ta kultivojmë e të gjejmë një mesatare për gjuhën letrare që t’i përgjigjemi më mirë bashkimit tonë kombëtar, që po na thërret.
I riu leka përsëri Apelon kundër atyre që shkatërruan bashkimin kombëtar.
Si pjesëmarrës i Konferencës së Mukjes, si ithtar i ideologut nacionalist Mit’hat Frashëri, si nxënës i profesorit të nderuar në Liceun e Korçës, Abaz Ermenji, bashkoi apelin e tij me heroin e rezistencës, Major Abaz Kupin, i cili në vitin 1943, në malet e Krujës, kërkoi një front të përbashkët me të gjitha grupet nacionaliste shqiptare, për t’i bërë ballë sllavokomunizmit. Në atë kohë ishte shumë aktiv në shkrime, parulla, trakte, peticione, që botoheshin te gazeta “LIRIA “ e Musine Kokalarit .
Këte qëndrim antikomunist, A.Leka e mbajti edhe kur ishte jashtë Shqipërisë.
Në shtator të vitit 1957 boton në “The New York Times” me pseudonimin ILLYRIKUS, artikullin “Për lirinë shqiptare kërkohet një politikë pozitive Amerikane” e nxitur nga vizita e Harrison Salisbury në shqipëri dhe intervista me kryeministrin, M.Shehu.
Ndër të tjera shkruan……
“Integriteti territorial dhe pavarësia e Shqipërisë, ishin ndër tiparet themelore të politikës së SH.B.A-ve në kohën e Woodrow Wilson, emri i të cilit simbolizon përpjekjet pionere amerikane për demokraci dhe drejtësi nepër botë, me interesim të veçantë për mbijetesën e kombeve të vogla …..Kritika e Z.Shehu ndaj një miku kaq të sinqertë të popullit shqiptar, Z.Hrry T Fultz, Ish-anëtar i Misionit Amerikan dhe ish-drejtor i Shkollës Teknike Amerikane në Tiranë, ku Z.Shehu pati privilegjin të arsimohej, është një trillim fund e krye. Kjo është tipike e demagogjisë komuniste dhe tregon një mospërfillje të turpshme të mirënjohjes tradicionale dhe të përhershme shqiptare, ndaj miqëve të saj të huaj.” Dr.A.Leka
Përsëri Dr.Leka Proteston
Me 18 Janar 1969 në “New York Times”me titullin “Shqiptarët e Jugosllavisë” me rastin e
vrasjes së një djali kosovar në demostratën e Prishtinës …..
Editorit të gazetës” New York Times, 6.2.1969 …..“ kërkesa e kosovarëve, që të lartësojnë pozitën politike nga një krahinë autonome brenda republikës serbe, në një republikë të plotë brenda Federatës Jugosllave është plotësisht e drejtë, e merituar, nga populli kosovar që ka vuajtur në dy breza nën sundimin serb.”….
Me 17 Korrik 1971, në “ New York Times”. kur u lidhën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë e Greqisë, ku vuri në dukje përsekutimet greke në Çamëri në mbrojtje të integritetit tokësor të vendit .
Proteston me artikullin “Dilema greke e Shqipërisë “ që u botua në shumë gazeta në gjuhën shqipe kundër Nikolla Gage, kryetar I një organizate veriepirote për shkrimin e tij në “Washington Post”, “Kosova, fuçi baroti” në prill. të vitit. 1993.
N.Gage kërkonte të barazonte autonominë e 2 miljon shqiptarëve që përbëjnë 90% të popullsisë në Kosovë, ish krahinë autonome e ish Jugosllavisë me një minoritet të vogël grek të ardhur dhe të vendosur në pjesën jugore të Shqipërisë.
Nuk mund të përfshihen në një shkrim të gjithë artikujt protestues të Dr.Lekës për çështjen kombëtare, por po veçoj dy të fundit në mbrojtje të individëve të përfshirë në aspektin nacional.
Proteston me një shkrim të gjatë drejtuar Ambasadorit Francez në Washington DC, për çështjen Haradinaj, të trajtuar në planin kombëtar, nga ku merr përgjigje të menjëhershme nga organet kompetente.
Proteston edhe për çështjen Morina, në mbrojtje të djaloshit të arrestuar, që lartësoi dronin në stadium me flamurin e Shqipërisë etnike. Edhe pse ishte me probleme shendetësore, pothuaj në fund të jetës, Leka me entuziazmin që e karakterizonte e botoi shkrimin në shumë gazeta të kohës, shqip edhe anglisht.
Çdo protestë e Dr. Lekës kishte një tematikë, ate kombëtare, kishte një argument, dokumentin historik, të drejtën ndërkombëtare, kishte një qellim, zgjidhjen e problemeve etnike,Shqipërinë Natyrale Prandaj mund ta themi me krenari, që ishte Doktori, që me publicistikën e tij u përpoq të shëronte plagët e kombit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. agim leka, Enciklopedia Biritanike, Pertefe Leka, Skenderbeu

AGIM LEKA, PJESËMARRËSI I FUNDIT I KONFERENCËS SË MUKJES

March 13, 2018 by dgreca

1-Frank-300x212

Nga Frank Shkreli/

U nda nga kjo jetë një kolos i komunitetit shqiptaro-amerikan, Dr. Agim Leka. Ai ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare të ënjtën e javës që kaloi në Nju Jork, duke iu bashkuar kështu vargut të gjatë të bashkohasve të tij, pjesëtarëve të nacionalizmit shqiptar të cilët kanë mbetur të pakët në numër e që po ndahen nga kjo jetë dita ditës.  Kombi po humb shumë me kalimin në amshim të këtij brezi patriotësh.  Ai u varros të hënën në varrezat Ferncliff Cemetery në Scarsdale të Nju Jorkut.  Njoftimin e vdekjes së tij e bëri Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mjekësisë.   Doktor Leka i përkiste brezit të emigrantëve shqiptarë të pas luftës dhe ishte njëri prej aktivistëve më të respektuar të komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim, në New York dhe më gjërë.

Kush ishte Dr. Agim Leka?  Ishte një njeri me shumë talente, ndërkohë që është dalluar nga dedikimi i tij gjithë jetën ndaj edukatës dhe shërbimit ndaj të tjerëve.  Dr. Leka ka lindur në Delvinë të Shqipërisë, një fshat i vogël afër kufirit me Greqinë, më 25 Janar, 1924.  Dr. Leka ishte ndër mjekët e parë mes shqiptarëve të Amerikës.  Ai mbaroi studimet në Universitetin La Sapienza të Romës më 1959 dhe më vonë në Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të New Yorkut.   Ai u bë i njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan si një ndër kundërshtarët më të rreptë të regjimit komunist të Shqipërisë.   Dr Leka vinte nga një familje atdhetarësh të njohur dhe ai vetë shprehte një dashuri të madhe për vendlindjen.  Ai u tregua kurdoherë mjaft aktiv për çështjet e Shqipërisë në SHBA dhe ka lobuar shpesh në favor të të drejtave shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre.  Dr. Agim Leka konsiderohej si pjesëmarrësi i fundit që ishte ende gjallë, në konferencën e Mukjes në gusht, 1943.  Dr. Agim Leka ka marrë pjesë pjesë si përfaqsues i Ballit Kombëtar.

Dashuria e tij për Shqipërinë dhe për shqiptarët, pa dallim, është frymëzuar nga ngjarjet historike që kishin influencuar jetën e prindërve, të gjyshave e gjysheve, profesorve të tij dhe të tjerë, të cilët nepërmjet sakrificave për Atdheun e tyre, bënë Shqipërinë një shtet të lirë dhe të pavarur, më 1912.  Babai i Dr Agim Lekës, Rakip Leka – rrjedhë nga fshati historik i Borshit dhe ishte diplomuar “suma cum laude” në Universitetin Perandorak në Stamboll, Dega e Jurisprudencës. Babai i tij Rakipi, kishte shërbyer si njëri prej gjykatësve të parë të emëruar nga Ismail Qemali, duke arritur nivelet më të larta të jurisprudencës shqiptare të kohës.  Gjyshi i Dr. Lekës, nga ana e mamasë, Nebi Sefa, ka qenë njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë. (Marrë nga Libri, Shqiptarët më të sukseshsëm të Amerikës).

I ndjeri Dr. Agim Leka

Doktorin kam pas nderin dhe privilegjin ta njihja dhe kam qenë në kontakt me të deri para një viti.   Dr Leka dallohej për aktivitetin e tij humanitar në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe më gjërë.  Ai ka një histori të gjatë prej pothuaj 50-vjetësh aktiviteti në ndihmë të të gjithë refugjatëve, por sidomos në mbështetje të komunitetit shqiptar në Amerikë, e të cilit ai ka qenë pjesë e pa ndarë dhe ku ka zën një vend të denjë në historinë e këtij komuniteti, prej më shumë se një shekulli.  Veprimtaria e tij e gjatë në shërbim në komunitetit shqiptaro-amerikan ka filluar në vitin 1953, pikërisht në një komunitet arbëresh në shtetin Nju Xherzi, të bashkuar rreth organizatës së tyre, “Gjergj Kastrioti Skendërbeg”.

Si shembull i aktivitetit të Dr. Agim Lekës me emigrantët shqiptarë ishte lidhja e tij me Kishën Katolike Shqiptare në Bronx.  Në lidhje me këtë doktori i ndjerë kujtonte takimet e para me këtë komunitet duke u shprehur se, “Mora një telefonatë nga Mons Zef Oroshi i Kishës Zoja e Këshillit të Mirë (në Bronx të New Yorkut), i cili më ftoi që të shkoja tek kisha e tij për të vaksinuar fëmijtë shqiptarë të ardhur në këtë vend nga trojet e tyre nën Malin e Zi”, vaksina të zakonshme kudo për fëmijtë e asaj moshe, thotë Dr. Leka, “por që në të vërtetë u ishin mohuar fëmijve shqiptarë në vendin e tyre të origjinës.”  Duke përgëzuar Mons Oroshin për këtë nismë, Dr. Leka i shkruante Monsinjor Zef Oroshit se ishte tepër i kënaqur që i ishte përgjigjur ftesës së tij.  Doktor Leka është shprehur se ndihej aq miër për mundësisnë për të ndihmuar komunitetin sa që është shpreehur ai, “Rrallë herë e kam ndjerë veten aq të kënaqur në ushtrimin e profesionit tim — pa kurrfarë interesi material ose monetar – duke i dhënë ndihmën time mjekësore bashkësisë shqiptare, këtij populli në nevojë e që është pjesë e pa ndarë e racës sonë.”

Në letrën e tij, dërguar udhëheqsit fetar Mons Oroshi, në vitin 1972 Dr. Leka përgëzon Kishën Katolike Shqiptare pë nismën shëndetsore të asaj kohe dhe premton ndihmën e tij të vazhdueshme, në bashkpunim edhe me mjekë të tjerë shqiptarë, ashtuqë si pas tij, “Të gjithë fëmijtë shqiptarë të çdo feje dhe krahine të gëzojnë shëndet dhe jetë të lumtur në vendin bujar të Amerikës.”  Premtimin e shprehur në atë kohë për të ndihmuar komuntetin shqiptar në Amerikë, ai e mbajti gjatë dekadave të fundit.  Ky pra, ishte Dr. Agim Leka, i pa përtesë dhe i gjithkugjendur në shërbim të popullit të vet, gjithmonë i dashur dhe i nderuar.  Jeta dhe veprimtaria e tij në shërbim të të tjerëve, le të jetë shembull për të gjithë ne.

Ndërkaq, në një mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes ssë Dr Lekës, dërguar 2 djemëve dhe familjeve të tyre, Kancellari i Kishës Orthodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara i përndershmi Arthur Liolin shkruan se Dr. Agim Leka dhe bashkshortja e tij e dashur Elizabeta (që ndërroi jetë vitin e kaluar) ishin një çift shembullor. Të dy këta së bashku personifikonin një frymë ekumenizmi, humanizmi dhe angazhimi shoqëror, së bashku me dedikimin ndaj karierave të tyre, në shërbim të njerëzve të kësaj bote”, shkruan i Përndershmi Liolin në mesazhin botuar në gazetën Dielli.  “Fryma e tyre miqësore me të tjerët, ishte diçka më tepër se vetëm tolerancë pasi tejkalonte dashurinë që ata kishin për trashëgiminë dhe kulturën e vet shqiptare, për origjinën dhe për aspiratat e saja në të ardhmen. Ata (çifti Leka) ishin aq të pasionuar ndaj trashëgimisë së tyre, aq sa ishin edhe si qytetarë të dedikuar ndërkombëtarë, për të mos thënë edhe  universal”,  thuhet në mesazhin  e nënshkruar nga Kancelari i Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë, i Përndershmi At Arthur Liolin dhe bashkshortja e tij Margaret.

Me vdekjen e Doktor Agim Lekës, komuniteti shqiptaro-amerikan ka humbur humanistin më të përkushtuar dhe njërin prej atdhetarëve dhe mbështetësin më të flakët të çështjes shqiptare, gjatë luftës së ftohtë dhe pas shembjes së komunizmit.  Dr. Leka do mbahet mend si njeri i drejtë dhe shpirtmirë, i cili gjatë jetës së tij i shërbeu të afërmit dhe Atdheut me besnikëri dhe dashuri dhe njerëzimit në përgjithësi, pa kërkuar kurrë asnjë shpërblim.  Si dashamirës i kahmotshëm i Dr. Agim Lekës marrë pjesë në pikëllimin e familjes dhe të komunitetit për humbjen e tij, ndërkohë që me ndjenjat më të thella dashamirësie, shprehi përdhimbtimet e mia më të sinqerta djemëve të tij Donaldit dhe Drinit me familjet e tyre.  Ai pushoftë në paqë!

Dr. Agim Leka ka marrë shumë lëvdata dhe dekorime gjatë jetës dhe karierës së tij, përfshirë nga Kongresi amerikan, organizata të ndryshme mjekësore, e të tjera. Fotoja më lartë është nga data 19 Mars, 2011, kur Shoqata Mjekësore Shqiptaro-amerikane organizoi një mbrëmje madhështore kushtuar përkushtimit të tij gjysëm shekullor në shërbim të shëndetit të qytetarëve.  Dekorata e shoqatës iu dorëzua Dr. Lekës nga Nobelisti me origjinë shqiptare, Dr. Ferid Murat, kryetar nderi i asaj shoqate.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Dr. agim leka, Frank shkreli, ne Konferencen e Mukjes, pjesmarrës/

SALUTE TO A GREAT ALBANIAN AMERICAN

March 12, 2018 by dgreca

1 agimi portret

Last Sunday night, at Frank Campbell Funeral Home,  Dr. Agim Leka reposed amid white standing sprays, floral wreaths and photographs capturing moments of a life well-lived. Tucked in gently, next to his right side, there were two genuine notes handwritten by his grandchildren. All gathered represented the first, second and third generation Albanian-Americans and all felt connected to one another because he connected with all of us. Relatives, friends, colleagues, community representatives and a senior level delegation of Vatra led by Vice Chairman, Agim Rexhaj, paid their respects to the sons, Donald and Drin, their families and the extended lineage of the Leka house.

“Dr. Leka is the last member of the Mukje Conference,” said Pertefe Leka, referring to the historic meeting of 1943 that aimed to unify the Albanian political spectrum against the fascists in 1943 and lay the initial groundwork for Ethnic Albanian state. Here history is not found in a book, the references and the events are tied to the Leka’s as far back as the dawn of the modern state of Albania in 1912. In a few moments, the proud and devoted member of the Leka family, Pertefe has produced a print out of an article written by Dr. Agim Leka in November of 2000. His notes describe how at the age of 18, he had translated in Italian the response of Dom Nikolle Mazreku defending the Albanian nation from the racist insults by father Fulvio Cordignano. Indeed it is fitting to bring this particular moment to light, since, in his own words Dr. Leka states that it was “the spark that resurrected my national feelings and reinforced my conviction that I was to carry on the family’s tradition of peaceful Albanian nationalism…”  A teary eyed woman dressed in black kneeled by the casket. Holding back tears, she said that the Albanian-American Medical Society (AAMS) owes a debt of gratitude to Dr. Leka. In 2011, the organization honored him with the Lifetime Achievement Award at the Harvard Club. The emotional co-founder of AAMS, Dr. Lindita Çoku, revealed that her estimeed colleague was indiscriminate in landing a helping hand. “It didn’t matter to him,” she said, ” the family background, political affiliations or party preferences. As members of the medical profession in this country, they were equally deserving of his help.” Dr. Leka was passionate about his career and his professional duties. His life’s passion made him a  beacon of humanity because he followed the Hippocratic Oath inside the hospital halls, and answered the higher call of his conscience to uphold the patriotic tradition of his ancestors in Albania.

A philanthropic and pioneering doctor with an exemplary passion for history and love for his country.

Dr. Leka was inspired by the highest principles of humanity and we are inspired by him.

(Rafaela Prifti -Dielli, English Language Editor )

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. agim leka, SALUTE TO A GREAT ALBANIAN AMERICAN

DR. AGIM LEKA

February 2, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli*/
Ditët e fundit lexova në gazetën Dielli të Federatës Pansqiptare të Amerikës”Vatra” një letër që doktori i njohur për aktivitetin e tij prej më shumë se 50-vjetësh në komunitetit shqiptaro-amerikan, Dr. Agim Leka i drejtonte famullitarit të Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në New York, At Pjetër Popaj. Me atë letër, Dr. Leka, njofton udhëheqsin e kësaj kishe se në muzgun e jetës së tij ka vendosur t’i dhurojë “Klinikës Nënë Tereza” pranë këtij objekti fetar, klinikën dhe zyrën e tij prej pesë dhomash ku ai ka ushtruar mjekësinë për pothuaj 50-vjetë, në Baldwin të Long Island-it. Dr. Leka falenderon Perendinë për këtë frymëzim për t’ia dhuruar Klinikën e tij Kishës Katolike në New York, duke thënë se ka qenë “gjithmonë ëndërra ime për të ndihmuar imigrantët të cilët kishin nevojë për kujdesje shëndetsore, në një vend si ky i yni ku, ku anglishtja është gjuha zyrtare.”
Doktori i denjë i komunitetit shqiptaro-amerikan, Dr Agim Leka i shkruan Dom Pjetrit se “beson që është detyra jonë e përbashkët që të ndihmojmë ata të cilët kanë imigruar në këtë vend dhe të cilët nuk janë të përgatitur të përballen me problemet që paraqiten në vendin e ri ku kanë vendosur të kalojnë jetën e tyre.”
Nuk është për tu habitur për këtë gjest humanitar të doktorit të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan. Dr. Leka ka një histori të gjatë prej pothuaj 50-vjetësh aktiviteti në ndihmë të të gjithë refugjatëve, por sidomos në mbështetje të komunitetit shqiptar në Amerikë, e të cilit ai ka qenë dhe është pjesë e pa ndarë dhe ku zë një vend të denjë në historinë e këtij komuniteti, prej më shumë se një shekulli. Veprimtaria e tij e gjatë në shërbim në komunitetit shqiptaro-amerikan ka filluar në vitin 1953, pikërisht në një komunitet arbëresh në shtetin Nju Xherzi, të bashkuar rreth organizatës së tyre, “Gjergj Kastrioti Skendërbeg”
Pak kohë më vonë, rrëfen në letrën e tij Dr. Leka, “Mora një telefonatë nga Mons Zef Oroshi i Kishës Zoja e Këshillit të Mirë (në Bronx të New Yorkut), i cili më ftoi që të shkoja tek kisha e tij për të vaksinuar fëmijtë shqiptarë të ardhur në këtë vend nga trojet e tyre nën Malin e Zi”, vaksina të zakonshme për fëmijtë e asaj moshe, thotë Dr. Leka, “por që në të vërtetë u ishin mohuar fëmijve shqiptarë në vendin e tyre të origjinës.” Duke përgëzuar Mons Oroshin për këtë nismë, Dr. Leka i shkruante atij se ishte tepër i kënaqur që i ishte t’i përgjigjur ftesës së tij, duke u shprehur se, “Rrallë herë e kam ndjerë veten aq të kënaqur në ushtrimin e profesionit tim –pa kurrfarë interesi material ose monetar –duke I dhënë ndihmën time mjekësore bashksisë shqiptare, këtij populli në nevojë e që është pjesë e pa ndarë e races sonë.”
Në letrën e tij, dërguar udhëheqsit fetar Mon Oroshi, në vitin 1972 Dr. Leka përgëzon Kishën Katolike Shqiptare pë nismën shëndetsore të asaj kohe dhe premton ndihmën e tij të vazhdueshme, në bashkpunim edhe me mjekë të tjerë shqiptarë, ashtuqë si pas tij, “të gjithë fëmijtë shqiptarë të çdo feje dhe krahine të gëzojnë shëndet dhe jetë të lumtur në vendin bujar të Amerikës.”
Premtinin e shprehur në atë kohë për të ndihmuar komuntetin shqiptar në Amerikë, ai e mbajti gjatë dekadave të fundit pa përtesë dhe i gjithkugjendur. Mirëpo, duke i dhuruar “Klinikës Nën Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare në New York, ndërtesën e klinikës së tij prej 50-vitesh kësaj qendre, Dr. Agim Leka premitimin e dhënë në fillim do e vazhdojë përgjithmonë edhe në të ardhmen edhe pasi Perendia të ketë vendosur t’a thërras në atë jetë shërbestarin e vet të mëshirës.

Dr. Agim Leka në letrën e tij dërguar famullitarit të Kishës Katolike Shqiptare në New York, Dom Pjetrit i uron sukses në themelimin e “Klinikës Nënë Tereza” duke thënë se shpreson që të gjejë kënaqësinë e veçantë që ai e kishte përjetuar duke u shërbyer sidomos atyre shqipztarëve dhe kombësive të tjera, të cilët kanë vuajtur në kampet e përqëndrimti dhe në burgjet e komunizmit. Për më tepër, shprehet Dr. Leka, klinika do mbajë emërin e Nën Terezës, e cila së shpejti do të shpallet shënjëtore dhe e cila do të vazhdojë të shërbejë si shembull e mirësisë për të gjithë poujt e botës, e sidomos thotë Dr. Leka, “shembull për populin tonë, i cili ka vuajtur për pothuaj gjyëm shekulli nën një diktaturë të egër komuniste”.
Dr. Leka përfundon letrën e tij dërguar Dom Pjetrit dhe e cila u botua në gazetën Dielli, duke thënë se, beson që “martirët, klerikët e të gjitha besimeve dhe njerzit e thjeshtë do të jenë të kënaqur kur nga Parajasa shohin punën tonë” të përbashkët në këtë fushë, në shërbim të komunitetit.
KUSH ËSHTË DR. AGIM LEKA — Agim Leka është një njeri me shumë talente, ndërkohë që është dalluar nga dedikimi i tij gjithë jetën ndaj educates dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Dr. Leka ka lindur në Delvinë të Shqipërisë, një fshat I vogël afër kufirit me Greqinë, më 25 Janar, 1924. Dashuria e tij për Shqipërinë dhe për shqiptarët pa dallim është frymëzuar nga ngjarjet historike që kishin influencuar jetën e prindërve, të gjyshave e gjysheve, profesorve të tij dhe të tjerë, të cilët nepërmjet sakrificave për Atdheun e tyre, bënë Shqipërinë një shtet të lire, më 1912. Babai i Dr Agim Lekës, Rakip Leka – ishte nga fshati historik i Borshit dhe ishte diplomuar “suma cum laude” në Universitetin Perandorak në Stamboll, Dega e Jurisprudencës. Babai i tij Rakipi ka shërbyer si njëri prej gjykatësve të parë të emëruar nga Ismail Qemali, duke arritur nivelet më të larta të jurisprudencës shqiptare të kohës. Gjyshi i Dr. Lekës, nga ana e mamasë, Nebi Sefa, ka qenë njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë. (Marrë nga Libri, Shqiptarët më të sukseshsëm të Amerikës).
Dr. Agim Leka ka marrë l[vdata dhe dekorime përfshirë Kongresin ameirkna, orgnaizata të ndrshme mjekësore e të tjerea. Foto më lartë është me rastin kur m 19 Mars 2011, Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi një Mbrëmje madhështore kushtuar përkushtimit të tij gjysëm shekulli në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Dekorata e shoqatës iu dorëzua Dr. Lekës nga Nobelisti me origjinë shqiptare, Dr. Ferid Murat, kryetar nderi i shoqatës.
* Në foto sipër, Dr Leka nga e majta duke vaksinuar fëmijtë shqiptarë në Kishën katolike Shqiptare në Bronks, viti 1972. Në foto gjithashtu Mons Zef Oroshi/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dr. agim leka, Frank shkreli

AGIM LEKA, MJEKU QË KUROI PLAGËT E KOMBIT DHE U SHËRBEU PËR 50 VJET SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

December 13, 2015 by dgreca

NGA DALIP GRECA/(Dielli arkiv)Një mbrëmje të ftohtë të marsit 2014, së bashku me dr. Skënder Murtezanin, udhëtuam nga Bronxi drejt Baldwin, një qytezë, e vendosur në pjesën jugore të Long Island- ishullit më të populluar në të gjithë Amerikën- për dendësinë e popullsisë, renditet i 17-ti në Botë.Nëse do të ishte shtet Long Island, do të renditej i 13-ti në Amerikë, në SHBA-pas Virginias. Dendësia e popullsisë është 5402 banorë për një milje katrore (2,086 për  km2.). Ishulli ka një popullsi prej 7,740, 208 (Sipas statistikave të 2013-ës), ndërsa qyteza e Baldwin, sipas Censusit prill 2010, regjistronte një popullsi prej 23.455 banorë. Baldwin është një njësi banimi që klasifikohet e pasur; të ardhurat mesatare për çdo familje janë $72.456. Pikërisht këtu është vendosur dr. Agim Leka me familjen, që në vitin 1960, ku hapi zyrën e tij të shërbimit shëndetsor. Në muzg shtëpia ka një pamje magjike, veçanërisht në lindje dhe perëndim të diellit, tabloja që përfitohet është e rrallë.Qëndrojmë një copë herë duke vëzhguar diellin që po “zhytet” në oqean, ndërsa dr. Murtezani bën telefonatën e mbërritjes. Dr. Agimi i shoqëruar nga zonja Elisabeth dalin në paradhomë dhe na presin me përzemërsi shqiptare. Edhe pse nga shëndeti nuk janë mirë, duken plot gjallëri dhe gëzimi për vizitën, u lexohet ndër sy.

Pas përshëndetjeve, dr. Leka propozon që të shkojmë për darkë në  restorantin Oak Schalet , që është jo më larg se 7 minuta  prej shtëpisë së tyre.          Është një restorant me klientelë të zgjedhur, ku gjithçka të mbetej në mendje, që nga tavolinat me dru lisi, kthinat, dhe gjellët karakteristike të kuzhinës gjermane, e deri tek gjysëm ndriçimi, që krijon një mjedis romantik. Biseda nis që aty dhe dr. Agimi, kujton rininë, luftën, shkollimin të shtrirë në shumë shtete, ardhjen në Amerikë, studimet universitare, praktikën mjeksore, specializimin, njohjen me bashkëshorten Elizabeth, punën studimore, shërbimin ndaj komunitetit shqiptar, pa harruar veprimtarinë e tij në mjekimin e plagëve të Kombit, artikujt në The New York Times… dhe këtë shërbim e ka nisë që në rininë e tij…Shqetësimi për plagët e Kombit ka qenë pjesë e vetëdijes së tij kombëtare.

Vonë kthehemi sërish në shtëpinë e dr. Lekës dhe vazhdojmë aty bisedën e nisur në restorant Oak Schalet.  Zonja Elizbeth duket pak e lodhur, por fisnikëria nuk e lejon që të largohet. Ulet në një nga kolltukët dhe e ndjek bisedën tonë.

Dr. Agim Leka ka se çfarë tregon nga jeta e tij 90 vjeçare, e cila që në rini është e mbushur përplot ngjarje, ku ai ka qenë protagonist. Më tregon se ka qenë me fat për trashëgiminë familjare dhe për shkollimin, që e ka kryer në shkollat më të mira të kohës.

Edukata familjare la gjurmë tek dr. Agim Leka dhe i përcaktoi orientimin kombëtar.Shërbimin ndaj Kombit, ai e ka konsideruar detyrë, si testament i trashëguar nga gjyshi; Ibrahim Leka Borshi, i cili pat kryer detyrën e Qark/komandantit të Beratit dhe Lushnjës, dhe gjyshi tjetër Nebi Sefa. Ende sot rrëfehen shërbimet e gjyshit të tij atdhetar, i cili shpëtoi Ismail bej Qemalin nga arrestimi, duke e udhëhequr drejt Vloës përmes Myzeqesë. Po ashtu ai krenohet me gjyshin nga nëna, Nebi Sefa, i cili ishte delegat i Lusnjës në Kuvendin e Shpalljes së pavarësisë në Vlorë dhe nënshkrues i aktit historik, si dhe kontribues kryesor në Kongresin kombëtar të Lushnjës. Po nuk kishte se si të mos ndikonte tek ai dhe babai, një intelektual i spikatur i kohës së tij. Juristi Rakip Leka dha një kontribut të vlefshëm profesional në shtetin e pavarur shqiptar, duke shërbyer në poste të larta në Ministrinë e Drejtësisë.

Dr. Leka, thotë se i është mirënjohës babait të tij, që i shpjegoi me detaje vuajtjet e popullit kosovar nën Serbi, vuajtje që ngjanin si dy pika ujë me vuajtjet e shqiptarëve të Jugut nga represioni dhe masakrat greke. Babai i dr. Agimit, Rakip Leka, e kishte përjetuar në moshën 16 vjeçare djegien e fshatit të tij, Borsh nga andartët grekë. Rrefimet e të atit i dhanë kahje nacionaliste vetëdijes së tij.

Dr. Agim Leka më tregon se ishte me fat që njohu apostullin e shqiptarizmës, Mit’hat Bej Frashërin, me të cilin i pat nisë  takimet në librarinë e tij në Tiranë dhe mbeti një nxënës i zellshëm i ideve të tij. Në edukimin e tij nacionalist lanë gjurmë edhe Prof. Vasil Andoni, Prof. Abaz Ermenji dhe nacionalistë të tjerë.

 

NË RRUGËT E LUFTËS DHE TË JETËS

 

Dr. Leka nuk e ka të vështirë ta kthejë pas shiritin e kujtesës. Ai kujton se pushtimi fashist i Shqipërisë e gjeti në radhët e demonstruesëve në Korçë, ku kryente studimet në Lice. Organizimi i Batalionit të Liceut të Korçës, në mars 1939, e gjeti në radhët e tij, si luftëtar, nën komandën e Prof. Abaz Ermenji. Ishte më i riu i batalionit, vetëm 15 vjeç. Në pranverën e vitit 1943 ai është në radhët e luftëtarëve të ballit nën komandën e Abaz Ermenjit në Skrapar. Atje pati rastin të takohej me udhëheqësin e misionit anglez në Shqipëri, kolonel McLean. Po atë pranverë Agim Leka është pjesmarrës-vëzhgues, në Kongresin e Ballit në Berat. Dy nga fotografitë e kësaj pjesmarrje, janë botuar nga publicisti Ylli Polovina në Gazetën Illyria në  New York.

I riu Agim leka, pati fatin që të ishte në Konferencën e Mukjes, ku komunistët e prishën marrveshjen e nënshkruar nga diktati i Jugosllavëve sepse në të njihej e drejta e vetëvendosjes për Kosovën, trevat e tjera etnike në Maqedoni e Mal të Zi si dhe Çamërinë shqiptare, sipas Kartës së Atlantikut.

Dr. Leka, kujton se me 28 nëntor 1943 me një grup djelmoshash të Ballit Kombëtar, realizuan një takim me heroin e 7 prillit, Abaz Kupin. Aty, thotë dr. Leka,-  mbajta një fjalë të zjarrtë ku kërkova bashkimin e ballistëve me Legalistët. Fati e deshi, thotë dr. Leka, që me 9 janar 1976, heroi i 7 prillit, Abaz Kupi, ndërroi jetë nën përkujdesjet e tij mjeksore, pas një operacioni të rëndë në spitalin Mercy Medical Center në Rockeville Center, NY.

-Fati ka qenë me mua,- thotë dr. Leka. “U largova nga Shqipëria pa mbaruar lufta. Me 2 maj 1944, së bashku me 100 studentë shqiptarë, duke qenë se lufta i kishte ndërprerë shkollat në Shqipëri, udhëtuam drejt Vienës për të vazhduar studimet.”

Pas një viti ai përfundoi me sukses studimet në Gjimnazin e Salzburgut. Diploma e Salzburgut i dha mundësi që të regjstrohej në Universitetin”La Sapienza” të Romës. Nga ajo kohë ruan një kujtim; ishte ndalur në Milano para se të shkonte në Romë. Në Milano ai ishte pjesmarrës i rastësishëm në një manifestim popullor në Piazzale Loreto, ishin varur nga partizanët italianë, trupat e udhëheqësit fashist Benito Musolini dhe së dashurës së tij Clara Petacci.

– Më bëri përshtypje, thotë dr. Leka se si ai popull që kishte thirrur për vite me radhë”Rroftë Duçja” ,tash qëllonte kufomat me zemrim! Turmat entuziazmohen, manipulohen, zemrohen…

 

SHKOLLIMI- NGA KORÇA E TIRANA, NË FIRENCE, SALZBURG, ROMË,  NEW YORK…

 

Shkollimi i dr. Agim Leka u bë në shkollat më të njohura të vendit dhe jashtë tij. Për shkak të luftës atij iu desh që të arsimohej në disa shkolla. Filloi në Liceun Francez të Korçës, më i miri në vend. Për katër vite studioi aty dr. Leka. Më pas u zhvendos në Liceun “Francesco Krispi” në Tiranë, për t’u zhvendosur më pas në Liceun”Cicognini” në Firenze të Italisë. Maturën do ta kurorëzonte në Salzburg të Austrisë.

Studimet universitare dr. Leka i kreu në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e njohur “La sapienza” të Romës, ku u diplomua si mjek kirurg më 1953. Pas diplomimit ai vjen në SHBA për  të kryer intership në Jersey City në New Jersey. Beteja për studimet mjekësore nuk kishte mbaruar ende. Ai vazhdoi specializimin në Universitetin e Nju Jork-ut dhe në “Graduate School” të Universitetit të Pensilvanisë, ku u specializua për  sëmundjet e brendshme, me përqëndrim të posaçëm në Kardiologji. Ky specializim i mori dr. Agim Lekës, jo pak, por pesë vjet, nga viti 1953 deri në vitin 1958.

 

NGA KENTUCKY NË NEW YORK

 

Pas specializimit dr. Agim Leka, në qershor të vitit 1958, u emërua specialist internist në spitalin e veteranëve në Louisville, Kentucky, spital i Qeverisë amerikane. Po ashtu ai ishte në të njëtën kohë dhe pedagog në Universitetin e Lousville, Shkollë e Mjekësisë. Përvoja dyvjeçare që fitoi në Kentucky ishte me vlerë. Pas dy vjetësh ai u kthye në Nju Jork. Dr. Leka nuk e harron datën 1 korrik 1960. Ajo ishte një ditë e veçantë sepse pikërisht me 1 korrik hapi zyrën e tij mjekësore në Baldwin në Long Island,  New York. Dalëngadalë qyteza e vogël u bë pjesë e jetës së tij, ndërsa ai një mjek i papërtuar, që ishte përherë pranë pacientëve të tij.

Kalendari kronologjik i shërbimeve të tij mjekësore është i pasur me data e kontribute. Në vitin 1978 dr. Leka emërohet Instruktor i Mjekësisë së Brendshme në Stony Brook University në Long Island. Ky është një ndër universitetet e njohura në fushën hulmtimit publik, edhe pse është relativisht i ri, renditet ndër më të njohurit në Amerikën e Veriut.Kontributi i dr. Agim Lekës edhe në këtë institucion ishte me vlera.

Në vitin 1994. Dr. Agim Leka u emërua asistent –profesor i sëmundjeve parandaluese në  New York Medical College në Valhalla, NY. Këtë pozitë ai do ta mbante deri në 31 Dhjetor 2002, kur për arsye të moshës e mbylli veprimtarinë akademike, për ta vazhduar ende atë profesionale.

Shërbimet e dr. Agim Lekës janë me vlerë. Ai ishte anëtar i Komitetit Edukativ i “Mercy Medical Centre” në Rockville Centre, NY. Në atë kohë dr. Leka kreu një shërbim me vlerë për komunitetin.Arriti që të ndërlidhte Universitetin e Harvardit në Boston me Mercy Medical Centre në Long Island. Kjo u bë për të parën herë dhe tërhoqi vëmendjen e medias.

-Kjo, thotë dr. Leka, ishte e para dhe e vetmja lidhje që Universiteti i famshëm i Harvardit, realizonte me një Institut jashtë Bostonit. Ardhja e profesorëve të Harvardit në Long Island bëri përshtypje të madhe dhe solli një përvojë të çmuar. Zbulimet e fundit të shkencëtarëve të arritura në Universitetin e famshëm të Harvardit u publikuan nga profesorët në konferencat e Harvardit në Long Island.

Kjo ngjarje nuk i shpëtoi as gazetës The New York Times, e cila në numrin e saj të 26 prillit 1975, shkroi:”Bashkëshoqërimi i Harvardit me Mercy Hospital, një nga katër spitalete Dioqezës të Rockville Centre, që përmbledh tërë rajonin e Long Island-it, u krye prej dr. Agim Lekës nga Baldwin, anëtar i Komitetit Edukativ.

Dr. Agim Leka, tha se pasi ka frekuentuar kurse në shkollën mjekësore të Harvardit, ai pa nevojën për ta prurë atë program”afër vendit ku jeton dhe të lidhur me vendin e punës…”.

 

NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT SHQIPTAR

 

Dr. Agim Leka është i njohur për shumë familje shqiptare në shtetin e  New York-ut. I janë mirënjohës doktorit, veçanërisht shqiptarët e porsaardhur në Amerikë, të cilët për shkak të gjuhës, i trokisnin shpesh në derë doktorit.

Dr. Leka, më tregon se, veprimtaria e tij humanitare mjeksore për një gjysëm shekulli të ushtrimit të profesionit, u shërbeu pacientëve të shtresave të ndryshme shoqërore, që nga diplomatët, ministra të qeverive shqiptare postkomuniste të ardhur këtu për mjekime e ekzaminime, nacinonalistë të ikur nga Shqipëria pas luftës së Dytë Botërore, Heroi Kombëtar antifashist Abaz Kupi, shqiptarëve nga Kosova dhe viseve të tjera etnike, që vuajtën nën genocidin e sllavëve, si dhe ish të përndjekurit e burgjeve të diktaturës komunsite, që erdhën pas vitit 1990 në Amerikë.Janë të shumtë emigrantët që kanë marrë shërbimin dhe këshillat e tij mjekësore.

Dr. Leka, me zërin e tij të butë,me zemrën plot dashuri e atdhetarizëm,  thotë se si mjek, si shqiptar, u ka shtrirë dorën dhe u ka shërbyer me zemër, të gjithë shqiptarëve që i kanë trokitë në derë.

Shërbimi i tij në ndihmë të komunitetit shqiptar nisi që në vitin 1960, kur hapi zyrën në Baldwin.

Dr. Leka i ka shërbyer falas komunitetit shqiptar me vizita, vaksina e shërbime të tjera. Ja se çfarë i ka deklaruar ai Revistës”Jeta Katolike”  të majit 1972, kur  përshkruan përvojën e tij me fëmijët shqiptarë gjatë vaksinimit, të mbledhur në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë:” Rrallëherë e kam ndjerë veten time aq të kënaqur me ushtrimin e profesionit se sa kur, pa ansjë interes lëndor, i jap ndihmën time mjeksore, bashkësisë shqiptare, popullit tim, që ka nevojë, dhe që është pjesë e pandarë e racës sonë…”.

Por në tërësi, Komuniteti Shqiptar, e ka prekur shumë herë kontributin e dr. Lekës. Ai ka kryer shërbime të vlefshme për komunitetin. Dr. Leka për të ndihmuar bashkësinë shqiptare të  New York-ut me rrethe, siguroi ndërlidhjen me Qendrën Mjeksore ”Our Lady of  Mercy Medical Centre” në Bronx dhe shkollën mjeksore “ New York Medical College” në Valhalla, në Westchester County; krijoi “Qendrën Mjeksore Shqiptare” me 3 Qershor 1994. Kjo Qendër u përurua nga klerikët e të tri feve, nga diplomatët shqiptarë në Kombet e Bashkuara dhe nga përfaqësues të politikës amerikane. Me këtë rast, kongresmeni demokrat Eliot Engel, i dha dr. Lekës një çmim të veçantë. Pllaka me këtë çmim u lexua nga Kongresmeni Engel edhe në Kongresin Amerikan me 26 Maj 1994. Në çmim evidentohet roli kryesor që dha Dr. Leka në krijimin e “Qendrës Shqiptare të Shëndetit”. Edhe kjo ngjarje nuk kaloi pa u pasqyru në shtypin e kohës. Gazeta “The Bronx Times Reporter” e 9 qershorit 1994, Studio TV Victoria dhe gazeta ILLYRIA i kushtuan shkrime dhe kronika televizive kësaj ngjarje.

Dr. Agim Leka, vazhdoi për 12 vjet të punonte me përkushtim në shërbim të bashkësisë shqiptare në Bronx, duke kryer vizita dy herë në javë në klinikën e hapur në Bronx, përveç asaj në Baldwin. Për arsye të moshës, me 31 dhjetor 2006, ai e kishte të vështirë të udhëtonte nga Long Island në Bronx.

Një vit më vonë, me 30 qershor 2007, po për arsye të moshës, dr. Leka do të mbyllte veprimtarinë aktive edhe në zyrën ku shërbeu për gati 50 vite, në Baldwin. Ishte 83 vjeç, një jetë të tërë në roje të shëndetit të qytetarëve.

***

Dr. Leka i ka shërbyer komunitetit shqiptar edhe në fusha të tjera, përveç mjekësisë. Në shtator të vitit 1967 dr. Leka me bashkëshorten Elizabeth, profesoreshë e gjuhëve të huaja, dhe një grup edukatorësh shqiptarë të devotshëm në përkushtim Kombëtar, hapën shkollën shqipe të Qendrës Shqiptare në Woodhaven, Jamica, New York. Dr. Leka drejtonte funksionimin administrativ të shkollës, ndërsa zonja e tij, Elizabeth, drejtonte anën akademike. Çifti Leka pati fat se në këtë nismë iu bashkuan edhe Prof. Sami dhe Diana Repishti, që të dy profesorë të njohur dhe të regjistruar në Shtetin e Nju Jork-ut. Elizabeth Leka, çifti Repishti, Dr. Ramazan Turdiu, Nesti Andrea, morën përsipër mësimin e gjuhës shqipe dhe historisë shqiptare, dr. Leka mori përsipër mësimin e shqipes në klasën e më të rriturve. Në këtë nismë kontribuan edhe: Albert dhe Joan Fundo, zonja Mini Domni dhe të tjera zonja kontribuan për mësimin e valleve dhe këngëve shqiptare. Qyteti i Nju Jork-ut vuri në dispozicion të bashkësisë shqiptare shkollën publike nr. 60 në Woodhaven, Jmaica, NY. Shkolla shqipe ishte e ndarë në pesë klasa nga 5 vjeç deri në 16 vjeç. Shkollën e frekuentuan 80 nxënës.

 

NË NDIHMË TË SHQIPËRISË DEMOKRATIKE

 

Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe ngjarjet që pasuan, ngjallën shpresa edhe tek dr. Agim Leka. Nisja e ndryshimeve në Shqipëri e gjeti atë të gatshëm për kontribute konkrete.

Ai u ndje mirë, kur djali i tij, Donald Leka, ndërmjetësoi për lidhje ndërmjet Shqipërisë dhe shtetit të Oklahomes. Donald Leka në pozicionin e kryetarit të Shoqatës Amerikane Sirius Systems Inc, inicioi bijësimin ndërmejt Universitetit të Oklahomes dhe Universitetit të Tiranës, i pari në historinë e dy kombeve. Dr. Leka së bashku me Donaldin vizituan Universitetin e Oklahomes së bashku me një delegacion nga Universiteti i Tiranës realizon lidhjen. Marrëveshja u nënshkrua nga Rolanda Dhimitri, zv/ rektorja e universitetit të Tiranës dhe pala tjetër.

Më 1992, dr. Leka së bashku me Joan Fultz Kontos, e bija e profesorit të shquar amerikan Harry Fultz, ish drejtor i Shkollës Teknike të Tiranës e hapur që më 1922, Donald Leka dhe një grup dashamirësisht të Shqipërisë, ndërmjet tyre dhe ambasadori William Kontos, bashkëshorti i Joana Fultz, krijuan Fondacionin Edukativ Shqiptaro-Amerikan Harry Fultz”. Fondacioni u ndihmua financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Fondacioni SOROS. Qëllimi i fondacionit ishte rihapja e Shkollës teknike Harry Fultz në Tiranë. Mijëra studentë e kanë frekuentuar këtë shkollë. Dr. Leka ishte nënkryetar i Fondacionit deri në 31 Mars 2006. Donald Leka, një nga themeluesit e fondacionit, u emërua drejtor ekzekutiv, pozitë që e mbajti për shtatë vjet, kohë kur u trasferua me zonjën e tij Claire Leka në  New York.

Gjithësesi, dr. Leka ndjehet mirë, që i biri i tij, Donaldi nuk është ndarë nga Shqipëria as sot e kësaj dite. Para pak ditësh ai ishte sërish në Shqipëri, ku media shqiptare e kishte në qendër të vëmendjes.

 

GJITHË JETËN DUKE MJEKUAR PLAGËT E KOMBIT

 

Që në rini Agim Leka ishte i kthjellët në qëndrimin nacionalist. Reagimet e tij janë pjesë e vetëdijes kombëtare. Ishte vetëm 18 vjeç kur me 5 Maj 1942 përktheu dhe botoi librin”Skandali Cordignano dhe Mbrojtja e Kombit Shqiptar” në gjuhën italiane me titullin” Risposta a Cordignano su suoi giudizi nei riguardi degli Albanesi”. Ishte një aventurë e gjatë botimi i këtij libri, që dr. Leka ma tregon me detaje. Nuk ishte e lehtë, duheshin kaluar shumë pengesa sepse në Shqipëri ishin italianët, por ai arriti që ta botonte librin në 2 mijë kopje përmes Shtypshkronjës ”Kastrioti”. Libri u shoqërua me një parathënie të shkruar nga i riu Agim Leka”Prefazione e traduzione di Agim Leka(Borshi)”. Ai spjegonte aty nevojën për botimin e librit në gjuhën italiane gjatë pushtimit fashist. Punimi në origjinal ishte shkruar me pseudonimin Nike Barcolla. Autori i vërtetë ishte kleriku atdhetar Don Nikollë Mazrreku, që aso kohe ishte ndihmës famullitar në famullinë Katolike të Tiranës. Libri mbronte Kombin shqiptar, kundër një artikulli denigrues përkundrejt Kombit shqiptar shkruar nga prifti katolik italian Fulvio Cordignano, i cili pat botuar një punim antishqiptar në “Rivista d’Albania” me titull” L’Albania nella storia e nella vita ossia visione panoramica di un piccolo mondo primitive”. Botimi i priftit fashist shkaktoi indinjatë, ndërkohë që studentët shkodranë i dorëzuan rektorit të Jezuitëve në Shkodër  peticionin, ku kërkonin që At Fulvio Cordignano, të tërhiqte publikisht artikullin, ndërsa grupi i profesorëve të  Liceut të Shkodrës, botuan një broshurë me titull” Cordignano në gjyq para botës”! Punimi i Don Nikollë Mazrrekut “Skandali Kordignano dhe mbrojtja e Kombit shqiptar” ishte një përgjigje e merituar. Pas botimit Don Mazrreku u internua në fshatrat e malësisë për mënjanuar ndikimin e tij në kryeqytet, ndërsa libri i shkruar në shqip, u sekuestrua me urdhër të Mëkëmbsit të Mbretit Viktor Emanueli…

Dr. Leka ka qenë përherë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve që kishin të bënin me Shqipërinë. Ja një shembull: Gazeta amerikane The New York Times e 7 shtatorit 1957 botoi shkrimin e dr. Agim Leka(me pseudonimin “Illyricus”) me titull”Për Lirinë e Shqipërisë, kërkohet një politikë pozitive amerikane për të nxitur çlirimin nga Sovjetikët”. Në artikull dr. Leka shkruante:”Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Amerikës z. Dulles se”Qeveria amerikane nuk do të pushojë përpjekjet e saja të shohi Shqipërinë të lirë është e mirëpritur pa dyshim nga shumica e madhe e Kombit shqiptar, e cila e sheh demokracinë amerikane , drejtimin shpirtëror të botës. Atë që shqiptarët duan ta shohin si shtojcë e kësaj deklarate, është një garanci nga z. Dulles që SHBA nuk do të lejojnë një tjetër shqyerje të Kombit shqiptar, i cili është gjysëm i coptuar.”

Më 1961, dr. Leka protestoi në redaksinë e Enciklopedisë Britanike për jetshkrimin e gabuar për heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që paraqitej me origjinë serbe. Dr. Leka ishte shqetësuar dhe i kërkoi ndihmë Metropolitan Fan S Noli, për të dokumentuar prejardhjen shqiptare të Gjergj Kastriotit. Përgjigja erdhi nag Peshkop Noli me 21 gusht 1961. Letra shoqërohej me dokumente të botuar në librin e Nolit”George Kastrioti Scanderbeg”. Dr. Leka i dërgoi dokumentet dhe u korrigjua gabimi. Në ribotimin e vitit 1967, Enciklopedia Britanike botoi, jo më shkrimin me burim serb, por shkrimin jeshkrues të Tajar Zavalanit për heroin Kombëtar të Shqiptarëve.

Në bisedë, i kujtoj dr. Lekës ,se në arkivin e Federatës Vatra kam gjetë një kronikë të veprimtarive të organizuara me rastin e 60 vjetorit të gazetës Dielli, ku morën pjesë edhe arbëreshët e italisë. Në kronikë shkruhej se në konferencën shkencore, përshkruhej dhe një ligjëratë juaja për një dokumentar televiziv në NBC. A mund të kujtoni detaje, çfarë përshkruante dokumentari dhe cili ishte reagimi?

Spjegimi i dr. Lekës:- Me 29 Dhjetor 1968, një vit para se të vinin arbëreshët në ceremonitë madhështore të 60 vjetorit të Diellit, ishte shfaqur në kanalin NBC dokumentari “Sicilia e Rosselinit”. Në dokumentar Rosselini thoshte:” Prania greke akoma ndjehet në Sicili. Ky fshat është “Piana Dei grecci”, fjalë për fjalë”Rrafshina e grekëve”. Ndikimi i Greqisë kristiane duket haptazi këtu:”Musolini urdhëroi që emri të ndryshohet në Piana degli albanesi”(rrafshina e shqiptarëve”, por kjo nuk e bëri punën. Prapë Piana është akoma greke në dukje  dhe zakonet e vjetra mbahen të pa prekura.”

Cili ishte reagimi juaj, dr. Leka?

“ I dërgova një letër të hapur regjizorit italian Roberto Rosellini me anë të Kanalit Televiziv NBC duke i dokumentuar shqiptarsinë e Arbëreshëve dhe i kërkova kanalit televiziv që ky dokumentar nuk duhej shfaqur më për pasaktësi. Po ashtu, ua dërgova arbëreshëve letërkëmbimin me kanalin  televiziv NBC , duke iu kërkuar që të mbronin origjinën e tyre. Reagimi ishte i menjëhershëm, Kanali televiziv ktheu përgjigje se dokumentari nuk do të shfaqej më. Dhe kështu ndodhi.”

Dr. Leka përherë ka qenë i ndjeshëm ndaj Kombit të vet. Ngjarjet në Kosovë në fundvitet ’60 ai i përjetoi me dhimbje. Me 18 janar 1969, Gazeta The New York Times, botoi një letër të gjatë të dr. Lekës me titull”Shqiptarët e Jugosllavisë.” Kjo letër ishte e frymëzuar nga një shkrim që vetë gazeta kishte botuar rreth vrasjes të një djali shqiptar në demonstratën e 28 nëntorit 1968 në Prishtinë.

Shkëpusim një fragment nga letra:” Qeveria Jugosllave mund të fitojë dashamirësinë e Botës së qytetëruar dhe të vetë kosovarëve, po qe se i trajton demonstruesit në mënyrë njerëzore.Gjithashtu, qeveria jugosllave mund të mësojë nga eksperienca amerikane, se demonstratat e zhvilluara në mënyrë paqsore mund tu vënë në dukje autoriteteve dhe botës mbarë padrejtësira, të cilat po të ndreqen me kohë, do të mund të ndihmojnë në fuqizimin e shtetit… Tito duhet t’i japë Kosovës pozitën politike që sot kërkon…”

Vëmendjen e dr. Lekës e kanë tërhequr edhe lëvizjet e shtetit grek në Jug të Shqipërisë. Nisja e shkrirjes së akujve në marrdhëniet mes Shqipërsië dhe Greqisë pas 31 vjet ngrirje, sollën reagimin e dr.Lekës. Në një letër me titull” Lidhjet e Shqipërisë me Greqinë”, që The New York Times e botoi me 17 Korrik 1971 në faqen editoriale, dr Agim Leka, pasi denonconte politikën absurde dhe kërkesat po absurde të Greqisë mbi Shqipërinë e Jugut, coptimin e saj, dhe pushtimin e Çamërisë, shkruante:”Konferenca e Paqes së Parisit 1919-20, përfundoi me coptimin e Kombit Shqiptar ndërmjet fqinjëve të saj duke lejuar pjesë të mëdha të trevave shqiptare të përvetohen nga shteti Jugosllav dhe shteti Grek”.

Rrallë gjejmë ndonjë intelektaul që të ketë reaguar kaq kthjelltsisht si dr. Leka. Me 12 shkurt ai i bëri një thirrje shkrimtarit disident jugosllav Milovan Djilas, i cili kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Titos, të cilit i kërkoi që të ngrinte zërin për lirimin e kolegut shkrimtar Adem Demaçi.

Detyra e atdhetarit nuk mbaroi këtu; dr. Leka u lidh me Komitetin për të Drejtat e Njeriut në NY, për të ndihmuar bashkësinë shqiptare në NY për të grumbulluar e dërguar pako ndihmash për të burgosurit shqiptarë në burgjet jugosllave. Ky Komitet u lidh me Ambasadën amerikane në Beograd që të ndërmjetësonte për dorëzimin e pakove tek të burgosurit shqiptarë.

Disa herë dr. Leka ka reaguar ndaj veprimeve antishqiptare të lobit greko-amerikan. Me 28 Janar ai shkroi kongresistit greko-amerikan Gus Yatron në lidhje me seancat e Kongresit Amerikan që ai drejtonte, dhe i bënte thirrje që ta ndalonte promovimin e kërkesave shoviniste greke në Shqipëri. Në seanca nuk ishte thirrë asnjë shqiptar që të mbronte tezën përkundër asaj greke se në Shqipëri keqpërdorej minoriteti grek.

Janë të njohura sulmet antishqiptare të shkrimtarit dhe ish gazetarit greko-amerikan Nicholas Gage kundër Shqipërisë së Jugut. Në një shkrim Gage botoi në Washington Post më 11 prill 1983 me titull”Kosova, fuçi baruti”, ku krahasohej Kosova me minoritetin grek në Shqipëri dhe kërkohej nga faktori ndërkombëtar trajtim i njëllojtë. Dr. Agim Leka replikoi në maj 1983 dhe me fakte ia hodhi poshtë Gage krahasimin e pa vend.Janë të njohura edhe reagimet e tij në mbrojtje të Ramush Haradinaj dhe çështjes së drejtësisë të luftës për çlirimin e Kosovës.

Shqetësimet për çështjen kombëtare dr. Leka i ka pasqyruar edhe në shtypin shqiptar, këtu dhe në Kosovë.

.. Ja kështu, dr. Leka, krahas detyrës humane si mjek, ka mjekuar dhe plagët e Kombit…

 

               VLERËSIME

 

Dr. Agim Leka ndjehet i vlerësuar për çfarë ka bërë në jetë. Po vlerësimi i të tjerëve për të? Ai u ndje shumë i nderuar kur  me 19 Mars 2011, Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi një Mbrëmje madhështore kushtuar përkushtimit të tij gjysëm shekulli në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Vlerat e këtij nderimi i shtoi edhe pjesmarrja dhe dorëzimi i çmimit që iu akordua prej shoqatës, nga Nobelisti Dr. Ferid Murat, kryetar nderi i shoqatës. Darka u shtrua në klubin prestigjioz të Universitetit të Harvardit.

Në këtë veprimtari vlerësuese kishin ardhë për ta nderuar dr. Lekën edhe Presidenti i Shoqatës Amerikane të Mjeksisë Dr. Peter Karmel dhe drejtori rajonal i Ministrisë Amerikane të Shëndetësisë dhe të Shërbimeve Njerëzore Dr. Jamie R Torres, të cilët edhe përshëndetën dhe e përgëzuan dr. Agim Lekën.

Dr. Agim Leka është nderuar edhe në Kongresin Amerikan me 26 Maj 1994, për hapjen e Qendrës Mjeksore Shqiptare.

Një vlerësim të veçantë i ka bërë dr. Lekës Mercy Medical Center në Rockville , duke e nderuar me motivacionin”Në mirënjohje të sinqertë  dhe vlerësim për  shërbim të dalluar, përkushtim dhe dhe angazhim në 40 vjetë.”

Në prill 2013, Shoqata Mjekësore e Shtetit të Nju Jorkut, i dha dr. Lekës një pllakë mirënjohje më mbishkrim”Në mirënjohje për 50 vjet përkushtimi, shërbimi ndaj publikut, në ushtrimin e profesionit të mjekut.”

Një vlerësim emocionues i bëri dr. Lekës në dhjetor të vitit 2006 ,Our Lady of Mercy Medical Center”, që shtroi një darkë madhështore dhe i dha mirënjohje me motivacion”në vlerësim, urimet më të mira për një jetë të gjatë dhe të lumtur me rastin e mbylljes karrierës profesionale-nga miqtë dhe kolegët”.

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: 50 vjet, Dr. agim leka, ne Sherbim, te shqiptareve

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT