
VATRA 113 Vjet në Shërbim të Kombit
Me rastin e 113-vjetorit të themelimit, Federata Panshqiptare VATRA në Boston do të ndajë 10 bursa nga $500 për studentë shqiptarë që ndjekin studime Bachelor në kolegje apo universitete të akredituara në Massachusetts.
Kriteret për aplikim:
• Të jetë me origjinë shqiptare dhe shtetas shqiptar ose kosovar.
• Të jetë i regjistruar ose i pranuar në një institucion arsimor në Massachusetts.
• Të ketë mesatare B+ (3.3) ose më lart.
Të dërgojë në adresen: vatraboston@gmail.com
• Përshkrim personal (në email)
• Transkript zyrtar të notave
• Kopje të dokumentit të identifikimit (pasaportë ose certifikatë lindjeje)
Prioritet u jepet studentëve me të ardhura të ulëta ose që marrin ndihmë financiare.
Aplikimet pranohen nga 9 – 23 Prill 2025
Dërgoni email me dokumentet në: vatraboston@gmail.com
Ceremonia e ndarjes së bursave dhe Simpoziumi “VATRA – 113 Vjet në Shërbim të Kombit” do të mbahet:
E shtunë, 26 Prill 2025 – Ora 11:30 AM – 3PM
Katedralja Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, Boston (Kisha e Nolit)
Mirë se vini për të mbështetur rininë shqiptare!