
Vatra Chicago celebroi Mother’s Day në ambientet e Cafe Mirage dhe nën tingujt e muzikës shqiptare sjellë nga DJ Albert Hide. Një festë e shkëlqyer në nderim dhe mirënjohje për sakrificën e dashurinë që falin nënat e mrekullueshme të kombit tonë. Nënat shqiptare në Diasporë dhe në Chicago janë një shembull i vlerave më të çmuara e më të vyera të kombit tonë. Trashëgimi e gjallë shpirtërore, kombëtare, familjare, komunitare e atdhetare. Ato japin kontributin e tyre në mbarëvajtjen e familjeve të shenjta dhe në shoqëri. Nënat tona të mrekullueshme që na bëjnë të ndihemi krenarë çdo ditë me kontributin, shembullin e figurën e tyre të lartë. Zoti i bekoftë të gjitha nënat shqiptare kudo që janë. Nënat, simbol i jetës, dashurisë, vazhdimësisë, ekzistencës…