

Disa momente të bukura nga Turneu i Futbollit për fëmijë që u zhvillua sot në ambientet e Albanian Cultural Center organizuar nga Vatra Chicago. Ky aktivitet sportiv u realizua me ndihmën e sponsorizueses, shumë të nderuarës Zj. Manuela Papazisi e cila është tashmë e njohur në komunitetin shqiptar. Vlen për tu përmendur këtu dhe kontributi shumë i çmuar i z. Naser Hoxha për mbështetjen e tij të vazhdueshme në aktivitetet tona. Pjesëmarrja ishte e gjërë, me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare të cilët u brohoritën nga prindërit dhe familjarët që ishin të pranishëm. Një e dielë ndryshe do ta quanim dhe ishte kënaqësi të shihje fëmijë të entuziazmuar me proekupimin për të shënuar sa më shumë gola. Në fund të ndeshjes u ndanë kupa për fituesit dhe golshënuesit më të mirë, u ndanë medalje, topa futbolli dhe gjithashtu fëmijëve ju dhuruan kostume sportive. Ky aktivitet mbetet ndër më të pëlqyerit këtë vit dhe shpresojmë të kemi sa më shumë të këtij lloji në vazhdim. Një falenderim i veçantë për Z.Ardian Ruci për kordinimin e gjithë aktivitetit dhe Z.Shkëlzen Cakeri për bashkëpunimin e palodhur si dhe sponsorizimin e të gjitha të pijeve, ujë, lëngje frutash, patatina etj për të gjithë lojtarët.
Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme