Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” është organizata më e vjetër e shqiptarëve në SHBA. Orientimet tona strategjike si dhe angazhimet tona konsistojnë vetëm në avansimin dhe prosperitetin e interesit nacional për shiptarët kudo që ndodhen.
“VATRA” nuk anon politikisht dhe nuk mbështetë asnjë grupim politik e as grupe tjera interesi por vazhdon të punoj dhe të bashkëpunojë me institucionet e zgjedhura si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Tuz dhe Luginën e Preshevës pa asnjë paragjykim politik por vetëm si përfaqësues legjitim të popullit tonë në të gjitha trevat etnike.
I bëjmë me dije opinionit publik se tendencat dhe përpjekjet për manipulim të opinionit nga një medium në Tiranë se qenka organizuar “një tubim online” i njëfar strukture fantome duke keqpërdorur emrin e “VATRËS”, janë përpjekje të zbehta dhe të ulëta të një grupi individësh që ka kohë që kanë humbur rrugën dhe orientimin. Organet legjitime dhe lidershipi i “VATRËS” ka njoftuar me kohë antarësinë dhe opinionin publik se ata individ nuk janë pjesë e organizatës sonë, nuk përfaqësojnë organizatën, madje edhe kanë ndalesa nga organet e drejtësisë sa i takon këtij aspekti.
I bëjmë me dije këtij mediumi se “VATRA” nuk bie nën ndikimin e askujt, të asnjë grupimi politik, grupi të interesit apo mediumi dhe nuk ka forcë që e përkulë lidershipin e organizatës sonë në këtë orientim perëndimor dhe civil. Individëve që nuk janë pjesë e strukturave tona dhe që abuzojnë me emrin dhe logon e “VATRËS” do ju tregojmë vendin me anë të rrugës ligjore ashtu siç kemi vepruar edhe në të kaluarën duke respektuar në plotni Kanunoren tonë dhe legjislacionin në fuqi të shtetit në të cilin veprojmë.
“VATRA” është e të gjithëve, është pasuri dhe vlerë kombëtare, andaj vazhdojmë pa u ndalur me punët e mira dhe angazhimet tona për avansimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.
Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”,
Dr. Elmi Berisha