
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe organizata MAASBESA ftojnë të gjithë shqiptarët e Bostonit dhe rrethinave të bashkohen në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar, më 29 nëntor 2025, nga ora 11:30 AM deri në 1:30 PM, në sheshin e Bashkisë së Bostonit (Boston City Hall Plaza), për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ky aktivitet madhështor do të shënojë krenarinë dhe unitetin tonë kombëtar nën ngjyrat kuqe e zi.
Në të njëjtën ditë, do të zhvillohet edhe parada tradicionale e makinave, e cila tashmë është bërë pjesë e përvitshme e festës sonë kombëtare me iniciativë të Neritan Nate Xherimeja e Cunat e Bostonit etj!
Të interesuarit ftohen të mblidhen nga ora 9:00 AM deri në 10:30 AM në adresën:
25 Middlesex Canal Park Dr., Woburn, MA 01801
Nisja do bëhet drejt Bostonit, ku automjetet do parakalojnë nëpër qytet dhe do përfundojnë në sheshin e Bashkisë së Bostonit, ku do ngrihet flamuri ynë kombëtar.
Ejani të gjithë, me familjet dhe miqtë tuaj, për ta festuar së bashku Ditën e Pavarësisë, Kuq e Zi në zemër të Bostonit!