- I PRANISHE EDHE MINISTRI-KESHILLTAR NE AMBASADEN SHQIPTARE NE WASHINGTON, SHKRIMTARI VISAR ZHITI/
- -DEBAT MBI KRIMET E DIKTATURES KOMUNISTE NE SHQIPERI, MOSNDESHKIMI I FAJTOREVE SI DHE INFORMIMI I BREZIT TE RI NE SHBA ME KETO KRIME /
Vatra ju fton të Shtunën me 28 Prill 2018, në orën 11.00 am në promovimin e romanit “Mbi Varkën e Karontit” të autorit Dine Dine, ish i burgosur politik i diktaturës komuniste, anëtar i Këshillit të Vatrës që nga viti 1991.
Romani “Mbi Varkën e Karontit” përcjell një kalvar të dhimbshëm vuajtjesh,përmes të cilit, ka kaluar vetë autori. Në këtë roman Dine ka krijuar simbolikën e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e të vdekurve nga njëri breg i lumit në tjetrin.
Këtë roman për vlerat që mbart dhe simbolikën që përcjell Vatra po e përkthen në gjuhën angleze për t’i mundësuar brezit të ri në SHBA njohjen me krimet e diktaturës komuniste. Përkthimi ka përunduar dhe së shpejti do të botohet.
Ejani të Shtunën në Vatër për t’u bërë pjesë e diskutimit-promovues.
Adresa
VATRA
2437 Southern BLVD
BRONX, NY 10458