• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rreth veprës “Burgu i Spaçit” të disidentit Dine Dine

January 18, 2023 by s p

Lek Mirakaj/

Pas librit “Mbi Varkën e Karontit” dëshmi e arrestimit dhe hetuesisë, shkrimtari desident Dine Dine i cili kaloi rreth katër dekada nëpër kampet e internimit dhe ferrin e burgjeve të komunizmit, vjen para lexuesit me një libër voluminoz, ku në cilësinë e protogonistit, na sjell me cilësi artistike, të vërtetën e hidhur të përjetuar në burgun famëkeq të Spaçit. Është shkruar, por jo aq sa duhet mbi njërin nga institucionet më çnjerëzore dhe të turpshme, që pushtuesit shqipfolës, duke marrë eksperiencën më të keqe të gulagëve stalinian, për dyzet vjet e përdorën si instrument dhune dhe nënshtrimi në Shqipëri. Shumë bashkëvuajtës e kanë trajtuar temën e burgjeve ne diktaturë, Visari, Fatosi, Agimi, Zydiu, Maksi e plot të tjerë, kanë krijuar atë që ka hyre në fjalorin e letërsisë me termin “letërsi e burgjeve”. Një emër që po imponohet me cilësi dhe autoritet është pa dyshim Dine Dine. Libri më i fundit i Dines ‘Burgu i Spaçit ” është mbresëlënës, ku karakteret e figurave që autori, në shumicën e rasteve i ka shokë e miq të tij, i përshkruan me dashuri por edhe me vërtetësi. Për ne që kemi pasur fatin e keq dhe të mirë njëkohësisht, me i jetu në vetë të parë shumë nga episodet dhe karakteret që Dine na i sjell në kujtesë, mund të them se na vijnë të freskëta sikur të kishin ndodhur dje. Për të mos u keqkuptuar, kur thashë fatin e keq dhe të mirë, kisha parasysh se krahas fatkeqësisë ne kishim fatin për të qenë një grup shokësh që ishim rritur së bashku nëpër kampet e internimit dhe e kuptonim dhe donim njëri-tjetrin pa interes. Dinja na sjell të freskëta, si njerëz që e meritojnë të quhen “Njerez”, portretin e të cilëve Dinja e përshkruan me dashuri, si portreti i dajë Veliut, kushëriri i nënës së Naimit, apo figura simpatike si intelektuali Islam Spahiu e të tjerë. Po ashtu nuk i shpëtojnë ironisë dhe një farë gjykimi moral, kur portretizon njerëz që kishin humbur diçka nga dinjiteti. Për një lexues që nuk e ka eksperiencën e burgjeve, mënyra që ka zgjedh autori për të treguar të përditshmen e jetës në burg, të krijon idenë se në fund të fundit në burgje nuk e paskeni kaluar shum keq. Dinja përshkruan drekat e përbashkëta, humorin, e një farë jetë jo shum të ngarkuar emocionalisht. Edhe mua që jam njëri nga personazhet, leximi në shikim të parë më krijoi një shije jo të këndshme, po duke u zgjatur në lexim, fillova ta ndiej dhe ta kuptoj Dinen, i cili nuk mund të dalë nga natyra e tij, një Dine që nuk përton të tallet edhe me vehten, një Dine i tej ndjeshëm kur flet për nënën, për gruan e re apo djalin qe e ka lënë një vjeçar, por që ngelet një optimist i pa ndreqshëm, si në rini edhe gjatë jetës së burgjeve. Unë nuk e di a ka qenë një rastësi mënyra se si e përshkruan atmosferën e burgut autori, apo ka qenë një gjetje e qëllimshme, që unë duke njohur që fëmijë Dinen, mendoj se ka qenë e qëllimshme për ti thënë lexuesit, se edhe në konditat antihumane të regjimit të urisë, të galerive, ku hynje dhe nuk e dinje a dilnje, ne nuk u thyem, ne edhe në ato kondita dinim ti jepnim jetës një kuptim. Është shkruar shumë mbi torturat, ridenimet, urinë, e sa e sa privimeve fizike e shpirtërore, po asnjë autor nuk ka bërë gjetjen artistike të Dines dhe moralin që përcjell autori. Edhe në ferr na thotë autori, se ferr i vërtetë ishte Spaçi, nese ke vendosur të jesh njeri, ka vend edhe për çaste të vogla, ku harrohet realiteti. Për këtë duhet të falënderojmë autorin që nëpërmjet zgjedhjes aristike që ka bërë, na ka thënë ca të vërteta që, në mënyrë të qëllimshme, autorët e krimit i injorojnë. Duke lexu librin, lexuesi do mësojë edhe ca të vërteta që janë lënë jashtë të vërtetës së madhe që krahas dhunës kishte dhe rezistencë që manifestohesh edhe nepermjet atyre episodeve që autori i ka përshkruar me dashuri e vërtetësi si momenti i përsëritjes së apelit e pse jo edhe nëpërmjet atyre drekave, ku nuk mungon edhe humori…Jam i sigurtë, megjithëse Dinja asnjëherë nuk kuptohet, kur flet seriozisht e kur bën shaka, lexuesi së shpejti do ketë edhe një libër për burgun famëkeq të Qafë Barit, që me librin e parë mbi Varken e Karontit, burgun e Spaçit do plotësojë trilogjinë e burgjeve.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Dine Dine, lek mirakaj

NOVELA E BURGUT TË DASHURISË DHE PËRNDRITJES SE KËTIJ PENGU NË GJURMËT E KUJTESËS

May 31, 2021 by dgreca

Reflektim lidhur me Novelen “ALIDA ‘’ të Dinë Dine/

 Nga Mëhill VELAJ /*

Novela ,, Alida ‘’ e autorit Dinë Dine Nasufi, i ngjane një triptiku kohor që ngërthen në vete magjinën dhe dramën e dashurisë se dy te rinjeve në kohëra të errëta të regjimit totalitar komunist,fatkeqesisht te kesaj zezone te pafat per kombin ton. Kjo novele rrefen e zberthen endrren e një te riut për të dal nga ky labyrinth sa i magjishëm poaq sfidues, për kurthet që ti ofron jeta. Protagonisti i noveles i gjendur në mes të dy dashurive asaj idealiste ndaj Alides dhe dashuisë spontane ndaj Lilit, përjeton ferrin Dantesk të dilemave , sfidave e përballjeve në raport me diktaturën e proletariatit e cila dinte ta diktonte edhe vullnetin rinor, frymemarrjen dhe endrren e të riut perse jo edhe shtigjet e dashurisë. Duhej të ishe i shitur shpirtërisht në ao kohera në tregun e tyre për të ngadhënjyer e arritur qëllimet përndryshe dashuria mund të shndërrohej në mollë të ndaluar, target vuajtje e urrejtje patologjike nga njeriu i sherbimeve shteterore. Është kulti i pengut në dashuri i përshkruar mjeshtërisht në këtë novele nga autori Dinë Dine, i cili fale planit te tij ideo artistik mbareshtron dhe rrefen letrarisht per pengun e kujtesës në dashuri e te dy protagonisteve e cila kercenohet keq nga super egoja njerëzore dhe lakmitë vërbuese. Është kjo novele një lloj drame shpirtërore e dy të rinjëve si një lloj pararoje ndaj hipokrizisë dhe kufizimeve njerëzore zhytur ne masken e sistemit dhe ideologjisë së regjimit të dikurshem. Djaloshi i frymezuar nga vargjet e Khajamit po sfidohej nga magjia e dashurise me nje vajze fshatare e malesore me emrin Nderime…e cila sa i perkiste bukurise mund ta sfidonte e tundonte edhe nje princ ne kali te bardhe. Eshte mentaliteti, sistemi klanor e paragjykimi krahinor qe do behej molle sherri ne kete dashuri idilike rrefen novelisti Dine Dine. Eshte pikerisht muri i kujteses e reminishenca e zhytur ne dekada e cila flet e rrefen per kete dashuri te mbetur peng ne koren e trurit te memories rinore qe i jep nivel artistik ketij rrefimi mjeshteror per mbreterine e dashurise rinore. I mberthyer ne mes te pasionit ndaj Nuries dhe dashurise shpirterore ndaj Alidës protagonist i noveles ndjen dyzim ne shpirte e karakterin e tij. Ai enderron fatin jetesor ne te i lidhur kembe e duar nga sfidat e shekullit. Ne kete mes te orientimeve shpirterore e emocionale thember e Akilit na del nje vajze e fejuar e cila gjakon endrren e djalit ne dilemma. Protagonist i kesaj novele dikur i internuar kishte piketuar shume vajza te bukura ne ate ambient te zymte shpirteror, por enderr qe ia vriste endrren ishte Alida. Ndjaloshin e enderrimeve e pasioneve rinore e kishin burgosur per dhjete vjet te burgosurit ne shpirte dhe miopet e kombit. Djaloshi qe kishte perjetuar erresiren nje dekadeshe te burgut po luftonte ta priste e perjetonte driten e dashurise , lirise harmonise,endrren e bukur per te jetuar dhe dashuruar. 

Pjesa e dyte e rrefimit ,, ne qafe bari ‘’ rrefimi merr trajte tjeter pas takimit me Bertin i cili ishte transferuar nga nje burg tjeter kurse protagonist nga burgu i Spaçit. Brenda sages se rrefimit e kurreshtjes per boten e femres ne skene na del nje personazh me emrin Lulash i cili kishte Alkimine e mashkullit per ti terhequr femrat ku ne ato tabllo trazimesh ne skene na del edhe nje personazhe me emrin Lida por edhe personazhi i Sonjës e cila shquhej per intelegjencen e saj racionale dhe instinktin e holle per ti refuzuar meshkujt yshtes e posesiv. Ne lemshin e ndjenjave njeriu i vetem besnik qe i rrinte pran krahut te djathte te protagonistit ishte Bardhoshi. Fundi i noveles flet per lirine trupore te njeriut nga skutat e erreta te burgjeve por jo nga ankthet, sfidat, perplasjet, egot e pasionet njerezore. Duhej vrare miti e kujtesa per te ngadhenjyer paqja liria e dashuria por jeta kishte burimet e saj te sfidave. Kete me se bukuri e sublimon pjesa e trete e kesaj novele te bukur artistike,, pas burgut ‘’ . shteti I zhytur ne erresiren ideologjike kerkonte lirine shpirterore dhe integruese. Dy miq flasin e rrefejne nder vete si neper legjenda duke ujitur endrrat e reminishencat e tyre. Ne kryet te tekstit letrar qendron reminishenca per Aliden dhe forca e ngushellimit per shanset e humbura ne jete. Takimi pas shume vitesh ne ,, Bar Elesy ‘’ me Aliden I ngjason legjendave tek kjo novele dhe te dergon tek ato dashurite e merguara te shpirtit qe nje dite pratagonistet e etur presin te iu rikthehen se bashku me vuajtjet dhe endrrat e tyre rinore. Kjo novele me nje fjale eshte novele e sfides dhe e katarsisit shpirteror ne dashuri pa e mallkuar boten per mekatet e saj ndaj individit. Liria fundi i fundit u takon atyre qe e duan lirine… Urime e suksese miku im Dine Dinae!

*Mhill Velaj, Kryetari i SHSHSHA . Kumtese e mbajtur ne promovimin e organizuar nga Vatra dhe Shoqata e Shkrimtareve.

New York, 29  Maj . 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Dine Dine, Mhill velaj, Novela Alida

VËSHTRIM I SHKURTËR MBI NOVELËN “Alida” TË DINE DINES

May 31, 2021 by dgreca

NGA ASLLAN BUSHATI*/

Novela “Alida” e Dine Dines, nis nga Burgu i Spaçit, ku dy të burgosur kryqëzojnë shikimin jashtë rrethimit me tel me gjemba  mbi dy të rinj, një vajzë e një djalë. Ata ishin barinj dhishë e në punën e tyre, por meqënëse po loznin me njeri tjetrin, nga të burgosurit, supozohet  virtualisht se ishin të dashuruar. Nga kjo fillesë, nëpërmjet gojës së të burgosurit Qani, shtjellohet gjithë historia e dashurisë me Alidën.

Berti, i tregon Dines (autorit),  se duke qenë i internuar në një sektor të fermës, punonte fort në brigatën e ndërtimit. Puna ishte e rëndë sa s’merret me mend, por ishte i detyruar të qëndronte kokë ulur nga e ashtuquajtura lufta e klasave. “Në internim- thotë Berti- një herë të kolliteshe e merrte vesh i gjithë sektori”. Në të njejtën kohë, në shtëpi Berti  lexonte shumë libra (ca të lejuar e ca të ndaluar), ushtrohej në fizarmonikë dhe në dizanjo (shkrim me germa të mëdha), të cilat i mbushnin boshllëkun e të qenit i internuar.

Kur krejt pa pritur një ditë e thërrasin Bertin të shkonte dhe të bënte qendrën e emulaçionit, ku përgjegjëse për këtë punë ishte Alida. Ajo ishte  një vajzë shumë e bukur nga pamja, hiret, fytyra, sytë, flokët, elegante në veshje , në ecje, sjellja etj. Berti tregon se bie brenda  siç i thonë që në shikim të parë. Por edhe Alida dukshëm ishte në të njejtën “turbullirë rinore”. Kështu pas disa ditësh në punë gjysëm të përbashkët, Berti i thotë :“Alida a ke ndonjë kundërshtim që pa na vëvë re njeri në këtë botë të takohemi ndonjëherë e të bisedojmë? Alida në cast, e miratoi me me kokë”.

Që nga ky moment, dshuria për Alidën zgjerohet, thellohet, bëhet motiv, në punë, në shtëpi, në sektor, në hetuesi, gjyq, në burg, në “lirinë” e pas burgut e në çdo segment të jetës së Bertit. Ajo mbetet vetëm si ide virtuale,  si një brengë që zgjati  gati tri dekada dhe që përfundoi e pa realizuar, por vetëm me disa  refuzime përgjigjesh në telefon.

Në trillën artistike të Alidës, lexuesi  krahas dashurisë, takohet  natyrshëm me Arkimedin e Platonin, me Shekspirin, Omar Khajamin, Paskal e Mark Tuejn, me klasikët e muzikës  Shtraus, Bah, List, Brams, e Shopen. Takohet me Nanan e miqt e familjes, me të rinjët në mbrëmje dëfrimi si Lilin e miqt e saj,me këngët e kohës kënduar nga Luan Zhegu e Liljana Kondakçi, me mësuesen Nerime  e bashkfshataren Nurije etj.

Trilla rrok një sasi të konsiderueshme vendesh si: Lushnje, Devoll, Korçë, Tiranë, Laprakë, hotel “Arbëria”, “Bar Elyse” e mbi të gjitha Burgu i Spaçit dhe i Qaf Barit. 

Novela Alida, në çdo fjalë e në çdo frazë, përciellë në mënyrë të koncentruar idenë se  dashuria e vërtetë është një nga motivet më të mëdha të jetës. Ajo nuk njeh kufi, je në internim apo në hetuesi, në burg apo në liri, je në një sistem totalitar e mizor apo në një vend të lirë. Ajo është ndjenja më e bukur që na buron nga shpirti e na mbush me optimizëm për ta shijuar atë dhe jetën në tërësi.

Por dashuria e një të internuari, të ndaluari e të burgosuri, ka edhe disa specifika, që masa e madhe e njerëzve të lirë nuk i ka përjetuar. Këtë pjesë boshllëku shoqëror  e plotëson bukur Alida.

Novela, në pamje të parë, e duke e vënë  rrëfimin nëpërmjet gojës së  Bertit,  duket sikur kjo është historia e këtij personazhi. Por,  përshkrimet e imta të personazheve, ngjarjeve , dialogjeve, brendisë, e specifikave, shpesh të bëjnë të mendohesh se kjo ngjarje më shumë i përket autorit se sa Bertit.

Por, parë në tërësi, Alida është  një vepër artistike e mirërealizuar, një novelë e bukur, e kënëshme për një gamë të madhe lexuesish. Por,  mbi të gjitha ajo ndriçon një pjesë të jetës së të persekutuarve e të përndjekurve politik të komunizmit në Shqipëri.

Duke lexuar Alidën, çdonjeri përvijon paralele të jetës tij me ato të treguara bukur nga autori Dine Dine. Thënë ndryshe çdonjeri nga ne, ka në lëkurën e tij alidat e veta ose femrat inversat mashkullor të alidave të novelës.

Faleminderit Dine Dine për Alidën që na dhurove. Rrofsh gjatë  dhe shkrofsh të tjera vepra të cilat janë e do të mbeten pasuri në kulturën tonë kombëtare.

Mbajtur ne promovimin e organizuar nga Vatra dhe Shoqata e Shkrimtareve te Shtunen, ne seline e Vatres.

NY, më 29 Maj 2021.

Filed Under: Analiza Tagged With: Alida, Asllan Bushatij, Dine Dine

LETERSIA E BURGOSUR, PROMOVIM DHE DEBAT NE VATER

May 29, 2021 by dgreca

VATRA PROMOVOI VEPRAT “ALIDA” DHE “GJYQI I SHOPENHAUERIT” TË ADRIANA DHE DINE DINES /

Sokol PAJA – DIELLI/

Surpriza e Mark Mrnaçaj ne promovimin e librave te Dine Dines ne VATER-Koktejli i pasur dhe ballinat e librave qe u promovuan ne shishet e veres….

Të Shtunën më 29 Maj 2021, në orën 11.00 AM, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” u bë promovimi i librave “Alida” i Dine Dines dhe “Gjyqi i Shopenhauerit” të Adriana dhe Dine Dine. Me dhjetëra pjesëmarrës, miq, të ftuar, vatranë, mësues, gazetarë, intelektualë, shkrimtarë e patriotë ishin prezentë në festën e librave-letërsi e burgut të shkrimtarit antikomunistit Dine Dine. Novela “Alida” është një rrëfim fantastik mbi dashurinë e pafat dhe dashurinë e pamundshme. “Alida” është një novelë që të mban gjallë deri në fund përmes rrëfimeve të rralla, përjetimeve të forta dhe kujdesit mjeshtëror për të portretizuar dashurinë edhe kur ajo është e pamundur.“Gjyqi i Shopenhauerit” është një përmbledhje me tregime e rrëfime mbi dramën dhe persekutimin familjar të autorëve Adriana dhe Dine Dine të cilët në libër paraqesin vuajtjet dhe tmerrin që kaluan familjarisht në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me anë të këtij promvimi dëshmuan edhe një herë se janë një model bashkëpunimi e suksesi në përçimin dhe promovimin e vlerave kombëtare e të shkrimtarëve elitë siç është Dine Dine dhe letërsia e tij e veçantë, letërsia e burgut. Në fjalën e hapjes moderatorja Marjana Zeneli Bulku u shpreh se sot ne promovojmë në Vatër librat e autorit Dine Dine (Nasufi) një emër i shquar i rezistencës antikomuniste dhe biri i një preh familjave më të shquara dhe me kontribut në histroinë e shtetit shqiptar. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha me rastin e promovimit deklaroi se veprat “Alida” dhe “Gjyqi i Shopenhauerit” janë dy libra memorie që na rrëfejnë persekutimin komunist të një prej familjeve më fisnike e patriotike shqiptare. Këto libra sipas z.Berisha na kthejnë pas në një kohë të tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, diktatura e proletariatit, ky sistem politik përbindësh që shkatërroi çdo intelektual, klerik të nderuar, familje fisnike dhe ide opozitare. Librat e Dine Dines “nëpërmjet rrëfimeve të ndjera, historive, personazheve, ngjarjeve dhe detajeve që rrëfen, është jo vetëm një pasqyrë e ferrit që përjetuan shqiptarët në diktaturë por mbi të gjitha na fton të mendojmë, meditojmë dhe të reflektojmë thellë për të vuajtjet dhe perskutimin deri në absurd që përjetuan shumë shqiptarë të pafajshëm” u shpreh kryetari i Vatrës Elmi Berisha. Mhill Velaj, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në kumtesën e tij rreth novelës “Alida” të  Dine Dines u shpre se kjo novelë i ngjane një triptiku kohor që ngërthen në vete magjinën dhe  dramën e dashurisë se dy te rinjeve në kohëra të errëta të regjimit totalitar komunist. “Alida” sipas z.Velaj rrefen e zberthen ëndrrën e një të riut për të dal nga ky labyrinth sa i magjishëm po aq sfidues, për kurthet që ti ofron jeta. “Alida” sipas z.Velaj është lloj drame shpirtërore e dy të rinjëve si një lloj pararoje ndaj hipokrizisë dhe kufizimeve njerëzore zhytur në maskën e sistemit dhe ideologjisë së regjimit të dikurshem. Protagonist i novelës ndjen dyzim në shpirt e karakterin e tij. Ai ëndërron fatin jetësor në të i lidhur këmbë e duar nga sfidat e shekullit. “Protagonisti i novelës i gjendur në mes të dy dashurive asaj idealiste ndaj Alidës dhe dashurisë spontane ndaj Lilit, përjeton ferrin Dantesk të dilemave, sfidave e përballjeve në raport me diktaturën e proletariatit e cila dinte ta diktonte edhe vullnetin rinor, frymëmarrjen dhe ëndrrën e të riut perse jo edhe shtigjet e dashurisë” citoi në kumtesën e tij z.Mëhill Velaj. Editori i Diellit z.Dalip Greca tek analizoi dy librat e Dine Dines,tha nder te tjera se autori me krijimtarinë e tij të pasburgut, vjen me dëshmi autentike të Diktaturës më mizore që ka njohur Shqipëria, dhe jo vetëm, duke sjellë prova të pakontestueshme se diktatura burgosi jo vetëm Dinen, por dhe shpirtin e tij krijues, Letërsinë, edhe pse letersia e tij erdhi bashke me lirine….pas denimit. Sipas z.Greca “Alida” përbën një rrëfim që i ka të gjitha elemntët, dashurinë e pastër si ndjenjë sublime,  ka lirizmin e rrëfimit, idelizimin në perfeksion të dashurisë si nocion.Nga autori, Alida pikturohet (jo me penel, por me magjinje e fjalës) si diçka e përsosur, e paarritshme, mitike dhe toksore njëkohësisht, me bukuri të pakrahasushme, me sytë blu. Shpirti artistik i rrëfimtarit fisnik e ka stolisur atë në mënyrë të tillë, që ta ruaj edhe nga vetja. Është një dashuri që të sugjestionon. Greca analizoi thuajse te gjithe tregimet dhe novelen e “Turisti” te librit “Gjyqi i Shopenhauerit” si dhe pese rrefimet e bashkeautores se librit Adriana Dine. Ai u ndal ne stilin e vecante te autorit, ne punen kembengulese me detajin, si dhe gjuhen individualizuese te  personazheve.

“Rrëfimi”Shpirti i një nënë” i Adriana Dines kushtuar nënës së Dines-Sulltana Dine Kaziu- është një monument shpirtëror për një fisnike të rrallë, që Adriana, duket se ka qarë edhe kur e ka shkruar. Është një përkushtim i ndjerë që përcjell jo vetëm dramën që mbart ajo nënë, por edhe dramën e vet Adrianës. Rrëfimi “Nga ferri” i Qafë Barit te “parajsa” e një familje qafbarase…ka aq shumë dramacitet  e realizëm sa e ke të vashtirë të analizosh. Mendoj se të pesta rrëfime e Adrianes do të ishin të denjë për t’u përfshirë në antologji në shkollat e mesme të Shqipërisë” përfundoi kumtesën e tij Editori i Diellit. Moderatorja e promovimit, gazetarja Marjana Zeneli Bulku deklaroi se letêrsia e burgut prodhoi kolanën e saj të autorëve të cilëve edhe pse ju mohua e drejta, e deshën dhe mbrojtën atë, edhe pse ju mohua fjala, e gdhendën bukur atë në letërsi e gazetari, edhe pse ju mohuan shkollat dhe edukimi, e vetkrijuan atë si autodidakt dijesh, gjuhësh, literaturash që njohin në mënyrë ekselente gjuhën universale atë të paqes e fisnikërisë çka ishte e huaj dhe e urryer për mynxyrën komuniste që shpiku ndarjen dhe përçarjen, izolimin dhe persekutimin, luftën e njeriut nga njeriu; vêllai miku  e shoku, burgun, frikën, dhunën, injorancën  duke e shndërruar në viktimë të kohës jo vetëm individin por  një shoqëri të tërë. Sipas gazetares Marjana Zeneli Bulku, Vatra ka rastin që lirinë e letërsisë së burgut ta shndërrojë në pjesë të asaj kombëtare si ndjesë dhe reflektim e pse jo edhe si iluminim të ndërgjegjes dhe arsyes çka përbën trurin e çdo akti veprimi e ndërveprimi në të ardhmen tonë këtu dhe atje për të mos përsëritur një të kaluar që ende kullon plagë. Sipas gazetares Marjana Zeneli Bulku te novela “Alida” nuk mungojnë analizat e thella të ndërgjegjes, përshkrimet plot detaje reale herë- herë sarkastike ndaj një Shqipërie Burg që dhunonte tërë shoqërinë duke ndërtuar kaq shumë burgje edhe të ndërgjegjes,kampe internimi dhe kufinj mes shqipëtarësh ku gjysma ishtë përtej telash ndërsa gjysma tjetër mbeti në tentativën konstante për ti kapërcyer ato, pak a shumë e njejta situatë siç është edhe sot”- përfundoi ajo. Shkrimtari i mirënjohur Visar Zhiti në letrën e tij përshëndetëse më rastin e promovimit është shprehur se Dine Dine përfaqësonte njerëzit më të denjë në qëndresën natikomuniste në burg dhe ishte një luftëtar i papepur i së keqes. Sipas z.Zhiti novela “Alida” është një novelë e shkëlqyer jo për dashurinë por për pamundësinë e saj dhe fiksimin e pashpjegueshëm erorik si patalogi, me sfond vuajtjen në internime dhe burgje të rrëfimtarit. Kjo novelë sipas z.Zhiti të kujton rrëfimet alla Turgeniev e Cvajg një klasicizëm që autori e ndiqte me ëndje dikur si letërsi e ndaluar. “Pathosi dhe e çiltërsia, maskokëçarje ndaj të vërtetës, dënimeve, families, etj janë përqendruar në një obsesion, që i tutet arritjes së një dashurie reale , duke e besuar këtë si dashuri dhe kështu iluzioni Alidë bëhet më fortë. Dine Dine tashmë është autor në letrat e diteve tona. Unë sapo kam botuar librin ” Kartela të Realizmit të Dënuar ” një studim i gjërë mbi letërsinë që erdhi nga burgjet dhe internimet, e autorëve të dënuar, që vazhdojnë e shkruajnë dhe tani, pra të një letërsie theksoj se “ Letërsia e Realizmit të Dënuar ” nuk erdhi që të zëvendësojë letërsinë shqipe, por për të sjellë vetveten, ato të vërteta të munguara, për të cilat letërsia ka aq shumë nevojë. Emrave të shkrimtarë të dënuar, një pjesë mizorisht si asgjëkund tjetër, me pushkatim nga regjimi gjakatar apo autorë të çmuar që janë shuar burgjeve, veprat e të cilëve e nderojnë letërsinë shqipe, që tregojnë se ajo qëndroi dhe dha vlera kombëtare” përfundoi fjalën e tij përshëndetëse në letrën e dërguar shkrimtari i mirënjohur Visar Zhiti. Gazetari i Diellit Sokol Paja deklaroi se letërsia që na sjell Dine Dine është një letersi morali, qëndrese, homazhi, kujtese dhe shprese. Në librat e tij heronjtë kryesorë janë bashkëvuajtësit e tij, njerëz të mrekullueshëm dhe finsikë të cilët vuajtën padrejtësisht persekutim të pashembullt, veçse donin lirinë. Letërsia e Dines vjen e përsorur në gjuhë, rrëfime të gjalla që të mbërthejnë deri në fund të tregimeve, dhe shquhet për estetikë të lartë. Në letërsinë  e Dines tha z.Paja dallohet një botë e shkëlqyer shpirtërore e autorit çka refleton betejën me sistemin totalitar që synote të shkatërronte përveç trupit edhe shpirtin e të burgosurve. Bashkëvuajtësi i Dine Dines, Lek Mirakaj rrëfeu vuajtjet së bashku me Dinen në kampet e Beratit, Tepelenës, Porto Palermos ku ata ishin fëmijë të vegjël e deri në internim. Ai kujtoi jetën në Savër ku jetesa e të përsekuturve ishte në kushte çnjerëzore. Leka deklaroi se Dinen do ta kujtojë si një njeri të ndershëm, krijues, fisnik. Ky njeri ishte artist dhe në vitet më të tmerrshme në burgjet komuniste. Bashkëvuajtësi i Dine Dines në Savër të Lushnjës, Mark Mrnaçaj u ndal dhe solli në vëmëndjen e të pranishmeve kujtimet në internim me familjen e Dine Dines ku deklaroi i prekur se xhaketën e parë që kishte veshur ia kishte qepur nëna e Dine Dines. Veiz Belliun tregoi shpirtin artistik të Dine Dines dhe mbi të gjitha u ndal te fakti sesi Dine kundërshtoi dhe refuzoi me përbuzje sigurimin e shtetit. Asllan Bushati në kumtesën e tij kushtuar noveles ALIDA, u ndal te cilësia e letërsisë që sjell shkrimtari antikomunist Dine Dine. Në fund të promovimit fjalën përshëndetëse dhe përmbyllëse e mori shkrimtari Dine Dine i cili shprehi mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit dhe u shprehu falenderim për vlerësimet që mori për librat e tij. Në fund të promovimit, Mark Mrnaçaj bashkëvuajtës në Savër të Lushnjës me shkrimtarin Dine Dine në shenjë nderimi dhe kujtese për kohën e kaluar së bashku në internim, shtroi një koktejl surprizë dhe shumë emocionues për vetë shkrimtarin Dine dhe gjithë miqtë e pranishëm. Ishte nje koktejl i pasur me ushqime e pije, ku u ftuan edhe mesuesit e nxenesit e shkolles shqipe” Children of the Eagel me themeluse dhe drejtuse zonjën Drita Gjongecaj. Shishet e verws ilustroheshin me ballina e librave “Alida” dhe “Gjyqi I Shopenhauerit”.

Filed Under: Featured Tagged With: Dine Dine, promovimi, Sokol Paja

“LETËRSIA E BURGOSUR”-PROMOVIM DHE BASHKËBISEDIM NË VATËR

May 22, 2021 by dgreca

-LIBRAT“ALIDA” I DINE DINES DHE “GJYQI I SHOPENHAUERIT” TË ADRIANA & DINE DINE DO TË PROMOVOHEN NË VATËR  MË 29  MAJ, ORA 11.00 A.M. NGA VATRA, SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE SHOQATA ALBANIAN AMERICAN DUAL LANGUAGE & CULTURE-

– Pas promovimit do të organizohet ceremonia përmbyllse e vitit shkollor nga Shkolla shqipe Children of the Eagel me themeluse dhe drejtuse zonjën Drita Gjongecaj,që në vitin e Pandemisë i zhvilloi mësimet në VATËR…..

          Pas suksesit me romanin“Mbi varkën e Karontit”(promovuar në Tirënë dhe në Nju Jork-Vatër) shkrimtari Dine Dine,i cili provojë që në foshnjëri egërsinë e kampeve të internimit dhe burgun e tmerrshëm të diktaturës komuniste, – ka publikuar novelën “ALIDA” me subjekt të ndërthur në kampet e internimit, me fillesë të rrëfenjës në burg e më pas jetën e lirë; si dhe librin me tregime “Gjyqi i Shopenhaurit” me bashkëautore bashkëvuajtësen, shoqen e jetës, nënën e fëmijëve të vet, Adrianën, të bijën e intelektualit të shquar, Lazer Radi.Një tjetër libër me subjekt nga jeta e burgut të Spaçit është drejt përfundimit, si dhe një vëllim me tregime e nje libër publicistik nga autori janë në proces drejt përfundimit.

Shkrimtari Dine Dine tashmë ka krijuar profilin e tij krijues dhe letërsia e burgosur dhe e internuar bashkë me të ka fituar LIRINË!

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Shoqatën Albanian-American Dual Language & Culture organizojnë promovim e të dy librave ditën e Shtunë, 29 Maj 2021, në orën 11.00 A.M.

Pas promovimit do të organizohet ceremonia përmbyllse e vitit shkollor nga Shkolla shqipe Children of the Eagel me themeluse dhe drejtuse zonjën Drita Gjongecaj, e cila në këtë vit të vështirë të Pandemisë i ka zhvilluar mësimet në mjediset e Vatrës. Fëmijët kanë përgatitë një program- koncert dhe në fund do t’u dorëzohen certifikatat e përfundimit të vitit shkollor.

Filed Under: Vatra Tagged With: Dine Dine, promovimi, Vater

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar
  • DR. ELONA SHEHI, A STORY OF SUCCESS AND INSPIRATION IN NEW YORK
  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT