• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“LETËRSIA E BURGOSUR”-PROMOVIM DHE BASHKËBISEDIM NË VATËR

May 22, 2021 by dgreca

-LIBRAT“ALIDA” I DINE DINES DHE “GJYQI I SHOPENHAUERIT” TË ADRIANA & DINE DINE DO TË PROMOVOHEN NË VATËR  MË 29  MAJ, ORA 11.00 A.M. NGA VATRA, SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE SHOQATA ALBANIAN AMERICAN DUAL LANGUAGE & CULTURE-

– Pas promovimit do të organizohet ceremonia përmbyllse e vitit shkollor nga Shkolla shqipe Children of the Eagel me themeluse dhe drejtuse zonjën Drita Gjongecaj,që në vitin e Pandemisë i zhvilloi mësimet në VATËR…..

          Pas suksesit me romanin“Mbi varkën e Karontit”(promovuar në Tirënë dhe në Nju Jork-Vatër) shkrimtari Dine Dine,i cili provojë që në foshnjëri egërsinë e kampeve të internimit dhe burgun e tmerrshëm të diktaturës komuniste, – ka publikuar novelën “ALIDA” me subjekt të ndërthur në kampet e internimit, me fillesë të rrëfenjës në burg e më pas jetën e lirë; si dhe librin me tregime “Gjyqi i Shopenhaurit” me bashkëautore bashkëvuajtësen, shoqen e jetës, nënën e fëmijëve të vet, Adrianën, të bijën e intelektualit të shquar, Lazer Radi.Një tjetër libër me subjekt nga jeta e burgut të Spaçit është drejt përfundimit, si dhe një vëllim me tregime e nje libër publicistik nga autori janë në proces drejt përfundimit.

Shkrimtari Dine Dine tashmë ka krijuar profilin e tij krijues dhe letërsia e burgosur dhe e internuar bashkë me të ka fituar LIRINË!

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Shoqatën Albanian-American Dual Language & Culture organizojnë promovim e të dy librave ditën e Shtunë, 29 Maj 2021, në orën 11.00 A.M.

Pas promovimit do të organizohet ceremonia përmbyllse e vitit shkollor nga Shkolla shqipe Children of the Eagel me themeluse dhe drejtuse zonjën Drita Gjongecaj, e cila në këtë vit të vështirë të Pandemisë i ka zhvilluar mësimet në mjediset e Vatrës. Fëmijët kanë përgatitë një program- koncert dhe në fund do t’u dorëzohen certifikatat e përfundimit të vitit shkollor.

Filed Under: Vatra Tagged With: Dine Dine, promovimi, Vater

“THE OLD BRIDGE – URA E VJETËR” E STUDIUESES Dr.ARJETA FERLUSHKAJ U PROMOVUA NË VATËR

May 17, 2021 by dgreca

NGA SOKOL PAJA/

Të Dielën me 16 Maj 2021 Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Shoqata Albanian-American Dual Language & Culture promovuan në ambjentet e Vatrës studimin publicistik “The old bridge –  Ura e vjetër” të studiueses së letërsisë Arjeta Ferlushkaj.

Nën moderimin e gazetares Marjana Bulku, dhjetëra pjesëmarrës si gazetarë, studiues, mësues, familjarë, miq e vatranë u bënë pjesë e festës së librit të doktorantes Arjeta Ferlushkaj, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Gazetarja Marjana Bulku në fjalën e hapjes deklaroi se: Arjeta Ferlushkaj është një studiuese që tashmë e ka konsoliduar veten e saj si studiuese e mirëfilltë në Shqipëri. Arjeta shkëlqeu në Vatër me prezantime dinjitoze te viti i Konicës, te 110 vjetori i Diellit dhe në seminare të ndryshme. Në këtë libër ajo konsolidon vetveten dhe lexuesin e saj. Metodologji e veçantë, larmishmëri e tematikave, qasja ndaj fenomeneve të ndryshme politike shoqërore, përfundoi zonja Bulku. Adnan Mehmeti President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u shpreh në promovim se: festa e librit të Arjeta Ferlushkaj është një gur i çmuar në kalanë e letrave shqipe. Doktorantja Ferlushkaj na mbush me shpresë dhe besim që së bashku në të ardhmen do të bëjmë hulumtime për vepra të tjera studimore me vlerë, për letërsinë dhe gjuhën shqipe. Drita Gjongecaj Kryetare e shoqatës Albanian-American Dual Language & Culture u shpreh në kumtesën e saj: Në botimin e saj ura e vjetër, studiuesja e letërsisë u sugjeron ndër të tjera lexuesve dhe prindërve por dhe atyre që japin mësim në shkollat e diasporës që ti motivojnë nxënësit e tu rrisin besimin në vetvete, të përzgjedhin metoda të mësimit që janë të kapshme, argëtuese dhe që nxisin kureshtjen e fëmijës dhe të prindit, të forcojnë bashkëpunimin prind mësues dhe ndërmjet familjeve e organizatave me njëra tjetrën. Ky libër është një ftesë dhe frymëzim për të bërë diçka më shumë në shërbim të komunitetit ku nëpërmjet urave kulturore të jemi ura lidhëse mes vendit ku jetojmë dhe atdheut  tonë meme, përfundoi zonja Gjongecaj. Mëhill Velaj Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u shpreh në kumtesën e tij: Ky botim njeh publikun me çështje teorike të veprës letrare ku mund të gjejë artikuj formues dhe informues të vlefshëm për autorë, vepra, figura e personazhe të botës shqiptare që spikasin në diasporën shqiptarë dhe jo vetëm. Ky studim është një vepër serioze e një studiueseje ambicioze e cila ka hulumtuar dhe ka bërë kërkime në bibliografi e artikuj shkencorë brenda e jashtë vendit për të na sjellë para nesh këtë punim kaq cilësor. Studiuesja Arjeta Ferlushkaj ka meritë të veçantë në këtë punim pasi me kontributin e saj publicistik mban të gjallë lidhjen ndërmjet atdheut mëmë dhe diasporës. Ky botim ka gjuhë të pasur, stil të veçantë dhe tematika shterruese që e bëjnë botimin një pasuri të çmuar. Pedagogia e letërsisë në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, Prof.Dr. Eleni Karamitri në kumtesën e dërguar me rastin e promovimit e lexuar nga prezantuesja Marjana Zeneli Bulku shprehet se: Ndjeshmëria me të cilin është shkruar libri krijon marrëdhënie të afërta me lexuesin duke ofruar lidhje reciproke, ndërkomunikim mes autorëve dhe krijimtarisë së tyre, mes veprave që analizohen dhe domethënies së tyre, rrugëtim ky, i konceptuar si kërkim i vlerave dhe formave të reja të krijimit. Drejtori i Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi Prof.As.Dr Arben Prendi në kumtesën e dërguar me rastin e promovimit, e lexuar nga gazetari Sokol Paja shprehet se: Kjo qasje nxjerr në pah vlerat e njëmendta të veprave letrare të bëra objekt si edhe aftësitë e autores për të hyrë në strukturat artistike të këtyre veprave në mënyrë profesionale dhe të guximshme, duke asimiluar përvojat e teorive letrare bashkëkohore të cilat bëhen çelësa për dekodifikimin e mesazheve të fshehta të tekstit letrar apo të mekanizmave me të cilat funksionojnë shtresat tekstuale të veprave të shqyrtuara. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u shpreh në promovim: “Studiuesja e letërsisë Arjeta Ferlushkaj me përmbledhjen studimore “The Old Bridge-Ura e vjetër” sjell një kontribut shumë të rëndësishëm kërkimor për kulturën, letërsinë shqipe dhe diasporën shqiptare në Amerikë. Ky botim lëvron mjeshtërisht disa zhanre si ese, recension, publicistikë, etj. Në këtë botim do të veçoja rëndësinë që autorja i jep shtypit më të rëndësishëm në historinë e diasporës shqiptare “Albania“ dhe “Dielli“ që luajtën një rol emancipues e pasurues të krejt kulturës shqiptare në fund të shekullin 19-të e deri në ditët e sotme” u shpreh kryetari i Vatrës z.Berisha. Editori i Diellit Dalip Greca u shpreh: Doktorantja Arjeta Ferlushkaj me librin e ri ” The Old Bridge – Ura e Vjetër ” ka dëshmuar rritje të pretendimeve krijuese e studimore , ajo na paraqitet me një profil të formuar edhe si kritike letrare e studuese profesioniste. Libri me 427 faqe, me një strukturë të harmonizuar , edhe pse autorja na paralajmëron në përcjelljen e saj se shkrimet e përfshira në këtë përmbledhje, nuk janë shkruar për t’u bërë pjesë e një libri, për mendimin, lënda duket organikisht e lidhur përmes stilit të veçantë të studiueses dhe bashkëbisedimit me lexuesin e saj të kualifikuar. Shpreh mendimin personal se titulli i librit është shumë i gjetur dhe lënda voluminoze është bukur e ndërthurur në funksion edhe të titullit. Arkitektja e urës, Arjeta, jep me modesti kontributin e saj në të dy anët e urës, sjell dhe dërgon lëndë këndej Atlantikut dhe matanë Adriatikut, mes Amerikës dhe Shqipërisë. Arjeta është modeli i studiueses së re që kërkon shumë nga vetja, lexon shumë, analizon, informon dhe me stilin e saj konçiz e fjalinë e kursyer, shpalos thellësinë e mendimit. Edhe kur shfleton, edhe kur analizon, edhe kur hulumton, edhe kur recensionon, edhe kur shkruan një ese apo ndërton një profil, ajo mbetet interesante dhe këndshëm e lexueshme. Për të bërë lidhjet shpirtërore të Konicës me Shkodrën, Arjeta thërret për studimet e ndihmës që më janë marrë si Prof. Jup Kastrati, që do të përfundojë në bibliotekën e Kolegjit të Jezuitëve. Më 26 Nentor 2016- në veprimtarit kushtuar vitit të Faik Konices, Federata ” VATRA ” nderoi me “Mirënjohje” studiusen Arjeta Ferlushkaj : Për Kontributin e veçantë që ka dhënë në studimin e vlerave Koniciane të revistës Rilindase të Faik Konicës “Albania” përfundoi kumtesën e tij z.Greca. Në fund të promovimit fjalën përshëndetëse dhe falënderuese e mori autorja e librit doktorantja Arjeta Ferlushkaj e cila u shprehu mirënjohje të thellë bashkëpunëtorëve të saj, familjarëve, miqve e të ftuarve që ishin pjesë e festës së saj të promovimit të librit.

Editori i Dielli eshte redaktor i librit”The Old Bridge- Ura e Vjeter”….

  

Filed Under: Featured Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, promovim, Vater

“OLD BRIDGE-URA E VJETËR” PROMOVOHET NË VATËR

May 9, 2021 by dgreca

“OLD BRIDGE-URA E VJETËR” E STUDIUESES ARJETA FERLUSHKAJ PROMOVOHET NË VATËR TË DIELËN, 16 MAJ 2021/

-Promovimi organizohet nga Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Albanian-American Dual Language & Culture-

Të Dielën me 16 Maj 2021, në orën 3.00 PM, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” organizohet promovimi I librit”OLD BRIDGE-URA E VJETËR” i studiueses Arjeta Ferlushkaj, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.

Promovimi organizohet nga Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Albanian-American Dual Language & Culture. 

Veprimtaria do të moderohet nga Marjana Bulku.

Bëhuni pjesë e këtij promovimi.

Filed Under: Featured Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, Old Bridge, Promovohet, Vater

109 VJET- GËZUAR DITËLINDJEN VATRËR SHQIPTARËVE!

April 28, 2021 by dgreca

GËZUAR DITËLINDJEN VATËR SHQIPTARËVE!/

VATRA ËSHTË VLERË KOMBËTARE-TA RUAJMË!/

        Vatra krenohet sot në 109 vjetorin e Lindjes, me shumë punë të  mëdha Kombëtare që i kryen vatranët në kohët më kritike që prej dy dekadave të para atë shekullit XX:

  • I parapriu Pavarësisë së Shqipërisë dhe orientoi Kuvendin e Vlorës që të shihte nga Perëndimi.
  • Krijoi Trupat VULLNETARE të Mbrojtjes më 1916, i stërviti për 5 vite,dhe më 1920 i dërgoi në Shqipëri, ku djemtë e Vatrës i dolën për zot Atdheut, stabilizuan kufijtë jugorë dhe u bënë pjesë e Luftës së Vlorës. Ata u bënë pjesë e Gardës Kombëtare, paçka se Komandantin që i stërviti në SHBA dhe i udhëhoqi në Shqipëri, Aqif Përmetin, e pushkatuan. Pse? La Amerikën që t’i shërbente Atdheut.
  • VATRA, krijoi që më 1915 Bandën Muzikore të saj, që njihet si “BANDA KOMBËTARE E VATRËS” e cila në Shkurt 1920 shkoi në Shqipëri dhe ngriti frymën Kombëtare me koncertet nëpër Shqipëri. Banda e Vatrës u bë pjesë e Luftës së Vlorës dhe Hymni i asaj Lufte heroike ka për kompozitor dirigjentin e Bandës së Vatrës, Thoma Nasi.
  • Vatra organizoi më 3 Qershor 1917 Fushatën e madhe të ndihmave”Të shpëtojmë Shqipërinë”, ku u mblodhën 150 mijë dollarë(një punëtor merrte në ato kohë 5-7 dollarë në javë), janë miliona dollarë me kursin e Këto para u përdorën për të lobuar për Pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi që e kishim humbur gjatë Luftës së Parë Botërore.
  • VATRA-Ndërhyri pranë Presidentit Wilson, që të shpëtonte Pavarësinë e Shqipërisë. Fan s Noli e takoi Presidentin amerikan më 4 Korrik 1918, tek bëheshin homazhet tek varri i Presidentit George Washington, dhe iu Lut, që të mbronte pavarësinë e Kombit më të vjetër në Ballkan, trojet e të cilit ishin uzurpuar nga fqinjët.
  • Vatra organizoi shërbimin e munguar diplomatik në mungesë të shtetit shqiptar: Emëroi delegatët e saj nëpër Europë dhe SHBA, duke i paguar ata me rroga përmes fushatave që thirreshin”Dita e Delegatit”. Delegatët vepronin në Kryeqytetet e Fuqive të Mëdha: Londër, Paris, Washington, Gjenevë etj. Kryedelegati Mehmet Konica paguhej me 1,600 franga në muaj. Delegatët diplomatik të Vatrës sensibilzuan shtetet e mëdha që të njihnin pavarësinë e humbur.
  • Vatra organizoi një Fushatë të madhe financiare më 1920 -1922, ajo që thirret Huaja e Parë e Shtetit Shqiptar, patriotin Mithat Frashëri, të deleguarin e Qeverisë që doli nga Kongresi Lushnjës, të kryesuar nga Sulejman Delvina, dhe arriti t’i siguronte shtetit shqiptar 198 mijë dollarë.
  • Vatra shtypi për nevojat e shtetit, zyrave, shkollave më shumë se 120 mijë libra që i dërgoi në Shqipëri.
  • Vatra i qëndroi me stoicizëm për gati një gjysëm shekulli luftës së ashpër që bënë kundër saj Tirana dhe Beogradi.
  • Në Nëntor 1969, në përvjetorin e 60-të gazetës së Saj”Dielli” Vatra” organizoi bashkimin e Diasporës shqiptare të Amerikës dhe asaj të Arbëreshëve të Italisë. Në atë veprimtari 10 ditore, Vatra u tregoi amerikanëve se kush ishin shqiptarët, cila ishte kultura dhe trashëgimia e tyre: Konferenca, ekspozita, Mesha të përbashkëta për të gjithë besimet, një paradë e madhe me 5 mijë pjesmarrës në Manhattan, etj…
  • Vatra, sot Vatra, duke ringritur degët e saj në shumë shtete të Amerikës së Veriu dhe Kanada si dhe duke organizuar”Miqtë e Vatrës” në trojet Kombëtare, vazhdon të jetë në shërbim të Kombit në shekullin e dytë të jetës së saj dhe mbanë gjallë traditat, kulturën Kombëtare, gjuhën, Historinë dhe gjithçka shqiptare.
  • VATRA ËSHTË VLERË KOMBËTARE-TA RUAJMË!

Le ta ruajmë Vatrën edhe nga vatranët që e duan atë për veten e tyre, për familjet e tyre, për lavdinë e tyre personale! Të ruhemi nga përçarjet dhe përçarsit!

Filed Under: Featured Tagged With: Gezuar ditelindjen, Vater

MINISTRJA E JASHTME E KOSOVËS NË VATËR

August 18, 2020 by dgreca

VATRA PRITI MINISTREN E JASHTME DHE TË DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MELIZA HARADINAJ-STUBULLA-

Ditën e Hënë, 17 Gusht 2020, Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” priti Ministren e Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, zonjën Meliza Haradinaj-Stublla, e cila shoqërohej nga Ambasadorja e Kosovës në Washington diplomatja Vlora Çitaku dhe personeli i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York.

Mysafireve ua uroi mirëseradhjen Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha.Ai e vlerësoi vizitën e kryediplomates së Kosovës si vlerësim prej Qeverisë së Kosovës. Z. Berisha tha se Vatra, nuk mund të anshkalohet nga qeveritarët shqiptarë, kur vijnë në SHBA sepse përbën institucionin historik më të konsoliduar në Diasporë dhe mbanë mbi vete jo vetëm peshën e 108 viteve egzistencë, por ka kryer rolin e shtetit kur shteti i vdekur shqiptar nuk egzistonte.

 Historia e Vatrës është realisht historia e shqiptarëve të Amerikës që nga fillimi i Shekullit XX. Kjo Vatër,  ka emëruar dhe ka paguar ambasadorë në Europë dhe në SHBA, kjo Vatër ka përgatitë dhe ka dërguar në Shqipëri Trupa ushtarake vullnetare të përbërë nga bijtë e vatranëve për të ruajtë kufijtë e Shqipërisë, ka dërguar Bandën Kombëtare VATRA,ka dhuruar dhe i ka huazuar shtetit shqiptar qindra mijëra dollar, ka dërguar në Shqipëri libra për shkollat shqipe etj.etj.Vatra e sotme është e shtrirë në shumë shtete të Amerikës së Veriu dhe në Kanada dhe po vazhdon të kryejë misionin Kombëtar në shekullin e dytë të jetës së saj.

Qëllimi i shenjët i Vatrës është çështja Kombëtare. Vatra ndjehet e pakënaqur me qeveritë shqiptare, veçanërisht për zbrazjen e trojeve tona etnike, të cilat kanë bërë fare pak për qytetarët shqiptarë dhe me paftësitë qeverisëse po nxisin ikjen jashtë vendit. Ne nuk mbajmë anë politike, partiake, nuk jemi me asnjë parti politike, por ne kemi krurajon që të kërkojmë prej qeverive shqiptare më shumë përkushtim ndaj qytetarëve tanë, luftë kundër korrupsionit,trafikut, varfërisë, ndal përçarjeve kombëtare, ndal shpërnguljeve prej tokave të Arbërit, duke rritur mirëqenien e qytetarëve etj. Partitë shqiptare duhet të jenë bashkë për çështjen kombëtare.

Ne, tha kryetari i Vatrës, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, jemi gati që të bëjmë pakt me qeveritë dhe të marrim përsipër detyrimet tona kombëtare, po ashtu duhet të marrin përsipër detyrat e tyre qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, e falenderoi kryetarin e Vatrës dhe bashkëpunëtorët e tij për pritjen e ngrohtë në Vatrën Shqiptare. Ndjehem mirë , tha ajo, që jam këtu, në organizatën më të vjetër, që ka qenë dhe mbetet boshti i marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm për shtetet shqiptar.

Ministrja vlerësoi rolin dhe kontributet e Diasporës shqiptare dhe Vatrës në veçanti. Diaspora, tha ajo, mbetet kontribuse kryesore për çlirimin e Kosovës, ajo bëri për vete Amerikën dhe Evropën, dhe së bashku me vendlindjen ia arritëm që të fitonim lirinë.

Unë, tha ministrja, jam rritur dhe e kam përjetuar luftën dhe tragjeditë e saj, por sërish është koha që të gjithë faktorët shqiptarë të bëhen bashkë pasi kundërshtari ynë është në ofensivë dhe ne jemi të pabarabartë në tavolina e bisedimeve. Ne duhet të mendojmë së bashku, duhet që bashkojmë faktorët shqiptarë, që në takimin e 2 shtatorit në Washington, të mos dalim të humbur.

Kryediplomatja e Kosovës i dhuroi Vatrës një dhuratë simbolike me ornamente artistike të punuara nga Organizata e grave të dhunuara në kohën e luftës nga pushtuesit serbë.

Më pas i kanë u uruar mirëseradhjen mysafireve : Presidenti i nderit i Vatrës z. Agim Rexhaj, nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj, që kishte ardhë nga Detroiti dhe që shoqërohej nga kryetari i degës së Michigani dhe anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj,si dhe anëtari i Këshillit të Vatrës Kolonel Dritan Demiraj,Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu, arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, anëtarët e kryesisë Zef Balaj dhe Ibrahim Kolari e të tjerë. Diskutatnët përcollën sugjerime dhe kritika ndaj qeverive përkatse, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në fund kryeredaktori i Diellit bëri një prezantim të shkurtër të rrugëtimit 108 vjeçar të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Për mysafirët u shtrua një darkë në restorantin Allora në Manhattan.

Filed Under: Featured Tagged With: Ministrja e Jashtme, Vater

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT