• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministrja Donika Gërvalla takon Ambasadorin Amerikan Philip Kosnett

March 30, 2021 by dgreca

–Ministrja Gërvalla priti ambasadorin Amerikan Kosnett, Shtetet e Bashkuara janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës në politikën e jashtme. Përkrahja Amerikane për lirinë tonë ka filluar përpara shumë dekadash../

PRISHTINË, 30 Mars 2021-Gazeta DIELLI/

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, tha të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës gjatë mandatit të saj, si drejtuese e politikës së jashtme, jo vetëm në bashkërendimin e politikave në raport me vendet e tjera, por edhe në mbrotjen e interesave të Republikës së Kosovës. 

Ministrja Gërvalla i bëri këto komente pas një takimi shumë të përzemërt që zhvilloi me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, z. Philip Kosnett, me të cilin diskutuan tema të ndryshme, në veçanti ato që kanë të bëjnë me zhvillimet në vend, raportet ndërfqinjësore, si dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy popujve miq.    

“Kontributi i Shteteve të Bashkuara në raport me Republikën e Kosovës është vështirë i përshkrueshëm me pak fjalë, ngase përkrahja amerikane për lirinë tonë ka filluar përpara shumë dekadash. Një Kosovë e fortë, demokratike, ku zbatohet ligji dhe respektohen të drejtat dhe liritë e secilit qytetar, një Kosovë me mirëqenie dhe e integruar në BE dhe NATO, është interes i yni i përbashkët”, tha znj.Gërvalla.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale me pandeminë, si dhe nevoja urgjente për rimëkëmbje ekonomike dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës.

Sa i përket normalizimit të marëdhënieve me Serbinë, drejtuesja e diplomacisë kosovare ka theksuar nevojën për të zhvilluar bisedime përmbajtesore, të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje që nuk cenon kushtetuetshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, si zgjidhje e vetme për paqe të qendrueshme në rajon, fqinjësi të mirë dhe prosperitet për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës.  

Filed Under: Kronike Tagged With: Donika Gervalla, Ministrja e Jashtme, Philip Kossnett, priti ambasadorin amerikan

Fuqizim i kapaciteteve diplomatike të Kosovës

October 22, 2020 by dgreca

-Konsultime përmbajtësore me lidershipin e Institutit të Shërbimit të Jashtëm të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi reformat funksionale në MPJD dhe fuqizimin e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës/
PRISHTINË, 22 Tetor 2020-Gazeta DIELLI/ Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka realizuar një takim konsultativ shumë përmbajtësor me lidershipin e Foreign Service Institute (FSI) – Instituti i Shërbimit të Jashtëm në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bëri të ditur se me Institutin e Shërbimit të Jashtëm, që funksionon në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, është diskutuar për shumë tema, dhe në veçanti për reformat funksionale brenda MPJD-së dhe fuqizimin e kapaciteteve diplomatike në kuadër të shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës.“Në këtë shkëmbim mbi praktikat dhe proceset bashkëkohore diplomatike, ngrita çështje që lidhen me synimet tona institucionale për reforma. Drejtues dhe ekspertë të FSI-së, ndanë me ne këndvështrimet e tyre, të mbështetura mbi mënyrën se si ofrohen shërbime të investimit në kapacitete profesionale diplomatike, të qëndrushme dhe institucionale në SHBA”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.Duke e vlerësuar këtë takim konsultativ si shumë të rëndësishëm, Kryediplomatja e Kosovës tha se është thellësisht mirënjohëse ndaj Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mundësuan realizimin e tij.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, Ministrja e Jashtme

MINISTRJA E JASHTME E KOSOVËS NË VATËR

August 18, 2020 by dgreca

VATRA PRITI MINISTREN E JASHTME DHE TË DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MELIZA HARADINAJ-STUBULLA-

Ditën e Hënë, 17 Gusht 2020, Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” priti Ministren e Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, zonjën Meliza Haradinaj-Stublla, e cila shoqërohej nga Ambasadorja e Kosovës në Washington diplomatja Vlora Çitaku dhe personeli i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York.

Mysafireve ua uroi mirëseradhjen Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha.Ai e vlerësoi vizitën e kryediplomates së Kosovës si vlerësim prej Qeverisë së Kosovës. Z. Berisha tha se Vatra, nuk mund të anshkalohet nga qeveritarët shqiptarë, kur vijnë në SHBA sepse përbën institucionin historik më të konsoliduar në Diasporë dhe mbanë mbi vete jo vetëm peshën e 108 viteve egzistencë, por ka kryer rolin e shtetit kur shteti i vdekur shqiptar nuk egzistonte.

 Historia e Vatrës është realisht historia e shqiptarëve të Amerikës që nga fillimi i Shekullit XX. Kjo Vatër,  ka emëruar dhe ka paguar ambasadorë në Europë dhe në SHBA, kjo Vatër ka përgatitë dhe ka dërguar në Shqipëri Trupa ushtarake vullnetare të përbërë nga bijtë e vatranëve për të ruajtë kufijtë e Shqipërisë, ka dërguar Bandën Kombëtare VATRA,ka dhuruar dhe i ka huazuar shtetit shqiptar qindra mijëra dollar, ka dërguar në Shqipëri libra për shkollat shqipe etj.etj.Vatra e sotme është e shtrirë në shumë shtete të Amerikës së Veriu dhe në Kanada dhe po vazhdon të kryejë misionin Kombëtar në shekullin e dytë të jetës së saj.

Qëllimi i shenjët i Vatrës është çështja Kombëtare. Vatra ndjehet e pakënaqur me qeveritë shqiptare, veçanërisht për zbrazjen e trojeve tona etnike, të cilat kanë bërë fare pak për qytetarët shqiptarë dhe me paftësitë qeverisëse po nxisin ikjen jashtë vendit. Ne nuk mbajmë anë politike, partiake, nuk jemi me asnjë parti politike, por ne kemi krurajon që të kërkojmë prej qeverive shqiptare më shumë përkushtim ndaj qytetarëve tanë, luftë kundër korrupsionit,trafikut, varfërisë, ndal përçarjeve kombëtare, ndal shpërnguljeve prej tokave të Arbërit, duke rritur mirëqenien e qytetarëve etj. Partitë shqiptare duhet të jenë bashkë për çështjen kombëtare.

Ne, tha kryetari i Vatrës, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, jemi gati që të bëjmë pakt me qeveritë dhe të marrim përsipër detyrimet tona kombëtare, po ashtu duhet të marrin përsipër detyrat e tyre qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, e falenderoi kryetarin e Vatrës dhe bashkëpunëtorët e tij për pritjen e ngrohtë në Vatrën Shqiptare. Ndjehem mirë , tha ajo, që jam këtu, në organizatën më të vjetër, që ka qenë dhe mbetet boshti i marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm për shtetet shqiptar.

Ministrja vlerësoi rolin dhe kontributet e Diasporës shqiptare dhe Vatrës në veçanti. Diaspora, tha ajo, mbetet kontribuse kryesore për çlirimin e Kosovës, ajo bëri për vete Amerikën dhe Evropën, dhe së bashku me vendlindjen ia arritëm që të fitonim lirinë.

Unë, tha ministrja, jam rritur dhe e kam përjetuar luftën dhe tragjeditë e saj, por sërish është koha që të gjithë faktorët shqiptarë të bëhen bashkë pasi kundërshtari ynë është në ofensivë dhe ne jemi të pabarabartë në tavolina e bisedimeve. Ne duhet të mendojmë së bashku, duhet që bashkojmë faktorët shqiptarë, që në takimin e 2 shtatorit në Washington, të mos dalim të humbur.

Kryediplomatja e Kosovës i dhuroi Vatrës një dhuratë simbolike me ornamente artistike të punuara nga Organizata e grave të dhunuara në kohën e luftës nga pushtuesit serbë.

Më pas i kanë u uruar mirëseradhjen mysafireve : Presidenti i nderit i Vatrës z. Agim Rexhaj, nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj, që kishte ardhë nga Detroiti dhe që shoqërohej nga kryetari i degës së Michigani dhe anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj,si dhe anëtari i Këshillit të Vatrës Kolonel Dritan Demiraj,Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu, arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, anëtarët e kryesisë Zef Balaj dhe Ibrahim Kolari e të tjerë. Diskutatnët përcollën sugjerime dhe kritika ndaj qeverive përkatse, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në fund kryeredaktori i Diellit bëri një prezantim të shkurtër të rrugëtimit 108 vjeçar të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Për mysafirët u shtrua një darkë në restorantin Allora në Manhattan.

Filed Under: Featured Tagged With: Ministrja e Jashtme, Vater

Artikujt e fundit

  • Kosova’s 15th Anniversary of Independence Celebration
  • PAL ËNGJËLLI, KRYEIPESHKËV I DURRËSIT I SHKRUAN GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – PRINCIT TË EPIROTËVE PËR FILLIMIN E LUFTËS KUNDËR SULLTANIT OSMAN – MEHMETIT TË II-TË
  • In Memoriam Presidenti Woodrow Wilson
  • Thirrje !!! Ka kohe qe makina e jetes po “jep shpirt” !
  • “Fijet”, kur shteti gjunjëzohet përballë krimit
  • Qëndrimi i Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës: Gjashtë kushte për Asociacionin…
  • Mirënjohje përjetë Senatorit Bob Dole
  • How Prosecutors Say a Top F.B.I. Agent Sold His Services Overseas
  • HISTORIA E HIDHUR E “KROIT TË LOTIT”
  • Ç’PO NDODH ME ALEATËT PERËNDIMORË – KOSOVA
  • BUKËPJEKËSI ME ZEMËR TË MADHE
  • Një shënim mbi librin “Esencat e mendimit letrar”, të Dr. Besim Muhadri
  • Shoqata Shqiptaro Amerikane e Punonjësve të Policisë për gjithë Amerikën organizoi aktivitetin e saj vjetor
  • Libër me vlera të veçanta në ndriçimin e figurës atdhetare, politike dhe shkencore të profesor Rexhep Krasniqit
  • Kalendar – Kosova drejt Pavarësisë: Para 16 viteve Propozimi i Ahtisaarit, SHBA e falënderonin 

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT