
NGA LEK MIRAKAJ/
Vatra është anti komuniste, por kjo nuk do të thotë që Vatra mbyll derën e komunikimit me qeveritë shqiptare.Vatra për vetë natyrën e saj është opozitare me gjithë qeveritë.Vatra ka për detyrë të kërkojë më të mirën nga qeveritë në atdhe,dhe kjo nuk arrihet vetëm me kritika ,po edhe me ballafaqime kritike.Ka qenë në traditën e Vatres komunikimi me përfaqësuesit e shtetit shqiptar.të majtë apo të djathtë.Në Vatër ,kur kryetar ishte Z.Karagjozi një antikomunist i vendosur,kemi pritur Z.Nesho,në Vatër kemi pritur edhe ambasadoren aktuale,kur Vatrën e drejtonte ,një antikomunist si z.Buçaj.Nëse me. vonesë ambasadorja Kadare përshëndeti zgjedhjet e. Z.Berisha në krye të. Vatrës ,është detyrë e Diellit ta publikojë mesazhin.Çdo anëtar I Vatrës ka të drejtë individiulashit të shpreh mendimet e tija,po Vatra u shpreh edhe në kuvendin e fundit,që është antikomuniste dhe e pa varur nga partitë politike në atdhe.Vatra ka hapsira të mjaftueshme që brenda forumeve kushdo mund të shprehin lirisht opinionin e tij.Vatra është institucjon I pavarur dhe duhet të sillet si e tillë.Nëse sot me të drejtë jemi kritikë për zhvillimet në atdhe,po ashtu do jemi nesër kritikë, nëse qeveritë e ardhshme ,të cilit do krahë që të jene ,nuk do jenë plotësisht në shërbim të popullit.Mos të harrojmë se ne kemi qenë kritikë edhe kur drejtonte PD,për shum zhvillime,po veçanërisht për problemin e pronave dhe të persekutuarve politike.Theksoj se këto janë mendimet e mija personale,që jo domosdoshmërisht shprehin qëndrimin zyrtar të Vatrës.