
ASLLAN BUSHATI/
Pandemia e koronavirusit në këto dy vitet e fundit, sic dëmtoi shumë gjëra në botë, dëmtoi edhe pjesën kryesore të veprimtarive aktive të Vatrës. Rrekja për tu mbështetur vetëm tek ana virtuale, zvogloi mbledhjet, takimet, promovimet , festimet e veprimtaritë e tjera që historikisht kanë qenë leitmotivi i frymës e vlerave të Vatrës. Kanë qenë forma kryesore lidhëse e respektit e dashurisë për njeri -tjetrin, ndihmesën e bashkpunimin, edukimin e brezit të ri, mësimin e gjuhës e historisë së Kombit tonë etj.
Vatra si institucion, e pasuri e madhe kombëtare me moshë 110 vjecare, ka patur e ka nevojë për punë të thelluar e në vijimsi në përshtatje me kohën. E them këtë se ne si komb e kemi humbur shumë herë kohën e veprimtarisë operacionale në raport me të tjerët. Në këtë kuptim, drejtuesve të Vatrës, intelektualve vatranë dhe atyre simpatizant pranë saj, nuk u lejohet më humbja e mëtutjeshme e kohës së veprimit, kur cdo gjë është e bazuar në Kanunore e në ligjet amerikane.
Le ti hedhim një vështrim të shkurtër kohës nga Kuvendi i Detroidit të 2020-tës deri më sot. Ai kuvend u zhvillu mbi bazën e Kanunores dhe të amandanteve shtesave që nga Kuvendi i 2014-tës, 2015-tës, e 2017-tës etj. Atje përcaktohej se Kryetari i zgjedhur paraqet për miratim me listë Kryesinë: (Dy nënkryetarët, sekretarin, financierin dhe 6 anëtarë). Po ashtu paraqet me listë emrat e Këshillit Drejtues në raportë me koeficientin e miratuar nga Kuvendi. Në se ka kontestim për ndonjë person të vecantë, rihidhet në votim. Por kjo gjë nuk u bë fare, askush nuk u miratu në Kuvend me përjashtim të Zotit Elmi Berisha si Kryetarë i Vatrës. Më pas na dolën pesë nënkryetarë, shumë antarë pa asnjë aktivitet të theksuar, një Këshill Drejtues super të madh e me figura të panjohura fare, madje edhe pa qenë fare vatranë, të gjithë të pa miratuar në Kuvend.
Virualisht duhet të ishin bërë 3-4 mbledhje të Këshillit Drejtues dhe 6-12 mbledhje të Kryesisë në vit dhe përfundimet e sejcilës duhet të ju bëheshin me dije gjithë vatranëve. Unë personalisht nuk kam marrë asnjë dijeni për to.
Pas Kuvendit të 2017-tës, Vatra pati një carje të thellë duke sjellë shumë stres, e mungesë përqëndrimi tek problemet e saj madhore. Nisur nga kjo, me vendim të Kuvendit të 2020-tës pati edhe përjashtime, e më pas procese gjyqësore e ripajtime. Pyetja shtrohet si, kur dhe ku u morën këto vendime dhe më kryesorja pse nuk ju bënë të njohura antarsisë së Vatrës? Kujt i shërbeu kjo fshehtësi?
Në gjykimin tim, për gjithsa më lart, (por edhe për shumë të tjera), nuk ka vend për mburrje.Drejtuesit e Vatrës duhet të ishin më institucional në vendim marrjet e tyre. Vatra nuk është pronë personale e askujt dhe nuk mund të keq qeveriset e keq përdoret. Ajo është pasuri e Kombit, dhe e krijuar për ti shërbyer po Kombit.
Duke menduar se e kaluara do të na shërben për të nxjerrë mësime, le ta hedhim vështrimin nga e ardhmja. Sot është një tablo krejt tjetër në raportë me një shekull më parë, sepse në atë kohë jo vetëm nuk kishte ambasada të ndërsjellta, por nuk kishte fare shtet shqiptar, rolin e të cilit shpesh e kreu Vatra. Sot ka ambasada amerikane në Tiranë e në Prishtinë dhe shiptare e dardane në Uashington e NY. Por edhe në këto kushte Vatra ka mundësi të luaj një rol të rëndësishëm në shërbim të interesave të komunitetit dhe të Kombit.
1.Unë mendoj si hapi i parë lypset të fillojmë nga zgjedhja e një lidershipi intelektual, prudent, institucional, bashkpunues, i përgjegjshëm, aktiv, kërkues ndaj vehtes dhe të tjerëve, i gërshetuar me persona me shumë përvojë dhe me të rinj e të reja. Mundësitë dhe kontigjentet nuk mungojnë si në qendër dhe në bazë . Por eksperimentet me lidershipin nuk kanë rezultuar të suksesëshme.
2.Vatra duhet të zgjerohet. Koncepti im për zgjerimin është: në Vatër duhet ta afrohen të gjithë: të djathtë, të majtë e të qendrës, republikanë, demokratë e socialist, monarkistë e ballistë. Ata do të vijnë në Vatër si atdhetarë e aktivistë të komunitetit e si antarë të Vatrës që kanë pranuar Kanunoren dhe kanë lënë jashtë Vatrës pikpamjet e tyre partiake. Njëanëshmëria është zgjedhje jo e dobishme.
3.Ka ardhur koha që të kemi të zgjedhurit tanë si këshilltarë bashkiakë, sepse nuk na mungojnë djem e vajza të talentuar e të suksesshëm në shkolla e në biznese, por na duhet vetëm përqëndrim vote e mbështetje morale e monetare.
4. Na duhet të kemi miq të besuar në të dyja partitë e mëdha amerikane, që të mund të kemi kongresmenë e senator jo vetëm që na i dëgjojnë mendimet e shqetësimet tona, por që angazhohen në zgjidhjen e tyre. Edhe në këtë rast na lypset përqëndrimi i votive të vatranëve e të komunitetit dhe mbështetje monetare.
5.Vatra lypset të jetë e hapur ndaj gjithë të zgjedhurve në trojet etnike, shtetarëve, akademikve, studjuesve, intelektualve e dashamirëve të saj. Oraret e pritjes së tyre në Vatër, nuk duhet të bëhen pengesë për vizitat e tyre.
6.Shkrimet në gazetën “Dielli”, në gjykimin tim kanë qenë të një niveli të lartë dhe është bërë punë e lavdërueshme por lypset në vazhdimësi të vazhdojë të rrokë probleme të historisë e gjenezës së Kombit tonë, të aktualitetit e të perspektivës, të qendrës e të degëve të Vatrës, me drejtshkrim, fjalor të pasur dhe etik, pa fyerje, brenda kornizës së kanunores e në shërbim të komunitetit, interesit publik dhe Kombit.