Kryetari i degës së VATRËS në Boston z.Mentor Maksutaj morì pjesë në homazhet e organizuar për vatranin Nasson në kishën ortodokse shqiptare të Shën Gjergjit në jug të Bostonit! Komandant Ronni, siç e thërrisnin miqt, do të mbetet përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat e komunitetit shqiptar të Bostonit. Ku dha një kontribut të çmuar për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të shqiptarisë. z.Maksutaj i shprehu ngushëllime bashkëshortes së Roonit, Irisit me të cilën ishte martuar prej 66 vitesh, djemve, vajzave dhe shumë nipave e mbesave të pranishme! z.Maksutaj vlerësoi lartë figurën e Ronnit, duke e theksuar se vatrani ishte një figurë lidhëse mes komunitetit shqiptar dhe atij amerikan! Ai do të kujtohet, si një familjar i dashur, i përkushtuar, mik i mirë, gjithmon i buzëqeshur si dhe një patriot e besnik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar. Ai shërbeu me besnikëri në Ushtrinë Amerikane ku ishte veteran i luftës në Kore të jugut! Prej vitesh, veç tjerash, Ronni mbante edhe detyrën e kryetarit të shoqatës së vetreanëve të luftës për shqiptaro-amerikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij