– NEBIL ÇIKA: Në emër të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë i falënderoj drejtuesit e Vatrës për mbështetjen e kandidates dhe kauzës sonë!
– KRYETARI BERISHA: Është obligim i Vatrës që t’i japë mbështetje përfaqësueses të të përndjekurëve politikë dhe të gjitha forcave që kërkojnë ndryshimin e madh të Shqipërisë.
– LEDINA FRATARI: Ndjehem e vlerësuar të kem mbështetjen e Federatës Panshqiptare në SHBA ‘Vatra’…
VATRA- Votoni nr. 9 PD dhe nr. 34 Lediana Fratari!
Tiranë, 23 Prill 2021- Sipas bisedës telefonike të editorit të Diellit me Kryetarin e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, Z. Elmi Berisha, delegacioni i Vatrës i kryesuar nga ai, shkoi paraditen e sotme në takimin përmbyllës elektoral të të përndjekurve politik të Shqipërisë në mbështetje të bijës së tyre, përfaqësuses dinjitoze të shtersës të të përndjekurve politikë të Shqipërisë,LEDINA FRATARI.
Kryetari i Shoqatës të të Përndjekurve Politik antikomunistë të Shqipërisë, gazetari Nebil Çika, falenderoi kryetarin e Vatrës z. Berisha, dhe shoqeruesit e tij për mbështetjen. Z. Çika shkroi në statusin e tij:” Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” në mbështetje të Lediana Fratarit.- Te dashur miq, shkroi ai- sot patëm nderin që bashkë me vëllezërit tanë nga SHBA, drejtuesit e lartë të Federatës Panshqiptare të Amerikës”Vatra” kryetarit z.Elmi Berisha, sekretares znj. Nazo Veliu, anëtar i kryesisë së Vatrës z. Anton Raja, të drejtojmë takimin përmbyllës të fushatës elektorale të kandidates sonë Ledina Fratari.Në emër të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë i falënderoj drejtuesit e Vatrës për mbështetjen e kandidates dhe kauzës sonë !”
Kandidatja për Deputete,që ka mbështetjen e shtresës së saj të mospërfaqësuar deri tani në Kuvendin e Shqipërisë, ka shansin që të marrë votat jo vetëm të të përndjekurëve, por të gjithë atyre që kërkojnë ndryshimin, Ledina Fratari, tha se ndjehej e vlerësuar që ka mbështetjen e Vatrës. Pas takimit ajo shkroi në statusin e saj në rrjetet sociale: Një takim përmbyllës që ishte vërtet emocionues, me banorë të Tiranës, ish të përndjekur politikë, të rinj, përfaqësues të biznesit. U bashkuan me ne, në këtë takim, edhe drejtuesit e shoqatës panshqiptare në SHBA, “Vatra”, një nga shoqatat më të vjetra dhe me aktive të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtuesi i saj zoti Elmi Berisha, u bëri thirrje të pranishmëve, por dhe qytetarëve të Tiranës që të mbështesin masivisht Partinë Demokratike dhe kandidaturën e Lediana Fratarit.
Ndjehem e vlerësuar të kem mbështetjen e ish të përndjekurve politikë dhe këtyre njerëzve që janë kontribues të mëdhenj të çështjes kombëtare.
Votoni nr. 9 PD dhe nr. 34 Lediana Fratari!